Close
Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 193
  1. #11
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Ekspansioni grek ne Shqiperi
    Nga Anthony Coughan*/ Nje nga paradokset me te dukshme te politikes se sotme shqiptare eshte se ndersa nga njera ane Shqiperia dhe shteti shqiptar vazhdojne te kene akoma probleme ende te pazgjidhura me fqinjet, kane si partnere me kryesore pikerisht vendet fqinje ose me sakte Greqine. Sot Greqia kontrollon pjesen me te madhe te ekonomise shqiptare duke kaluar ne kete drejtim edhe shtetet e fuqishme te Evropes si Italia, e cila deri ne vitin '97 ishte partneri

    kryesor i Shqiperise sidomos ne fushen e investimeve, Gjermanine, disa kompani te fuqishme te se ciles u penalizuan nga autoritetet shqiptare persa i perket projekteve te tyre ne Shqiperi sic ishte rasti i nje firme se ciles iu hoq e drejta per rikonstruktimin e aeroportit te Tiranes dhe deri diku Frances, e cila ishte nje partner i privilegjuar perendimor i periudhes se Enver Hoxhes. Ekspansioni ekonomik grek ne Shqiperi u intensifikua me ritme te shpejte sidomos pas ngjarjeve te vitit '97 gje qe perkoi dhe me ardhjen ne pushtet te Partise Socialiste te Fatos Nanos, i njohur per deklaraten e perbashket me Andreas Papandreun ne vitin 1993 per nje "Ballkan te ballkanasve" dhe kunder cdo pranie amerikane. Prania teper e rritur greke ne ekonomine shqiptare sot, duket se i ka rrenjet qe ne ditet e para te revoltave te vitit '97, kur ne qytetet e jugut te Shqiperise, valet e shkaterrimeve perfshine kryesisht investimet italiane, gje qe beri te largoheshin rreth 60% e kompanive dhe firmave te ketij vendi, qe deri atehere dominonte persa i perket pranise ne Shqiperi. Ne menyre te cuditshme, asnje nga kompanite modeste greke, ose dhe ato qe ishin "joint venture", te instaluara ne jug te vendit nuk u prek. Natyrisht, me fillimin e normalizimit te situates ne Shqiperi, vakumin italian filloi ta mbushte kapitali grek, i cili filloi te shtrihej ne te gjithe vendin duke u kujdesur me shume per jugun, te cilin, pavaresisht nga politikat zyrtare, lobe te fuqishme greke vazhdojne ta pretendojne si pjese te Greqise. Ne menyre konsistente, pak nga pak, kapitali grek, ndonese jo kompetitiv pushtoi gjithe sektoret jetike te ekonomise shqiptare. Duke mos i kushtuar kohe produkteve ushqimore dhe nje pjese te mire te mallrave te konsumit te gjere qe jane "Made in Greece", greket tashme zoterojne sektoret vitale te ekonomise shqiptare dhe kur te desherojne mund te krijojne nje kolaps te pergjithshem ne kete vend qe vazhdon te jete nje klient i bezdisshem per Evropen e te ardhmes. Deri tani, Greqia eshte furnizuesi kryesor i Shqiperise me energji ne periudhat e zgjatura te krizave energjitike te cilat jane kronike per vendin i cili dikur eksportonte energji. Ne kete aspekt, nje kontribut jo te vogel kane dhene dhe politikat energjitike te drejtuesve shteterore te ketij sektori, te cilet ne vend qe te investonin per ndertimin e termocentraleve duke blere nafte bruto qe kushton shume me lire se nafta greke e transformuar ne energji elektrike.Gjithashtu, Shqiperia ndonese njihet si nje vend i cili tradicionalisht ka pasur marredhenie te shkelqyera me vendet arabe duke qene dhe nje partner i pelqyeshem per ta, 95 perqind te naftes per te plotesuar nevojat e saj e importon nga rafinerite greke. Edhe sot, te gjitha kompanite shqiptare qe tregtojne karburante ose jane thjesht filiale te kompanive greke te ketij sektori, ose jane kliente te rregullt te tyre. Duke filluar qe para disa vitesh, disa depozita greke u bene problem pasi kishin bllokuar portin me te madh te vendit i cili figuron dhe si nje nga pikat nevralgjike te "Korridorit Lindje-Perendim". Gjithashtu, nje nga sektoret e pakte fitimprures te ekonomise shqiptare, telefonia pa tela (celularet) keto dy vitet e fundit perfundoi ne duart e kompanive greke. Grekja "Panafon" dhe partnerja e saj "Cosmote", kane ne duart e tyre gjithe sistemin e telefonave te levizshem ne Shqiperi duke zhvilluar nje konkurence ndoshta dhe me te ashper se ne vete vendin e tyre. Keshtu, sot sipas shifrave zyrtare te tyre, "Panafon" ka shtuar ne vendin fqinj vetem gjate tete muajve te aktivitetit 50. 915 kliente ne kohen qe rivalja e saj "Cosmote" ka shtuar vetem 33.417. Nderkohe, ne Greqi "Panafon" ka arritur te shtoje jo me shume se 80 mije kliente te rinj. Tani te gjitha simptomat tregojne se edhe telefonia me tela e perfaqesuar nga koncerni shteteror "Albtelekom", do te perfundoje ne duart e grekeve. Gjate viteve te shkuara zyrtaret shqiptare kane refuzuar ofertat per shitjen e "Albtelekom" partnereve te tille "Telecom Italia", i cili arriti te fuse ne dore telekomin serb, apo "Dojce Telekom" i cili kishte zoteruar atehere pjesen kryesore te aksioneve te "Croatia Telekom" dhe kerkonin te plotesonin kornizen me sistemin telefonik shqiptar. Por, jo te gjitha perfundojne me kaq. Nje sektor tjeter ku greket kane dominim te padiskutueshem eshte dhe ai bankar. Qeveria shqiptare e vitit '97 licensat e para per te zhvilluar aktivitet privat bankar ua akordoi bankave greke. Si rrjedhim, sot ne Shqiperi operojne kater banka private greke "Alfa Credit Bank", "Tirana Banka", "National Bank of Greece" dhe

    "Intercommercbank". Sipas llogaritjeve keto kater banka kontrollojne rreth 57 perqind te parave shqiptare. Sot sipas shifrave zyrtare te institucioneve shqiptare, nje nga keto banka greke, "Tirana Bank" renditet e dyta fill pas "Bankes se Kursimeve" persa i perket sasise se depozitave te akumuluara. Pas alarmit qe coi ne terheqjen masive te depozitave te shqiptareve nga "Banka e

    Kursimeve" nje pjese e parave te terhequra do te ndryshonin destinacion duke kaluar ne banken greke "Tirana Bank", por edhe ne sportelet e partnereve te tjere helenike. Mbi te gjitha bankat greke plotesojne dhe pjesen e dyte te ciklit te qarkullimit te parave te emigranteve shqiptare duke i derdhur serish ne buxhetin grek dhe duke bere qe ne Shqiperi te mos mbetet asgje. Ne kete sens, ishte me e logjikshme qe bankat shqiptare te hapnin filialet e tyre ne Greqi per te mbledhur parate e emigranteve ne menyre qe keto te investoheshin ne sipermarrje te sigurta ne Shqiperi e jo te sherbenin ekskluzivisht per zhvillimin e Greqise. Por ajo qe eshte me e rendesishmja lidhet me urine greke per te gelltitur sa me shume thela te sektorit bankar shqiptar. Bankat greke shfaqen si konkurent sa here tregu ofron aksione te bankave shqiptare sic eshte rasti i Bankes se Kursimeve. Nese greket arrijne te fusin ne dore dhe kete banke, atehere 90 perqind e parave te shqiptareve do te jene totalisht ne duart e operatoreve bankare greke. Dhe atehere do te krijohen kushte ideale qe shteti shqiptar te jete totalisht i varur nga Athina duke realizuar keshtu ne menyren me perfekte endrat e ithtareve te helenizmit qe kerkojne aneksimin e territoreve shqiptare. Do te mjaftonte vetem nje mbyllje e sporteleve te bankave greke qe ne Shqiperi te kthehej kaosi i vitit 1997, madje me pasoja edhe me te renda. Por, perballe kesaj tendence per ekspansion te grekeve, duket dhe me absurde qetesia me te cilen zyrtaret shqiptare percjellin kete proces te dorezimit te pavaresise ekonomike te vendit ne duart e nje vendi si Greqia, i njohur edhe per preferencat ndaj fqinjeve te tjere me te cilet Shqiperia vazhdon te kete probleme shekullore. Ne cdo vend tjeter, lideret politike do te alarmoheshin nese ndonje banke e huaj do te arrinte t'i afrohej cakut te 50 perqindeshit persa i perket depozitave te klienteve vendas. E njejta gje mund te thuhet dhe per opinionin publik shqiptar ne pergjithesi, i cili ndoshta i pamesuar me efeket e ligjeve te ekonomise se tregut dhe te politikave te hapjes, nuk reagon ndaj shperdorimit te pasurive kombetare. I revoltuar, nje intelektual shqiptar, antikomunist i njohur arriti deri aty sa te shprehte publikisht simpatine ndaj ish-diktatorit komunist ne kete drejtim. Megjithese "dashuria" per Greqine mund te kete filluar edhe qe nga koha kur botohej libri i tij "Dy popuj miq".

    (*Botuar ne "Dakota Sun", SHBA
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  2. #12
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Eurodeputeti grek persekuton Tiranen
    Nga Viron Gjymshana Bruksel/ Tirane-Jane kthyer pothuajse ne praktike pune akuzat e vazhdueshme qe disa eurodeputete greke ngrene kunder Shqiperise ne seline e Parlamentit Europian ne Bruksel. Shqiperia akuzohet here si mbeshtetese e nacionalizmit shqiptar ne Ballkan, here si strehuese e terrorizmit islamik dhe here si shkelese e te drejtave te pakices greke qe jeton ne jug te vendit. Rasti me i fundit eshte ai i eurodeputetit grek, Stavros Xarchakos. As me shume dhe as me pak ai shkruan dhe flet per persekutime te pakices greke ne Shqiperi.

    Por sikur te mos mjaftohej me kaq, eurodeputeti grek Stavros Xarchakos merret drejtpersedrejti edhe me vete komisionerin Kris Patten. Ai shprehet haptas i pakenaqur ndaj pergjigjes qe komisioneri i BE-se i kishte dhene atij me 22 janar te ketij viti, kur ai kishte akuzuar autoritetet shqiptare per shkaterrimin e shtepive dhe pronave te grekerve qe jetojne ne Himare. Sipas Xarchakos keto te dhena nuk ishin marre fare parasysh nga komisioneri Patten, madje ishin vene ne dyshim nga ai. Sipas eurodeputetit grek, pergjigja e Kris Pattenit ve ne pozite te veshtire vete Komisionin Europian. Aq me shume, qe, sipas eurodeputetit Xarchakos perndjekja e pakices greke ne Shqiperi ka filluar qe ne kohen e regjimit komunist dhe vazhdon edhe sot. Per me shume Stavros Xarchakos eshte zemeruar nga pergjigja e komisionerit Patten, i cili i ka thene atij se qendrimi i autoriteteve te Tiranes ndaj pakices greke ne Shqiperi eshte konstruktiv dhe se organizatat nderkombetare atje nuk jane ne dijeni te ndonje lloj perndjekjeje te pakices greke.

    -Si eshte e mundur qe Bashkimi Europian vazhdon te mbeshtese ekonomikisht dhe politikisht Shqiperine, pa kerkuar me pare qe ajo te respektoje te drejtat e pakices greke atje? - kembengul ne letren e tij te fundit eurodeputeti grek.

    Dhe me pas gjuha e eurodeputetit Xarchakos shkon atje ku i dhemb dhembi.

    Ai i kerkon Komisionit Europian t'i thote me saktesi se sa eshte numri i shkollave ne gjuhen greke ne Shqiperi dhe ne sa zona jane shtrire ato? Sa para Bashkimi Europian i ka dhene Shqiperise gjate ketyre 10 viteve te fundit dhe me cfare kushtesh jane dhene keto ndihma? "A eshte ne dijeni Komisioni Europian se si jane perdorur fondet qe ai i ka dhene Shqiperise, dhe a eshte ai i sigurt se keto para nuk jane perdorur per te perkrahur levizjet nacionaliste ne Kosove dhe Maqedoni? Dhe se fundi a e respekton Shqiperia Protokollin e Korfuzit, - pyet Xarchakos komisionerin Patten. (Sic dihet Protokolli i Korfuzit, i nenshkruar ne fillim te shekullit te kaluar, perkrahte pretendimet territoriale greke ndaj Shqiperise).

    Por, komisioneri Kris Patten nuk impresionohet nga toni dhe zemerimi i shprehur nga eurodeputeti grek. Pasi nenvizon se respektimi i te drejtave te pakicave kombetare ne vendet e Europes Juglindore mbetet nje perparesi e vecante per Bashkimin Europian, ai deklaron perseri prerzi se sipas te dhenave qe Komisioni Europian disponon nuk ka vend te flitet per "persekutime" te pakices greke ne Shqiperi. Po ashtu, ai rithekson se ne pergjithesi Shqiperia tregohet shume bashkepunuese ne fushen e respektimit te te drejtave te minoriteteve, megjithese ne kete drejtim ka ende gjera qe duhen permiresuar.

    Kris Patten ve ne dijeni eurodeputetin grek se ne Shqiperi ekzistojne 30 shkolla fillore ne gjuhen greke, 40 shkolla te mesme ku mesohet edhe greqishtja dhe 2 shkolla te larta ku mesimi behet ne gjuhen greke. Ndersa ndihma e pergjithshme per Shqiperine gjate ketyre 10 viteve te fundit arrin ne 1 miliard euro. Komisioni Europian e ka mbikeqyrur perdorimin e ketyre te hollave dhe ka konstatuar se ato jane perdorur per qellimin per te cilin jane destinuar. Per sa i takon ankesave te eurodeputetit grek, komisioneri Patten spjegon se pervec autoriteteve te Tiranes respektimi i te drejtave te pakicave kombetare ne Shqiperi mbikqyret edhe nga Delegacioni i Komisionit Europian ne Tirane, nga zyra e OSBE-se atje, nga Keshilli i Europes dhe Agjencia e Kombeve te Bashkuara per Refugjatet UNHCR, nga Misioni Monitorues i Bashkimit Europian UEMM dhe Bashkimi i Ambasadoreve ne Tirane.

    Pergjigja e komisionerit Patten eshte edhe nje here tjeter e plote dhe e qarte. Por ajo qe nuk eshte e qarte eshte qendrimi i disa qarqeve greke qe ngrene akuza te perseritura ndaj Shqiperise, si rasti i mesiperm, qe fale qendrimit korrekt dhe te paanshem te komisionerit europian u hodhen poshte edhe nje here tjeter. Mbetet e paqarte po ashtu qellimi i ketyre insinuatave si dhe koha kur ato ngrihen. Aq me shume qe, keto akuza nuk jane te vetmuara dhe as perfaqesojne vetem nje krah te politikes greke. Jo shume kohe me pare ishte eurodeputetja socialiste greke, Anna Karamanu, qe e konsideroi nacionalizmin shqiptar si kercenim te paqes ne Ballkan.

    Por, nderkohe qe kerkojne me te madhe respektimin e te drejtave te pakices se tyre ne Shqiperi, faktet kane treguar se vete greket nuk respektojne aspak te drejtat e minoriteteve ne vendin e tyre. Kane qene disa europarlamentare, si psh eurodeputeti, Miquel Mayol i Raynal, i cili e ka ngritur kete ceshtje edhe ne institucionet e Bashkimit Europian ne Bruksel. Shembulli me i fundit eshte ai i eurodeputetes belge Nelly Maes, e cila deshmon per denimin e nje gazetari pjestar te pakices turke ne Greqi, Debe Abdulahim, vetem sepse ne radion e tij nje degjues i quajtur Boshkurt, kishte kerkuar transmetimin e nje vepre muzikore. Meqe emri i tij, do te thoshte "Ujqit Gri", organizate terroriste kjo ne Turqi, akuza e konsideroi kete akt si kriminal dhe si "tradhti ndaj Greqise", prandaj edhe gazetari me origjine turke u denua nga nje gjykate greke e shkalles se pare, me 4 muaj burg ne mungese.

    Nga te gjitha keto kuptohet se nacionalizmi ne Ballkan vazhdon te mbetet shkaku kryesor i tensioneve ndershteterore dhe baze konfliktesh. Por ai nuk eshte monopol i shqiptareve. Perkundrazi. Kesaj semundjeje nuk i kane shpetuar dot as edhe vendet qe tashme jane anetare te Bashkimit Europian.







    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Athine(Greqi)
    Postime
    2

    Per: Si mund te ulet ndikimi grek ne RSH?

    Postuar më parë nga Anton
    Kjo eshte nje teme qe ka kohe qe me rri ne mendje.
    Nuk eshte nevoja qe te zgjatem shume per te treguar se ka ndikim te madh te grekerve sepse besoj qe dihet nga te gjithe, por mendoj se ka ardhur koha qe te mendojme se cfare duhet bere per ta ulur kete ndikim.
    Qe kjo nuk eshte ne te miren tone besoj qe eshte jashte diskutimit.
    Sigurisht qe gjeja me e mire do te ishte te hiqeshin komunstat nga pushteti e keshtu hiqej dhe pjesa me e madhe e ndikimit, por duke pare zhvillimin e sotem kjo nuk eshte e mundur kaq shpejt.

    Pra ceshtja shtrohet cfare mund te behet ne keto kushte?

    Ju ftoj qe te diskutojme per kete problem madhor.
    Eshte vertet nje problem madhor.Une jetoj ne Greqi dhe nese Shqipetaret ketu do te kishin te pakten gjysmen e te drejtave qe kane Greket ne Shqiperi do te ishte shume me ndryshe.Por si mund te ndaloje ky ndikim???Per mendimin tim duke filluar nga besimi fetar.Nuk them qe Shqipetaret te mos besojne te zoti por eshte mese e dhimshme fakti qe kryepeshkopi eshte Grek gje e cila ka nje ndikim mese te madh ne popull,per te mos permendur ndikimet e tjera po e mbyll duke pritur nje pergjigje..

    me respekt.....

  4. #14
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Jam shume i gezuar qe me se fundi nje shqiptar qe jeton ne greqi po shkruan ne forum.

    Tani jam ne nje mungese te theksuar kohe , por do te shkruaj sapo te kem nje sek kohe.

    Vetem kaq :

    Kemi shume me teper mundesi sesa mendojme.

    Mjafton qe te bashkohemi disa qindra.





    E para na duhet informacion dhe kontakte me njeri-tjetrin.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #15
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    "Anastas Angjeli, mik i armiqve te Shqiperise"

    Geri Kokalari eshte me prejardhje shqiptare. Emri i tij eshte i lidhur ngushte me lobin shqiptar ne Amerike, duke qene nje nga zerat e forte te Shqiperise ne SHBA. Shquhet si nje ekonomist me aftesi. Ne intervisten e tij, ai shpreh shqetesimin e madh te ekspansionit ekonomik grek ne Shqiperi. Kete ai ia faturon direkt politikaneve shqiptare, duke permendur Anastas Angjelin si nje nga "perfaqesuesit". Ai shprehet se Nicolas Cage, i perfolur si ndermjetes per takimin e Korfuzit Nano-Meta, eshte nje armik i Shqiperise.

    Si ju duket situata politike ne Shqiperi?

    Jam shume i shqetesuar per ndikimin e forcave te jashtme, vecanerisht qe vijne nga jugu i Shqiperise, influencohen tek qeveria juaj ashtu edhe tek ekonomia shqiptare. Une e kuptoj realitetin qe per arsye te pozicionit strategjik ata jane te interesuar per ekonomine shqiptare. Por Shqiperia nuk mund te dominohet nga nje force e vetme.

    Kete shqetesim tuajin e mbeshtesni ne ndonje fakt apo emer konkret?

    Ne te gjithe ne Amerike kemi degjuar per zotin Angjeli, i cili eshte i perfshire me interesat greke. Une di qe ne nje rast ai ka qene i ftuar i z.Nicolas Gage ne SHBA. Eshte po ky njeri qe vizitoi zonat jugore te Shqiperise ne raundin e fundit te zgjedhjeve dhe ishte i shoqeruar nga ambasadori amerikan. Sipas meje kjo ishte nje fyerje per shqiptaret sepse Nikolas Gage eshte armik i betuar i Shqiperise. Ai njeri drejton nje organizate te quajtuar "Panepirike". Ai e quan Shqiperine jugore si Epiri verior dhe per mua kjo eshte ceshtje e sovranitetit kombetar per Shqiperine. Si mund te leme nje njeri te tille te veproje? Si ka mundesi qe nje anetar i qeverise shqiptare te takoje kete njeri?

    Ju po flisni per z. Anastas Angjeli ish-ministrin tone te financave apo jo?

    Pikerisht per kete njeri. Ministri i financave Anastas Angjeli ishte i fuar i z.Gage ne konferencen vjetore Panepirike. Kjo eshte e vertetuar, mund te gjeni materiale edhe ne interenet, por une kam degjuar edhe per takime dhe kontakte te tjera mes tyre, por nuk mund t'i konfirmoj ato megjithese nuk habitem te jene reale.

    Z.Angjeli edhe here te tjera eshte diskutuar per lidhje te tij me biznesin grek dhe lejimin e ekspansionit te kapitalit grek ne Shqiperi qe ne disa fusha eshte dominues. Cili eshte komenti juaj per kete?

    Ne rast se eshte folur, pasi une nuk e di, mendoj qe eshte e gabuar. Pjese e problemit ne Shqiperi eshte se anetaret e qeverise suaj nuk e kuptojne se ku perfundon misioni i tyre si anetar qeverie dhe ku fillon pjesa e biznesit. Dicka tjeter eshte te jesh anetar qeverie dhe tjeter te jesh biznesmen. Nuk ka asgje te keqe te merresh me biznes, por ne rast se do ta besh, perkushtoju vetem atij. Nuk duhet perdorur pushteti politik si minister per te demtuar interesat e shqiptareve, nuk mund te veprosh per interesa egoiste personale ne dem te shqiptareve. Dhe ai po ben pikerisht kete dhe kjo eshte absolutisht e gabuar.

    Ne rast se keto situata monopolizuese jane te verteta a ka ndonje rrezik politik ne to?

    Sigurisht qe ka rrezik politik. E ndiej si dicka shume llogjike qe Nano nga njera ane akuzoi shume hapur Angjelin dhe Meten si persona te korruptuar dhe e kunderta ata akuzuan Nanon, tani ata po perqafohen me njeri- tjeterin. Pse ndodh kjo? Ata mendojne se keto shfaqje dhe deklarata jane te nevojshme dhe po perpiqen te manipulojne qeverine shqiptare dhe ekonomine shqiptare. Ne rast se mendojne keshtu eshte vertet e gabuar.

    Cili eshte mendimi juaj per ekonomine shqiptare ne pergjithesi?

    Shume vjet qe kam ardhur ketu qe nga 1994-a, shoh progres. Per here te pare kam ardhur si anetar i nje misioni humanitar ndihme. Nga kjo organizate erdhen ne Shqiperi 10 milion dollare ndihme. Heren e pare qe erdha cdo gje ishte e trishtuar, Shqiperia ishte e pis-_ndertesat e shakterruara, njerezit e varfer, spitalet ishin pa drita, cdo gje ishte e deshperuar. Sa here qe vij shoh progres. Per here te fundit kam ardhur ne vitin 2000. Shoh rruge te ndertuara biznese private qe rriten dhe kompani shqiptare. Kjo eshte inkurajuese, por problem ngelet ajo qe e ushqen kete ngritje ekonomike. Dhe pjesa e padukshme e kesaj ekonomie nuk eshte e shendetshme.

    Marre me shkurtime nga Top Chanel


    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876

    ?

    "Italia eshte vendi qe po i jep me shume Shqiperise ndihma nderkombetare,por qeveria e Tiranes nuk eshte "mirenjohese" dhe nuk jep mbeshtetjen e duhur investimeve private italiane".Shprehet keshtu ish presidenti i shoqates se sipermarresve italiane ne Shqiperi,Luigi Fabri."Sic kam pasur rastin te njoftoj dhe autoritetet shqipetare,ne italianet jemi te detyruar te jemi te burgosurit e investimeve tona.Klima per ne ishte shume e favoreshme deri me 1995-96,sot jo me,megjithe ndihmat qe vine nga Italia.Me duket se ka me shume kujdes per sipermarresit greke,megjithese impenjimi i asaj qeverie eshte ne menyre te ndjeshme me i vogel".

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Athine(Greqi)
    Postime
    2

    ndikimi grek

    Greket e dine fare mire mundesite qe kemi ne shqipetaret prandaj duan te kene nje ndikim sa me te forte ne Shqiperi
    Duke kerkuar ate qe ata e quajne <<vorio epir>> e ve ne thonjeza sepse dua te thekesoj qe ajo eshte nje toke shqipetare dhe asgje tjeter nese njerezit qe jetojne aty mund te quhen greke te mos harojne per asnje moment se ajo eshte toke shqipetare dhe ata natyrisht qe jane te mikpritur ne shqiperi duke cilesuar dhe nje here nje nga zakonet tona ikpritjen

    With love from Athens...........

    Te dua Shqiperi me shume se cdo gje ne bote
    nuk do te jete e larget koha kur do te vij te ty perjet

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Une kam mendimin se e vetmja menyre qe te ulet ndikimi Grek ne Shqiperi eshte qe te rritet ndikimi shqiptar ne Shqiperi

    Ne vete e shqyem kufirin per te vajtur e punuar tek greku apo italiani e matane oqeanit

    Nuk erdhi e na mori greku me force

    Ju vjen keq ju qe po arrijne te huajt te behen pronare ne shqiperi

    Po tju vinte keq juve se te huajt po behen pronare ne shqiperi beheshit vete pronare te shqiperise dhe nuk canit derrasa tash 12 vjet qe kur u hap shqiperia dhe hyri kapitalizmi

    Vete ju i bete edhe PS-ne edhe PD-ne

    Asnje prej tyre qe vete ju i keni bere nuk po can koken per tju bere juve pronare

    Qeverite shqiptare kane me teper interes tua shesin pronat qe ka shteti ne pronesi te huajve sesa shqiptareve

    Vetem demokrate te vertete qe besojne se kapitalizmi eshte nje sistem i drejte do tua JEPNIN ne fillim ndermarrjet shqiptareve dhe jo te huajve

    Po besove se Majko apo ndonje fillestar do i vere ne pune ndermarrjet ne shqiperi je thjesht nje qorr

    Ai qe ska drejtuar kurre ndonje ndermarrje ska si si ti drejtoje te tera ato

    Prandaj ose tua shperndaje keto ndermarrje atyre qe i punojne si administratore ose te hapi krahun e ta beje dikush tjeter kete pune

    Po te ishte se menexhohej gjithe ajo pasuri nga nje dore e vetme e kishte bere Enveri me kohe ate dhe nuk priste te lindete karabushi Majko

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Labushi
    Anëtarësuar
    17-05-2002
    Postime
    5
    BASHKEKOMBASIT E MI TE DASHUR.

    jemi te gjithe koshient per gjendjen qe ekziston ne Shqiperi.
    te gjithe e dime se cilet jane pergjegjes per te.
    nuk eshte me e mjaftueshme te diskutojme per shkaqe, shkaktare, pasoja etj. pasi ato jane te ditura boterisht.

    DUHET TE VEPROJME.DUHET TE VEPROJME.DUHET TE VEPROJME.

    eshte koha qe te ndihet zeri yne, te ndihet zeri i SHQIPETARIT.

    Antoni ka te drejte ku thote se mund te bejme me shume.

    Anton te ftoj nqs. e mundur qe te flisnim bashke.

    Po citoj perseri "me PUSHKE e PENE per MEMEDHENE"

    SHQIPETARE TE NDERSHEM BASHKOHUNI RRETH FLAMURIT


    LABUSHI
    TIRANE
    me pushke e pene, per
    memedhene

  10. #20
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Patjeter:

    Me shkruaj

    Anton Ashta

    anton1as@yahoo.de

    Hidhi nje sy kesaj faqes sone, ne jemi disa tashme.

    http://www.geocities.com/sosalbania/hyrje.html
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •