
Postuar më parë nga
toni77_toni
e para, ne krishterim (katolik) rroli i njeriut nuk eshte roberi (rob i zotit) por eshte nje raport birsie, Atë dhe bir, dmth njeriu nuk eshte rob por eshte fëmija i Zotit - e drejte kjo qe u humb ne Adamin por u fitua në Jezusin e ngjallur. Kjo, deshiron ti apo nuk deshiron - eshte nje e vertete. Te pelqej apo nuk te pelqej, ky eshte besimi ne krishterim dhe njeriu nuk eshte ashtu sic ju e mendoni por njeriu eshte femija i Perendisë i cili nuk vdes kurr por ngritet ne LAVDINE e Zotit. Kjo, jo per meriten tone, por per meriten e gjakut te Krishtit - ai qe i beson dhe ben vullnetin e Zotit.
Pastaj, ne krishterim (katolik) shenjtnorët dhe engjejt e Zotit nuk jane pasiv apo te vdekur apo... por jetojnë në amshim, sherbejne Zotit dhe gezohen ne lumturine dhe lavdinee Tij. Shembull biblik p.sh kena kur Jezusit ju shfaqen dy profetet; Moisiu dhe Ilia, dmth ata edhe pse nejrezit mendonin se kan vdekur, ata sipas Ungjillit iu shfaqen apostujve ne bisede me Jezusin, njeri ne te djathte e tjteri ne te majt. D.M.TH ata jetojnë dhe mund te sjellin edhe mesazhe hyjnore.
Shembulli i tjeter eshte kur Pjetrin e burgosur dhe te lidhur ne pranga e liroj Engjelli i Zotit, prandaj njeriu mund ta mos e besoj, por nuk eshte jash biblike.
Ndalesa sipas ligjeve qe urdheroj Zoti permes Moisiut ishin per viqa dhe kafshe te ndertuara qe i adhuronin njerezit, kjo natyrisht se eshte idhujtari, sic eshte edhe hajmelia qe islami i perdore dhe u beson, guri, kur fryne hoxha, shkruan dhe jep gje sende per ti mbajatur ne xhep etj, keto jane rrepsisht te ndaluara, e jo nese njeriu i nderon dhe kujton te bijt e Perendise ne lavd dhe besim në Zotin, sepse njeriu, në Krishtin dhe nepermes Krishtit te ngjallur (ne besim) ai persoset dhe jeton ne mbretrine hyjnore me Zotin, pastaj edhe dicka, njeriu nuk eshte nje kafshe - respektivisht viq lope apo nje guri.... por eshte ikone e Zotit, eshte krijesa me e persosur dhe me e dashura qe krijoj Perendia, njeriu eshte ne perngjasimin e Zotit, Zoti e dashti njeriun ne lavdine e vet dhe e ngriti atëne lavdine e vet. Mirepo edhe pse eshte ashtu; gjthnje duke bere te ditur se shenjtnoret nuk ADHUROHEN (nese ndodhe ajo eshte gabim), Kisha nuk e ka kete doktrine, une kurre ne jete nuk e degjova nje gje te tille,as nuk arrita ta lexoj se duhet te adhurohen shenjtnorët, por ju thuani ashtu dhe nuk e marr me mend se ku mbeshteti ju kur thuani ashtu pos qe gjykoni sipas mendjes apo qellimeve te caktuara, ne po perserisim tere jeten duke u thene se askush ne bote, ne Kishen katolike nuk thote adhuroje shenjtnorin apo engjejt e Zotit. Krishti adhurohet ne nder te HYJIT Atë, dhe unë bile e adhuroj ne shpirt dhe e dua shume, zemra ime i takon atij. Kjo, pavarsisht se cka Islami apo ti e tjetri mendoni, s'ka rendesi se cka bota mendon dhe akuzon, per mua, per Kishen katolike, Krishti eshte Bir i Perendisë - eshte ZOT - vehtja e dyte Hyjnore.
Tjetra qe nuk arrini ta kuptoni eshte se Kisha e Krishtit (katolike) nuk eshte thjeshtë vetem nje kishe apo nje fe ne kuptimin islam apo te feve tjera, por eshte fe - (FE-JESË) eshte lidhje me Zotin - eshte BES-im - besdhenje me Zotin te CILIN nje dite do te bashkohet, vulë e kësajë "FE-jese, BES-lidhje eshte Krishti - eshte e vulosur me gjakun e Krishtit. Është MBRETERI e Zotit mbi tokë. Kur Krishti filloi predikimin e Tij, e para qe predikoi ishte “mbretëria e qiejve është afër” (Mt 4,17), dhe te nxënësit e tij Jezusi i mësoi te luten: Ati ynë që je në qiej...Ardhtë mbretëria jote (Mt 6, 10). Kur e pyeten Jezusin se “kur do të vjen mbretëria e Hyjit?', Ai u tha se: “Mbretëria e Hyjit është mes jush!” (Lk 17, 20-21) Kjo është Kisha mbi tokë, pra është e pa ndarë me Kishen qiellore - Mbreteri e Zotit, me shenjterit dhe engjet e Zotit, është një Kishë në ecje në bashkim me Kishën Qiellore dhe në drejtim të Kishës Qiellore, ose, e quajtur me një gjuhë biblike dhe të Etërve të Kishës: "Jerusalemi tokësor ecën me Jerusalemin Qiellor dhe drejt Tij". Gje e cila ju nuk arrini ta kuptoni dhe pastaj edhe akuzoni pa asnje lidhje. Nuk po u thote dikush se duhet te besoni, por te pakten te kursehi me ato perseritje te juaja te pa kuptimta.
Edhe nej shembull te cilin e kam dhene me pare dhe po e perseris, po perdori gjuhen popullore dhe me te thjeshte..
Krijoni Kontakt