Close
Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 193
  1. #31
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Tani qe mos merremi me llafe kot.


    Kush eshte ne greqi dhe njef ndonje arvanitas le ti jape adresen time


    anton1as@yahoo.de

    Une nuk di greqisht por gjermanisht italisht e anglisht besoj do merrem vesh ne mos dhe greqisht le te shkruaje se ka perkthyes.

    Ideja ima eshte e thjeshte:

    Te bej cd ne gjuhen arvanitase

    te pakten ta kem nje cd te tille se po zhduket.

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #32
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ide tjeter:

    A ka shqiptar qe na ndihmon qe te publikojme vepren e ARISTIDH P.KOLIA ne shqip?

    Keto pune duhet te bejne patriotet!

    E per kete pune duhet nje njeri qe ta perktheje e duhen para per ta botuar.

    Ne mund te krijojme nje shoqeri me te vetmin qellim:

    Botimin e plote te vepres se tij ne shqip.

    Per ata qe nuk e njohin po ju sjelle nje shkrim ku flitet per te:


    ARISTIDH P.KOLIA -Arvanitasi i madh ne histori


    Shkruar nga Kolec TRABOINI, Boston


    11 Tetori Tetori solli nje lajm qe vuri ne mjerim jo vetem njerzit
    e familjes, miqt e dashamiresit e shkrimtarit, studiuesit dhe
    veprimtarit te madh arvanitas Aristidh P. Kolia, por solli hidherim
    edhe per qindra mijra arvanitas ne Greqi dhe neper bote, si dhe
    ne mbare boten shqiptare.
    Eshte nje lajm qe nuk mund ta besojme. Kur nepermjet internetit
    nga Brukseli u njoftova nga piktori dhe kengetari Robert Dragot Alia,
    njeri nga miqt e ngushte te shkrimtarit te madh arvanitas, menjehere
    i shkrova se nuk desheroj ta besoj se miku yne i mire Aristidh Kolia
    ka vdekur, se zemra e tij e madhe nuk rreh me, se kurre me nuk do
    ta shohim dhe kurr me nuk do ta degjojme zerin e tij.
    Me ankth mora tre numurat e telefonave qe ai vete mi kishte
    dhene, por nuk mu pergjigj kurrkush, vec nje zeri gruaje qe ne greqisht
    thoshte se Aristidh Kolia kishte vdekur dhe varrimi behej
    me13 tetor ne Athine. Ishte pikerisht dita qe une merrja ne telefon
    me dritherime ne zemer.
    Sepse kjo nuk eshte nje vdekje por nje hata e nje gjeme!
    E njejta gjeme si ajo e para nje shekulli me arvanitasin tjeter
    te madh Anastas Kullurioti.
    Robert Alia nga Brukseli me shkruante se ka qene i semure me leucemi,
    por mua me duket se nje dore e e padukshme na e
    rrembeu njeriun tone te dashur, shkrimtarin, historianin, studiuesin
    e palodhur, arvanitasin me te madh te shekullit qe kapercuem,
    qe pasoi denjesishte te madhin e te pavdekshim Anastas Kullurioti
    jeta e te cilit u shua nga nje kafe me helm te qarqeve te errta
    nacionaliste greke ne fundin e shekullit te 19.
    Editori i "Diellit" ne New York Anton Cefa me shkruante jo
    me shume se para nje jave se desheronte ti pergatisja nje artikull
    per veprat dhe veprimtarine e Aristidh Kolias per ta vene perkrah
    shkrimit mbi studiuesin e mirenjohur arberesh Antonio Bellusci.
    E meritonin qe te dy vleresimin dhe konsideratat qe donte te
    shprehte gazeta e "Vatres" per dy veprimtaret e medhej te diaspores
    shqiptare te cilet ishin dhe miq te ngushte me njeri-tjetrin.
    E kisha vene mendjen ne pune, dhe nisa ti rishikoj librat dhe
    revistat e botuara nga Qendra e Studimeve Arvanitase,intervisten
    qe i kisha marre dhe qe eshte botuar ne "Illyria" Nr.555 Gusht
    1996, mendova dhe fotografite qe do ta shoqeronin shkrimin e te
    cilat i kisha realizuar ne studion e punes se arvanitasit te madh ne
    rrugen Fidipidu Nr.6 ne Athine.
    Dhe ja ky lajm e ja kjo gjeme. E ndersa tani rri e shkruaj kete
    shkrim, pikerisht sot me 13 tetor, miku im i paharruar varroset
    ne Athine.
    Por Aristidh P.Kolia ishte miku i shume njerezeve jo vetem ne
    rradhet e arvanitasve por edhe ne ate te emigracionit shqiptar ne
    Greqi, ne Shqiperi, ne Itali dhe ne SHBA. Nderkohe qe ishte
    njeriu qe urrehej me shume nga qarqet ultranacionaliste greke
    te grumbulluara rreth gazetes "Stohos" te Kapsalit, e cila e nxinte
    ne cdo numur te saj, pa ngurruar ti vinte nga pas gjurmues dhe
    hafije sipas traditave te vjetra te megaloidhe-isteve.
    Por Aristidh P. Kolia ishte nga ata burra arvanitas qe nuk trembej.
    Ne faqet e revistes "Besa" e cila nga viti 1998 do te vazhdonte me
    revisten e re "Arvanon", ai shpalos me guxim pikpamjet e tij per te
    gjitha problemet qe kishin arvanitasit por edhe shoqeria greke ne
    teresi. Ne faqet e revistes se vet ai stigmatizonte edhe politiken e
    qarqeve greke ne mardheniet me Serbine e Milloshevicit, ne kohen
    kur krimineli Millosheviq shihej ne Greqi si nje hero i orthodoksizmes.
    Duke i shtjelluar akoma me tej idete e veta per rrugen e shtrember
    te diplomacise qeveritare greke, ai boton librin "Greqia ne kurthin e
    serbeve te Milloshevicit", e cila njohu vec botimit greqisht 1995 edhe
    botimin ne shqip qe pati nje jehone te madhe tek lexuesit shqiptar.
    Po cila eshte jeta e Aristidh P. Kolias,cila ka qene rruga qe ai ka
    ndjekur deri sa u formua si nje personalitet i madh dhe u be i njohur
    ne Greqi dhe jasht saj?
    Aristidh P.Kolia ka lindur me 8 Korrik 1944. Ne Intervisten qe kam
    marre prej tij ne korrik 1995 shprehet: "Prejardhja ime eshte nga nje
    fshat 20 km.ne perendim te Thivas, atje ku gjendeshin Thespies-et
    e lashte. Fshati quhej Kaskaveli, por tanime shumica e fshatrave
    kane ndrruar emra per shkak te ndonje nenpunesi burokrat injorant,
    keshtu qe fshati im quhet Leontari.Te gjithe fshatrat e krahines se
    Thivas dhe vete Thiva jane arvanitase...". Dhe me tej" Gjuha e pare
    me te cilen u shpreha ishte gjuha arvanitase".
    Ne kohen kur Aristidh P.Kolia bente gjimnazin ne Thiva, njohurite
    rreth temes "Arvanitet" dhe gjuha arvanitase nuk njihej.
    Mbizoteronte erresira. Ato pak vepra qe ishin shkruar per kete teme
    ishin pothuaj te panjohura.ne asnje prej librave te gjimnazeve apo te
    Universitetit nuk behej fjale per arvanitet dhe gjuhen arvanite.
    Pas mbarimit te studimeve universitare ne degen e legjislacionit ai nis
    kerkimin e literatures arvanite. Nxitjen perfundimtare qe e shtyti te
    merrej me studime per gjuhen, kulturen e traditat arvanite ishte njohja
    me librin e Kosta Rodit "Arvanitet zgjohen" 1978.
    Qe nga ky moment nis kerkimet bibliografike, nis studimet te
    thelluara historike dhe brenda pak vitesh te nje pune kembengulese
    boton librin voluminoz "Arvanitasit dhe origjina e grekeve" ne vitin
    1983. Ky liber qe do ti jepte emer brenda e jashte Greqise njohu tete
    ribotime deri ne vitet 90.
    Nderkohe ne vitin 1981 ishte krijuar Shoqata e Arvanitasve, qellimi
    i te ciles , sic thoshte vete Aristidh P.Kolia, ishte:" -Te pershkruajme
    e te ruajme te dhenat gjuhesore, ti studiojme ne menyre shkencore
    dhe te bindim popullin grek, pavaresisht se ka apo jo zanafille
    arvanitase, se e ka per detyre qe te ruaje "gjuhen e Perendive"dhe te
    heronjeve te Greqise, d.m.th. te arvanitasve. Dhe ne pergjithesi ti
    bindim arvanitasit se eshte nder e krenari te ruajne e te flasin ate
    gjuhe qe u a lane trashegim paraardhesit e tyre.
    Ne vitin1985 eshte organizator i te parit Festival te Kengeve
    Arvanitese ne bashkpunim me Dhimiter Leken, Thanas Moraitin,
    Fotula Sofu dhe Meri Hronopulo. Kenget e paraqitura ishin krijime
    qe nga shelulli i XV dhe deri ne ate te XX dhe qarkulluan te incizuara
    ne dy disqe nga eteria"Julianos"e Miki Teodorakis.
    Aristidh P.Kolia shume shpejt do te behej personaliteti rreth te
    cilit do te mblidheshin shkrimtaret dhe artistet te shumte ne Greqi
    por qe deri me tash qene te harruar per origjinen e tyre arvanite.
    Dhe ata ishin te shumte, dhe ata ishin te shquar. Tek Aristidh
    P.Kolia ata do gjenin njeriun plot vullnet e temperament me aftesine
    qe tu ngjallte krenarine e te qenurit arvanitas, sepse shumica e
    arvanitasve prej vitesh ishin mesuar ta mohonin prejardhjen e tyre,
    apo aq me keq ta perjetonin me turp, kur , sic thote Kolia, greket
    edhe sot e kesaj dite mburren me kenget, veshjet dhe kulturen
    arvanitase e duke i quajtur thjeshte greke.
    Zgjimi i ndergjegjes se arvanitasve, sikur vetem kjo te ishte puna e
    kryer e Aristidh P.Kolias, do te mjaftonte qe emri i tij te ruhej me
    nderim nga breza te tere arvanitas te rinj. Por per vec punes per shume
    vite si veprimtar dhe President i Lidhjes se Arvanitasve te Greqise, ai
    ishte ne te njejten kohe drejtuesi i Qendres se Studimeve Arvanitase,
    botues revistash, dhe autor i shume e shume artikujve.
    Ne vitin 1989 lexuesit kane ne dore librin e tij te ri "Glossa ton
    Theon", - Gjuha e perendive,e cila shkon larg ne kohet e lashta,
    mbeshtetet ne vepren e Homerit dhe ne mitologjine e perendive te
    Olimpit, dhe nepermjet gjuhes arvanitase ben spjegimin e shume
    termave te lashtesise greke madje deri tek emrat e perendive.
    "Gjuha e Perendive" nga greqishtja eshte perkthyer edhe ne
    anglisht dhe ka qene nje deshire e zjarrte e autorit qe ta shohe
    botimin e tij ne Angli dhe ne SHBA, cfare do te ndikonte ne
    terheqjen e vemendjes se qarqeve intelektuale boterore rreth
    problemit arvanitas dhe atyre te drejtave qe shteti grek me
    fanatizem u a mohon.
    Edhe deshira e tij e shprehur ne intervisten e botuar ne gazeten
    "Illyria" 1996 per te vizituar komunitetin Shqiptar ne SHBA, nuk
    u realizua per mungesen e interesit te shoqatave shqiptare.
    Edhe perpjekja e studenteve te Boston University qe nepermjet
    Universitetit te sigurohen nje ftese, u miratua por mbeti per me vone
    per mungese fondesh. Tashme qe vdekja e rrembeu kete kollos
    arvanitas,mund te pendohemi per kopracine tone si komunitet apo shoqata
    te shumta qe gelojne, por Aristidh P. Kolian nuk kemi ku
    ta gjejme me...
    Te pakten Komuniteti Shqiptar ne Amerike, shoqatat apo dhe
    intelektualet e shumte te ndermarrin nje nisme per te krijuar nje fond
    per botimin e vepres se Aristidh P.Kolias ne anglisht, cka ishte dhe
    mbeti deshira tij e zjarrte deri sa mbylli syte ne keto dite te
    trishtueshme te Tetori 2000.
    Le ta mbyllim kete shkrim per mikun e te gjithe shqiptareve
    Aristidh P.Kolia me nje citat te nxjerre nga arvanitas tjeter i madh
    Anastas Kullurioti, shkruar nje shekull me pare, se ndoshta mund
    te na vleje si nje mesim atdhedashurie: "Kombet nuk janë insekte
    që mund të heqin dorë dhe të braktisin aq kollaj kombësinë, gjuhën
    zakonet dhe traditat e tyre si gjarpërinjtë që ndërrojnë lëkurën, të
    mohojnë etërit, mëmëdheun dhe fisnikërinë e tij, traditat e
    trimërisë së vet. Është anakronizëm dhe e padëgjuar që në
    historinë e kombeve të gjejmë një popull aq haram dhe indiferent
    ndaj vetvetes".

    Shkruar ne Boston 13 Tetor 2000


    Ju pershendes,

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #33
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kjo eshte nje ide shume e mire Anton!

    Eshte konkrete dhe e ka nje qellim te qarte.
    Mendoj se duhet diskutar vertet per kete.


    Por duhet te behet nje paraqitje e vepres se zotit Aristidh, qofte edhe para nje perkthimi te plote. Emri i tij nuk eshte dhe aq i njohur per ata qe jetojne ne nje mjedis jashte atij te gjuhes shqipe.
    Nje paraqitje e veprimtarise patriotike te zotit Aristidh do te plotesonte kuadron dhe do te terhiqte vemendjen e opinionit publik.
    Me kete do te mund te nxiteshin shqiptaret te financonin.


    Pasi te jete bere kjo gje dhe te jene perkthyer ne menyre vullnetare ekstrakte nga vepra e tij, atehere do te mund te shtrohej per publikun ideja e nje shoqate qe ka per qellim publikimin e vepres se tij.

    Do te mund te hapej nje fond ne te cilin jam e sigurte se do te financonin shume njerez dhe me te me pas do te mund te publikohej vepra.


    Per fondin duhet te kete qartesi te plote se ku, si dhe ne nga kush eshte vene ne perdorim. Eksperiencat nuk jane te mira ne Shqiperi.

    E rendesishme ne kete mes eshte qe shuma qe kerkohet nuk do te jete katastrofike dhe kjo do t'i beje njerezit te jene me pak dyshues. Kjo eshte nje pike plus per perfundimin pozitiv te projektit.

    Une personalisht, qofte edhe ne nje shume modeste, do ta financoja nje projekt te tille.


    Per ta mbyllur
    Rendesi ka gjetja e nje perkthyesi te pershtatshem dhe paraqitja e kesaj ideje ne opinionin publik shqiptar.


    Pershendetje!
    Dita

  4. #34
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ok,

    per kete pune duhen vetem pak persona per te organizuar punen.
    Do e diskutoj sa me pare.

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    16
    Me fal Anton , kisha nje pyetje .
    Ti a e ke lexuar librin e Aristidh Koles.
    A eshte ai problematik?
    Per Shqiperine Etnike !

  6. #36
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Me fal si te te kuptoj?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Taulanti
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Postime
    48
    Pershendetje te gjitheve!
    Nga diskutimet kuptova qe ulja e ndikimit grek behet duke hequr qeverine filogreke e Tiranes qe eshte koka e qelbur e peshkut. Mund te me thote dikush si?????
    Rrofte Shqiperia Rrofte populli shqiptar
    Asnje komb apo njeri nuk mund te egzistoje pa nje ide sublime
    Dostojevski

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    16
    Nuk e di perse pyetja ime nuk ishte e qarte.
    Desheroj te mbeshtese iniciativen tende per botimin e librit te Koles,prandaj po pyes , e ke lexuar ate ?
    Per Shqiperine Etnike !

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    16
    Rrezimi i qeverise se tiranes per uljen e ndikimit grek ne shqiperi eshte i domosdoshem por jo e vetmja menyre.Ai duhet shoqeruar edhe me forma te tjera.
    Si:
    Krijimi i organizatave sidomos ne jug te shqiperise qe do te ndihmonin nder te tjera per ndergjegjesimin e popullit per rrezikun qe i kanoset shqiperise nga pushtimi grek. Keshtu qe propozoj lidhjen me patriot shqiptare qe ndodhen ne shqiperi (vetem atje mund te behet dicka konkrete), ngritja e nje platforme te qarte ne kete drejtim, qendrimi ne kontakt te vazhdueshem me ta si dhe ndihma financiare qe i duhet ofruar ketyre organizatave(kete mund ta benim ne).
    Keto organizata duhent te kishin lidhje midis tyre dhe mundesishte nje kryesi, brenda ose jashte vendit.
    Pra te funksiononin pak a shume si shoqatat vorioepirote ne shqiperi.

    Vdekje tradhetareve !
    Per Shqiperine Etnike !

  10. #40
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Lightbulb

    Propozimi i Amantit me duket shume i gjetur dhe praktikisht i realizueshem
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •