Shkuarja tek Allahu
Pasi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kumtoi Fjalėn e Allahut, e kreu amanetin dhe e kėshilloi Ymetin, filluan tė dukeshin shenjat e ndarjes sė tij nga kjo botė. Nė vitin e 10-tė tė Hixhretit, nė muajin e Ramazanit, ai ndenji nė itikaf 20 ditė. Engjėlli Xhebrail ia kėndoi tėrė Kuranin dy herė. Pastaj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha sė bijės, Fatimes: Mė duket, mė ėshtė afruar vdekja. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pėrcolli Muadhin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) pėr nė Jemen dhe i dha disa porosi. Ndėr tė tjera, i tha: Muadh! Ndoshta nuk do tė mė takosh mė pas kėtij viti. Ndoshta, kur ti tė kalosh kėtu vitin tjetėr, do tė gjesh xhaminė time dhe varrin tim. Atėherė, Muadhi qau me ngashėrim qė po ndahej nga i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kurse nė Haxhin e Lamtumirės, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pėrsėriste shpesh fjalėt: Ndoshta unė nuk do tju takoj mė pas kėtij viti; ndoshta unė nuk do tė bėj mė haxh pas kėtij viti. Edhe zbritja e ajetit: Sot e pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush tė mirėn Time, zgjodha pėr ju Islamin fe. (5:3) dhe e Sures Nasr ishin njė shenjė qė tregonte se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte kryer misionin e vet nė kėtė botė. Ai haxh u quajt Haxhi i Lamtumirės, sepse Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u nda me njerėzit, pėr tė shkuar tek Allahu i Madhėruar. Nė fillim tė muajit Sefer, nė vitin e 11-tė tė Hixhretit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi nė malin Uhud dhe fali namazin pėr dėshmorėt. Pastaj u kthye te minberi nė xhami dhe tha: Unė po shkoj para jush nė botėn tjetėr dhe do tė jem dėshmitar pėr ju (nė Ahiret). Betohem pėr Allahun se qysh tani po shikoj Hauzin tim (nė Botėn Tjetėr). Ta dini se mua mė janė dhėnė ēelėsat e thesareve tė Tokės. Pėr Allahun, unė nuk kam frikė se mos bėni shirk, pasi tė vdes unė, por kam frikė se do tė viheni nė garė pėr jetėn e kėsaj bote. Nė fund tė muajit Sefer, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi te varrezat e Garkadit (nė Medine) nė mesin e natės dhe i kėrkoi Allahut falje pėr ata qė ishin varrosur aty. Pastaj tha: Ne do tė vijmė te ju. Fillimi i sėmundjes
Ditėn e hėnė, dita e fundit e muajit Sefer, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mori pjesė nė varrimin e njė xhenazeje te varrezat e Bekias, nė Medine. Aishja ka thėnė: Kur u kthye i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga varrezat e Bekias, unė kisha dhembje koke dhe po thosha: Oh, koka!, por ai tha: Oj Aishe! Uallahi, unė duhet tė them: Oh, koka! Kėshtu qe fillimi i sėmundjes sė tij. Por ende ecte dhe shkonte te gratė e veta, derisa u sėmur rėndė. Kur ishte nė shtėpinė e Mejmunes, filloi tė pyeste: Ku jam nesėr, ku jam nesėr? Gratė e kuptuan dėshirėn e tij, prandaj e lanė tė rrinte tek Aishja. Ato i dhanė leje qė tė qėndronte sa tė donte, ku tė donte. Doli nga Mejmunja, pėr tė shkuar tek Aishja, duke ecur midis Fadhe ibn Abbasit dhe Ali ibn Ebu Talibit. Herė-herė i tėhiqte kėmbėt pėr tokė, derisa mbėrriti te shtėpia e Aishes (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Porositė e tij
Aishja (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: Kur hyri i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė shtėpinė time, ishte shumė i sėmurė. Kur sėmundja iu shtua edhe mė shumė, tha: Mė hidhni shtatė pagure ujė, qė tė dal para njerėzve. Atėherė, - thotė Aishja, e ulėm nė njė govatė tė Hafsasė dhe vazhduam ti hidhnim ujė me shtamba, derisa na bėri me shenjė, qė e kryem porosinė. Pastaj, vajti te njerėzit, fali namaz me ta dhe u mbajti atyre njė hytbe. Nė hytbe, ndėr tė tjera tha: Popujt qė kanė qenė pėrpara jush, i kthyen varret e profetėve tė tyre nė faltore. Ju mos i bėni varret e profetėve faltore. Unė ju ndaloj ju ta bėni njė gjė tė tillė. Pastaj shtoi: Allahu i mallkoftė jehudinjtė dhe tė krishterėt, qė i bėnė varret e profetėve tė tyre faltore. Pastaj shtoi pėrsėri: Mos e bėni varrin tim idhull, qė tė adhurohet! Pastaj tha se ishte gati tė ndėshkohej, nė qoftė se i kishte bėrė keq dikujt. I porositi qė tė silleshin mirė me ensarėt, pastaj tha: Allahu i Madhėruar i ka dhėnė mundėsinė njė njeriu tė zgjedhė: lulen, qė do nga kopshti i kėsaj bote ose ēka pėrgatitur Allahu pėr tė nė Botėn Tjetėr. Ai zgjodhi atė qė Allahu ka pėrgatitur pėr tė nė Botėn Tjetėr. Ebu Seid El Huduriu ka thėnė: Kur i dėgjoi kėto fjalė, Ebu Bekr Siddiku qau me dėnesė dhe tha: Pėr ty do tė flijonim baballarėt tanė dhe nėnat tona! Ishte i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ai, tė cilit i ishte dhėnė mundėsia tė zgjidhte midis kėsaj bote dhe Botės Tjetėr dhe Ebu Bekri e dinte mė mirė se tė gjithė kėtė. Pastaj i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e lavdėroi Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe urdhėroi qė tė mbylleshin dyert e xhamisė, pėrveē derės sė Ebu Bekrit. Ky takim i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė xhami u bė ditėn e mėrkurė. Tė enjten ai u sėmur edhe mė shumė. Ai u tha sahabėve: Ejani kėtu, qė tju shruaj njė letėr dhe tė mos humbni kurrė mė rrugėn e Vėrtetė. Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tha: Atė e ka kapluar sėmundja. Ju keni Kuranin dhe ju mjafton Libri i Allahut. Ata qė ishin aty patėn mosmarrėveshje: njė pjesė ishin tė mendimit tia jepnin letrėn, pjesa tjetėr jo. Pasi u shtuan fjalėt, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: Shkoni dhe mė lini tė qetė! Po atė ditė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) porositi qė tė largoheshin jehudinjtė, tė krishterėt dhe idhujtarėt nga Gadishulli Arabik. Ai porositi, gjithashtu pėr delegatėt qė mund tė vinin nė Medine: tė priteshin mirė dhe tė shpėrbleheshin ashtu siē shpėrblente ai. Ai porositi edhe pėr faljen e namazit. Porosia pėr skllevėrit ishte: tė silleshin mirė me ta. Pastaj tha: Nėse do tu pėrmbaheni atyre qė unė ju kam lėnė juve, nuk do ta humbni kurrė rrugėn e vėrtetė dhe unė ju kam lėnė juve Librin e Allahut (Kuranin) dhe Synetin tim. Ebu Bekri zėvendėson Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) si imam pėr namaz me xhemat Megjithėse i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte shumė i sėmurė, shkonte e printe pėr imam dhe e falte namazin me xhemat. Ditėn e enjte ai lau trupin (qė ti lehtėsohej sėmundja) dhe kur erdhi koha e namazit, u ēua pėr tė shkuar nė xhami, por i ra tė fikėt. Pas pak erdhi nė vete. U la me ujė dhe u nis pėr tu falur me shokėt, mirėpo i ra tė fikėt pėrsėri. Pas pak erdhi nė vete. Pėrsėri hodhi ujė nė trup. U nis pėrsėri pėr tė shkuar nė xhami, por pėrsėri i ra tė fikėt. Atėherė i ēoi fjalė Ebu Bekrit qė tu printe njerėzve si imam. Ebu Bekri ka prirė pėr imam ato ditė dhe ka falur 17 namaze me sahabet. Ditėn e shtunė (thuhet edhe tė dielėn) i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) sikur u bė pak mė mirė dhe duke u mbėshtetur midis dy burrave, shkoi pėr tė falur namazin e drekės. Mirėpo, kur arriti nė xhami, Ebu Bekri e kishte filluar namazin. Prandaj dy burrat e ulėn tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė anėn e majtė tė Ebu Bekrit. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) filloi tė falej pas tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kurse njerėzit pas Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), sepse Ebu Bekri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ngrinte zėrin, qė ata tė dėgjonin tekbirin. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e jep lėmoshė pasurinė e vet Ditėn e enjte, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i liroi skllevėrit e vet dhe dha 700 dinarė, qė i kishte pasur gjendje. Armėt e veta ua dha myslimanėve. Atė natė Aishja (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli me kandil nė dorė, shkoi te njė grua dhe i tha: Mė hidh ca vaj nė kandil! Ndėrkohė, kėmisha e hekurt e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte mbetur peng te njė jehudi pėr 60 kg elb. Dita e fundit e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė kėtė botė Kur zbardhi agimi i ditės sė hėnė, Ebu Bekri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nisi tė falte namazin e mėngjesit me xhemat. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte nė dhomėn e Aishes. Hapi pak perden e dhomės, i pa njerėzit duke u falur dhe buzėqeshi. Atėherė, Ebu Bekri kaloi pak prapa, sepse mendoi se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) donte tė vinte nė namaz e tė printe si imam. Nė atė ēast, xhemati u magjeps nga gėzimi, qė po shihnin tė Dėrgurin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Mirėpo, ai u bėri shenjė me dorė ta plotėsonin namazin ashtu siē ishin. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e uli perden. Po atė ditė (thuhet edhe atė javė) i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thirri bijėn e vet, Fatimen, i tha diēka nė vesh e ajo qau. Pastaj, ai i tha pėrsėri diēka nė vesh dhe ajo buzėqeshi. Kur e pyeti Aishja se ēfarė i kishte thėnė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė vesh, ajo nuk i tregoi, derisa vdiq i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Mė pas, ajo i tregoi Aishes se me fjalėn e parė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kishte thėnė Fatimes qė me atė sėmundje ai do tė vdiste, prandaj ajo kishte qarė. Me fjalėn e dytė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kishte thėnė Fatimes se ajo do tė ishte e para nga familja qė do tė vdiste e do tė shkonte pas tij nė Botėn Tjetėr. Prandaj Fatimja kishte qeshur. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte pėrgėzuar, gjithashtu Fatimen dhe i kishte thėnė se ajo do tė ishte mė e nderuara e grave tė botės. Kur e pa babanė e vet shumė tė sėmurė, Fatimja tha: Oh, sa sėmurė je o baba! I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia ktheu: Babai yt nuk do tė ketė mė dhembje pas tė sotmes. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thirri Hasanin dhe Hysejnin (nipėrit e vet) dhe i puthi tė dy. Pastaj thirri gratė e veta. I kėshilloi dhe u rikujtoi edhe kėshillat e udhėzimet e mėparshme. Sėmundja sa vinte e bėhej mė e rėndė. Edhe helmi qė pati ngrėnė nė Hajber i vėrshoi ne vena dhe filloi ta ndiente mė shumė dhembjen qė i shkaktonte helmi. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte hedhur mbi fytyrėn e vet njė shami tė madhe dhe kur i binte tė fikėt, e zbulonte fytyrėn. Nė atė gjendje tė rėndė, tha: Mallkimi i Allahut qoftė mbi jehudinjtė dhe tė krishterėt, tė cilėt i kanė bėrė varret e profetėve tė vet faltore. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) fliste pėr veprimin e keq qė kishin bėrė ata dhe urdhėronte qė myslimanėt tė mos vepronin ashtu. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: Nuk do tė mbesin dy fe nė tokėn arabe. Kėto ishin fjalėt e fundit, me tė cilat Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) porositi njerėzit dhe ai i pėrsėriti ato disa herė: Namazin, namazin dhe silluni mirė me skllevėrit. Agonia e vdekjes dhe vdekja Nė agoninė e vdekjes, Aishja e kishte mbėshtetur Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė gjoksin e vet. Nė atė ēast hyri Abdurr Rrahmani, vėllai i saj, i cili kishte nė dorė njė siuak. I Dėrguari Allahut ia nguli sytė siuakut. Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e kuptoi qė ai e donte atė dhe e pyeti. Ai i bėri shenjė me kokė qė e donte. Aishja e mori siuakun dhe e pėrtypi, derisa u zbut. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pastroi dhėmbėt mė mirė se asnjėherė tjetėr. Pėrpara mbante njė tas me ujė. Lagte me ujė fytyrėn dhe thoshte: Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut. Vėrtet, vdekja ka agoninė e saj. Pastaj, ngriti duart (thuhet edhe gishtin), e nguli shikimin nė tavan dhe lėvizi buzėt. Aishja vuri veshin dhe dėgjoi qė thoshte: Me ata, tė cilėve ua ke dhuruar mėshirėn Tėnde, me pejgamberėt, me tė sinqertėt, me dėshmorėt dhe me njerėzit e mirė, o Allahu im! Falmė, mėshiromė dhe mė merr tek Ti. Fjalėn e fundit e pėrsėriti tri herė. Dha shpirt. I ra dora dhe shkoi tek Allahu i Madhėruar. Qe e hėnė, dita e 12-tė e muajit Rabuil Euel, viti i 11-tė i Hixhretit, koha e drekės, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte mbushur 63 vjeē. Vėrtet, tė Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi. Sahabet, tė pikėlluar
Lajmi pėr vdekjen e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u pėrhap nė ēast midis sahabeve. Atyre iu errėsua bota dhe gati humbėn ndjenjat. Nuk kishte ditė mė tė mirė e mė tė ndritur pėr myslimanėt sesa dita, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hyri nė Medine. Por, nuk kishte ditė mė tė errėt se dita, kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndėrroi jetė. Atė ditė vendi gumėzhinte nga tė qarėt e sahabeve. Omer ibn Hattabi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ēua dhe tha: I Dėrguari i Allahut nuk ka vdekur dhe nuk do tė vdesė, derisa Allahu ti shfarosė dyfytyrakėt. Omeri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) filloi tė kėrcėnonte se do tė vriste cilindo, qė thoshte se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte vdekur. Sahabėt vinin rrotull tij nė xhami tė habitur dhe tė tronditur. Kurse Ebu Bekri, meqė e kishte parė Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) disi mė mirė pak ēaste mė parė, nė mėngjesin e asaj dite, kishte shkuar nė shtėpinė e vet. Kur vdiq i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), Ebu Bekri u kthye hipur mbi deve dhe zbriti te xhamia. Hyri nė xhami, pa u folur njerėzve, derisa shkoi tek Aishja (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte i mbuluar me njė ēarēaf. Ebu Bekri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu afrua, i zbuloi fytyrėn, e puthi dhe qau, pastaj tha: Pėr ty do tė flijoja nėnėn time e babanė tim, o i Dėrguari i Allahut. Allahu nuk do tė lejojė qė ti tė vdesėsh dy herė. Vdekjen qė ta pati shkruar Allahu, ti e kalove. Pastaj doli nga shtėpia e Aishes (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe tha: Ulu, o Omer! Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) nuk pranoi tė ulej. Ebu Bekri e la atė, shkoi te minberi dhe qėndroi anash tij. Njerėzit iu shmangėn Omerit dhe u kthyen nga Ebu Bekri. Kush adhuronte Muhamedin, le ta dijė se Muhamedi ka vdekur. Kush adhuronte Allahun, le ta dijė se Allahu ėshtė i gjallė e nuk vdes kurrė. Allahu i Madhėruar thotė: Muhamedi ėshtė vetėm pejgamber, por edhe pėrpara tij ka pasur pejgamberė. E nėse ai vdes ose vritet, a mos do tė ktheheni prapa ju? Kushdo qė kthehet prapa, nuk i bėn kurrfarė dėmi Allahut dhe Allahu do ti shpėrblejė mirėnjohėsit. (3:14) Ibn Abbasi thotė: Pėr Zotin, u duk sikur nuk e dinim se Allahu e kishte zbritur kėtė ajet, para se ta lexonte Ebu Bekri. Nga gojėt e njerėzve dėgjohej vetėm ky ajet. Kurse Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: Pėr Zotin, duke lexuar kėtė ajet, e kuptova qė ajo ishte e drejta dhe u trullosa. Nuk mė mbanin kėmbėt dhe rashė pėr tokė. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) kalif
Krijoni Kontakt