Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Deklarata e Moisiut dhe surpriza e Rugovės nga Viron Gjymshana

    E Marte, 23 Shtator 2003


    DEKLARATA E MOISIUT DHE SURPRIZA E RUGOVES

    Nga Viron Gjymshana

    Ne te njejten dite kur presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu, deklaronte ne Tirane se gjate vizites dhe takimeve qe ai ka planifikuar te zhvilloje ne seline e Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork, ai do te diskutoje me Pauellin e te tjere edhe per Kosoven, presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, i pohonte nje mediaje ceke se ne rast te mos njohjes nga bashkesia nderkombetare te pavaresise se Kosoves, atehere ekstremistet e te gjitha ngjyrave do te te kerkonin bashkimin e saj me Shqiperine. Per dike qe ushqen ende iluzione ose nuk e njeh si duhet qendrimin e Presidentit te Kosoves ndaj Shqiperise, deklarata me e fundit e Ibrahim Rugoves mund te ting`lloje si e cuditshme. Pasi t’u ngarkosh vetem ekstremisteve nje rol te tille, madje edhe t’i besh me faj ata se duan bashkimin e Kosoves me Shqiperine, jo vetem qe u ben shume nder, por njekohesisht deshmon se nje ide e tille ndodhet me kilometra larg zemres dhe mendjes se atij qe kosovaret zgjedhin dhe rizgjedhin pa pushim si udheheqes te tyre. Pasi nuk eshte hera e pare qe Rugova shprehet hapur kunder bashkimit te Kosoves me Shqiperine. Mbahet mend deklarata e tij para Komisionit te Puneve te Jashtme te Parlamentit Europian ne Bruksel se bashkimi i Kosoves me Shqiperine do te shkaktoje tensione te reja ne rajon, apo pohimet e tij se nuk ka nje vend ame, por 2 ose edhe me shume. Edhe nismat me te fundit te ndermarra ne Kosove si ai i krijimit te nje flamuri te ndryshem nga ai i Shqiperise, jane vijim llogjik i kesaj politike. Dhe ne rast se do te sjellesh ndermend qe Ibrahim Rugova ka vite te tera qe nuk ka shkelur ne Shqiperi, madje as ne festen e 90-vjetorit te ngritjes se Flamurit ne Vlore, bindesh edhe me shume se edhe deklarata e tij e fundit nuk eshte e rastesishme. Edhe po te mendosh se kjo deklarate perdoret vetem si nje mjet presioni ndaj kancelarive perendimore, qe ato te njohin pavaresine e Kosoves, ndryshe mund te kercenohen me bashkimin e trojeve shqiptare, edhe kjo ide tingellon si nave. Pasi problemi me i madh per bashkesine nderkombetare eshte sot se fare statusi duhet te kete Kosova ne te ardhmen, nese ajo do te jete nje lloj republike ne gjirin e nje federate serbo-malazeze-kosovare, apo duhet te gezoje nje lloj te gjere autonomie, kulturore, financiare brenda Serbise? Nje tjeter variant i perfolur gjithmone e me me force eshte ndarja e Kosoves, ku Serbia duhet te marre rreth e territorit te saj te tanishem. Per bashkesine nderkombetare nuk paraqet asnje problem bashkimi i Kosoves me Shqiperine ne rast se ata vendosin se e tere Kosova ose nje pjese e saj do te njihet si e pavarur. Zyrtare te larte te saj madje jane shprehur hapur se ata jane kunder shumefishimit te minishteteve ne Ballkan, si mund te jete ai i Malit te Zi apo nje Kosove e cunguar. Prandaj me shume se me nje shantazh te Rugoves ndaj diplomacise nderkombetare, duket se ketu kemi te bejme thjesht me nje lloj alergjie te udheheqesit te Kosoves ndaj Shqiperise, alergji qe eshte ndjere me se pari qe ne prishjen e marrdhenieve te Ibrahim Rugoves me ish-presidentin Berisha, rreth 7 vjet me pare. Por ne te gjithe kete parodi te terheq vemendjen edhe qendrimi i cuditshem i klases politike shqiptare. Ata jane vene ne nje gare patriotizmi dhe paternalizmi se kush e kush e do me shume Kosoven, megjithese kete nuk ua ka kerkuar askush. Perkundrazi ata shpesh here jane lutur nga udheheqesit kosovare qe te mos nderhyjne ne punet e saj, pasi sipas fjaleve te tyre, Kosova ka udheheqesit dhe institucionet e veta legjitime. I fundit ne rradhe, presidenti Moisiu, duket se edhe ai nuk i ka shpetuar dot ketij tundimi. Pa dyshim se presidenti i Shqiperise ka te drejte te diskutoje me ke deshiron per Kosoven, Maqedonine etj, por vecse si nje udheheqes i nje shteti fqinj, qe interesohet per fatin dhe stabilitetin e rajonit, dhe jo si perfaqesues i aspiratave panshqiptare ne Ballkan. Deklaratat dhe qendrimet e Rugoves i heqin atij, si dhe shume te tjereve, legjitimitetin e paternalizmit te Tiranes ndaj Prishtines.





    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Rugova sė pari ka prishur marrėdhėniet me Berishėn pas deklaratės famkeqe tė tij nė Gjermani po e citoj "shqiptaro-dardanėt duhet ta kuptojnė se kompromisi ėshtė tė lėshosh pe kėshtu qė duhet tė kėnaqen edhe me autonomi", kurse pėr Nanon pas takimit tė tij me Millosheviqin nė Kretė kur Nano pat deklaruar se shqiptarėt duhet tė kėrkojnė zgjidhje institucionale e jo duke krijuar pushtete paralele dhe bojkotuar institucionet, atėherė Rugova i pat kėrkuar publikisht gjithė politikanėve shqiptar kujdes nė deklaratat e tyre politike dhe nėse nuk mund tė bėjnė mirė tė paktėn keq mos ti bėjnė problemit dardan. Kėto kanė qenė deklaratat e Rugovės pas atyre dy gabimeve qė Nano e Berisha patėn bėrė nė atė kohė.
    Kohėn e fundit nga frika naive edhe PDK pati deklaruar se pėr Prishtinėn vendos Prishtina e as Beogradi e as Tirana duke menduar se nėse Tirana ka tė drejtė tė vendos pėr fatin e Dardanisė pastaj edhe Beogradi mund ta kėrkoj njė gjė tė tillė, dhe kjo deklaratė ishte njė naivitet poashtu.
    Mirėpo tani gjėrat kanė ndryshuar dhe edhe politika shqiptare nė Tiranė nė lidhje me ēėshtjen kombėtare sidomos nė lidhje me ēėshtjen dardane ka ndryshuar dhe nuk ka mė gafa, prandaj nuk ka arsye Rugova pėr tė mos bashkėpunuar dhe koordinuar punėn me Tiranėn, edhe pse edhe nė atė kohė ftohja e marrėdhėnieve ka qenė shumė e dėmshme pėr interesat shqiptare dhe ėshtė njė gabim sa i Tiranės aq edhe i Rugovės.
    Kurse pėr deklaratat e Rugovės kundėr bashkimit, ato janė shumė naive dhe gabim shumė i madh i tij, i cili mendoj se nga frika se bashkimi ėshtė njė zgjidhje mė pak e pėrkrahur nga pėrėndimi dhe sipas frikės sė tij naive se ėshtė ekstremiste ka rrėshqitur nė gabim tė tillė politik qė ėshtė pothuajse i pafalshėm pėr momentet historike nėpėr tė cilat po kalon kombi jonė dhe vet pėrgjegjėsinė qė ka marrė mbi supe ai pėr tė ardhmen e tij dhe brezave qė do tė vijnė.
    Gjithė kėto probleme kanė ardhur si rezultat i njė mosbashkėpunimi dhe jokoordinimi i punės sė politikanėve shqiptar duke shkuar seicili sipas kokės tė tij, dhe pėr kėtė arsye unė e kam potencuar me mijėra herė deri tani nevojėn urgjente tė mbajtjes sė njė kongresi mbarėkombėtar ku do tė bėhej platforma e politikės shqiptare dhe koordinimi i punės sė gjithė politikanėve shqiptar nė lidhje me tė gjitha ēėshtjet kombėtare. Kjo ėshtė njė nevojė urgjente dhe jo vetėm tani por mbajtja e njė kongresi i tillė duhet tė bėhet traditė dhe tė bėhet nėse jo ēdo vit atėherė tė paktėn ēdo dy-tre vjet, kėtė e bėjnė pothuajse gjithė shtetet e kombet e edhe ne duhet ta bėjmė.
    Si pėrfundim, jam plotėsisht i bindur se edhe Rugova do tė jetė mė i pėrgjegjshėm nė deklaratat e tij tash e tutje, dhe nuk do tė kemi tė tilla gafa nė tė ardhmen.
    Moisiu dhe gjithė poliikanėt tjerė shqiptar Nano, Berisha,Rugova, Qosja, Thaēi,Xhaferri, etj duhet tė punojnė pėr bashkimin jo sepse kėtė ua kėrkon ndokush (edhe pse kėtė ua kėrkon gjithė kombi shqiptar dhe interesat shqiptare dhe pėr kėtė edhe janė votuar) por nė rradhė tė parė sepse ėshtė edhe vet interes i tyre dhe i brezave shqiptare qė do tė vijnė ku kanė edhe fėmijėt, nipat e tyre si ēdo shqiptar tjetėr.
    Dardania ėshtė shqiptare si ēdo tokė tjetėr shqiptare e si rrjedhojė ėshtė pasuri e gjithė shqiptarėve, prandaj ēdo punė qė bėhet nė kėtė drejtim nga kushdo shqiptar dhe nga cilido qytet apo krahinė shqiptare ėshtė vetėm mbrojtje e pasurisė sonė tė pėrbashkėt.
    Plotėsisht pajtohem me zotin Viron Gjymshana kur thotė se edhe pėrėndimi mė parė do tė pranoi njė Dardani tė bashkuar me Shqipėrinė se njė shtet tė vogėl tė ri qė nuk shihet as edhe nė hartė, vetėm se pėr ndarje e kam cekur edhe mė parė kjo do tė mund tė ndodhte vetėm nėse nuk do ta kishim Preshevėn e viset tjera shqiptare nė Serbi-Mali i Zi, sepse nėse bėhet ndarja e prishje e kufijve mbi baza etnke atėherė patjetėr do tė pėrfshij edhe kėto toka shqiptare, pėr ēka politika shqiptare nuk mund tė jetė kundėr.
    Prandaj, politikanėt shqiptar duhet hapur tani ta thonė tė gjithė se janė pėr bashkim sepse ėshtė zgjidhja mė e mirė dhe e vetme e ēėshtjes dardane qė siguron paqe, stabilitet e siguri afatgjatė gjė shumė e rėndėsishme, dėshpėrimisht e rėndėsishme pėr gjithė rajonin, proceset integruese tė tij dhe investimet e huaja aq tė duhura nė kėtė rajon.
    Kjo nuk ėshtė zgjidhja mė e mirė dhe vetme, vetėm pė ne shqiptarėt por edhe pėr gjithė bashkėsinė ndėrkombėtare dhe edhe vet serbėt sepse me kėtė ata bile pėrshpejtojnė proceset integruese tė vendit tė tyre por edhe thithin mė shumė investime tė huaja si rezultat i stabilizimit tė rajonit, dhe shuarjes sė vatrave tė krizės, sepse serbėt edhe po tua japim Dardaninė ata do tė humbasin sepse nuk mund ta mbajnė dot me problemet qė do ti lindin nga populli dardan i cili nuk do tė duhej kurrė me njė gjė tė tillė. Kėtė ua them edhe serbėve kudo qė i takoi dhe besoni gjej mirėkuptim tė plotė bile fitoi edhe shumė mė shumė respekt nga ana e tyre.
    Bashkimi i Dardanisė ėshtė njė ēėshtje ditėsh tani, dhe mezi presim ta gdhijmė ditėn kur Dardania tė ribashkohet tani me Albaninė e qė tė dyja sė bashku ta rilindin Ilirinė.

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Moisiu duhet te siguroje votime te rregullta e ne se do Kosoven ( natyrisht e do) te kerkoje llogari ne prokurorine e Tiranes e te coje ne Gjyq vrasesit e Kolonel Krasniqit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90
    Brari je shume i sakte. Ka ardhur koha qe keta demagoge qe na qeverisin te mesojne te bejne edhe ate cike demagogji, se tjeter gje s'dine te bejne. Ose s'i debila qe jane, kur i digjen letrat, bertasin e kercenojne me doreheqje.
    megjithate Rugova ka shume hije ne biografine e tij politike. Dhe perpara se te fajesojme per ndonje gje Berishen kujtojme se nje nga mosaprovimet e komunitetit eyroatlantik ndaj presidences se tij ka qene edhe sepse i iku koha politikes se forcimit te faktorit shqiptar qe ai filloi te beje.

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Postuar mė parė nga Brari
    Moisiu duhet te siguroje votime te rregullta e ne se do Kosoven ( natyrisht e do) te kerkoje llogari ne prokurorine e Tiranes e te coje ne Gjyq vrasesit e Kolonel Krasniqit.
    Nuk ka hiē bashkim deri sa Moisiu ti gjej vrasėsit e kolonel Krasniqit. hahaha fore e mirė a
    Brari kėto ēėshtje qė i potenconi juve si votimet e rregullta dhe zbardhja e vrasjes sė kol. Krasniqit janė tė rėndėsishme dhe pėr to duhet punuar gjithė shqiptarėt e edhe Moisiu si kryetar i jonė.
    Mendoj se Moisiu ka bėrė punė tė mirė nė reformat nė drejtėsinė shqiptare si dhe nė pėrgatitjen e vendit pėr zgjidhje dhe jemi shumė tė bindur se do tė vazhdoi nė kėtė mėnyrė, dhe tė bėhet kryetari i parė shqiptar qė do tė pėrcillet me lule kur ta mbaroi mandatin apo mandatet nėse fiton edhe tjetėr mandat pas kėtij.
    Por kėto ēėshtje nuk kanė aspak tė bėjnė me temėn qė kam hapur unė sepse bashkimi nuk mvaret nga asgjė hiē fare sepse ėshtė nė interes tė gjithė shqiptarėve dhe pikėrisht pėr kėtė edhe do tė bėhet bashkimi dhe jo se e do Moisiu apo filani e filani, ėshtė fakt qė Moisiu dhe ēdo shqiptar tjetėr pėrfiton nga kjo prandaj edhe kjo nuk ka kushte e vecmas ato kushte banale qė keni sjellur juve kėtu.
    Po e zėmė se nuk mbahen zgjedhjet e lira dhe nuk gjendet vrasėsi i kol. Krasniqit, a duhet vuajtur ende kombi shqiptar i ndarė pėr shkak tė kėtyre dy ēėshtjeve. Jo Brari, duhet tė mendosh para se tė shprehesh.
    Edhe njėherė po e pėrsėris se zgjedhjet e rregullta dhe zbardhja e vrasjes sė kol. Krasniqit janė dy ēėshtje qė duhet zgjidhur, dhe zgjedhjet deri tani janė duke shkuar shumė mirė si kurrė mė parė nė historinė e zgjedhjeve politike shqiptare (pėrveē atyre nė Dardani) dhe nuk ka asnjė arsye qė mund tė na bėjnė tė dyshojmė nė manipulime etj etj, jo kėtė herė dhe kurrė mė.
    Dhe shpresojmė edhe mė shumė punė nga ana e prokurorisė pėr zbardhjen e vrasjes sė kol. Krasniqit.
    Mirėpo pamvarėsisht kėtyre dy ēėshtjeve qė nuk kanė aspak tė bėjnė me bashkimin, bashkimi i Dardanisė dhe Albanisė ėshtė vetėm ēėshtje ditėsh dhe kjo pėr shumė arsye sepse ėshtė zgjidhja mė e mirė dhe e vetme e problemit qė siguron paqe dhe stabilitet afatgjatė jo vetėm nė kėtė tokė shqiptare por edhe nė gjithė rajonin, sepse ėshtė nė interesin shqiptar, ėshtė nė interesin serb dhe ėshtė nė interesin rajonal e ndėrkombėtar.


    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Deklarata e fundit e "AKSH-se"
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2003, 02:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •