Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Terri informativ

    Ne Maqedoni shqiptaret perballen me sfida te ndryshme nje prej tyre eshte informimi i cale. Me dy gazeta gjysmake dhe nje televizion nacional pa koncept shqiptaret ne Maqedoni jane ne gjendje te mjerueshme informative. Cka mendoni se duhet te bejme te gjithe ne qe shqiptaret ne Maqedoni te jene me te informuar dhe te lidnin media te reja dhe te shendosha pa ndikime te politikes ditore

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Po marr si shembull tipik partiak gazeten e perditshme Flaka qe secila parti qe erdhi ne pushtet e perdori si leve dhe e solli ne mbyllje. Shembulli tjeter eshte gazeta Fakti qe per mendimin tim eshte nje marionete. Kush i jep para per ate shkruan mire. Shembulli tjetr i keq eshte programi i trete ne gjuhen shqipe ne tv qe per mendimet qe kam degjuar eshte nje deshtim i plote. Cka duhet ndermarre te dalin shqiptaret ne Maqedoni nga kjo faze e terrorizmit mediumatik dhe dirigjimeve nga nena parti
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  3. #3
    marathonomaku Maska e Hekurani1
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Afer Diellit
    Postime
    287
    Ne Maqedoni duhet futur gazeten me te guximshme shqiptare "Epoka e Re" per ta shqyer terrin informativ.
    Deri te Molla e Kuqe!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    "Lideret" i kemi aq kuketul saqe gjendja e mjerueshme eshte pasoje e paaftesise se tyre.Ne nje aneks te marreveshje se famshme dhe te deshtuar te Ohrit flitet per kontributin e faktorit nderkombetar ne zhvillimin dhe perparimin e mediave shqiptare ne Maqedoni perkthyer ne formen me te tjeshte kontribut per nje ala TV 21 apo KTV.Nje organizate nderkombetare u ca duke kerkuar ndihme nga faktori vendor per ta filluar projektin ne perkrahje te mediave shqiptare por koketulet tane ne pushtet miren me vehten dhe me oponentet dhe e kane me qejf te degjojne lajmet ne SITEL apo A1.Mjerim i pafund.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    Une per vehte mar shembul me kanalin shqip te cilen une vet e para nuk e hap asnjiher se ne te nuk asgje tjeter pervecse muzike sic duket ne shqiptaret i kemi gjith punet ne rregull e vec muzika na ka ngelur. Por perderisa jane media informative te cilat jane te kontrolluara nga shteti eshte e vertet qe ne to do shkruhet ajo qe pelqehet nga ata. Ne na duhen me shume media te forta private te pamvarura e ateher popullata mendoj se do informohet sic duhet
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    ne Maqedoni definitivisht duhet te cinstalohet politika e deshtuar ne media. Me Emin Azemin dhe me klyshe te ketij soji smundet te zhvillohet gazetaria sepse ata jane sherbetore dhe vetem te sherbejne dine. Pa lind opozita ne media ska gje me besoni
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Edhe nje tender i pasuksesshem i NGB “Nova Makedonija”

    -“Ministria e Ekonomise, se pari perzihet ne punet e Keshillit, ben presion ndaj keshillit dhe e prolongon proceduren falimentuese”, tha Dragi Jovanovski, perfaqesuesi i te punesuarve ne Keshillin e te besuarve
    .
    Pas mbledhjes se djeshme te rregullt te Keshillit te te besuarve te NGB “Nova Makedonija”, u shit vetem ish ambulanca e kesaj ndermarrjeje e cila ishte si poka e dyte e shtypshkronjes. Bleresi i 300 metrave katror te ish ambulances eshte “Duna Kompjuter” nga Shkupi e cila ka ofruar 163 mije e 100 euro. Per shitjen e ketij objekti Keshilli i te besuarve votoj me gjashte vota per dhe nje kunder.



    Sa i perket pakos se pare te shtypshkronjes, ku eshte perfshire reparti i prodhimtarise dhe hapsira administrative me siperfaqe prej 13 mije metra katror, keshilli ka vendosur qe te mos zgjidhet asnje ofertues i volitshem,por per kete te hapet edhe tenderi i katert.



    Perfaqesuesi i te punesuarve ne Keshillin e te besuarve, Dragi Jovanovski tha se “ne tenderin e pare firma sllovene “Cetis” ofroi 2 milion e 500 mije euro, ateher perfaqesuesve te shtetit moren udhezim qe kete ta zgjedhin si ofertues me te volitshem per blerjen e shtypshkronjes ndersa Kuvendi solli kundervendim 4 me 3, ku bankat votuan kunder, une votova kunder dhe nuk u zgjodhe, ofertuesi me i volitshem”. Pra, sic tha ai votuam kunder sepse menduam se do te ofrohet cmim me i larte. Ne tenderin e trete me radhe shuma me e larte qe u ofrua eshte ajo e “Remis” nga Ohri 2 milion e 400 mije euro.



    Sipas tijMinistria e Ekonomise, se pari perzihet ne punet e Keshillit, ben presion ndaj keshillit dhe e prolongon proceduren falimentuese. Ai shtoi se si perfaqesues i te punesuarve i pekrahur nga bankat do te dorezoj propozim deri tek Keshilli gjyqesor qe te thirr Kuvendin e te besurave i cili do te mbane mbledhje, ku do te sjellet vendim se a do te gjendet zgjidhje apo jo per shitjen e shtypshkronjes.

    “Ministrit te Ekonomise i jam drejtuar me nje shkrese, ku kerkoj qe te jep udhezim per votimin. Deri ne ora 13 nuk me eshte kthyer pergjigje, por i bej te ditur se per derisa nuk me jep udhezim mendoj se e ka miratuar cmimin 2 milion e 400 mije euro”, potenco Jovanovsi. Ai shprehu dyshim ne procedurat e metutjeshme te tendereve,perkatesisht se cfare cmimi do te pranoje Ministria e Ekonomise. Sepse, sic tha ai ne tenderet tjere mund te ndodhe qe te kete shume me te ulet. Jovanovski nenvizoi se kunder kesaj shume prej 2 milion e 400 mije euro ishin edhe Elektroekonomia, Avokati Popullit, “Toplifikacia” dhe i besuari i vogel. Ndersa, per kane shume ishin “Ik Banka” dhe “Stopanska Banka” dhe Jovanovski.

    Nga:
    S. SALIU
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Keshilli i kreditoreve te NGB “Nova Makedonija” ne falimentim vendosi: Shtypshkronja serish ne tender

    Ne fillim te nentorit, punetoreve do t’u paguhet shuma prej 5 per qind e borxhit qe u ka ndermarrja
    .
    Keshilli i kreditoreve te NGB “Nova Makedonija” ne falimentim, dje solli vendimin qe te perkrahe ndryshimet e tenderit per shitjen e Shtypshkronjes dhe te kerkoje mbledhje te Kuvendit, ku do te votohen keto ndryshime.



    Sipas drejtoreshes se kesaj kompanie ne falimentim, Angelina Gogushevska, keto ndryshime jane vetem ne pjesen ku i zgjerojme kerkesat ne dokumentacionin e tenderit, ne pjesen e rekomandimeve te bankave, perkatisisht garancine bankare per sigurimin e te gjitha mjeteve, te cilat bleresi i ofron ne oferten financiare. Pastaj, pjesen ku tashme nuk kerkohet vetem oferta financiare, por edhe rezime per pjesemarrjen e reputacionit dhe pervoja ne veprimtarine e botimit dhe pjesen per vleresimin e ofertave financiare-sistemin e pikeve, ku lartesia e ofertes barte 70 pike maksimale dhe te gjitha ofertat e radhitura me te uleta financiare me pak pike. Plani afarist i ofertuesit bart dhjete pike ne pjesen e investimeve te reja, 10 pike ne numrin e te punesuarve, aftesia financiare e ofertuesit eshte 5 per qind, po aq edhe reputacioni dhe pervoja, tha Gogushevska.



    “Presim qe Kuvendi te caktohet deri me 20 tetor, perkatesisht ta respektojme afatin minimal. Propozim udhezimin do ta veme ne votim. Atehere do te shohim se do te votohet apo jo, gjithsesi do te shkojme ne tender”, tha ajo.



    Sa i perket shitjes se nderteses se vogel, i vetmi ofertues ishte IK Banka, me nje shume prej 140 milione e 800 mije denare, diku 2.3 milione euro. Nga keto te holla paguhen kreditoret, te cilet i kane hipotekat e tyre, si IK Banka diku rreth 700-750 mije euro dhe “Adria komerc” me 350-400 mije euro. Gjysma e te hollave do te ndahen ne avance kreditoreve ne falimentim dhe kreditoreve te tjere diku 5-6 per qind. Presim qe keto mjete te ndahen diku ne fillim te nentorit te ketij viti, tha Angelina Gogushevska.



    Perfaqesuesi i te besuarve, Dragi Jovanovski, tha se ne proceduren e tenderit te ri per shitjen e Shtypshkronjes, ka propozuar qe te caktohet cmimi me i ulet prej 2 milione e 400 mije euro, plus te kete pako te punesimeve. Ai qe do ta bleje te punesoje se paku 500 vete dhe te kene garance bankare te klasit te pare.



    Fatkeqsisht nga njeriu i pare i ministrise kunder ketij propozimi votuan perfaqesuesit e UJP-se, EEM, Ngrohtorja dhe ata te bankave. Mendoj se ky propozim eshte i keq, sepse do te shkohet pa cmim fillestar, qe do te thote se mund te manipulohet, tha Jovanovski.



    Nga:
    Qerim BAJRAMI
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Komisioni per Transport, Lidhje dhe Ekologji mbeshtetI propozimin per ndryshimin e Ligjit per RTVM-ne: Programi shqip kalon ne kanalin e dyte

    “Kanali i trete do te jete ne sherbimin e Kuvendit Republikan, me cka transmetimet e metutjeshme te seancave plenare dhe te trupave punuese, do te behet me marreveshjen qe do te behet ne Parlament” tha Rustemi, duke shtuar se pasi te behet marreveshja, do te kemi zgjidhje adekuate per transmetimin e seancave kuvendore
    .
    Shkup, 12 tetor – Komisioni Parlamentar per Transport, Lidhje dhe Ekologji, ne mbledhjen e djeshme e mbeshteti Propozimin per sjelljen e Ligjit per ndryshimin dhe plotesimin e Ligjit per themelimin e ndermarrjes publike te Radioteleviyionit maqedonas me propozim-ligj.



    Perfaqesuesi i Ministrise se Transportit dhe Lidhjeve, Liljana Popoviq, duke i sqaruar shkaqet e ligjit, theksoi se me kete do te arrihet transformim dhe riorganizim me efikas i TVM-se, me cka kjo shtepi ne te ardhmen punen do ta kryeje pa humbje financiare



    Sic eshte theksuar ne sqarimin e Propozim-ligjit, mostejkalimi i krizes financiare dhe mos mundesia e TVM-se qe te jete konkurente, si ne tregun e vendit, ashtu edhe ne ate te jashtem e ben jokompatibile per realizimin e rolit te servisit publik sipas standardeve te “EBU”.



    Drejtoresha e pergjithshme e RTM-se, Gordana Stoshiq sqaroi se me lartesine e takses se radiodifuzionit dhe perqindjen qe e shfrytezon RTM-ja, i cili eshte dimenzionuar per funksionimin e dy kanaleve te radios dhe dy te televizionit, do te sigurohen kushte financiare dhe tekniko-teknologjike per krijimin dhe emitimin e programit kualitativ dhe realizimin besnik te funksionit te servisit publik, si dhe krijimin e programeve nga interesi publik.



    Sipas deputetit te BDI-se, Ejup Rrustemi, ky propoyimligj ka te beje me ate qe kanali i trete RTM-se te jete ne sherbim te Parlamentit te Republikes se Maqedonise. Ai shtoi se, kanali i pare mbetet ashtu si eshte, kurse kanali i trete tash e tutje do te kaloje ne kanalin e dyte.



    “Sic thashe kanali i trete do te jete ne sherbimin e Kuvendit Republikan, me cka transmetimet e metutjeshme te seancave plenare dhe te trupave punuese, do te behet me marreveshjen qe do te behet ne Parlament” tha Rustemi, duke shtuar se pasi te behet marreveshja, do te kemi zgjidhje adekuate per transmetimin e seancave kuvendore.



    Deputeti i VMRO-DPMNE-se, Spiro Mavrovski pyeti cka parashihet me transmetimet e drejteperdrejta nga seancat parlamentare? G. Stoshiq iu pergjigj se kjo nuk eshte kontesuese dhe se seancat do te transmetohen drejtepersedrejti ne kanalin e trete, kurse transmetimet e anuluara do te emitohen nga mbledhjet e trupave punuese te parlamentit.



    Nga:
    Qerim BAJRAMI
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Finishon maratona e denacionalizimit te kinemase “Vardar”: Per 72 ore, celesat familjes Zllatku


    - Rexhep Zllatku, njeri nga pronaret e kinemase “Vardar”: Ne, kinema Vardarin nuk po e marrim me vullnetin e ketij apo atij drejtori, por me vullnetin e shtetit, dhe ne baze te vendimit te organeve kompetente.-Dragan Zhivkovic: Une nuk mund te dale nga hapesira qe nuk eshte parapare ne perfundimin e komisionit.
    .
    Edhe pse, dorezim- pranimi i kinema “Vardar 1 dhe 2” ishte parapare qe te behej dje ne prani te komisionit dhe me asistence te policise, perseri komisioni e shtyu ate per te marten, duke i lene afat edhe 72 ore kinemave te qytetit qe te heqin materialet e tyre nga ndertesa e drejtorise.



    “Ne, kinemane Vardar nuk po e marrim me vullnetin e ketij apo atij drejtori, por me vullnetin e shtetit, dhe ne baze te vendimit te organeve kompetente”, tha Rexhep Zllatku, njeri nga pronaret e kinema “Vardarit”. Zllatku, sqaroi disa nga problemet e pronesise qe i kane nxjere kohes se denacionalizimit. U shpall nje pamje e nje barake qe ka qene ketu, qe ka qene pas kinema “Ballkanit”, ajo barake ka pas qene quajtur kinema “Vardar”, ka pas qene e dikujt tjeter ne nje kohe tjeter, ne toke tjeter. Pastaj thane se ketu ka qene siperfaqe e fshire. Me pas nisen procegurat gjyqesore, ku kinemate e qytetit dhe organe te tjera ankoheshin ne gjykaten komunale, ne gjykaten e apelit, ne gjykaten supreme dhe ne komisionin e shkalles se dyte per denacionalizim, ku ne te gjitha keto procedura ishin refuzuar. Me pas profesor Zllatku tregoi nje fotografi te kinemase te vitit 1930, ku shume qarte shihej e tere ndertesa, duke filluar qe nga podrumi, kati perdhes, kati i pare, kati i dyte, kinema “Vardar 1” dhe mbi te kinemaja verore, ne muret e se ciles eshte ndertuar kinema “Vardar 2”. Gjithashtu profesor Zllatku tregoi para gazetareve edhe nje dokument te vitit 1930, te shkruar ne serbisht ku shkruante se ndertesa perbehej nga podrumi (me 4 pjese ose dhoma), kati perdhes (salle dhe 4 pjese ose dhoma ), kati i pare (ballkon dhe 4 pjese ose dhoma), kati i dyte (ballkon per kinemane verore dhe 2 pjese ose dhoma).

    “Ne duhet te marrim te gjithe objektin e kinema “Vardarit”, ajo qe ka qene ndertuar nga babai yne dhe vleren e shtuar, te cilen e kemi paguar, aq sa shteti ka vendosur. Per kete kemi paguar 105 mije euro ose saktesisht 6 milion e 400 denare”, tha Zllatku.



    Ne vendimin per denacionalizim jane te shkruara te gjitha qe duhet te na kthehen, thote ai, duke sqaruar se drejtori i kinemave e shikon kino-sallen 1 si nje kat, por ne kadaster ajo eshte dy kate, pasi ka nje ballkon te madh prej 170 m katrore.



    Ndersa drejtori i kinemave te qytetit Dragan Zhivkovic tha se i kane shprazur sallat 1 dhe 2 per te cilat shkruan ne perfundimin qe kane marre nga komisioni. Ne ate perfundim nuk shkruan asgje per ndertesen e drejtorise. “Une nuk mund te dale nga hapesira qe nuk eshte parapare ne perfundimin e komisionit. Kinemate e qytetit nuk e pengojne denacionalizimin. Te marten komisioni per denacionalizim te vije me perfundimin ku te jete shkruar sakte edhe per keto hapesirat e tjera”, tha ai.



    Te presim te marten dhe te shohim se si do te perfundoje maratona 4 vjecare e denacionalizimit te kinemase “Vardar”.

    Nga:
    A.DISHA
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. SHISH - Sherbimi Informativ Shteteror.
    Nga BlueBaron nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 13:31
  4. Zv. kryeministri Dokle me dosje ne Sherbimin Informativ Shqiptar
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-01-2004, 19:17
  5. Berisha nje i papergjegjshem?
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 11-05-2002, 18:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •