Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 75 prej 104
  1. #61
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    O ASD, per ca reformash e ke fjalen ti?
    Se ekonomia me ne fund po e merr veten.
    Papunesia po bie, te gjitha bizneset po postojne fitime, taksat jane ulur, c'fare paaftesie e ke fjalen ti?
    Shyqyr qe nuk jane me demokratet, se ata ja marrin atij qe puno, dhe ja japin atij qe rri ne shpi dhe bo nga 4 kalamoj, me keq se ne Evrope.
    Shyqyr qe jane Republikanet, se ata ja lene paren atij qe punon ta fitoje, dhe jo dembelit, drogaxhiut e alkoolikeve.
    Klarlu eshte njeri pa shtylle kurrizore, prandaj dhe nuk ka per te fituar, kure.
    Ne 2004 do fitoje Bushi, ne 2008 do kandidoje Hillary, kshu qe Wesley le te vazhdoje me ato fantazite e tij per time travel, dhe per conspiracy theories, si puna e asja qe gjoja Shtepia e Bardhe kishdashur ta hiqte nga puna ne CNN (lol)
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  2. #62
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Exclamation


    Le t'i lexojmë(dhe përkujtojmë) disa nga ngjarjet nëpër histori , të shkruara nga Ambasadori RICHARD HOLBROOKE ,e ku do të vërejmë Gjeneralin Wesley Clark edhe në mision diplomatik.


    " As we talked, General Wesley Clark joined us. He was in a complicated position on our team. A West Pointer, a Rhodes scholar from Arkansas, and a Vietnam veteran, he had been one of the fastest rising officers in the United States Army--the youngest brigadier general at the time he got his first star. He had a personal relationship, although not close, with another Rhodes scholar from Arkansas who was now our Commander in Chief. With three stars, Clark was at the crossroads of his career; this assignment would lead him either to a fourth star--every general officer's dream--or to retirement. Assignment to a diplomatic negotiating team offered some exciting possibilities, but it could be hazardous duty for a military officer, since it might put him into career-endangering conflicts with more senior officers. Clark's boyish demeanor and charm masked, but only slightly, his extraordinary intensity.
    No one worked longer hours or pushed himself harder than Wes Clark. Great things were expected of him--and he expected them of himself. "

    RICHARD HOLBROOKE

  3. #63
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb


    Gjenerali Wesley Clark në "Shock and Awe Campaign"

    - Në një tubim në Texas më 29 Shtator , ai deklaroi :


    " We're going to give them the truth and they will think it's hell."

    Gjenerali Wesley Clark për President të SHBA-ve !



  4. #64
    Refugjat!!! Maska e Gege Toska
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Downsview,Toronto!
    Postime
    55
    Manciste ne New York ku Hillaria eshte senatore eshte bere nje test (poll) per te pare nese duhet ajo te kandidoje per presidente e USA apo jo dhe 69 % e votuesve kane thene nje JO te prere!Testi eshte bere nga Gallup-i dhe ky institucion njihet mire e eshte kredibel dhe me e bukura testi eshte bere aty ku ajo ka dale senatore para tre vjetesh...!Shtypi amerikan e ka komentuar kandidaturen e W.Klarkut si nje lloj pararoje per kandidaturen e Hillarise dhe se ata bejne loje ne favor te saj!Ndersa per Klarkun dihet se eshte vene ne shenjester te shtypit amerikan ne te gjithe krahet per amatorizmin ne politike,(ka vetem tre jave karriere te mirefillte politike!).Kurse per ate se Klark ka qene republikan eshte e vertete por mos harrojme se edhe Hillaria ka qene ne strukturat drejtuese te republikaneve te rinj ne Universitetin e Yale-s e pastaj u be demokrate per shkak te qendrimit ndaj luftes ne Vietnam,keshtu thote ajo ne librin e saj te pakten!

  5. #65
    Refugjat!!! Maska e Gege Toska
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Downsview,Toronto!
    Postime
    55
    Dita meqe na permende si argument ato fotot e politikaneve te shumte qe jane takuar me Milloshevicin te lutem a mund te na sjellesh ate foton e takimit te Fatos Nanos me S.Milloshevicin ne Krete ne kohen kur sebet benin masakra ne Kosove!?Do te te ishim shume mirenjohes!

  6. #66
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Disa nga reformat qe Bush tha se do t'i kryente, po qe jane lene ne burgun e harreses.

    1. Social Security - Privatizim.

    Bushi dhe Republikanet thane se do te behet privatizimi i Social Security. Cfare dmth kjo? Kjo dmth se ate do ta bleje nje pronar X dhe te gjithe benefitet dhe pensionet qe i garanton Social Security do ta varen nga kushtet e reja ne te cilat Kongresi do te kete pak e hic fjale. Dhe cfare shofim? Social Security prone e shtetit dhe kurre me burokratike se sot.

    2. "No child will be left without a home and care" - tha Bushi.

    Tani shofim, shkurtohet buxheti i ketij fondi dhe parate perdoren per financimin e ushtareve amerikane jashte shtetit. Perralle, o aman..

    3. Recesioni ekonomik - tri vite fjale e asnje rezultat.

    Ka tri vite qe Bushi dhe Republikanet po bejne fjale per "permiresim te ekonomise" sic trumpetojne anembane Amerikes, po une pervec deficitit me te madh ne Histori, e 3 MILIONE te papune te rinj nuk po shof?

    4. MedicAid dhe Medical Insurance - "Cdo Amerikan do te kete sigurim medikal" - tha Bushi..

    shofim statistikat sot, nga 41 milione sa ishin para instalimit te tij si President, 44.3 i kemi sot. Ndoshta ne Texas numerohet nga poshte larte dhe nenkuptohet renie, po ne tere Ameriken numerohet si ngritje e te pasigiruarve. Dhe cfare po behet per kete? Madje as ato para qe Social Security i rezervon per Disabled, persona te lenduar dhe me paaftesi per pune, po shfrytezohen per luftera te reja. Tani ka rradhen ose Koreja e Veriut, ose Siria.

    5. Transparenca ne qeverisje - "do jemi transparente" tha Bushi..

    aq transparent saqe The White House ku ai jeton, e ka keqkuptuar kete loje te Bushit, dhe emrat e agjenteve sekrete te CIA po i jep ne publik, duke e ditur se eshte KUNDER LIGJIT. Ah po, Presidenti eshte "madheshtor"..

    6. Tax Cut - "do kemi ulje te taksave per te gjithe" - tha Bushi dhe desh t'na prezantohej me demokrat se vete demokratet..

    une nuk kam verejtur ndonje ulje ne taksat e mia, ju? Ah.. e di qe, kompanite e medha qe jane shtylla kurrizore e Republikaneve kane pranuar nje Tax Cut te madh qe kompensohet me para te mia dhe te popullit te thjeshte. Dikur rreth 500 miliarde $$ apo jo? Tani ne Amerike ju mungon tregu, s'ka ku te "expand", dhe hap e mbyll syte, tregu i Irakut me 20 milione njerez eshte "i lire" per kompanite amerikano-republikane. Iraqi "Freedom" (per kompanite te fitojne tendere arbitrare) se jo mahi..



    ..dhe edhe disa gjera tjera te vogla, te cilat ndoshta edhe nuk ja vlejne te permenden. Dhe do thote njeri, "pse t'mos behet ky kryetar prape?"

    - Se na shkuan parate "down the drill" o dashamiro, ja pse..

  7. #67
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Gege_Toska

    Dita meqe na permende si argument ato fotot e politikaneve te shumte qe jane takuar me Milloshevicin te lutem a mund te na sjellesh ate foton e takimit te Fatos Nanos me S.Milloshevicin ne Krete ne kohen kur sebet benin masakra ne Kosove!?Do te te ishim shume mirenjohes!


    Gege_Toska,

    nuk e kuptoj pse kalove ne nje pyetje te tille. Sidoqofte te pergjigjem se ANTIshqiptarizmi i F.N. nuk ka mbetur te deshmohet me nje foto qe mund t’i kene bere me Milloshevicin ne Krete. Ka pasur me qindra here raste te tjera per ta deshmuar sesa i dhemb shpirti per vendin pashaporten e te cilit mban ne xhep.

    Tema te cilen ti e kishe hapur tek problematika shqiptare (dhe qe tani shoh se ka kaluar tek problematika nderkombetare) synonte te sulmonte me nje foto te kohes se luftes se Bosnjes veprimtarine e nje njeriu i cili megjithese nuk ka kombesi shqiptare ka vepruar shume here me teper ne te mire te ceshtjes shqiptare (me qendrimin e vet ne rolin e gjeneralit komandant te luftes se Natos ne Kosove) se shume nga ata qe sot e kesaj dite drejtojne Shqiperine. Dhe kjo eshte e PADREJTE Gege_Toska.
    Nuk e di se c’interesa te shtyjne ta besh kete gje, apo e solle thjesht si nje sensacion, por nuk eshte menyra me te cilen shperblehet mbeshtetja e dhene nga ky njeri e ata te tjeret qe i kane quajtur deri dhe kriminele lufte (se perkrahen Kosoven dhe popullin shqiptar).
    Ne funksion te kesaj gjeje erdhen dy postimet e mia, njeri me fotot dhe lidhjen per tek faqja Anti-Clark dhe postimi i dyte me artikullin e gazetes NY Times per luften e Clark. Te keshilloj ta lexosh nga fillimi ne fund e ajo foto me Mlladic do te zhvleresohet krejt (sigurisht nese ti je i prirur per kete gje).

  8. #68
    Refugjat!!! Maska e Gege Toska
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Downsview,Toronto!
    Postime
    55
    Cilat jane ato raste qe Nano e paska deshmuar shqiptarizmen e tij Dita!? Po na habit na trego nje!? Ah m'u kujtua Nano mban pasaporten greke ne xhep,keshtu qe eshte e vertete se i dhemb shpirti per vendin e tij! Ashtu po... ASD me gjithe respektin qe kam per gjykimet tua me ngadale ate vrullin antirepublikan,republikanet e cliruan njerezimin nga komunizmi dhe kjo merite eshte e Reganit dhe Bushit plak,nga ajo ne shqiptaret qeme me te perfituarit pranndaj ngadale mik.Nese Bushi beri lufte ne Irak,Iraku nuk na hyn ne xhep ne shqiptareve,eshte pune e tyre,fundja ata pushtetaret carcafelinj e percelinj duhet t'i lene bashkekombasit e tyre te shkollohen,kulturohen e zhvillohen e te mos i lene ne injorance e terr!E di qe diktaturave te Lindjes se Mesme u pelqen lenia ne terr e injorance e popujve te vet sepse ashtu klikat sunduese sigurojne perjetesisht pushtetin!Epo ne nuk na duhet gje ajo pune...

  9. #69
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Gege Toska,

    renia e komunizmit erdh si rezultat i pafuqise ekonomike te Bashkimit Sovjetik per te konkurruar me SHBA-te. Lufta e Ftohte nuk filloi me Reaganin dhe nuk mbaroi me Bushin plak. Bushi plak i humbi zgjedhjet e 1992, dmth ishte zgjedhur me 1988. Lufta e vetme e Bushit plak, si strategjike, si ushtarake ishte ajo e Irakut. Ishte dhe ajo lufte qe i solli fundin karrieres se tij, per shkaqe qe populli amerikan i vlereson me shume se gjerat tjera: stagnimin ekonomik qe edhe i biri i tij, po e sjell ne nivele te reja, te papara deri me tani.

    Republikanet ishin ata qe votonin kunder intervenimit ushtarak te SHBA-ve ne Kosove me 1999, dhe jane ata qe hidhen perpjete te bombardojne Irakun dhe shtetet tjera. Kesaj perpos standarde te dyfishta nuk i them une, dhe ne diten e sotme, standardet e dyfishta dmth: dyfytyresi.

  10. #70
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Gege_Toska,

    kaq e veshtire eshte per t'u kuptuar kjo pjese shkrimi?

    nga Dita

    Gege_Toska,

    nuk e kuptoj pse kalove ne nje pyetje te tille. Sidoqofte te pergjigjem se ANTIshqiptarizmi i F.N. nuk ka mbetur te deshmohet me nje foto qe mund t’i kene bere me Milloshevicin ne Krete. Ka pasur me qindra here raste te tjera per ta deshmuar sesa i dhemb shpirti per vendin pashaporten e te cilit mban ne xhep.

    Mendoja se ironija ne te ishte krejt e kapshme. Por me duket se e ke kuptuar krejt mbrapsht. F.N. mban ne xhep pashaporten shqiptare, por nuk i behet vone per Shqiperine. "i dhemb shpirti" ishte pjesa ironike ne fjali.

    Per vepren e F.N. ne Shqiperi flet jeta ekonomiko-politike e vendit qe eshte ne dore te grekeve. Ne luftojme me fjale Gege_Toska, greket me veglat e veta ne politiken shqiptare luftojne me vepra. jane ne avantazh.

    Po nuk ka kuptim qe ta shpenzosh hapesiren e kesaj teme per F.N. Ketu po flitet per Wesley Clark.

  11. #71
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    ASD, duke qene se ti ke informacion te kufizuar si per politiken e brendshme amerikane, edhe ate te jashtme, ben gjithmone pergjithesime te gabuara qe tregojne se sa ne brendi te zhvillimeve politike je ti ne SHBA dhe bote. Me lejo te te korrigjoj ne ato qe ke shkruajtur me lart.[/quote]

    1. Social Security - Privatizim.

    Mos shpik gjera te paqena nga mendja dhe kur nuk ke informacion te mjaftueshem, pyet ose lexo me shume mbi problemin. Bush ceshtjen e Social Security e ngriti edhe ne fushaten elektorale te 2000, ku ai beri fjale jo per "privatizim te SS" sic e ke interpretuar ti, por beri fjale qe njerezit te kene kontroll mbi llogarite e tyre te SS duke i lejuar ata me ligj qe te investojne vete nje perqindje te te ardhurave te tyre te akumuluara ne vite ne stock market, anuaties e menyra te tjera financiare. Kete e beri pasi me daljen ne pension te brezit te "Baby Boomers", buxheti i SS do te jete i pamjaftueshem per te mbuluar te gjithe njerezit. Aktualisht njerezit nuk kane asnje kontroll mbi llogarite e tyre te SS gjate kohes qe jane ende ne maredhenie pune, vetem pasi dalin ne pension fitojne benefite qe jane standart per te gjithe, edhe per ate qe ka punuar 35 vjet edhe per ate qe ka punuar vetem 10 vjet. Pra eshte nje sistem jo i ndershem per te gjithe, plani i Bushit kish per qellim qe te krijonte nje sistem te ndershem ku secili merrte mbrapsht aqsa kishte futur gjate viteve te punes, as me pak e as me shume.


    "No child will be left without a home and care" - tha Bushi.

    No child left behind, eshte reforma me drastike qe arsimi amerikan ne cdo nivel ka pare ne vite. Ideja eshte e thjeshte dhe fisnike: Asnje femije nuk duhet te kaloje neper shkollat publike nese ai nuk eshte ne gjendje te kaloje testet, nese ai nuk eshte ne gjendje te lexoje dhe shkruaje sic duhet. Bush i riti standartet e mesimdhenies duke bere pergjegjes te gjitha ato shkolla nxenesit e te cileve nuk dalin mire ne testet kombetare dhe duke u rritur fondet federale te gjithe atyre shkollave publike qe dalin mire ne keto teste. Pergjegjesia dhe shperblimi i punes se mire jane dy komponente te "Konservatorizmit Pasionant" qe Bush perfaqeson. Asnje amerikan nuk do te jete ne gjendje te perjetoje dot endrren amerikane nese nuk arsimohet sic duhet. Gjithashtu Bush mbeshtet subvencionimin e familjeve amerikane qe duan ti levizin femijet e tyre nga shkolle publike qe ka reputacion te keq, ne nje shkolle tjeter publike apo private me te mire. Me kete politike, Bush e kalon vendimarrjen nga qeveria federale dhe lokale, ne doren e prindit. Ato para qe shteti do te harxhonte per ate femije ne nje shkolle publike te deshtuar, do te shkojne ne xhep te prindit ne formen e nje ceku i cili mund te perdoret per te paguar shkollen e femijes ne nje shkolle tjeter me te mire.

    Eshte e vertete qe fondi federal i ketij viti per kete program eshte ulur 15%, por kjo reflekton gjendjen e ekonomise amerikane dhe impenjimet e saj ne bote, eshte dicka e perkohshme.[/quote]


    Recesioni ekonomik - tri vite fjale e asnje rezultat.

    Recesioni ekonomik nuk erdhi me Bush por nisi qe ne 6 mujorin e fundit qe Klinton ishte ne Shtepine e Bardhe. Pavaresisht nga 11 shtatori, pavaresisht nga skandalet e korporatave amerikane, pavaresisht nga dy luftrat ne Afganistan e ne Irak, ekonomia amerikane perjetoi nje recesion te bute dhe aktualisht ajo nuk eshte me ne recesion por eshte ne rritje. Te gjithe ekonomistet dhe te gjithe kreret e korporatave amerikane jane optimiste se ekonomia amerikane eshte e prirur per te kapur veten, pasi ne Shtepine e Bardhe nuk eshte nje demokrat qe takson bizneset dhe shtetasit, por nje republikan qe eshte i ndjeshem ndaj biznesit dhe individit dhe nuk beson ne nje shtet te pasur qe krijon individe te pasur, por beson ne shtetas te pasur qe krijojne nje shtet te pasur.[/quote]

    MedicAid dhe Medical Insurance - "Cdo Amerikan do te kete sigurim medikal" - tha Bushi..

    Bushi nuk tha "do" por "duhet" dhe MediCare eshte nje problem qe Klintoni nuk e adresoi ne 8 vjet pasi eshte nje problem kompleks. MediCare eshte programi me i kushtueshem ne buxhetin amerikan qe financohet komplet nga shteti dhe menaxhohet nga HMO-te. Nuk ka kurrfare konkurrence nga tregu privat dhe kjo ben qe shteti te shpenzoje me shume sec duhet dhe shtetasit e mbuluar te mos kene mundesine te zgjedhin.

    Bush ne planin e tij qe e ka shpene ne kongres tashme, ben fjale per hapjen e Medicare edhe per kompanite private qe do te konkurrojne me HMO. Kjo konkurrence do te beje qe kostoja e mbulimit do te ulet dhe shteti do te jete ne gjendje qe te mbuloje me shume veta me te njejtin buxhet. Shtetasit gjithashtu do te kene te drejten te zgjedhin planin qe u pershtatet atyre.
    Gjithashtu Bush mbeshtet hapjen e tregut te barnave medikale ndaj konkurrences se barnave xhenerike qe jane me te lira ne kosto se barnat qe kane "brand name".[/quote]


    Transparenca ne qeverisje - "do jemi transparente" tha Bushi..


    Arsyeja perse Bush ka gezuar mbeshtetje historike nga populli amerikan ne keto 3 vjet ne detyre, lidhet pikerisht se ai eshte nje "president ndryshe", nga cfare ishin mesuar amerikanet ne epoken Klintoniane. Ndryshe nga Klinton, Bush nuk mban rreth vetes askushet ne menyre qe te ndihet dikushi, por eshte i rrethuar nga njerezit me me eksperience dhe me te mirenjohur ne jeten publike/civile amerikane. Ndryshe nga Klinton, Bush nuk genjen perpara kamerave dhe sa here ai apo njerez se admnistrates se tij kane gabuar, Bush ka kerkuar falje ne publik per ta. Ky ishte premtimi i pare i Bush gjate fushates, kthimi i integrititetit Shtepise se Bardhe qe parardhesi i tij e ktheu ne Shtepi Publike.[/quote]


    Tax Cut - "do kemi ulje te taksave per te gjithe" - tha Bushi dhe desh t'na prezantohej me demokrat se vete demokratet..

    Bush uli perqindjen e "Income Tax" qe eshte takse federale dhe kjo ka sjelle nje ngritje te vogel ne ceqet javore qe marrin njerezit. U akordoi $600 per femije te gjithe familjeve me femije te vegjel ceqe qe i kane marre tashme, hoqi "taksen e marteses" dhe "taksen e vdekjes" qe i kish vene presidenti Klinton per ata qe martohen dhe per ata qe vdesin. Demokratet jane aq te zote sa taksojne edhe te vdekurin. Bush gjithashtu beri thirrje per uljen e "real estate tax" qe aktualisht eshte 25%, qe do te thote qe cdo shtepi qe baba ia le trashegimi te birit, duhet ti paguaje shtetit 25% te vleres se prones si takse, para se ta marri shtepine nen pronesi.

    Ndryshimin e madh ne taksa, nuk do ta shohesh tani por ne fund te vitit kur te mbushesh taksat tek IRS. Nje familje me te ardhura nen $40000 do te marri mbrapshte 90% te income tax te paguara gjate vitit. Bush nuk beson ne nje shtet socialist ku shteti vjedh te pasurit per te ushqyer masat. Bush beson ne kapitalizem ku taksat jane per te gjithe, si per shtresen e pasur 1% te popullsise qe paguan 60% te gjithe taksave ne shtet, edhe shtresen e ulet qe paguan shume pak. Ulja e taksave eshte nje prej komponenteve kryesore stimulues per ekonomine amerikane.[/quote]

    renia e komunizmit erdh si rezultat i pafuqise ekonomike te Bashkimit Sovjetik per te konkurruar me SHBA-te. Lufta e Ftohte nuk filloi me Reaganin dhe nuk mbaroi me Bushin plak. Bushi plak i humbi zgjedhjet e 1992, dmth ishte zgjedhur me 1988. Lufta e vetme e Bushit plak, si strategjike, si ushtarake ishte ajo e Irakut. Ishte dhe ajo lufte qe i solli fundin karrieres se tij, per shkaqe qe populli amerikan i vlereson me shume se gjerat tjera: stagnimin ekonomik qe edhe i biri i tij, po e sjell ne nivele te reja, te papara deri me tani.


    Rusia falimentoi pasi Regani investoi rendshem ne teknologji dhe ushtrine amerikane duke e shtyre Rusine ne kolaps ekonomik. Regani gjithashtu financoi operacione ushtarake qe nga Amerika Latine e deri ne Lindjen e Mesme qe rrezuan kukullat e kuqe te Rusise per te ngritur njerez pro-perendimit. Ishte Regani ai qe pati kurajon qe ti bente thirrje Gorbacovit nga Berlini: "Zoti Gornacov, rrezoje kete murr!". Zv. i tij Bush qe u zgjodh me pas, hyri ne histori si presidenti qe perjtoi rrenien e murrit te Berlinit, qe ndihmoi ne stimulimin dhe asistimin e tranzicionit politik te gjithe Europes Lindore. Presidenti Bush i Vjeter si testatment te vete la "New World Order", doktrina qe Klinton e hodhi poshte dhe Bush i Ri po e shpie deri ne fund.

    Republikanet nuk votuan kunder nderhyrjes ne Kosove, ata votuan kunder luftes "alla - Klintoniane" ku urdhrat nuk i jepte nje ushtarak por nje president qe nuk kish zene arme me dore dhe nuk kish sherbyer kurre ne ushtri. Klintoni mezi cliroi nje cope Kosove ne 70 dite, Bush pushtoi nje Irak te tere per 3 jave. Bush nuk nderhyri as ne planin e luftes dhe as nuk mori ne kontroll ate, ai e la ne doren e ushtarakeve te karrieres. Arsyeja perse Clark dha doreheqjen ishte pikerisht se per motive politike, Klinton dhe administrata e tij nuk i dhane atij ato forca dhe mjete qe atij i duheshin per te sjelle mbylljen e konfliktit sa me shpejt dhe sa me pak "dem-anesor".

    Republikanet ishin ata qe votonin kunder intervenimit ushtarak te SHBA-ve ne Kosove me 1999, dhe jane ata qe hidhen perpjete te bombardojne Irakun dhe shtetet tjera. Kesaj perpos standarde te dyfishta nuk i them une, dhe ne diten e sotme, standardet e dyfishta dmth: dyfytyresi.


    Dyfytyresia eshte e juaja ASD dhe jo e presidentit BUSH te vjeter. Me cudit se si ti si shqiptar nga Kosova ben nje koment te tille, do tia falja nje shqiptari nga Shqiperia, por jo ty. Ai eshte presidenti qe i tregoi VIJEN E KUQE Milloshevicit!!! Asnje genocid dhe shfarrosje ne mase nuk ndodhi ne Kosove e Bosnje-Hercegovine nen vezhgimin e presidentit Bush. Minjte hedhin valle vetem atehere kur iken macia nga Shtepia e Bardhe.
    Deri tani me "korrigjove" dhe me "mesove" politiken, ndersa nuk e di se nuk votoi vetem Bushi plak me 1999, po i TERE Kongresi Amerikan. Ai i vuri vijen e kuqe Milloshevicit, por jam une deshmitar se sa sukses pat ajo vije e kuqe, dhe po deshe te tregoj dhe ty dhe ti dokumentoj "sukseset" e vijes se kuqe me foto dhe raporte te te vrareve, femije dhe gra e burra te pafajshem.

    Nen vezhgimin e "Presidentit" Bush Jr. po ndodhin krime ne Kurdistan, nen vezhgimin e tij dhe me mbeshtetjen e tij po ndodhin krime ne Palestine, dhe nen vezhgimin e tij po ndodhin krime edhe ne vende tjera. Kaosi politiko-ushtarak ne Irak e Afganistan, nuk i ngjan aspak stabilitetit, reformave, dhe shoqerive demokratike dhe te lira te formuara ne Bosne e Kosove. Kjo dhe vrasjet e ushtareve ne Irak perdite, e festimet e tyre ne Bosnje e Kosove, tregojne me shume per natyren e ketyre kater lufterave clirimtare dhe efektit te tyre ne shtete e rajon.

    p.s. ah dhe nje gje: provo te kesh pak me shume respekt per bashkebiseduesin. Sidomos kur nuk te drejtohen ty.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  12. #72
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Albo!
    1 here ne 100 vjet jam dakort me ty, po po te them
    AMEN per ca ke shkrujt me lart se mi ke marre fjalet nga goja!!!!!!!!!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  13. #73
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Nga 4 debate qe jane bere tashme ne media midis kandidateve demokrate, Clark ka marre pjese ne 2 prej tyre. Keto debate po e bejne akoma me te qarte ate qe une thashe ne krye te temes. Kandidati i vertete demokrat ne kete gare, ai qe perfaqeson partine demokratike amerikane eshte Richard Gephard. Kandidati qe gezon cilesite e presidentit eshte Joe Liberman.

    Shanset me te medha per te fituar mandatin e demokrateve i ka Howard Dean. Ne debatin e djeshem tek CNN u be mese e qarte qe Clark nuk eshte ne gjendje te adresoje problemet sociale dhe eshte ne krize identiteti si njeri politik, pasi vetem pak muaj me pare ai fliste si republikan, e sot e gjen veten ne stanin demokrat.

    Parashikimi im eshte qe demokratet do te zgjedhin Howard Dean si kandidatin e tyre dhe Clark do te pranoje oferten e Dean per postin e zv. presidentit.

    Kampin e Bush e tremb vetem Joe Liberman dhe Richard Gephard, askush tjeter.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  14. #74
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    ........ per arsye se Dean eshte ne ekstremin e majte te spektrit politik, dhe kerkon ta ktheje ameriken ne nje shtet socialist, si Republika Popullore e Kines.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  15. #75
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    ASD, duke qene se ti ke informacion te kufizuar si per politiken e brendshme amerikane, edhe ate te jashtme, ben gjithmone pergjithesime te gabuara qe tregojne se sa ne brendi te zhvillimeve politike je ti ne SHBA dhe bote. Me lejo te te korrigjoj ne ato qe ke shkruajtur me lart.

    Nje student informatike qe shtet pervec Shqiperise dhe Amerikes nuk ka pare, e qe "historine" e ka mesuar ne CNN, i tregon nje studenti te SHKENCAVE POLITIKE qe ka vizituar nje pjese te madhe te Botes, qe ka vizituar gjithe kontinentet pos Afrikes dhe Australise, qe ka lidhje me shume njerez ne shtete te ndryshme qe mirren me politike (organizata vullnetaresh, organizata jo-qeveritare) qe ka punuar per misionin e UN ne New York per dy vite me rradhe, politiken dhe i thote se ka informacion te kufizuar?!



    Mos shpik gjera te paqena nga mendja dhe kur nuk ke informacion te mjaftueshem, pyet ose lexo me shume mbi problemin. Bush ceshtjen e Social Security e ngriti edhe ne fushaten elektorale te 2000, ku ai beri fjale jo per "privatizim te SS" sic e ke interpretuar ti, por beri fjale qe njerezit te kene kontroll mbi llogarite e tyre te SS duke i lejuar ata me ligj qe te investojne vete nje perqindje te te ardhurave te tyre te akumuluara ne vite ne stock market, anuaties e menyra te tjera financiare. Kete e beri pasi me daljen ne pension te brezit te "Baby Boomers", buxheti i SS do te jete i pamjaftueshem per te mbuluar te gjithe njerezit. Aktualisht njerezit nuk kane asnje kontroll mbi llogarite e tyre te SS gjate kohes qe jane ende ne maredhenie pune, vetem pasi dalin ne pension fitojne benefite qe jane standart per te gjithe, edhe per ate qe ka punuar 35 vjet edhe per ate qe ka punuar vetem 10 vjet. Pra eshte nje sistem jo i ndershem per te gjithe, plani i Bushit kish per qellim qe te krijonte nje sistem te ndershem ku secili merrte mbrapsht aqsa kishte futur gjate viteve te punes, as me pak e as me shume.

    Ne debat Albo, debatuesit i drejtohet me respekt dhe maturi. Shpikesi je ti, dhe retorika jote qe di te jete dhe irrituese. Ne Kongres te Amerikes sot eshte ne "hang" apo eshte proces i varur, ligji mbi PRIVATIZIMIN e SS i inicuar nga Republikanet. Kujt po i tregon ti ligjet, nje njeriut qe perdite 10 ore i shpenzon me PROFESORE te shkencave politike, dhe qe i percell seancat e Kongresit rregullisht? SS eshte kryekeput ide socialiste, vetem emri SOCIAL security te tregon per kete, dhe SS ka detyren e dhenies se pensioneve dhe jo vetem pensioneve, por edhe kompensimeve per veteranet e luftes, per te vdekurit, per personat disabled etj. Plani i Bushit dhe i Republikaneve ishte privatizimi, jo "secili te merrte mbrapsht" se parate nuk po keputen ne degen e ranch-it te tij ne Texas qe te shkojne sa ne njeren dore sa ne tjetren.




    No child left behind, eshte reforma me drastike qe arsimi amerikan ne cdo nivel ka pare ne vite. Ideja eshte e thjeshte dhe fisnike: Asnje femije nuk duhet te kaloje neper shkollat publike nese ai nuk eshte ne gjendje te kaloje testet, nese ai nuk eshte ne gjendje te lexoje dhe shkruaje sic duhet. Bush i riti standartet e mesimdhenies duke bere pergjegjes te gjitha ato shkolla nxenesit e te cileve nuk dalin mire ne testet kombetare dhe duke u rritur fondet federale te gjithe atyre shkollave publike qe dalin mire ne keto teste. Pergjegjesia dhe shperblimi i punes se mire jane dy komponente te "Konservatorizmit Pasionant" qe Bush perfaqeson. Asnje amerikan nuk do te jete ne gjendje te perjetoje dot endrren amerikane nese nuk arsimohet sic duhet. Gjithashtu Bush mbeshtet subvencionimin e familjeve amerikane qe duan ti levizin femijet e tyre nga shkolle publike qe ka reputacion te keq, ne nje shkolle tjeter publike apo private me te mire. Me kete politike, Bush e kalon vendimarrjen nga qeveria federale dhe lokale, ne doren e prindit. Ato para qe shteti do te harxhonte per ate femije ne nje shkolle publike te deshtuar, do te shkojne ne xhep te prindit ne formen e nje ceku i cili mund te perdoret per te paguar shkollen e femijes ne nje shkolle tjeter me te mire.


    Eshte e vertete qe fondi federal i ketij viti per kete program eshte ulur 15%, por kjo reflekton gjendjen e ekonomise amerikane dhe impenjimet e saj ne bote, eshte dicka e perkohshme.


    Bushi nuk rriti standardet e mesimdhenies, po premtoi reforma ne arsim, gjera qe shume pak ose fare u bene. Ai dhe Republikanet jane inicuesit e programeve diskriminuese qe gjejne zbatim ne universitete ne Michigan, ku po te jesh zezak pranohesh me lehte se nje i bardhe dhe kjo eshte LIGJ. Arritjet e Bushit bazohen ne dege te vecanta, ndersa trungu po kalbet.




    Recesioni ekonomik nuk erdhi me Bush por nisi qe ne 6 mujorin e fundit qe Klinton ishte ne Shtepine e Bardhe. Pavaresisht nga 11 shtatori, pavaresisht nga skandalet e korporatave amerikane, pavaresisht nga dy luftrat ne Afganistan e ne Irak, ekonomia amerikane perjetoi nje recesion te bute dhe aktualisht ajo nuk eshte me ne recesion por eshte ne rritje. Te gjithe ekonomistet dhe te gjithe kreret e korporatave amerikane jane optimiste se ekonomia amerikane eshte e prirur per te kapur veten, pasi ne Shtepine e Bardhe nuk eshte nje demokrat qe takson bizneset dhe shtetasit, por nje republikan qe eshte i ndjeshem ndaj biznesit dhe individit dhe nuk beson ne nje shtet te pasur qe krijon individe te pasur, por beson ne shtetas te pasur qe krijojne nje shtet te pasur.


    Jo, sigurisht qe me te nuk erdhi, po ishte AI qe ne fushate premtonte permiresim dhe rritje te ekonomise, dhe doemos do te jete AI qe do te jete pergjegjes per renien/ngritjen e saj. Nese ai e fitoi kete gare me premtimet per nje ekonomi me te mire, ai duhet edhe te tregoje rezultate, ose te shkoje. Lufterat jane plane te klanit republikan, dhe plani republikan duhet te planifikoje buxhetin qe t'mos kete prerje te fondeve tjera per sherbim te ushtarakeve qe atje po clirojne vende. Lufterat, nuk jane pjelle e popullit, dhe ndaj jo populli, po baballaret e tyre duhet te japin llogari.



    Bushi nuk tha "do" por "duhet" dhe MediCare eshte nje problem qe Klintoni nuk e adresoi ne 8 vjet pasi eshte nje problem kompleks. MediCare eshte programi me i kushtueshem ne buxhetin amerikan qe financohet komplet nga shteti dhe menaxhohet nga HMO-te. Nuk ka kurrfare konkurrence nga tregu privat dhe kjo ben qe shteti te shpenzoje me shume sec duhet dhe shtetasit e mbuluar te mos kene mundesine te zgjedhin.

    Bush ne planin e tij qe e ka shpene ne kongres tashme, ben fjale per hapjen e Medicare edhe per kompanite private qe do te konkurrojne me HMO. Kjo konkurrence do te beje qe kostoja e mbulimit do te ulet dhe shteti do te jete ne gjendje qe te mbuloje me shume veta me te njejtin buxhet. Shtetasit gjithashtu do te kene te drejten te zgjedhin planin qe u pershtatet atyre.
    Gjithashtu Bush mbeshtet hapjen e tregut te barnave medikale ndaj konkurrences se barnave xhenerike qe jane me te lira ne kosto se barnat qe kane "brand name".


    Fjala WILL ka kuptimin e DO, e jo DUHET. Fjala NEED(S) ka kuptimin e DUHET.




    Arsyeja perse Bush ka gezuar mbeshtetje historike nga populli amerikan ne keto 3 vjet ne detyre, lidhet pikerisht se ai eshte nje "president ndryshe", nga cfare ishin mesuar amerikanet ne epoken Klintoniane. Ndryshe nga Klinton, Bush nuk mban rreth vetes askushet ne menyre qe te ndihet dikushi, por eshte i rrethuar nga njerezit me me eksperience dhe me te mirenjohur ne jeten publike/civile amerikane. Ndryshe nga Klinton, Bush nuk genjen perpara kamerave dhe sa here ai apo njerez se admnistrates se tij kane gabuar, Bush ka kerkuar falje ne publik per ta. Ky ishte premtimi i pare i Bush gjate fushates, kthimi i integrititetit Shtepise se Bardhe qe parardhesi i tij e ktheu ne Shtepi Publike.



    Fjale te tilla si shtepi publike, tregojne per dijen tende mbi politiken dhe The White House. Ne nje postim tjeter kishe thene "Republikanet do ta diskreditojne Clark e shume fakte nga jeta e tij..." duke e shpaluar edhe njehere dijen e dobet qe e ke ne lidhje me politiken dhe kryetarllekun. Te jesh President do te thote t'i permbushesh detyrat qe ti cakton Kushtetuta. Cfare ti ben ne jeten tende private eshte dic tjeter, dhe nuk i takon aspak njerezve te dine. Shoqeria ameriane eshte mjaft e lire, por po te jete nje Gay kandidat per president, veshtire se 2% te votave do ti merrte. Dhe kujt i intereson qenia e tij Gay, nese ai i ka kualifikimet te jete President? Kjo tamam si ceshtja Monica Lewinsky qe nuk ka asnje paralele me ceshjen e CIA spiunit. E para eshte ceshtje kryekeput mashkullore, eshte njeri, dhe si i tille, ka cdo nevoje qe edhe nje mashkull tjeter mund ta kete. Ndersa e dyta ka te beje me nje ceshtje politike, dhe KRYEKEPUT shteterore. Te kesh seks me dike, nuk eshte njejte si t'ja japesh dikujt emrin e nje spiuni te CIA.




    Bush uli perqindjen e "Income Tax" qe eshte takse federale dhe kjo ka sjelle nje ngritje te vogel ne ceqet javore qe marrin njerezit. U akordoi $600 per femije te gjithe familjeve me femije te vegjel ceqe qe i kane marre tashme, hoqi "taksen e marteses" dhe "taksen e vdekjes" qe i kish vene presidenti Klinton per ata qe martohen dhe per ata qe vdesin. Demokratet jane aq te zote sa taksojne edhe te vdekurin. Bush gjithashtu beri thirrje per uljen e "real estate tax" qe aktualisht eshte 25%, qe do te thote qe cdo shtepi qe baba ia le trashegimi te birit, duhet ti paguaje shtetit 25% te vleres se prones si takse, para se ta marri shtepine nen pronesi.

    Ndryshimin e madh ne taksa, nuk do ta shohesh tani por ne fund te vitit kur te mbushesh taksat tek IRS. Nje familje me te ardhura nen $40000 do te marri mbrapshte 90% te income tax te paguara gjate vitit. Bush nuk beson ne nje shtet socialist ku shteti vjedh te pasurit per te ushqyer masat. Bush beson ne kapitalizem ku taksat jane per te gjithe, si per shtresen e pasur 1% te popullsise qe paguan 60% te gjithe taksave ne shtet, edhe shtresen e ulet qe paguan shume pak. Ulja e taksave eshte nje prej komponenteve kryesore stimulues per ekonomine amerikane.



    Bushi u be President me 2000, jo me 2003 qe ti pres une taksat ne fund te ketij viti. Ndersa eshte e vertete se ai akordoi ceqe per femijet e cdo familjeje, ai nuk beri ndonje ulje te rendesishme ne Income Tax, prandaj as nuk duhet marre parasysh. Taksat e Demokrateve, jane ceshtje Kongresi, dhe ketu po flasim per premtimet e Bush, jo te Klinton, se ne periudhen e Klinton, ekonomia amerikane perjetoi periudhen me te fuqishme ne historine e saj, dhe kjo eshte ceshtje qe nuk ka perse diskutohet.



    Rusia falimentoi pasi Regani investoi rendshem ne teknologji dhe ushtrine amerikane duke e shtyre Rusine ne kolaps ekonomik. Regani gjithashtu financoi operacione ushtarake qe nga Amerika Latine e deri ne Lindjen e Mesme qe rrezuan kukullat e kuqe te Rusise per te ngritur njerez pro-perendimit. Ishte Regani ai qe pati kurajon qe ti bente thirrje Gorbacovit nga Berlini: "Zoti Gornacov, rrezoje kete murr!". Zv. i tij Bush qe u zgjodh me pas, hyri ne histori si presidenti qe perjtoi rrenien e murrit te Berlinit, qe ndihmoi ne stimulimin dhe asistimin e tranzicionit politik te gjithe Europes Lindore. Presidenti Bush i Vjeter si testatment te vete la "New World Order", doktrina qe Klinton e hodhi poshte dhe Bush i Ri po e shpie deri ne fund.

    Republikanet nuk votuan kunder nderhyrjes ne Kosove, ata votuan kunder luftes "alla - Klintoniane" ku urdhrat nuk i jepte nje ushtarak por nje president qe nuk kish zene arme me dore dhe nuk kish sherbyer kurre ne ushtri. Klintoni mezi cliroi nje cope Kosove ne 70 dite, Bush pushtoi nje Irak te tere per 3 jave. Bush nuk nderhyri as ne planin e luftes dhe as nuk mori ne kontroll ate, ai e la ne doren e ushtarakeve te karrieres. Arsyeja perse Clark dha doreheqjen ishte pikerisht se per motive politike, Klinton dhe administrata e tij nuk i dhane atij ato forca dhe mjete qe atij i duheshin per te sjelle mbylljen e konfliktit sa me shpejt dhe sa me pak "dem-anesor".



    Reagan nuk ishte President nga 1945 - 1990, po nje cike me vone. Ai i sherbeu dy terme, qe maksimalisht jane 8 vite. Ndersa ai eshte njeri nga Presidentet me te mire, ndikimi amerikan nuk fillon e as nuk mbaron nga Reagan. Investime amerikane ka patur shume me heret se Reagan ta dinte c'ishte politika, dhe sa per dijeni, Bushi plak zgjedhjet i humbi se edhe ai perjetoi nje kaos ekonomik pas luftes se Irakut, me 1992.

    Republikanet votuan kunder luftes ne Kosove, se ne Kosove te jemi te qarte, nuk morren pjese vetem amerikanet por e gjithe NATO. Ata nuk votuan kunder nje lufte "alla-klintoniane", po te deshperuar me deshtimin e "impeachment", ata u hakmorren. Dihet qe, humbjen e kane talent, dhe hic me shume se talenti i tyre edhe morren. Lufta ne Kosove vazhdoi per 70 dite, sepse ne Kosove e serbi nuk pat hyrje te trupave ushtarake, po vetem sulme ajroje. Keto jane taktika ushtarake dhe s'kane te bejne me fuqine e ndonjerit apo tjetrit. Klinton ishte President, dhe neqofte se nuk e di, arsyeja pse ai ka dhene urdherin ka qene mu per kete shkak. Ai ishte PRESIDENTI, i vetmi qe jep urdherin per lufte.

    Ne Kosove ushtria amerikane u prit si clirimtare, ne Irak po i vrasin nga dy perdite si dardhat ne gardh. Me vie keq per familjet e tyre, hic me teper...



    Dyfytyresia eshte e juaja ASD dhe jo e presidentit BUSH te vjeter. Me cudit se si ti si shqiptar nga Kosova ben nje koment te tille, do tia falja nje shqiptari nga Shqiperia, por jo ty. Ai eshte presidenti qe i tregoi VIJEN E KUQE Milloshevicit!!! Asnje genocid dhe shfarrosje ne mase nuk ndodhi ne Kosove e Bosnje-Hercegovine nen vezhgimin e presidentit Bush. Minjte hedhin valle vetem atehere kur iken macia nga Shtepia e Bardhe.


    Deri tani me "korrigjove" dhe me "mesove" politiken, ndersa nuk e di se nuk votoi vetem Bushi plak me 1999, po i TERE Kongresi Amerikan. Ai i vuri vijen e kuqe Milloshevicit, por jam une deshmitar se sa sukses pat ajo vije e kuqe, dhe po deshe te tregoj dhe ty dhe ti dokumentoj "sukseset" e vijes se kuqe me foto dhe raporte te te vrareve, femije dhe gra e burra te pafajshem.

    Nen vezhgimin e "Presidentit" Bush Jr. po ndodhin krime ne Kurdistan, nen vezhgimin e tij dhe me mbeshtetjen e tij po ndodhin krime ne Palestine, dhe nen vezhgimin e tij po ndodhin krime edhe ne vende tjera. Kaosi politiko-ushtarak ne Irak e Afganistan, nuk i ngjan aspak stabilitetit, reformave, dhe shoqerive demokratike dhe te lira te formuara ne Bosne e Kosove. Kjo dhe vrasjet e ushtareve ne Irak perdite, e festimet e tyre ne Bosnje e Kosove, tregojne me shume per natyren e ketyre kater lufterave clirimtare dhe efektit te tyre ne shtete e rajon.

    p.s. ah dhe nje gje: provo te kesh pak me shume respekt per bashkebiseduesin. Sidomos kur nuk te drejtohen ty.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  4. Bashkim Fino kandidati i së majtës për president
    Nga shefqeti11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •