Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Pallatet shumëngjyrëshe të Ramës arrijnë në Londër.

    Sipas nje gazete angleze e quajtur flitet per bukurine dhe artin e bere nga Edi Rama.
    Për herë të parë galeria me famë botërore "The Tate Galeries", buzë lumit Tames në Londër, do të ekspozojë punën krijuese të një artisti shqiptar. Eshtë pikërisht artisti Anri Sala që ka fituar të drejtën e ekspozimit në këtë galeri, në fillim të muajit të ardhshëm. Ai do të prezantohet në një ekspozitë me gjashtë videokaseta, ku shfaqen përpjekjet e kryebashkiakut Edi Rama për të përmirësuar pamjen e Tiranës.

    Konceptimi i punës
    Do të jenë gjashtë monitorë televizivë që do të trasmetojnë imazhet e fiksuara gjatë periudhës së ndryshimit së pamjes në kryeqytetin shqiptar. Mijërat vizitues do të kenë mundësi të ndjekin nga afër gjendjen panoramike të Tiranës para tre vitesh dhe tani, ku pas një "revolucioni" me lyerjen e pallateve me shumë ngjyra, të iniciuar nga Edi Rama, kryeqyteti shqiptar ka marrë një pamje krejt ndryshe. Pikërisht shumëllojshmëria e tyre ka ngacmuar artistin shqiptar, që në emër të artit modern i cili nuk njeh kufi, të ndërtojë disa kaseta filmike me këto pamje. Aspak çuditërisht për natyrën e kësaj galerie, kjo ide e Anri Salës është pranuar pas disa komenteve pozitive nga juria seleksionuese. Pritet me shumë interes dita e fillimit të shfaqjeve të videos shqiptare, të cilat janë cilësuar si e veçanta e pranimeve artistike moderne për këtë vit. Numri i artistëve nga e gjithë bota që kanë paraqitur punët e tyre për t'u ekspozuar në këtë galeri ka qenë shumë i madh, por ideja e Salës ka qenë e veçantë, gjë e cila ka ngjallur kureshtjen në jurinë seleksonuese të punëve të paraqitura.

    Galeria e princit
    "The Tate Galeries" u hap zyrtarisht në 23 korrik të 2003 nga djali i madh i mbretëreshës Elisabeta II, prici Charles i Wellsit. Gjatë gjashtë muajve të parë të hapjes kjo galeri u vizitua nga 120 000 vizitorë nga e gjithë bota, dy herë më shumë se sa mendohej. E veçanta e kësaj galerie, ku dominon arti modern, është se ajo është kthyer në pikën më të preferuar për të dashuruarit të cilët gjejnë një atmosferë krejt ndryshe nga bota që i rrethon. Megjithëse një nga galeritë më të vizituara në botë, atje mund të hyhet falas, madje në ballkonin e saj mund të shijosh një kafe duke soditur pamjen magjepsëse të Londrës gjë që ta lejon lartësia e ndërtesës. Disa artistë shqiptarë që kanë emigruar në Britaninë e Madhe e kanë komentuar lajmin e pranimit të Salës në këtë ekspozitë si një sukses të artit shqiptar, në veçanti të atij modern.

  2. #2
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Mezi po e pres kur te filloje.Vertet nje arritje ne fushen e artit shqiptar.Suksese dhe urime Anri Sales!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  3. #3
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    nje arsye me shume per ate viziten time ne londer!
    nese nuk ndodh ju forumistat e londres i hidhni nje sy per mua.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria dërgon si dipllomat në Londër një zooteknik
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 07:57
  2. Londër: Burg përjetë vrasësit shkodran
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 21:34
  3. Bombat në Londër, identifikohet autori
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 17:34
  4. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •