Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Shpirti dhe feja islame

    Duke u nisur nga fakti qe jam i krishtere ne besim, dhe Shpirti i Shenjte perben nje prej elementeve te Trinise se Shenjte, do te kisha deshire te shuaja nje kuriozitet ne lidhje me fene islame.

    Nga cfare kam lexuar ne shkrimet e besimtareve muslimane ne kete forum, shume pak lakohet "shpirti". Nuk e di nese ka emertim tjeter per te ne Kuran, por do te kisha deshire qe te merrja pergjigje nga besimtaret muslimane:

    Cfare shkruhet ne Kuran per shpirtin e njeriut?

    Nga buron jeta e njeriut?

    Cfare transformimi ndodh kur njeriu vdes fizikisht?

    Albo

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    ne kuran dhe ne fene islame ka shume por po te sjell nje pjese te tyre shpresoj te bejne dobi.

    Vellezer dhe motra dua te flas ne kete teme per dicka qe gjithmone na afrohet kur ajo ndodh syte tane perloten zemrat tona trishtohen per te cilen nuk ka shpetim ose largim prej saj.Njeriu vjen ne kete bote pa vullnetin e tij dhe largohet nga kjo bote pa vullnetin e tij.Pra secili prej nesh ne kete bote eshte nje udhetar i cili nje dite te bukur ose te keqe do ta lere udhetimin e tij per tu prehur ose pushuar ne boten tjeter.Nga ngjarjet kryesore te jetes se tij jane lindja martesa dhe vdekja te cilat ai i perjeton me deshiren ose padeshiren e tij.Shume shkencetare jane perpjekur per te zbuluar se cndodh me njeriun mbas vdekjes por kane ngelur ne vend nga pengesat e te panjohures per te.Mirepo feja si nje shpallje prej Zotit i cili di gjithcka te fshehte ose te dukshme na ka treguar per kalimin ose nderrimin e jetes se njeriut.Thote Zoti ne kuran "Secili njeri do ta shijoje vdekjen e shperblimiet tuaja u plotesohen diten e kijametit e kush i shmanget zjarrit e futet ne xhenet, ai ka arritur shpetim e jeta e kesaj bote nuk eshte tjeter pervecse nje mashtrim"(sure Ali imran 185) pra megjithese zbulimet shkencore qe ka bere njeriu per sherimin e semundjeve te ndryshme ai ka ngelur ne vend per te parandaluar kete fenomen te natyres njerezore (VDEKJEN).Por kjo vdekje nuk eshte fundi i gjithckaje por mbyllja e nje periudhe sprove ne te cilen secili njeri mbushi librin e tij te jetes me veprat e tij, qofshin keto te mira ose te keqija ku sipas tyre (veprave) ai do te shperblehet ose denohet.Pra njerez te ndryshem pyesin veten - pse u krijuam? -ku do te shkojme mbas vdekjes-? ,pyetje qe shume prej tyre nuk i japin dot pergjigje te sakta.Pra qellimi i jetes ne kete bote eshte qe njeriu te falenderoje Zotin e tij dhe ta adhuroje Ate nje te vetem.Dhe nese shikon gjithsecili qe dielli i sherben njeriut per tu ngohur ai ajri i sherben atij qe te marri fryme toka per te banuar pemet ,kafshet uji dhe cdo gjallese ne mynyre te drejteperdrejte ose indirekte i sherben atij ,pra kur te gjithe keto krijesa gjigande si yjet me te cilat ai orientohet naten dielli toka ajri u vien ne sherbim te njeriut atehere njeriu paska nje mision madheshtor .Pra te falenderoje DHURUESIN( ZOTIN) e ketyre miresive dhe ta adhuroje ate nje te vetem .per kete argument eshte fjala Allahut ne kuran {"Nuk i kam krijuar per tjeter qellim xhindet dhe njerzit por vetem qe ato te me adhurojne MUA"(dharijat 56). ] Ky qellim ne vetevete permban dhe disa sprova per tu dukur se kush prej njerzve do te jene mirenjohes dhe falenderues dhe te sinqertene ne veprat e tyre ne lidhje me miresite qe Zoti iu i ka dhuruar atyre per tu shperblyer ose denuar sipas puneve te tyre.Pra gjate ketij qellimi madheshtor njeriu sprovohet me shume dukuri te cilat i sjell jeta komplekse e kesaj bote.Per kete argument eshte fjala e Allahut ne Kuran {" Ai eshte qe krijoi vdekjen dhe jeten per tju sprovuar se cili prej jush do te jete me veper miri.Ai eshte Ngadhenjyesi Mekatfalesi"(sure Mulk 2). Pra duke qene qe ne vijme ne kete jete pa vullnetin tone po ashtu largohemi pa vullnetin tone na ben te qarte se jeta dhe vdekja jane ne dore te Zotit i cili me urtesine e tij ka caktuar cdo gje .Dihet pra qe trupi njeriut eshte i krijuar prej baltes nga Zoti dhe me vone prej bashkimit seksual te dy gjinive dhe ne momentin qe ai kalon disa faza ne trupin e nenes i vjen shpirti dhe i hyn ne trup dhe ne kete kohe ai fillon jeta e tij qe ne barkun e nenes.Per kete argument eshte fjala e profetit Muhamed a.s :Njeriu formohet ne perbrendesen e nenes se tij per dyzet dite si pike uji pastaj po per kaq dite si cope gjaku dhe po per kaq dite behet cope mishi dhe pastaj vjen engjelli dhe i fut shpirtin dhe i cakton kater gjera jeten fatin ....... ."Prandaj nena e ndien femijen e saj te levizi mbas kater muajsh(3x40dite).Pra jeta e njeriut fillon ne barkun e nenes se tij ne momentin kur trupit i bashkangjitet shpirti nqs llogjika e tij dhe shqisat e tij do te ishin te zhvillume dhe ne do ta pyesnim ate ose do ti deklaronim atij se kur te dale do te shohe pallate, makina, peme, njerez .Nga ky supozim do te merrnim nje pergjigje e cila ka te beje me ate qe njeriu i njeh gjerat ma ane te perceptimit te shqisave.Pra ai do te thote se une nuk i shoh ato, ketu ka vetem erresire dhe zorre .Por ne castin qe ai del prej barkut te nenes se tij ai veshtron vertetesine e deklarimeve qe iu bene qe ne bark te nenes.Po keshtu ndodh edhe me njerzit ne momentin qe ti i thua qe kur te vdesesh ka denime ose shperblime, Ai te pergjigjet kush i ka pare edhe na ka treguar per to.Pra mbas fazes se dyte te jetes nga jeta ne bark njeriu kalon ne ate te jetes ne kete bote dhe vazhdimit te misionit qe Krijuesi i ka ngarkuar vjen pastaj ndarja e padeshirueshme nga njeriu duke kaluar ne fazen e trete te jetes ate te nderrimit ose te daljes se shpirtit nga trupi dhe vendosjes se tij ne varr.Shembulli i jetes se varrit eshte si shembulli i enderres ne gjume kur njeriu fle ai shikon ose enderron gezim ,shikimi i tij i kalon permasat e syve mbyllur ai perjeton miresi ne enderr ose vuajtje per te cilat ne deshmojme duke qene jashte trupit te tij se ato nuk egzistojne per ne ne momentin qe ne shohim qe trupit te tij nuk po i ndodh asgje.Shikoni si thuhet ne kuran "Allahu i merr shpirtat , kur eshte momenti i vdekjes se tyre , edhe ate qe eshte ne gjume e nuk ka vdekur e edhe atij qe i eshte caktuar vdekja e mban (nuk e kthen) dhe ate tjetrin (qe nuk i eshte caktuar vdekja ,por eshte ne gjume) e leshon te kthehet deri ne nje afat te caktuar.." (zumer 42) ne nje ajet tjeter thuhet "Te pyesin ty per shpitin thuaju"Shpirti eshte ceshtje qe i perket vetem Zotit tim dhe juve iu eshte dhene shume pak dije"(isra 85) Pra dhe kalimi i njeriut nga kjo bote shnderrohet me nje tjeter proces i daljes se shpirtit nga trupi per disa momente derisa trupi kthehet ne varr.Per kete deshmon ajetet u Kuranit dhe hadithet e Muhamedit a.s.transemtohet nga Berra ibn Azib(shok i profetit) qe ka theneolem nje dite me profetin a.s ne varrimin e nje burri prej medinasve.Pasi e varrosem. u uli derguari i Allahut ne drejtim te mekes dhe ne ulem rreth tij sikur mbi kokat tona te qendonte ndonje zog.Ne dore profeti a.s mbante nje shkop me te cilin gervishte token.Pastaj filloi te shikonte nga qielli dhe ne toke e ngriti dhe e uli shikimin e tij tri here edhe tha {-Kerkoni ndihme tek Zoti prej denimit te varrit.Pastaj tha " Kur njeriu BESIMTAR gjendet ne momentin e ndarjes nga kjo bote dhe pritjes per ahiret i zbresin engjejt nga qielli me fytyra te bardha si dielli dhe kane me vete qefine prej qefineve te xhenetit dhe erera ose parfume te mira nga ato te xhenetit.Ato i ulen atij me nje gjeresi sa eshte shikimi i syrit.Pastaj vjen engjelli i vdekjes i cili i ulet tek koka e tij dhe i thote-O ti shpirt i mire dil per ne kenaqesine dhe meshiren e Allahut te Lartesuar.Shiko si thuhet ne KURAN "..Kur t'i vije ndonjerit prej jush afati i vdekjes atij ia marrin shpirtin te derguarit Tane dhe ata nuk bejne asnje lloj leshimi"(sure el aname 61).ose ajeti tjeter"Thuaj "engjelli i vdekjes i cili eshte caktuar per ju ua merr shpirtat e pastaj do te ktheheni te Zoti juaj"(sure sexhde 11) Pastaj ja merr shpirtin me nje lehtesi te tille sikur del uji prej shishes dhe engjjelli i vdekjes e merr dhe ua jep engjeve te meshires dhe e vendosin ne qefinin me erera te mira dhe del prej saj nje ere misku(parfumi me e mire se era me e mire qe gjendet ne faqen e tokes dhe keto engjuj e ngrene ate lart ne qiell.Shikoni si thuhet ne KURAN "E ska dyshim se ata qe thane "ALLAHU eshte Zoti yne dhe u treguan te paluhatshem ne kete atyre u vijne engjejt ne prag te vdekjes dhe u thone te mos frikesoheni e te mos pikelloheni ju keni myzhde xhenetin qe u eshte premtuar.ne kujdesemi per ju si ne jeten e kesaj bote ashtu dhe ne ate boten tjeter ku do te keni ateqe deshironi dhe gjithcka kerkoni.Pritje e nderuar prej Atij qe fal mekatet dhe qe eshte meshirues "( sure fusilet 30-32). Rruges grupe engjujsh pyesin edhe thone -kush eshte ky shpirti i mire !at u pergjigjen !Eshte filani bir i filanit duke e permendur ate me emrat me te mire dhe me te bukurqe e kane thirrur ne kete bote.Keshtu derisa arrijne qiellin e dynjas ose qiellin e pare.Ketu kerkojne leje tu hapet dera e ketij qielli dhe ajo i hapet vazhdojne engjujt ta shoqerojne shpirtin deri ne qiellin e shtate.Thote Allahu "Shkruajeni librin e robit tim ne ilijin(liber qe shenohen veprat e mira) pastaj u thuhet kthejeni ne toke se UNE (ZOTI) ua kam premtuar ate se nga ajo toka iu krijova ne ate do tiu rikthej dhe prej saj do tiu ringjall per ne diten e gjykimit.pastaj i kthehet shpirti ne trupin e tij ne toke mbasi eshte varrosur dhe ai fillon te ndieje hapat e njerzve kur ikin, mbas ketij casti i vijne dy engjujme pamje te eger (me shikim si vetetima dhe me folje si bubullima) i afrohen edhe e pyesin -kush eshte Zoti yt?,kush eshte feja jote? kush eshte ai i derguar qe u dergua tek ju.Ai i pergjigjet Zoti im eshte Allahu feja ime eshte Islami dhe i derguari qe u dergua eshte Muhamedi a,s ata e pyesin perseri cila ka qene puna jote?Thote-lexova librin e Allahut dhe e besova ate.keto tre pyetjet jane te fundit sprove qe i paraqitet njeriu besimtare sic thote Allahu ne kuran per besimtarin:Ne do ti forcojme ato qe besuan me fjale te palekundshme ne jeten e kesaj bote dhe ne jeten tjeter"prandaj besimtari pergjigjet lirshem.Therret nje ze prej qielli Tha te verten robi im prandaj shtrojini atij shtroje prej shtrojeve te xhenetit dhe hapeni atij deren e xhenetit.i vjen atij era e xhenetit dhe i shikon miresite e tij (dhe do te mjaftonte kjo si shperblim per te por..)dhe i zgjerohet varri me nje hapesire sa shkon shikimi.ne kete moment i vjen nje burre me pamje te hijshme dhe me rroba te bukura me ere te mire dhe i thote pergezohu me kenaqesine e Zotit dhe xhenete ne te cilat ka miresi te perhershmekjo eshte dita qe te eshte premtuar.pastaj e pyet kush je ti.i thote une jam puna jote e mire.per Zotitn me te vertete ti ishe i shpejte ne miresi dhe bindje ndaj Zotit dhe i larguar prej gjynahave.prandaj Allahu te shperblefte me te mira.Pastaj i hapet atij nje dere nga dyert e Zjarrit dhe i thuhet -Ky do te ishte vendi ytpo te ishe prej jobesimtareve.ta zevendesoi Zoti me kete dhe i paraqitet xheneti.Thote Zoti im pershpejtoje kijametin qe te bashkohemqe te bashkohem me te afermit e mij.i thuhet atij rri i qete.kurse per MOSBESIMTARIN kur eshte ne momentin e vdekjes i zbresin atij engjujt nga qielli te eger te ashper me fytyra te zeza.ne duart ata mbajne qefine prej Zifti dhe zjarri dhe i ulen atij ne nje distance sa i sheh syri.Pastaj vjen engjelli i vdekjes i cili i ulet tek koka dhe i thote- o ti shpirt i keq dil per tek zemerimi i Allahut" Shiko si thuhet ne KURAN"..Kur t'i vije ndonjerit prej jush afati i vdekjes atij ia marrin shpirtin te derguarit Tane dhe ata nuk bejne asnje lloj leshimi"(sure el aname 61)ose ajeti tjeter"Thuaj "engjelli i vdekjes i cili eshte caktuar per ju ua merr shpirtat e pastaj do te ktheheni te Zoti juaj"(sure sexhde 11) . Keshtu qe ia merr shpirtin sikur del rrodhja prej leshit (me aq veshtiresi).nderkohe ate e mallkojne ate te gjithe engjejt midis qiellit dhe tokes .ja dorezon engjeve te denimit shpirtin e tij dhe keta e fusin tek qefini prej zifti dhe zjarri me erera te keqia dhe fillojen ta ngrejne ne qiell, shikoni si thuhet ne KURAN "Po ti kishe pare engjejt kur ua marrin shpirtin atyre qe kane mohuar (do te shihje tmerr)!.U bien fytyrave e shpinave (para dhe prapa).shijoni denimin e djegies!Kete (denim) e merrni per shkak te asaj qe fituat. Allahu nuk eshte i padrejte ndaj roberve te tij" (sure enfale 50-51) dhe pastaj engjejt e qiellit pyesin kush eshte ky shpirti i keq "thojne eshte filani biri i filanit dhe e emertojne me emrat me te keqinj qe ka pasur ne kete bote.luten engjejt e qiellit per te duke thene O Zot mos e ngre kete shpirt ne qiell,ngrihen engjujt ne qiell derisa arijne tek portat e qiellit dhe kerkojne tu hapen por ato nuk iu hapen.Pastaj tha i derguari i Allahut "nuk i hapen atij dyert e qiellit dhe nuk ne xhennet aq sa hyn deveja ne brimen e gjilperes".i thote Zoti engjeve shenoni librin e tij ne sinxhin(librin ku shenohen ounet e keqija)vendin me te ulet" Pastaj i thuhet"Kthejeni robin Tim ne toke sepse Une i i kam krijuar nga dheu ne ate do ti kthej dhe prej saj do ti ringjall perseri.Pastaj hudhet shpirti per tu bashkuar me trupin pasika mbaruar varrimi dhe ky degjon hapat e njezve.dhe i i vijne dy engjejt dhe e pyesin kush eshte Zotin yt feja jote i derguari qe erdhi tek ju?" Ai thote-ah ah nuk e di(megjithese mund ta dije ne kete bote ai aty nuk pergjigjet dot )Pastaj degjohet nje ze prej qielli ku i thuhet shtojeni atij shtresat e zjarrit .pastaj i hapet nje dere prej dyrve te zjarrit dhe e perjeton zjarrin deri ne diten e gjykimit.varri i ngushtohet derisa brinjet i ngushtohen me njera tjetren.pastaj i afrohet nje burre me fytyre te shemtuar me rroba te keqija dhe me ere te keqe e i thote Pergezohu me te keqiat qe kyeve mekjo eshte dita qe te eshte premtuar.E pyet kush je ti . i thote -une jam puna jote e keqeti ke qene njeri i pasiv ne kryerjen e veprave te mire dhe i shpejte ne gjynafe.Pastaj vjen nje engjell me nje cekic qe e godet me nje cekic sikur ta godisje nje mal do te behej pluhur .keshtu goditet me te ne momentin qe ngrihet cekici koka i behet ashtu sic ishte ne fillim ne mynyre qe denimi ti vazhdoje.nxjerr nje klithme njeriu prej saj e degjon cdo gje pervec njerezve dhe xhineve.dhe fillon denimi per te dhe ai lutet o Zot mos e ben kijametin"Thuhet ne kuran" "... ndersa ithtaret e faraonit i perfshiu denimi me i keq ata i neshtrohen zjarrit mengjes e mbremje dhe diten e kijametit u thuhet engjejve" ithtaret e faraonit futini ne denimin me te rende"(gafir 45-46) po keshtu ne nje hadith kur profeti muhamed a.s kaloi prane dy varreve tha "keta te dy po ndeshkohen me denim njeri merrej me fjale duke futur percarje tek njerzit kurse tjtri nuk pastrohej pas daljes nga banjoja. pra shume gjera prej ketyre jane gajb gjera qe mendja dhe shqisat tona nuk i kapim por per to ka argumente si psh njeriu kur jep shpirt i ngren syte lart duke pare nga engjejt dhe shume prej njerzve mund te kene qen prezent ne momentin e vdekjes te ndonje njeriu dhe ai ka vuajtur kur i ka dale shpirti sikur del rrodhja me gjemba prej leshit po keshtu dikush mund te kete qene prezent kur dikush ka pas nje vdekje te lehte dhe pa vuajtje.Per kete profeti Muhamed a,s na keshillon qe qe njeriut kur vdes ti permendim shehadetin {esheheduen la ilahe il-lall=llah ue esh hedu ene muhameden rresullullah}={deshmoj qe nuk ka te adhuruar me te drejte dhe merite pervec Allahut dhe muhamedi ,a,s eshte i derguari tij}. Po keshtu ne qoftese nje kafshe nese cohet tek varrezat e pabesimtareve ajo do te rri urte,shembulli i enderres dhe njeriut kur eshte ne barkun e nenes jane po ashtu argumente llogjikore per vertetesine e ketyre ndodhive .Per ate qe beson Zotin cdo gje eshte e qarte dhe e vertete sepse Zoti nuk genjen dhe ai e di te fshehten dhe na ka njoftuar ate me ane te kuranit.Dicka per ti sqaruar njerzit se duhet te dime qe Zoti e ka krijuar gjerat ne kete bote me shkaqe pra njeriu vdes duke i ndaluar zemra dikush vritet dikush bie nga nje ndertese e larte por kur ne momentin e ndodhjes se shkakut ateher vien engjujt e ia marrin shpirtin sepse ka ndodhur shpesh qe dikush bie nga shkallet dhe vdes kurse dikush bie nga avioni si ai femija 2 vjec dhe te gjithe njerzit vdiqen vetem ai shpetoi.Pra mund te haje ndokush 10 plumba dhe nuk vdes kurse dikush tjeter vdes me nje kafshate buke keto jane deshmi qe vdekja nuk eshte e varur krejtesisht nga shkaqet por eshte e varur pjeserisht.Perfundimi i jetes vjen vetem ne momentin kur engjejt i marrin shpirtin.Do te pyesi dikush po mundet qe njeriu tarrisi jeten e tij qe ti vonohet vdekja .Po sepse thame me lart qe jeta dhe vdekja varen dhe nga marrja e shkaqeve.Pra nese njeriu pi droge helm duhan domosdo ai shkurton jeten e tij po nqs ai i permbahet rregullave qe Zoti ka sjelle ne kuran ai rron nje jete te lumtur dhe te gjate.Per kete na ka treguar Muhamedi a.s ku thote"Kush i ruan marredheniet farefisnore dhe lidhjet me komshiun Allahu atij do tia zgjasi jeten dhe riskun".Nese dikush do te pyesi veten pse njerzit nuk e duan vdekjen si fenomen ?,nje dijetar islam thote njeriu nuk e do vdekjen sepse ajo eshte kalimi i tij nga kjo bote ne boten tjeter dhe ai ka ndertuar kete bote dhe ka shkatarruar boten tjeter me veprat e tij dhe ai nuk deshiron te kaloi nga ndertimi ne shkatarrim ose si shembulli i nje personi qe ka provim por ai nuk mesuar ateher ai deshiron qe ti shtyhet provimi i tij ose ndjehet keq ne kohen kur do te japi provim po keshtu personi i cili ska besuar ka bere te keqija nuk eshte falur ai eshte i papergatitur per vdekjen e tij i ka humbur shpresa per shpetim dhe meshire dhe nuk deshiron te vdese e kunderta ndodh me besimtarin i cili eshte si personi qe eshte pergatitur shume mire ne provim ka mesuar dhe eshte i qete pa frike sepse eshte pergatitur per ate dite pra besimtari e ka pergatit veten e tij me vepra te mira besim adhurim e falje ndaj Zotit ateher ai shpreson ne takimin me Zotin etij ne meshiren e Zotit te tij dhe ne shperblimin e Zotit te tij.Ai eshte i mallengjyer me shume mall per kete takim me shume se femija kur ka shume vite qe nuk ka takuar nenen e tij.pra o motra dhe o vellezer cdo dite ju shikoni qe njerzit tone ndahen nga kjo bote disa prej tyre ne i cojme atje ne varreza me duart e jona por harrojme dhe qeshim se nje dite ne do te shkojme atje dhe do te takohemi me Zotin tone Imagjinoni pak takimin me Zotin tuaj si do te dilni para tij me keto vepra qe keni si do te dilni para tij duke mos e besuar ate dhe mos praktikuar ato qe ai na ka urdheruar secili ti beje llogarine vetes se tij ne kete bote dhe do te shohe se cdo ta prese ne boten tjeter.vdekja duhet pasur frike si fenomen jo per tu bere si budalla por per te penguar ty nga veprat ekeqija qe kane denim mbas saj dhe per te motivuar ty per te kryer vepra te mira te cilat kane shperblim prej Zotit madheshtor. Dhe se fundi dua ta mbyll me hadithin madheshtor te Muhamedit a.s i cili thote" Dijeni vleren pese gjerave para se te vijne pese te tjerat: "rinise para se te plakeni shendetit para se te semureni kohes se lire para se te te ziheni me pune pasurise para se te varferoheni dhe jetes para se te vdisni"
    vazhdon me diten e ringjalljes te gjykimit dhe futjen ne xhenet dhe xhehenem


    __________________


    Per me shume mund te shikoni dhe kete teme ne forum
    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=23015

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    {"Nuk i kam krijuar per tjeter qellim xhindet dhe njerzit por vetem qe ato te me adhurojne MUA"(dharijat 56). ]
    Xhindet ne kete rast behet fjale per Shpirtin, engjejt apo dicka tjeter?

    Ka mundesi dikush te ma pershkruaje me dy fjali cfare perben kuptimi merr Shpirti ne fene islame.

    Flm
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Albo engjejt i ka krijuar Zoti nga drita ato jane te pagabueshem dhe zbatojne urdherat e Zotit ne mynyre te perpikte kane shume fuksione dhe dallojne nga njeri tjetri ne shume aspekte inshalla ne nje teme tjeter do ti sqaroj me mire.

    Xhinet i ka krijuar Zoti nga flaka pa tym dhe keto jane ato qe quhen sot demone porse jane edhe keto te ndare ne grupe dhe mynyra se si jetojne eshte e ndryshme ka prej tyre qe fluturojne qe zvarriten etj po deshe shiko temen tek Islami dhe Ateizmi do te gjesh material aty per ato shiko pasqyren e shkrimit.

    Njeriun e ka krijuar Zoti nga balta dhe pastaj i ka dhene ose i ka futur ne trup shpirtin per te cilin Zoti thote ne kuran
    [color=blue]Te pyesin ty (o muhamed krishteret dhe cifutet kuptimi i ajetit ne baze te historise se zbritjes se ajetit) per sh[irtin thuaj ai eshte ceshtje qe i takon vetem Zotit tuaj dhe juve eshte dhene vetem pak dije .

    Ne kuran permendet me emrin "nefs" per me shume te kishe klikuar tek tema qe te kam futur ne url shpirti i njeriut tek postimi lart.gjithe te mirat

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėr: Shpirti dhe feja islame

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Cfare shkruhet ne Kuran per shpirtin e njeriut?

    Albo
    Ē'ĖSHTĖ SHPIRTI?

    www.mendohu.ucoz.com
    Kur'ani dhe Shkenca
    Kur'ani dhe Suneti na japin njė dituri tė kufizuar sa i pėrket shpirtit. Nga kjo mund tė themi se fjalėt arabe Ruh dhe Nefs qė pėrdoren pėr shpirtin, shpeshherė kanė kuptim tė njėjtė. Imam Ibnul-Kajjimi shkroi nė veprėn e tij "Kitab er-Ruh": "Shpirti (Ruh) ėshtė njė qenie qė dallon plotėsisht nga trupi fizik. Ai ėshtė fisnik, fetar, trup i ndritur, i cili me gjallėri dhe lėvizje depėrton nė thellėsitė e organeve dhe rrjedh nėpėr to sikur uji nė trėndafil, vaji nė ulli apo zjarri nė thėngjill. Pėr aq gjatė sa kėto organe mbesin tė afta tė pranojnė ngacmimet e kėtij trupi fisnik, shpirti mbetet i ngjitur me kėto organe dhe i pajis ato me ndjenja dhe lėvizje. Por, kur kėto organe dobėsohen (kalben) nga kaplimi i sėmundjeve dhe nuk janė me tė afta tė pranojnė ngacmimet e shpirtit, atėherė ai e lė trupin dhe niset drejt botės sė shpirtrave."



    Ekziston njė dallim nė mėnyrėn e pėrdorimit tė fjalėve Ruh dhe Nefs. Ruh ėshtė shpirti i qėndrueshėm, i cili banon nė qiej dhe i nevojitet trupi fizik qė ta mbajė atė nė tokė. Kur kėtij shpirti i dhurohet trupi, nė atė moment fillon jeta dhe tani ky shpirt pėrshkruhet si Nefs. Fjala Nefs ėshtė pėrdorur me shumė kuptime nė Kur'an dhe tė gjitha nėnkuptojnė shpirtin me trup.

    a) Nefsi qė nėnkupton "vete": "Ti e di ē'ka nė veten time, e unė nuk di se ē’ka nė veten Tėnde." (Maide, 116)

    b) Nefsi qė nėnkupton "gjak": "(Insekti) i cili ka nefsin (gjakun) rrjedhės." (hadith)

    c) Nefsi si forcė e fuqishme nė njeriun, e cila e shtyn atė ose kah e mira ose kah e keqja. Konceptet e Nefs el-Emmare bis-Su' (shpirti qė nxit nė tė keqen) dhe Nefs el-Levvame (shpirti qortues) dhe Nefs el-Mutmeinne (shpirti i kėnaqur).


    DY VDEKJE DHE DY JETĖ


    Kur'ani pėrmend dy vdekje dhe dy jetė tė dhuruara nga Allahu.

    "Si e mohoni Allahun, e dihet se ju ishit tė vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bėn tė vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do tė ktheheni?" (Bekare, 28)

    "Ata (jobesimtarėt) thonė: Zoti ynė, na bėre tė vdesim dy herė dhe na ngjalle dy herė..." (Gafir, 11)

    Kur krijohet sė pari shpirti nuk ka trup fizik dhe konsiderohet si krijesė e vdekur. Nė kėtė fazė njihet si Ruh, dhe kjo ėshtė vdekja e parė prej dy vdekjeve tė krijuara nga Allahu.

    "Ai ėshtė qė krijoi vdekjen dhe jetėn, pėr t'ju provuar se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė, dhe Ai ėshtė Ngadhėnjyesi, Mėkatfalėsi." (Mulk, 2)


    Gjithashtu, Kur'ani na tregon se tė gjithė shpirtrat e njerėzimit ishin krijuar para krijimit tė Ademit dhe se ishin ftuar tė dėshmojnė sundimin e Allahut.

    "Pėrkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre dhe i bėri dėshmues tė vetes sė tyre (duke u thėnė): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanė: "Po, dėshmuam!" Tė mos thoni nė ditėn e kijametit: "Ne nga ky (dėshmim) ishim tė panjohur."" (A'raf, 172)

    Jeta e parė fillon kur shpirti frymėzohet nė embrion, nė mitrėn e nėnės, dhe tani e tutje shpirti njihet si Nefs. Fjala Nefs pėrdoret gjithashtu pėr "gjakun", prandaj lehonat nė ditėt e gjakrrjedhjes sė tyre njihen me emrin Nufasaa'. Pėrderisa gjaku vėrshon nė mėnyrė tė shėndoshė nėpėr trup, do tė ketė jetė nė atė trup.

    Abdullah Ibėn Mesudi transmeton se i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtetė ēdonjėri nga ju formohet nė barkun e nėnės sė tij nė dyzet ditėt e para nė formė tė farės, pastaj ai ėshtė droēkė gjaku pėr njė periudhė tė ngjashme, pastaj copė mishi pėr njė periudhė tė njėjtė. Pastaj dėrgohet njė engjėll i cili frymėzon shpirtin nė tė..." (Buhariu dhe Muslimi)

    Dijetarėt nga ky hadith kanė konkluduar se meqenėse engjėlli i jetės e inspiron shpirtin nė embrionin 120 ditėsh, abortimi nė raste tė jashtėzakonshme mjekėsore ėshtė i lejuar vetėm para se fryti tė arrijė moshėn 4 muajshe. Kur embrionit t'i dhurohet jeta, atėherė ai bėhet qenie e gjallė dhe t'ia marrėsh jetėn atij konsiderohet vrasje.

    Vdekja e dytė ndodh kur shpirti e braktis trupin nė ēastin e caktuar tė jetės sė tij nė tokė.

    "Ēdo Nefs (shpirt) do tė shijojė vdekjen,..." (Ali Imran, 185)

    Nefsi vdes dhe varroset, pėrderisa shpirti i tij shkon lart nė qiej. Pėr kėtė arsye i Dėrguari s.a.v.s. na mėsoi: "Nė vdekje sytė e pėrcjellin shpirtin e vdekur, andaj mbylljani sytė."

    Jeta e dytė do tė jetė e amshueshme duke filluar nga Dita e Gjykimit, kur trupat do tė ringjallen dhe shpirtrat e tyre do tė frymėzohen nė ta pėr herė tė dytė.
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ceni-1 pėr postimin:

    ocean (25-08-2014)

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėr: Shpirti dhe feja islame

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Cfare shkruhet ne Kuran per shpirtin e njeriut?

    Nga buron jeta e njeriut?


    Cfare transformimi ndodh kur njeriu vdes fizikisht?
    Albo
    Ē'ĖSHTĖ SHPIRTI?

    www.mendohu.ucoz.com
    Kur'ani dhe Shkenca
    Kur'ani dhe Suneti na japin njė dituri tė kufizuar sa i pėrket shpirtit. Nga kjo mund tė themi se fjalėt arabe Ruh dhe Nefs qė pėrdoren pėr shpirtin, shpeshherė kanė kuptim tė njėjtė. Imam Ibnul-Kajjimi shkroi nė veprėn e tij "Kitab er-Ruh": "Shpirti (Ruh) ėshtė njė qenie qė dallon plotėsisht nga trupi fizik. Ai ėshtė fisnik, fetar, trup i ndritur, i cili me gjallėri dhe lėvizje depėrton nė thellėsitė e organeve dhe rrjedh nėpėr to sikur uji nė trėndafil, vaji nė ulli apo zjarri nė thėngjill. Pėr aq gjatė sa kėto organe mbesin tė afta tė pranojnė ngacmimet e kėtij trupi fisnik, shpirti mbetet i ngjitur me kėto organe dhe i pajis ato me ndjenja dhe lėvizje. Por, kur kėto organe dobėsohen (kalben) nga kaplimi i sėmundjeve dhe nuk janė me tė afta tė pranojnė ngacmimet e shpirtit, atėherė ai e lė trupin dhe niset drejt botės sė shpirtrave."



    Ekziston njė dallim nė mėnyrėn e pėrdorimit tė fjalėve Ruh dhe Nefs. Ruh ėshtė shpirti i qėndrueshėm, i cili banon nė qiej dhe i nevojitet trupi fizik qė ta mbajė atė nė tokė. Kur kėtij shpirti i dhurohet trupi, nė atė moment fillon jeta dhe tani ky shpirt pėrshkruhet si Nefs. Fjala Nefs ėshtė pėrdorur me shumė kuptime nė Kur'an dhe tė gjitha nėnkuptojnė shpirtin me trup.

    a) Nefsi qė nėnkupton "vete": "Ti e di ē'ka nė veten time, e unė nuk di se ē’ka nė veten Tėnde." (Maide, 116)

    b) Nefsi qė nėnkupton "gjak": "(Insekti) i cili ka nefsin (gjakun) rrjedhės." (hadith)

    c) Nefsi si forcė e fuqishme nė njeriun, e cila e shtyn atė ose kah e mira ose kah e keqja. Konceptet e Nefs el-Emmare bis-Su' (shpirti qė nxit nė tė keqen) dhe Nefs el-Levvame (shpirti qortues) dhe Nefs el-Mutmeinne (shpirti i kėnaqur).


    DY VDEKJE DHE DY JETĖ


    Kur'ani pėrmend dy vdekje dhe dy jetė tė dhuruara nga Allahu.

    "Si e mohoni Allahun, e dihet se ju ishit tė vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bėn tė vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do tė ktheheni?" (Bekare, 28)

    "Ata (jobesimtarėt) thonė: Zoti ynė, na bėre tė vdesim dy herė dhe na ngjalle dy herė..." (Gafir, 11)

    Kur krijohet sė pari shpirti nuk ka trup fizik dhe konsiderohet si krijesė e vdekur. Nė kėtė fazė njihet si Ruh, dhe kjo ėshtė vdekja e parė prej dy vdekjeve tė krijuara nga Allahu.

    "Ai ėshtė qė krijoi vdekjen dhe jetėn, pėr t'ju provuar se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė, dhe Ai ėshtė Ngadhėnjyesi, Mėkatfalėsi." (Mulk, 2)


    Gjithashtu, Kur'ani na tregon se tė gjithė shpirtrat e njerėzimit ishin krijuar para krijimit tė Ademit dhe se ishin ftuar tė dėshmojnė sundimin e Allahut.

    "Pėrkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre dhe i bėri dėshmues tė vetes sė tyre (duke u thėnė): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanė: "Po, dėshmuam!" Tė mos thoni nė ditėn e kijametit: "Ne nga ky (dėshmim) ishim tė panjohur."" (A'raf, 172)

    Jeta e parė fillon kur shpirti frymėzohet nė embrion, nė mitrėn e nėnės, dhe tani e tutje shpirti njihet si Nefs. Fjala Nefs pėrdoret gjithashtu pėr "gjakun", prandaj lehonat nė ditėt e gjakrrjedhjes sė tyre njihen me emrin Nufasaa'. Pėrderisa gjaku vėrshon nė mėnyrė tė shėndoshė nėpėr trup, do tė ketė jetė nė atė trup.

    Abdullah Ibėn Mesudi transmeton se i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtetė ēdonjėri nga ju formohet nė barkun e nėnės sė tij nė dyzet ditėt e para nė formė tė farės, pastaj ai ėshtė droēkė gjaku pėr njė periudhė tė ngjashme, pastaj copė mishi pėr njė periudhė tė njėjtė. Pastaj dėrgohet njė engjėll i cili frymėzon shpirtin nė tė..." (Buhariu dhe Muslimi)

    Dijetarėt nga ky hadith kanė konkluduar se meqenėse engjėlli i jetės e inspiron shpirtin nė embrionin 120 ditėsh, abortimi nė raste tė jashtėzakonshme mjekėsore ėshtė i lejuar vetėm para se fryti tė arrijė moshėn 4 muajshe. Kur embrionit t'i dhurohet jeta, atėherė ai bėhet qenie e gjallė dhe t'ia marrėsh jetėn atij konsiderohet vrasje.

    Vdekja e dytė ndodh kur shpirti e braktis trupin nė ēastin e caktuar tė jetės sė tij nė tokė.

    "Ēdo Nefs (shpirt) do tė shijojė vdekjen,..." (Ali Imran, 185)

    Nefsi vdes dhe varroset, pėrderisa shpirti i tij shkon lart nė qiej. Pėr kėtė arsye i Dėrguari s.a.v.s. na mėsoi: "Nė vdekje sytė e pėrcjellin shpirtin e vdekur, andaj mbylljani sytė."

    Jeta e dytė do tė jetė e amshueshme duke filluar nga Dita e Gjykimit, kur trupat do tė ringjallen dhe shpirtrat e tyre do tė frymėzohen nė ta pėr herė tė dytė.
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  8. #7
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671

    Pėr: Shpirti dhe feja islame

    Jo, feja islame nuk beson nė ekzistencėn e shpirtit. Vetėm mėsimet islame pėr Kiametin thonė se njeriu vdes pastaj zoti ringjall trupin, dhe njeriu shkon nė xhennet ose xhehenem si trup e jo si shpirt.

  9. #8
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: Shpirti dhe feja islame

    dmth duhet te presin kiametin keta xhihadistat qe te posedojne haremin e tyre?
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėr: Shpirti dhe feja islame

    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    dmth duhet te presin kiametin keta xhihadistat qe te posedojne haremin e tyre?
    Ju te gjoret as ne kete dynja skeni harema , as ne ahiretin e pergjithshem ! Kurse Xhihadistet ( nese e kupton fjalen Xhihad) do te kene te gjitha te mirat edhe ne kete bote edhe ne boten e pertejme .
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  11. #10
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Shpirti dhe feja islame

    Citim Postuar mė parė nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Ju te gjoret as ne kete dynja skeni harema , as ne ahiretin e pergjithshem ! Kurse Xhihadistet ( nese e kupton fjalen Xhihad) do te kene te gjitha te mirat edhe ne kete bote edhe ne boten e pertejme .
    Ceno, cfare don te thuash, Lirim Muhaxheri nuk po ben Xhihad??!!
    Jarigas

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •