Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 104
  1. #31
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Exclamation Tema është :


    Wesley Clark për President të SHBA-ve

    Gjenerali Wesley Clark në vitet 1997 - 2000 , ishte Komandant Suprem i NATO-s dhe Komandant i Komandës së SHBA-ve për Europë.
    Në atë pozitë , Gjenerali Wesley Clark komandoi Operacionin e Forcave Aleate në Kosovë, në akcionin e pare luftarak të NATO-s.


    Të nderuar bashkëatdhetare(ë) :
    * Ju ftoj që të shkruani për rolin dhe meritat e Gjeneralit Wesley Clark në luftën e Kosovës dhe gjasat që ai të zgjedhet President i SHBA-ve në vitin 2004.
    - Respektivisht , ju ftoj që të shkruani për rolin që Wesley Clark, si President i SHBA-ve , do të mund të kishte në Pavarësinë e Kosovës.




    Vrojtim :
    * Pjesëmarrja në temë nuk është obligative !
    - Veçanërisht nëse nuk jeni të interesuar për të kontribuar në mënyrë konstruktive !


  2. #32
    Refugjat!!! Maska e Gege Toska
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Downsview,Toronto!
    Postime
    55

    Nje foto interesante e Uesli Klarkut!

    Pa koment!Shikojeni kete foto te kandidatit per president te demokrateve amerikane!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #33
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Members of Congress who, during their spring recess, met in Brussels with Gen. Wesley Clark, the NATO supreme commander, were startled by his bellicosity. According to the
    lawmakers, Clark suggested the best way to handle Russia's
    supply of oil to Yugoslavia would be aerial bombardment of
    the pipeline that runs through Hungary. He also proposed
    bombing Russian warships that enter the battle zone. The
    American general was described by the members of the
    congressional delegation as waging a personal vendetta
    against Yugoslav President Slobodan Milosevic. "I think the
    general might need a little sleep," commented one House
    member.

    Robert Novak, 4/17/99
    marre nga counterpunch.com

    Perkthim me pak fjale: Ne nje takim qe Klarku pati ne Bruksel me ligjvenesit e Kongresit Amerikan (kongresmene), Klarku propozoi se menyra me e mire per te ndaluar kalimin e naftes ruse drejt Jugosllavise (ndihma qe vellai rus po i jepte Milloshevicit) ishte qe te bombardohej nga ajri naftesjellesi qe kalonte ne Hungari.
    Ai po ashtu propozoi te bombardoheshin anijet ruse qe hynin ne zonen e luftes. Gjenerali amerikan u pershkrua nga anteret e Kongresit si nje person qe po bente nje lufte personale kunder Milloshevicit ...

    Ja pra mor mik se kush eshte Wesley Clark = ai qe ishte gati te hynte ne lufte edhe me RUSINE vetem qe misioni i KOSOVES te perfundonte me sukses. Me thuaj ndonje tjeter qe e ka bere/propozuar nje gje te tille per te mbrojtur SHQIPTARET e Kosoves !!!
    Nuk keni fytyre ju te ''demaskoni'' gjeneralin qe udhehoqi operacionet per shpetimin e Kosoves nga dora e shovinisteve serbe.

    Ajo foto eshte marre ne 1994 kur fytyra e Mladic nuk e kish treguar akoma egersine shtazarake qe u pa ne Srebrenice. Megjithese sot eshte e qarte se kush eshte kasapi Mladic nuk duhet pare e GJYKUAR gjen. Clark nga 1 foto e bere per motive POLITIKE/diplomatike te kohes.

    Ja pak histori per kohen kur u be ajo foto:

    1994 - In March, Bosnia and Croatia reach an agreement to form a joint federation and end their hostilities. The Croatian and Bosnian-Muslim forces join in opposition to the Serbs, launching an offensive in April and May.
    Relief comes to Bosnia in December when the North Atlantic Treaty Organisation (NATO) forces a cease-fire and the withdrawal of the Serbian artillery. The cease-fire holds until March 1995.


    Pra ne ate kohe u be nje marreveshje/ARMEPUSHIM mes forcave boshnjake & kroate qe u bashkuan kunder atyre serbe. Ndermjetes ne kete armepushim ishte NATO dhe Clark.

    nese ka nje tjeter person per te cilin kosovaret & shqiptaret duhet te kene respekt eshte pikerisht gjen. Clark !

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  4. #34
    Nga sondazhet e fundit te zhvilluara Clark, megjithese eshte futur disi vone ne garen per president, qendron ne krye te listes se kandidateve demokrat. Mendoj qe dy jane arsyet kryesore per kete gje: ai konsiderohet fitues i luftes se Kosoves (pavarsisht se kerkoi largim te detyruar nga pozita e tij si komandant dhe mosmareveshjet qe pati ne ate lufte) dhe e dyta eshte qendrimi kritik per luften e Irakut (nje pikpamje qe po fiton gjithmone e me shume popullaritet ne Amerike kohet e fundit).
    Clark ka nje pervoje te gjate ne lidhjet e jashtme. Nje dobesi e tij mund te quhet deri tani, nje mungese pervoje ne situaten e brendshme, vecanerisht ate ekonomike. Po sipas analisteve, ai eshte duke punuar intensivisht qe te kete platformen e tij ekonomike dhe te arrij t'ju pergjigjet problemeve qe shtrohen ne kete fushe. Eshte hera e pare qe Clark ve kandindaturen ne arenen politike. Si cdo ushtarak, qe ka arritur ne shkallen e tij ne nje ambjent mjaft konkurues, edhe ai ka krijuar miqte dhe armiqte e tij. Por nuk besoj se kjo gje do jete shkaktare per humbjen e zgjedhjeve.
    Ekonomia dhe marredheniet me jashte do jene sfida per cdo kandidat pjesmarres ne keto zgjedhje. Pervoja e Clark ne politiken e jashtme i jep atij perparsi. Mbetet per t'u pare nese Clark do e bind elektoratin qe eshte i zoti te jap nje rrugedalje per problemet qe po kalon ekonomia.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #35
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Wesley Clark jo qe do jete kandidat i demokrateve, por personalisht mendoj se do te arrije t'i fitoje zgjedhjet me vota te qarta, e jo me vota te blera si Bush ne Floride, ku vellau i tij Jeff Bush ishte guvernator.

    Wesley Clark ishte gjeneral, dhe si i tille i ka respektuar urdherat e dhena nga Presidenti i shtetit amerikan ne kohen kur ishte gjeneral. Cfare ka bere ai ne Kosove, dhe si Komandanti Amerikan i NATO-se per Europe, jane vetem ekzekutim i urdherave nga shtabi i pergjithshem i ushtrise amerikane, dhe Presidenti amerikan, Bill Clinton.

    Ne historine e Amerikes, cdo gjeneral qe ka udhehequr dhe fituar (apo humbur) nje lufte eshte futur ne penzion nga shteti. Keshtu ndodhi me Ulysses Grant, keshtu ndodhi me Harry S. Truman, keshtu ndodhi edhe me Wesley Clark. Dy te paret u zgjodhen Presidente, dhe i treti eshte ne rruge te mire. Mosmarreveshje te Clark ka pas vetem me gjenerale tjere te NATO, gjeneralisht franceze qe i shitnin informata kasapit Milloshevic. Clark kerkonte intervenimin e trupave tokesore, francezet kundershtonin.

    Besoj dhe mirepres nominimin e Clark-ut per kandidat kryesor te demokrateve, dhe personalisht, si dhe shume miq te mij studente te politikes dhe profesore te politikes ne univerzitete te ndryshme, do t'i jap voten atij. Se pari per kontributin e tij te madh ne luften per clirim te Kosoves, se dyti te kemi nje nderrim nga ksenofobia dhe fundamentalizmi i udhehequr nga nje njeri qe duke mbledhur parate e Redneck-save, erdh nga nje ranch i humbur ne Texas ku ekzekutonte 300 zezake ne vit mesatarisht si guvernator, dhe na u instalua si President, me vota te vjedhura.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Kesaj i them pergjigje e argumentuar une. Bravo nip shkreli.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2003
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    33
    or ti tosk gega mos bjer nga dega
    se thyen kemben..
    apo c q t..
    emen..


    Si more Klarkun do te na e besh armik ?

    Ai i ka pshtue nga asgjesimi 2,5 milion albanezo-kosovare te cilet i la Hashimi me Regjepin nen meshir te Shkaut.
    E thirren Shkaun qata shokat marksista e i than..Eja shka se na kena Uck e kur Shkau erdh ata hupne megjith uck e dulne ne pllazha te durrsit tuj pi uzo greke me nanon.

    RRNOFT KLARKU me xhith fmi..
    e iu baft dita 1000.


    .
    shifi punen e jo gunen

  8. #38
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Bushi dhe vetem Bushi.
    Asgje, trupat tokesore nuk i kundershtonte Franca, por Clintoni, pasi e dinte qe Kongresi do e linconte po ti kerkonte.
    Madje Bler ju lut qe te pranonte qofte dhe si kercenim ne leter ndaj Milloshevicit, pasi nuk donte Clintoni.
    Ishin Ruset ata qe ju kundrvune me teper trupave ne toke.

    Sa per Bushin, eshte president madheshtor, per mendimin tim.
    Nuk dua ta debatoj perse, por ky eshte mendimi dhe bindja ime, dhe ai po te votoja, do kishte voten time pa u menduar fare.
    Clark eshte nje oportunist leshi, qe deri dje falenderonte Zotin publikisht per Bushin e Cheney, sot del e s'le lllaf pa thene.
    Partia Demokratike ne Amerike, s'ka asnje alternative.
    Shihi debatet, asnje zgjidhje nuk propozojne, vetem shajne Bushin.
    Bushi dhe 4 vjet te tjera, do jete njeriu me i fuqishem i botes, dhe un jam shume i kenaqur qe eshte keshtu.

    Sa per Rednekat, jane ata qe e bejne Ameriken Amerike, jo ato b_axhellat liberale, qe duan martesat e pederasteve, dhe political correctnes, po sjellin shtypjen e te drejtave te meshkujve te bardhe ne amerike.
    Wesley eshte thjesht nje gur ne doren e Clintoneve, sidomos Hillary.
    Ai po perdoret per te ndihmuar Hillary te vendose nese do futet apo jo per 2004, dhe atehere si shperblim do marre zv presidencen.
    Megjithate, ky esthe mendimi im personal, dhe po asthu respektoj mendimin tend, ndonese e vleresoj te gabuar, sic jam i bindur se ti vlereson timin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fringo : 03-10-2003 më 11:13
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  9. #39
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Nuk di ku qendron madheshtia e Bushit, ne politiken e jashtme te deshtuar totalisht ku vetem shtetet qe kerkojne ndihme (para) jane rreshtuar perkrah tyre, ndoshta dhe ne 3 milione te papune qe i shtuan ushtrise se te papuneve gjate kabinetit Bush, ne qenien e tij i vemti President amerikan qe mund te krahasohet me deshtakun Herbert Hoover (Republikan dhe ky, mund te lexoni me shume nese nuk e dini se ku deshtoi ai), ne kaosin qe eshte ne Irak, ne genjeshtrat qe i mbajne fjalimet e tij ku nuk vihet re ndonje koordinim mes CIA dhe fjalimeve te tij, ne recesionin e vazhduar ekonomik, ne deshtimin e reformimit te sistemit social, ao Social Security, ne deshtimin e mbulimit me siguri medikale te atyre 44.3 milione amerikaneve, apo me dhenien e emrave te agjenteve sekrete nga The White House, na u be Bushi madheshtor?

    Deficiti eshte historik, kurrnjehere me i larte se kaq madje as gjate periudhes se "Great Depression" ma kapiten Hoover qe i nxirrnin parrulla si 'The bad times are still Hoover-ing over us'. Diskriminimi ka arritur nje shkalle te papelqyeshme, ku po te kesh mjekerr te nxjerrin nga aeroplani dhe te mbajne 2 dite te mbyllur e te lirojne pa ndonje shpjegim apo demshperblim per kohen e shpenzuar dhe traumat e shkaktuara. Shtetas te Amerikes po deportohen, te thuash se je arab dhe je pilot te hedhin ne burg, te burgosurit i shpenzojne dy vite pa ndonje akuze dhe vetem en burg pa asnje shpjegim e shume e shume te tjera.

    Redneck-s jane ata qe bene Ameriken Amerike, ne kuptimin qe luftuan kunder lirise se njeriut gjate luftes civile. Jane ata qe vrane Abraham Lincoln dhe ata qe shkaterruan veten e tyre per nje poshterim te quajtur Skllaveri. Jane ata qe sot denojne zezaket me Death Penalty per te njejtin krim, per te cilin nje Redneck i merr 2 vite burg ne kushte komforte. Jane mu ata Redneck qe shajne cdo gje te lire ne kete bote, dhe qe ofendojne cdo njerin qe vie nga nje vend tjeter pos South-it te tyre te famshem. Mu babai i tyre eshte edhe George W. Bush.

  10. #40
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Nuk e di se ku jeton ti ne Amerike, se une jetoj ne Rural America, dhe nuk shoh ndonje diskriminim, poerkundrazi, po te jesh zezak, sidoms fat ose te kesh nja 25 kalamaj te paligjshem, je me fat, se ti jep shteti te gjitha.
    mos harro OJ ishte i zi, dhe me sa mbaj mend une, doli i palagur.
    Ajo miku im, eshte thjeshte propagande liberale, dhe te tipave si Jessie jackson qe i conte parate e fondacionit per te mbajtur dashnoren dhe kopilin me para exempt nga taksat.

    Sa i perket ekonomise, tia vesh Bushit fajin per ekonomine me duket pak driteshkruter sepse recesioni filloi ne mars te 2000 kur ishte ende president Klintoni, dhe vazhdoi si pasoje e poliotikes fiskale te Klintonit, dhe vetem tani, nen efektin e uljes se taksave dhe paketes stimuluese te Bushit, ekonomia po mekembet, dhe per 2 vejt do dali krejt nga recesioni.
    Per sa i perket histerise, ke te drejte, aty nuk them se jo, ka patur raste te shkeljeve te te drejtave te njeriut, por (dhe nuk po mundohem ti racionalizoj) po ndiqet parimi, better safe than sorry.
    Ka te metat e veta, po kush shef punen e tij, nuk i ka hyre gjemb ne kembe, ne shumicen e rasteve.
    nuk eshte president i perkryer, por, per mua eshte madheshtor, dhe mendoj se historia do ta vleresoje si te tille., sidomos per faktin qe sigurine e Amerikes nuk ja la ne dore Frances e Gjermanise apo OKBse, qe ka ne komisonin e te drejtave te njeriut Libine dhe Iranin, por i mori ne dore fatet e vendit te vet.
    Ky eshte mendimi im, sic e shof une realitetin amerikan nga rural america.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  4. Bashkim Fino kandidati i së majtës për president
    Nga shefqeti11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •