Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 104
  1. #1
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb Wesley Clark për President të SHBA-ve



    Gjenerali Wesley Clark në vitet 1997 - 2000 , ishte Komandant Suprem i NATO-s dhe Komandant i Komandës së SHBA-ve për Europë.
    Në atë pozitë , Gjenerali Wesley Clark komandoi Operacionin e Forcave Aleate në Kosovë, në akcionin e pare luftarak të NATO-s.


    Të nderuar bashkëatdhetare(ë) :
    * Ju ftoj që të shkruani për rolin dhe meritat e Gjeneralit Wesley Clark në luftën e Kosovës dhe gjasat që ai të zgjedhet President i SHBA-ve në vitin 2004.
    - Respektivisht , ju ftoj që të shkruani për rolin që Wesley Clark, si President i SHBA-ve , do të mund të kishte në Pavarësinë e Kosovës.



  2. #2
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Ja dhe Clark ne nje takim ku nderroi kapelet dhe dhurata me Ratko Mladic, kriminel lufte serb

    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22
    Wesley Clark do ti japi ngjyra kesaj fushate elektorale ne SHBA, per shume arsye, une vetem po rendit disa:

    - po kandidon si demokrat, kur ai vete ka votuar per Regan dhe Bush, pra per republikanet.

    - baza elektorale e demokrateve ne SHBA shikojne tek Clark njerin e vetem ne gare qe mund te flasi per ceshtje te sigurise kombetare ne menyre bindese. Vete fakti qe Clark gezon nje mbeshtetje te madhe tek elektorati demokrat edhe pse nuk ka asnje kontribut politik ne kete parti, flet se me sa deshperim e presin demokratet rifitimin e shtepise se bardhe.

    - Clark ka marre mbeshtetjen e Clinton, presidenti me te cilin Clark pati divergjenca te pazgjidhme mbi menyren se si duhej te zhvillohej fushata luftarake ne Kosove. Kjo e shtyu Clark te kerkonte doreheqjen e parevokueshme nga detyra si Komandat Suprem i Nato. Nje tjeter kontradikte kjo, kur sot Clinton mbeshtet Clark.

    - dalja e Clark ne skene per demokratet, do te thote nxjerrjen ne hije te figurave kryesore te kesaj partie qe do tu duhet te rreshtohen PAS Clark dhe jo para tij sic kane bere deri me sot. E kam fjalen per Hillary Clinton, qe ka ambiciet e saj per presidente, burrit te saj dhe Al Gore qe e shohin Partine Demokratike amerikane si nje prone te tyre pasi askush nuk u ka sfiduar pozitat deri me sot. Kjo do te ndryshoje me hyrjen ne gare te Clark.

    - te 9 kandidatet e tjere demokrate, dalin automatikisht jashte loje me hyrjen e Clark. Fytyra e tij e re ne gare dhe kredencialet e tij ne karrieren ushtarake jane te paperballueshme nga figurat e tjera te konsumuara ne vite.

    - Dhe e fundit, te gjithe e pelqejne Clark per portretizimin e tij ne media, por askush nuk e njeh ende mire te shkuarren dhe karakterin e tij.

    Clark do te perbente nje sfide shume here me dinjitoze se cdo kandidat tjeter demokrat per George W. Bush.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    o maciste je i madh per kete foton qe ke prure ketu.Lexova nje artikull dje tek 55 edhe thoshte qe greqia dhe italia i blene serbise telekomin prej nje shume 893 miliarde dollare dhe pastaj ia shiten prape per 555 miliarde dollare kjo ishte para 1997 kete e bene per ti dhene miloshevicit para te mjaftueshme per te mbajtur pushtetin dhe te filloje luften ne kososve .Une spara i jap te tjereve vota po ti e meriton kete vote sot per kete foto aman ma jep ate faqen ku e ke gjet se do rri amerkia pa president tani .hahahahahahahahahahahaha
    Lollllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllll llllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllll llllllllllllllllllllllllllllllllll

  5. #5
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    clark e merr voten time
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  6. #6
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    sot ne shkollen time mbahet debati i kandidateve demokrat ku do te marr pjese dhe clark. do jem e pranishme kshq do kem mundesine te njihem me mire me platformen e tij per sa i perket presidencise.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  7. #7
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Wesley clark eshte ushtar per Hillary Clinton.
    Ajo po e perdor per te marre vota nga Dean (sidomos Dean se ai eshte ultra i majte, socialist me keq se Teng Hsiao Pini) dhe nese e shef qe do kete perkrahje nga elektoriati demoratik, ajo do futet duke e bere zv president.
    Ishte interesant fakti, qe ishin Clintonet ata qe e shtyne Clark te vinte kandidaturen, dhe po ate dite, dolen ne shtyp duke thene se akoma nuk kane vendosur perfundimisht nese do kandioje apo jo Hillary.
    Partia kemokrate ka probleme se nukkane as platforme e as ide, e vetmja platforme qe kane, eshte te shajme Bushin.
    Loooooosers!
    Ishalla nuk fitojne se do iki Amerika per lesh, do bohet socializem si Evropa e perendimit, dhe pastaj mjere ata qe punojne, dhe lum si dembelat.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  8. #8
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb


    Lexoni këtu : National Albanian American Council .

    Ja edhe një fotografi e Gjeneralit Wesley Clark :
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22
    Ka shume gjera qe ju nuk dini per Wes Clark dhe jam i bindur qe nese Clark ia del mbane te marri mandatin e partise demokratike per tu perballur me Bush, kampi i Bush do ta kete shume te lehte te diskretitoje ne publik Clark thjeshte duke cituar ushtaraket amerikane qe kane patur fatin ta njohin Clark nga afer dhe te punojne me te per nje kohe te gjate.

    Po ju citoj se cfare tha Gjenerali Shelton para dy ditesh, kryetar i keshillit te sigurise kombetare gjate administrates se presidentit Klinton. Kur e pyeten se cfare mendoni per kandidaturen e Wes Clark per president te SHBA, ai pasi u vrenjt ne fytyre, pasi lagu fytin e tij me nje gote uje, tha shkurt dhe prere:

    "Le te themi qe Wes Clark nuk ka per te marre voten time."
    Kandidati me i pergatitur ne rradhet e demokrateve me nje shans per tu perballur me Bush eshte ish-lideri i demokrateve ne kongres, Richard Gepard. Ky gezon nje mbeshtetje te madhe ne rradhet e bazes se elektoratit demokrat qe perbehet kryesisht nga sindikaliste dhe avokate.

    John Kerry i mungon karizma, John Edwards i mungon eksperienca, Howard Dean e ka renditur veten aq majtas aqsa ai nuk mund tu apeloje qendres dhe te moderuarve ne partine e tyre, Liberman eshte kandidati me i forte kur vjen fjala tek ceshtjet e sigurise kombetare por ne te njejten kohe e ndjek fantazma e humbjes ne 2001 me Al Gore. Te tjeret jane te paperfillshem ne gare dhe objektivi i tyre eshet sigurimi i mundshem i postit te zv-presidentit.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    A e dini qe Clark dhe Kerry jane cifute?


    Nuk besoj se Gephardt perfaqeson nje individ te pershtatshem per president te Amerikes. Gepard eshte shume militant dhe pak modern si personalitet.

    Per mua me i kompletuari, me i pjekuri dhe me karizmatiku eshte padyshim Kerry. Elokuenca dhe trajtimi i argumentit e dallon ate me teper se te tjeret.

    Gephadt i perngjan me shume nje Jimy Carter, pra nje demokrati conservativ, dhe preferencat e tij per shtresen puntore ne amerike jane te tepruara. Plus qe mua sulmet e tij ndaj Bushit mu duken disi me te thata dhe personale se te tjeret( miserable failure- e perseritur disa here). Nga ana tjeter Gephardt mund te trajtohet si deri diku i konsumuar ne politiken amerikane, duke pare ketu nevojen qe ka amerika per ata qe quhen "rising star" si ishte Bill Klinton.

    Kerry ka nje pamje me moderne politikisht. Jo vetem eshte ai me elokuent se Gephardt por eshte edhe me objektiv dhe i drejtperdrejt se ai.
    Kerry ka edhe disa avantazhe te tjera. Se pari ai eshte senator dmth perfaqesues i nje baze me te madhe dhe diverse zgjedhesish, i nje prej shteteve me industriale te amerikes, Gephardt eshte congressman-i i qytezes ku ka lindur dhe eshte rritur. Se dyti Kerry ka nje biografi totalsiht perfekte ne cdo aspekt te jetes, por mbi te gjitha ai vete eshte milioner, dmth tek ai e shikojne veten te perfaqesuar edhe shtresa e kamur ne amerike. Plus qe idete e tij ambientaliste i japin pike edhe me shume.

    Per mua, nqs Hillary Clinton nuk futet ne gare, konkurenca me e fuqishme do jete midis Clark dhe Kerry. Sido qe te jete Bushi duhet te ike. Ai eshte vertet nje aksident dhe gabim i sistemit amerikan te qeverisjes. Te shohim.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  4. Bashkim Fino kandidati i së majtës për president
    Nga shefqeti11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •