Ok,
une po mundohem te gjej informacione.
Amanti
per vepren e tij mund te gjej disa link tek faqja jone:
Tek Pika Arvanitasit:
http://www.geocities.com/sosalbania/
Anton
Ajo ideja e organizates vetem e lehte te mos ju duket.
Ok,
une po mundohem te gjej informacione.
Amanti
per vepren e tij mund te gjej disa link tek faqja jone:
Tek Pika Arvanitasit:
http://www.geocities.com/sosalbania/
Anton
Ajo ideja e organizates vetem e lehte te mos ju duket.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Nuk mu gjend durimi i nevojshem per te lexuar gjithcka eshte postuar ketu pervec pyetjes se z. Anton.
Sidoqofte, po bashkangjis dhe une 2 rradhe.
Ndikimi Grek ne Shqiperi nuk diskutohet qe ka arritur pikun e tij me te larte te te gjitha koherave.
Qe te ulet sadopak ky ndikim duhet te realizohen disa gjera me pare.
1- Ulja e emigrimit ne mase ne shtetin fqinje (gati e paarritshme ne kushtet e tashme).
2- Zevendesimi i kryepeshkopit te Kishes Ortodokse Shqiptare me nje kryepeshkop Shqiptar.
3- Rritja e mardhenieve diplomatike me Italine fqinje (deri ne nje fare mase).
4- Dobesimi i Lobit Grek ne USA.
5- Fuqizimi i Diaspores Shqiptare, kryesisht ne USA.
6- C'fuqizimi i shoqatave dhe grupimeve partiake grekofile me nga nje furgon elektorat te tipit : Omonia, PBD1, etj.
7- Krehja me kreher te dendur i te gjitha OJQ-ve qe kryejne aktivitet sot per sot ne vend.
8- Rishikimi i statistikave persa i perket numrit REAL te minoritetit Grek ne Shqiperi, SI DHE PUBLIKIMI I GJERE I TYRE (t'i plaset Botes para syve).
9- Kontrollim i imet (si dhe menaxhim i sakte)i bursave shkollore te akorduara nga Shteti Grek si dhe Kisha Greke, per te rinjte shqiptare.
10- Veshtirsimi i marrjes vize per nenshtetasit Greke qe duan te hyjne ne Shqiperi, ne te njejten shkalle me ate te bashkatdhetareve tane qe perpiqen te hyjne ligjshem ne territorin Grek.
11- Rritja e tatimeve per cdo lloj malli te imortuar prej Greqise (kryesisht agrume, fruta, perime,mish dhe NAFTE).
12- Ulja e tatimeve per mallrat e denja per eksport te prodhuara ne vend.
13- Shtimi numerik i shkollave Shqipe ne rajonin e Dropullit.
14- Zbardhja dhe publikimi i te vertetes mbi Lapidaret ngritur ushtareve Greke rene gjate luftes II Boterore ne token Shqiptare. Ata sa vijne e po shtohen...
15- Zevendesim i menjehershem i konsullit dhe ambasadorit tone atje.
16- Fuqizimi ne maksimum i flotes Detare Shqiptare (veshtire edhe kjo, si te tjerat...)
a- Zhbllokimi i portit te Durresit dhe kthimi i tij ne gjendje normale pune. (nuk e di ne e kane zhvendosur akoma naften qe u ngul aty me firme te Angjelit a jo)
b- Te rrindermeret nisma (e cuditshme) e Ilir Metes! Te krijohet autostrada Skrapar-Kakavije. Ne kete menyre, do te ulen teper ndjeshem marrdheniet e te gjitha llojeve te zones se Dropullit (perfshi ketu qytetet Gjirokaster, Sarande, Tepelene...) me shtetin fqinje, si dhe zona e Myzeqese do te kete me shume oksigjen (permend Beratin, komplet te izoluar).
c- Propagande e te gjitha formave, ne menyre qe: fshatari shqiptar, ta mbjelle vete ne toke te tij frutin, zarzavatin e te mos leje tokat e veta djerre per te punuar ato te fqinjit. Me pas, e shoqja ble nektarinat dhe portokallet e eksportuara prej Greqise me dhrahmite qe i dergon i shoqi.
E shume e shume te tjera...
Por, mbi te gjitha, duhen c'rrenjosur barerat e kqia bashke me rudimentet qe ka lene pas politika lindore ne vendin tone, dhe do kultivuar FARA E SHQIPTARIT!!!
P.S.
Aristidh Kolja, avokati i shquar me origjine SHqiptare, intelektual i permasave te jashtezakonshme vdiq rreth 2 vjet me pare " i harruar" qellimisht nga mediat e propaganda greke qe ate dite me siguri do kene shtruar banket madheshtor.
Ne varrimin e tij ndodhej nje numer i madh simpatizantesh shqiptare si dhe pjestare te familjes. Varrimi u krye ne varrezat e lagjes Zograofoy te qytetit te Athines.
RTSH denjoi te beje vetem nje emision perkujtimor per figuren e tij. Emision jashtezakonisht te dobet, si nga ana materiale ashtu edhe nga ana e "te ftuarve dhe miqve te tij".
Librat e tij jane jo pak te njohur ne opinionin Grek, por cilesiohen si gjysem te ndaluar. Mendoj se informacione te vyera permban edhe revista e permuajshme e botuar me shpenzimet e tija personale. Perkthimi i tyre profesional ne gjuhen Shqipe mund te jete nje hap i pare teper i vlefshem ne ndergjegjesimin e kombit tone persa i perket atij kapitulli historik.
I qofte dheu i lehte.
Ndryshuar për herë të fundit nga kalemi : 27-06-2002 më 00:29
Te falenderoj nga zemra per shkrimin e mesiperm.
Keni shume te drejte.
Kush i thote vetes shqiptar patriot duhet te punoje ne ate drejtim.
Ne nje grup i vogel kemi vendosur te BEJME(aq sa mundemi)
Si fillim kemi lene tek faqja jone nje pike permbi Arvanitasit ku po mundohemi te mbledhim te gjithe informacionet permbi ta.
Tek pika e Diskutimeve tona kemi bere nje pike te vecante me Titull "Si mund te ulet ndikimi grek?"
Dhe mbas Letres se hapur drejtuar parlamentit kemi vendosur te bejme c´mos qe te botojme ne shqip dhe anglisht vepren e Kolise te cilin se siguri e paten helmuar greket (metode e vjeter e tyre)
Por nuk po gjejme akoma informacione permbi vepren e tij.
Une jam ne kontakt me z.Kolec Trabioni qe ka botuar disa shkrime permbi te dhe e ka takuar, por akoma nuk kam marre pergjigje.
Ju ftoj te gjitheve te na ndihmojne per kete projekt.
Per me shume shikoni tek adresa:
http://www.geocities.com/sosalbania/arvanitasit.html
(Faqja jone se shpejti do te ndryshoje server)
Ju falenderoj dhe nje here per shkrimin e sakte e te qarte.
Anton
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Kam degjuar mbi botimin e nje libri te ri me nje autor grek, i shkruar ne anglisht mbi nje marreveshje greko - serbe gjate kohes se Millosheviçit, ku nga pikat e marreveshjes cekej e Shqiperia.
Nuk di nese ndonjeri ketu ka informacione mbi ate liber, pasi fatkeqesisht titullin e librit personi qe me foli e kishte harruar. Por do ishte me interes ta lexonim, pasi "Naçertanja" & "Megali Idea" po shoh se jane aktive dhe sot e kesaj dite.
Ju lutem kush ka informacione mbi kete liber te ri te sapo dale ne qarkullim, te me informoje mundesisht ketu.
Ju faleminderit!
Mendimet e shprehura me lart me pak perjashtime me pelqyen.
Por, pa dashur te bej si kopentent do te shtoja
1. Duam apo sduam ne shume gjera Komuniteti Evropian i vendos vete ne shqiperi, nje nga keto eshte qe ndihma monetare qe prej 1990 ne shqiperi ka kaluar indirekt nepermjet italise dhe greqise.
2. Situata boterore (USA ne terhejqe duke mbrojtur inetresat e veta) na godet me shume ne qe e kishim mbrojtesin te vetem, te mos presim nga anglia ose franca edhe pas 100 vjetesh aleancat ngelen po ata (ELEMENTI GJEOGRAFIK)
3. Mendjengushtesia e klases politike
4. Pozita gjeografike: KE KEMI ALEAT NE NGA KETA RRETH E RROTULL aleati me i mire eshte TURQIA qe na mbajti pushtuar per 500 vjet.
Verjetje: Ndoshat e kam gabim por ne shqiperi ka depertuar vetem kapitali grek dhe italian dhe kjo ka bekimin e KE. Sa per politikanet ata duan apo sduan do te kercejne sipas avazit (Ai qe se ben e di ku perfundon: Shembulli eshte Sali Berisha viti 1997).
Pergjigje pyetjes:
Eshte shume e thjeshte pergjigjeja e zgjidhja e pyetjes tuaj, qe eshte:
Levizja nga postet qe mbajne pushtetmbajtesit anti-komb.
Gje qe behet kur studentet shqiptare ta kuptojne, qe duhet te rikthehen ne atdhe,dhe se bashku te ngrejme zerin per postet qe na takojne, dhe ne nje te ardhme te shpejte ato vende qe sot i kane pushtetmbajtesit anti-komb do i kene te rinjte qe kane studuar mire HISTORINE e Shqiperise, dhe pislleqet qe po behen hapturazi nga pushtetaret ndaj atdheut sot.
Ky eshte mendimi im.
Mirulexofshim.
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
Monopolet e biznesit grek pengojnë investimet gjermane në Shqipëri
*** 4 vjet që një investitor gjerman pengohet të investojë 140 milionë dollarë për ndërtimin e një fabrike çimentoje në Shkodër
Nga Feti ZENELI
Me rikthimin në pushtet të ish‑komunistëve shqiptarë, 5 vjet më parë, filloi një periudhë e zezë për investimet e huaja në Shqipëri. Të traumatizuar nga ngjarjet makabre të '97‑ës, u larguan afro 95% e investitorëve të huaj, të ardhur në Shqipëri gjatë viteve '92‑'96. Megjithatë arsyeja e largimit të investitorëve, më shumë se sa me ngjarjet tragjike të vitit '97 lidhet me vendosjen në pushtet të organizatorëve dhe frymëzuesve politikë të këtyre ngjarjeve. Konkretisht, kur të huajt panë që në pushtet u ngjitën një pjesë e atyre njerëve që në ngjarjet e '97‑ës u bënin thirrje banditëve të vidhnin, digjnin e plaçkisnin pronat dhe pasuritë e sipërmarrësve privatë, ikën duke mos pyetur për gjërat që linin pas. Efektet e një largimi të tillë të investitorëve të huaj nga Shqipëria ishin të tilla që ndikuan në frenimin e kolegëve të tyre për të investuar në ekonominë shqiptare edhe pas kalimit të stuhisë traumatizuese të '97‑ës.
Megjithatë, pati edhe ndonjë prej këtyre investitorëve që nuk e mori shumë në konsideratë klimën jo të përshtatshme për investime të huaja në Shqipëri dhe guxoi më shumë se të tjerët për një sipërmarrje të tillë në drejtim të vendit tonë. Një prej këtyre investitorëve "kokëshkretë" është edhe firma gjermane "Spacelift Cement Groop", e cila ka 4 vjet që sillet lart e poshtë nëpër zyrat e qeveritarëve shqiptarë për të marrë lejen e kryerjes së një investimi të rëndësishëm lidhur me ndërtimin e një fabrike çimentoje në zonën e Shkodrës. Janë 140 milionë dollarë që pritet të investohen nga kjo firmë për ndërtimin e një fabrike të madhe çimetoje në Komunën e Postribës, Shkodër. Autoritetet lokale e kanë kryer prej kohësh detyrën e tyre në këtë drejtim, duke caktuar vendin e ndërtimit të objektit dhe duke dhënë lejen e KRT së Qarkut. Por puna ka ngecur tek KRT‑ja e Republikës, pasi në bazë të ligjit për investimet e kësaj natyre, është ky organizëm që duhet të japë lejen përfundimtare.
Sipas kryetarit të Komunës Postribë, Fas Sahaba, është e pajustifikueshme një zvarritje e tillë e procedurave nga organet qëndrore të shtetit dhe qeverisë shqiptare për t'i dhënë lejen e ndërtimit investitorit gjerman, i cili sipas kontratës së hartuar me organet e pushteit lokal të kësaj komune, gjatë periudhës së ndërtimit të objektit, që do të zgjasë rreth 20 muaj, ka për të punësuar 1500 vetë, ndërsa gjatë periudhës së shfrytëzimit të fabrikës së çimentos në fjalë, do të punesohen afro 1000 punëtorë. Sipas projektit, kapaciteti prodhues i kësaj fabrike do të jetë rreth 1 milionë e 200 mijë ton çimento cilësore në vit. Firma gjermane ka parashikuar që një pjesë të këtij prodhimi ta eksportojë në vende të tjera.
Në këto kushte, përveç burrokracisë dhe korrupsionit shtetëror nuk ka asnjë arsye tjetër për ta zvarritur një investim të tillë të rëndësiëhm për ekonominë dhe biznesin shqiptar. Bile për vetë kushtet mjerane që ofron Shqipëria për investimet e huaja, ky investitor gjerman që guxon të thyejë akullin e krijuar në këtë drejtim për 5 vite me radhë, duhej të ishte pritur me nderime të veçanta nga qeveritarët e majtë, jo më t'i krijohen probleme të paqëna. Por hapja rrugë e një investimi të tillë të rëndësishëm në fushëm e prodhimit të materialeve të ndërtimit, sigurisht që prek interesat private të qeveritarëve të caktuar të lidhur me monopolet e tregtimit të këtyre materialeve në vendin tonë, të ardhura kryesisht nga Greqia.
Procedurat e kryerjes së këtij investimi gjerman kanë filluar paralelisht me procedurat për privatizimin e industrisë së çimentos në Shqipëri si dhe të importit të saj nga një firmë libaneze. Nuk ka diskutim që investitori gjerman është peng i një tregu të tillë çimentoje në Shqipëri, të krijuar me mungesë të plotë transparence dhe veprime të tjera abuzive të qeveritarëve socialistë në këtë drejtim. Korrupsioni dhe krijimi i monopoleve të çimentos u krijua qysh me fillimin e procedurave për privatizimin e industrisë së çimentos në Shqipëri, e cila në vitet e socializmit përfaqësohej me 3‑4 fabrika çimentoje në shkallë republike. Dy fabrikat më të rëndësishme të prodhimit të çimentos në vend, në atë periudhë, ishin Fabrika e Çimentos Elbasan dhe Fabrika e Çimentos Fushë‑Krujë, të cilat, tashmë pas një procesi privatizimi jotransparent dhe mafioz iu shiten për pesë lekë firmës libaneze të tregtimit të çimentos në Shqipëri.
Korrupsioni dhe shpërfillja ligjore në kryerjen e një privatizimi të tillë arritën kulmin më privatizimin e Fabrikës së Çimentos Fushë‑Krujë, e cila u shit vetëm 7 milionë dollarë, pra 20 herë më pak se sa vlera e investimit që kërkon të realizojë investitori gjerman për ngritjen e një fabrike të re çimentoje në Shkodër, në një zonë të Shqipërisë së Veriut që është lënë jashtë vëmendjes qeveritare për vite me radhë. Fabrika e Çimentos Fushë‑Krujë ka qenë jo vetëm më pak e dëmtuar se sa simotrat e saj të socializmit, por edhe me një teknologji më të avancuar se sa ato, gjë e cila e rriste në mënyrë të natyrshme çmimin e privatizimit të saj. Por e keqja e një privatizimi të tillë nuk është vetëm shitja nën çmim, por mbi të gjitha, shitja tek një investitor që nuk premton rikonkstuktimin e teknologjisë së fabrikës në të ardhmen. Fakti që kjo firmë nuk i është përmbajtur kontratës së nënshkruar me palën shqiptare për investimin në tre vjet duke filluar nga vitit 2000, të një shume prej 60 milionë dollarë, tregon se sa keq është bërë një privatizim i tillë. Firma libaneze është një firmë që vetëm ambalazhon dhe tregton çimento kroate në vendin tonë, dhe nuk ka fabrika të sajat, ndërkohë që në në ofertën e hartuar për privatizimin e Fabrikës së Çimentos Fushë‑Krujë kërkohej një blerës prodhues me kapacitet me afro 10 milionë tonë në vit. Këtë kusht e plotësonte vetën një kompani angleze, e cila u shfrytëzua në mënyrë pirate nga firma libaneze për të falsifikuar dokumentet e pjesëmarrjes në tenderin e privatizimit të Fabrikës së Çimentos Fushë‑Krujë.
Rasti i sorrollatjes për 4 vjet rresht të një investitori të rëndësishëm gjerman në fushën e prodhimit të çimentos, për hir të monopoleve dhe matrapazllëqeve të tjera qeveritare të krijuara në këtë sektor, është dëshmia më e qartë e klimës së papërshtatshme që ekziston në Shqipëri për tërheqjen e investitorëve të huaj. Vitin e kaluar si rezultat i një situate të tillë të rëndë për klimën e investimeve të huaja në Shqipëri, larguan aktivitetin dhe kapitalet 4 firma gjermane dhe i vendosën ato në Serbi. Nga ana tjetër, pengesat burokratike që i janë krijuar kompanisë gjermane që do të investojë 140 milionë dollarë, vijnë edhe nga preferencat progreke të qeveritarëve të majtë, pasi lejimi i një investimi të tillë kishte për t'i kaluar në vend të tretë investimet greke në Shqipëri. Investimet gjermane në vendin tonë vijnë pas investimeve italiane, që janë në vend të parë dhe atyre greke që janë në vend të dytë. Por gjermanët duke u shtuar investimeve aktuale edhe 140 milionë dollarë atëherë automatikisht kalonin në vend të dytë, gjë e cila u hiqte statusin socialist të "investitorit strategjik" miqve të pushtetarëve të sotëm shqiptarë
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Me pak demagog mor djale.
Te siguroj une qe nuk ngeli investitor i huaj pa i rrimare ato lek, bile me shumice sepse bene letra fallco dhe shumica e investimeve ishin me kredi te KE, keshtu qe sigurimet u jane pergjigjur nje me nje.
Boll me copy/paste nga gazetat, mos na sillni ketu frymen e politizuar te njerit apo te tjetrit. Po te duam ti lexojme per kete pune jane arshivat online te gazetave.
Te falenderoj, per veretjet dhe per diskutimin e vlevshem.
Na ke ndritur dhe nderuar.
Anton
Si mendon per ndikimin grek?
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po te lexoje mire ato qe shkruajne te tjeret do e kuptoje.
Une te pakten flas me ato qe sho jo ato qe lexoj nga gazetat.
Krijoni Kontakt