Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Ku Është Trupi I Shqipërisë?...

    "Na coptuan bre jezitët
    muhaxhirë ne dhe jevgjitët!..." - popullore


    Më thonë varret: - Ngrehu!
    Ta bëjmë Shqipërinë
    Se mbeti Atdheu
    Vetëm qafë dhe brinjë.

    Qafë e Llogarasë
    Pastaj Qafë e Malit
    Qafë e Mallakastrës
    Qafa e Shën Palit

    Dal tek Qafë e Prushit
    Shkoj në Qafë Morinë
    Qafë e Thanës hupi...
    Pres në Qafë Muzinë.

    Zbres tek qafë e buallit
    Qafë e Skënderbeut
    Ku ta gjej më thuani
    Gjoksin e Atdheut!?....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pershendetje

    Nuk ke lene qafe ,pa i rezituar
    Po ato qafethyerit i paske harruar
    Nano me kompani e zotrojn sot gjoksin
    Popullit te mjere, i ka lene vec kocin

    Pershendetje xhaxhi Agim.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Hej ALBA ZEMRA, po ku je moj Dortmundse!?
    Ke shkru, ke mungu, ke mësu, ke vjerrshëru, e ça ke ba më shkruj pak ma gjatë!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    he mor xhaxhi Agim.Kam ber disa shetitje neper Atdhe,e jam ligeshtu nga pamjet,kam sjell disa, i ke ke fotot shikoji se do mahitesh me qafat qe i kan ngel popullit.Urime per poezit qe ke sjell.
    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ky shpirti yt derdh vargje perngahera
    Mes tyre une i mjeri enderroja
    Pak koken te mbeshtes tek PENA jote
    Vec per pak caste ah o GIMI sa do doja.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #6
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Brenda vjershës ka plot vargje të bukura për titull.
    Më thonë varret: - Ngrehu!
    Ta bëjmë Shqipërinë
    Nëse varret të thonë “Ta bëjmë Shqipërinë, pse të mos vazhdohen dhe strofat e tjera në numrin shumës “Dalim tek Qaf e Prushit”, ... “Ku ta gjejmë na thoni”.
    Ose, ose të jetë e gjitha në njëjës duke nisur prej “Ta bësh Shqipërinë!”
    Një prej përbërësve të gjoksit, janë dhe brinjët. Edhe siç është shkruar asgjë nuk humbet, por mos është më mirë vargu “Vetëm qafë e brinjë” të bëhet “Vetëm qafë pa brinjë”?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Sepse aji nuk eshte varr akoma D.D.
    Eshte gjalle,ndjen dhe i dhemb.Mos e ngaterro figuren me ndjenjen.

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  3. Informacion i përgjithshëm mbi Republikën e Shqipërisë
    Nga bastardi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  4. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •