Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 86
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Un disponoj ket liber,e kam lexu eshte fenomenal dhe ju kisha sygjeru qe tegjith ta e lexojn,se kan se qfar te mesojn nga ai.

    Librin e kam ble ne Tiran,po kam pa qe tashi ka dhe tek ne ne Kosove neper librari.
    Duajeni njėri tjetrin.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2003
    Vendndodhja
    Toronto Canada
    Postime
    37
    A do te shikojme ndonje rezultat pozitiv per ceshtjen e shqiptareve CAM per kthimin e pronave te tyre, sipas kerkeses se presidentit shqiptar Alfred Moisiu drejtuar perfaqesuesve nderkombtar ku ishte pjesemarres ne Stokholm, pra sa do te merret parasysh nga organizmat nderkombtar kerkesa e presidentit, ne qoftese dikush di me teper hollesira dhe cfare parashikoni se si do te rrjedhin ngjarjet ne vazhdimesi do kisha shume deshire te dija ...

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar DRIN FIERI pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #53
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Postuar mė parė nga angeldust
    Zbritje ka pasur, ka, po keshtu sic po vene punet edhe do te kete ma merr mendja.... fatkeqesisht dmth.

    Si duket vertetohet dhe njehere nje thenie e Koco Devoles... humorist po e ka gjuajtur penalltine tamam me kete...

    "Shqiptaret jane si puna e kripes. Po te hedhesh nje grusht kripe ne gjelle, pra po te jene te perqendruar te gjithe ne nje vend, e prishin gjellen fare. Po te shkojne e te dalin neper bote, dhe te jene me perqendrim te vogel ne vendet ku shkojne, e kripin gjellen aq sa c'duhet, dmth. e lezetosin."

    (Jo citat ekzakt por sidoqofte ky eshte kuptimi.) Pra shqiptaret nese dalin vete neper bote behen dikush dhe mund te perparojne, por ne vendin e tyre s'bejne qe s'bejne dot prokopi... cuditerisht. Per boten valle do te punojme gjithmone ne?

    Por fakti qe greket kane qene shtet me pare se ne, dhe kane formuar akademiket e tyre me pare se ne, pa degjuar bota dhe zerin e versionin tone, eshte nje fakt i vertete.

    Nuk e di sa mund te vertetohen hipotezat e Aristidh Koles per te cilin kam shume respekt, por qeveria shqiptare duhet te investoje me shume ne fakultetet perkatese per kerkime te tilla.
    Cili eshte fakt qe vete greket i kane hedhur hi historise??Me thuaj nqs ka patur ndonji njeri me reputacion asajkohe te mbeshteste zhvillimin e tyre?E di sa larg je ti..sas ta pret mendja...Nga kush i morren alpha beta..delta gamma etc??Ku qene greket nga pushtimi romak e deri ne 1821??Pse ka disvazhdim kur na paskan pas civilizimin me te avancuar??Hellenismi plako...nuk i perket vetem atyre por dhe vendeve te tjera...Me thuaj prse italianet nuk dalin me versionin e romes se lashte...Mussolini u perpoq ne 1920 qe te mbillte nje identitet te forte ku dhe individed projektojn vetveten...S`eshte e njejta rrug qe hitleri ndermori...ku e cfarsoi dhiaten e vjeter??Ehu s`ka mbarim...
    Arvanitasit jane shqiptare...por shqiptar qe luftuan betejat e te tjereve dhe sic shikohet ato pelqenin te rrinin me greket....Jo me kot ato nuk jane ngrejtur gjith keto kohe...Tano ato jane martuar 100 here me greket dhe ne nuk pse te kerkojm dicka te nje grup njerezish qe nuk pergjigjen...E vetmja ceshtje qe ne duhet dhe do tia shohim fundin..jane chamet dhe argatet grek qe erdhen ne shekullin e 18....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar S`ka Lezet pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #54
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anėtarėsuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    tung!
    Desha te them vetem qe kur te permednim Z. Dangelly eshte mire qe te lexojme ate cka ai "Zoteri" ka thene, ose me mire ka shpifur per shqiptaret. Ne te sames ai e ata qe besojne ne te!

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar troptit pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #55
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755

    Greqia qe flet Shqip

    Viktor Bernard

    Nė librin e tij “La Turqie et l’Hellenisme contemporain”, francezi Viktor Bernard, me admirimin e tij pėr racėn shqiptare, shkruan “Ndonjėherė raca shqiptare ėshtė ngritur, ėshtė personifikuar, nė njė njeri tė madh, dora e tė cilit, kushdo qė tė ketė qėnė, Mehmet Aliu, Ali Tepelena, Skėndėrbeu e Pirro, ēoi peshė mbarė njė botė dhe gdhendi mbi popuj qė drejtuan, shenjat e gjenisė sė saj. Jeta e shqiptarėve nė kėtė shekull tė mbramė, vepra e tyre nė Egjypt ku qenė mbretėr, nė Greqi ku qenė autorėt e vėrtetė tė pavarėsisė, duhet tė na shpjegojė mjaft periudha tė historisė sė herėshme, dhe kur shqiptarėt rivendikojnė Aleksandrin, Akilin e Agamemnonin, teprimi duket tė jetė veēse njė formė, sepse paradoksi mban nė vetvehte njė tė vėrtetė”.



    Cevasi

    Nė “Historia e Tebės” II, Cevasi vėren “Ėshtė e ditur se gjatė luftės kombėtare dhe pas asaj kohe deri nė vitin 1850, nė tė gjithė Atikėn, dhe nė vetė Athinėn, flitej gjuha shqipe, dhe shumė pak vetė dinin tė flisnin greqisht”. Kėtė ai e shėnon edhe pėr rajonet e Tebės, me pak pėrjashtime nė qytet.



    J. Maruga

    Studiuesi J. Maruga nė “Kontributi i arvanitėve....” nė lidhje me revolucionin qė solli krijimin e shtetit grek, qė nė fillim shtron pyetjen: “Ēfarė i detyrohet Greqia arvanitėve? Ju detyrohet -guxoj tė them- Lirinė e saj!”. Ndėrsa V. Rafailidhi nė “Ethnos” vėren se “Fallmerajeri i cili i simpatizonte shumė arvanitėt, shkruante se: revoluciuoni grek ėshtė nė tė vėrtetė vepėr e arvanitėve. Madje nė shtetin qė u krijua menjėherė mbas 1821 tė Kapodistrias dhe Otonit, pothuajse shumica e banorėve flisnin shqip”.

    V.Rafailidhi

    Nė njė artikull tė gazetės “Ethnos”, V.Rafailidhi shkruan “Njė pjesė e neohelenizmit qė ka si gjuhė tė pėrditėshme atė arvanitase, luajti rolin kryesor nė krijimin e kėtij shteti ku jetojmė sot, sa nga pikėpamja ushtarake aq edhe ekonomike. Atėhere pse evidentohen nė plane tė para pjesė tė tjera tė popullsisė?...”.



    Elefterudhaqi

    Nė enciklopedinė e Elefterudhaqit, pėr Familjen e Ralėve (me shumė kryeministra dhe ministra nė shtetin grek) shėnohet se “ajo ka prejardhje shqiptare ose normane”. Po ashtu, pėr pėrkatėsinė shqiptare flitet edhe pėr Familjen e Rendėve nga Korinti. I njohur nga kjo familje ėshtė kapedan Dhimitėr Rendi.



    Vadington

    Pėr rolin mbizotėrues tė shqiptarėve nė revolucionin qė ēoi nė krijimin e shtetit grek, flet edhe Vadington “gjysma e ushtrisė sė Odisesė (Andrucit) janė kryesisht shqiptarė, nėn komandėn e Gurrės” dhe shėnon se Odiseja vetė ishte rritur dhe edukuar nė oborrin e Ali Pashės nė Janinė. Ndėrsa konsulli anglez nė More, Green e cilėson Odisenė si “kapedan tė pėrgjithshėm tė Greqisė Lindore, njė prej krerėve mė tė njohur shqiptarė”.



    Odise Elitis

    Nė pėrgjigjet e tij gazetarėve pėr pėrkatėsinė, nobelisti Odise Elitis, i cili mbahet si poeti mė i shquar nė Greqi, deklaron “ Po. Jam shumė kėmbėngulės. kėtė kokėfortėsi tė tmerrėshme e kam trashėgim nga nėna ime arvanitase”.



    Anonime

    Shqiptarėt kanė ndikuar me zakonet, traditat, kulturėn e tyre mbi popujt fqinjė, apo mė mirė popujt fqinjė morėn nga shqiptarėt ato vlera nė tė cilat ishin tė mangėt, ose tė mbetur mbrapa. Kėshtu, grekėt kanė marrė, ndėr tė tjerė, prej shqiptarėve tre valle tepėr tė njohura, alvanikos - shqiptarēe, Forapmas - ēamēe, dhe himarioten. Ndėrsa ligjet shqiptare tė pritjes sė mikut kanė ndikuar zakonet e pritjes ndėr arumunėt dhe ndėr grekėt e veriut.



    Teli Siavalas

    Artisti i njohur amerikan Teli Siavalas, nė njė intervistė nė televizionin grek nė vitin 1974, tregoi origjinėn e tij shqiptare, nga familja Kavala tė katundit arvanit Gjeraka tė Lakonisė. Ai e dinte ende gjuhėn arvanite.

    Vinēens Dorsa

    Vinēens Dorsa nė veprėn e tij shkruan “Nė kohėn e Filipit, Aleksandrit, Pirros, Skėnderbeut, shqiptarėt janė shquar pėr trimėri, po kėshtu vepruan ata edhe nė Kalabri. Nė luftėn e Greqisė pėr pavarėsi, shqiptarė si: Noti, Konstantini, Kristo e Marko Boēari, Foto Xhavella dhe i jati i tij, Odise Andruci, Miauli, Kundurioti, Tombasi, Karaiskaj, Gurra, Niketa, Stromari, etj., heroina tė tilla si Elena-bashkėshortja e Konstantin Boēarit, Moskoja-e shoqja e Xhavellės, Kaidoja-vajza e tij, Despoja-e veja e kapiten Gjergj Bocit, dhe e pashembullta nė histori Bubulina nga Hidra, -treguan heroizėm pėr lirinė dhe pavarėsinė e Greqisė”.

    “Helenizmi”

    Nė vitin 1899, revista greke “Helenizmi” boton njė shpallje tė nėnshkruar nga zotėrinjtė: Shehu, Boēari e Xhavella, ku ndėr tė tjera shkruhej “Nė luftėn e 1821 qė bėri Greqia kundėr Turqisė luftoi dhe raca jonė, raca shqiptare, dhe me ndihmėn tonė u ēlirua edhe Greqia. Midis kaq heronjve kujtojmė edhe ata tė Hidrės, Species dhe Kranidhit. Heronjtė mė tė shumtė tė steresė ishin shqiptarėt e Sulit tė Himarės, tė Athinės, Tebės, Livadhjasė, Korintit, dhe nga shumė vende tė Moresė qė flasin edhe sot shqip. Pėrveē shqiptarėve tė krishterė, ishin edhe 3500 shqiptarė muslimanė qė luftonin bashkė me grekėt kundėr turqve... S’kemi pėr tė thėnė ndonjė gėnjeshtėr, vėllezėr, po tė pohojmė se shqiptarėt e ēliruan Greqinė”.

    Kumundero

    Nė njė dokument tė ministrit tė jashtėm tė Greqisė, Kumundero, tė vitit 1881, dėrguar Mbretėrisė gjermane pėr ndihmė, ndėr tė tjera, thuhet se “edhe pas pesėdhjetė vitesh tė shtetit tė pavarur grek, njė pjesė e madhe e popullsisė nė More, qė ėshtė shumė e njėsishme etnikisht, nuk heq dorė prej qėnėsisė sė saj shqiptare”. Mė tej ai vėren se “edhe nė vetė Athinėn, ashtu si nė More (Peloponez), mbi 70 mijė vetė flasin vetėm gjuhėn shqipe, pa ditur asnjė fjalė greqisht”, duke pohuar mė tej se “ėshtė fjala pėr njė etnicitet homogjen qė i tillė njihet sėpaku pėr dhjetė shekuj nė kėtė hapėsirė tė lartpėrmendur”.

    Mblodhi dhe perktheu: Gent Ulqini
    ne gazeten MilosaO
    MtrX ubicumque felix

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar MtrX pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2004
    Postime
    10
    Pergezime Angeldust -se vertet keshtu eshte vella . Shqiptari vec ne shqiperi nuk punon . Diskutonim nje dite me disa shoke te tjere tamam per kete punnen e punes dhe te them te drejten asnjeri nuk e pranoi qe mund te bente te njejten pune qe bejne ketu ne greqi . Megjithate jam optimist edhe mendoj se gjerat do te evolojne per mire . Ketu ne greqi te pakten po vihet re nje tendence e madhe e shqiptareve per t'u kthyer perfundimidht ne shqiperi . Ndikon edhe fakti qe jemi afer me shqiperine edhe mundesite e levizjes jane permiresuar shume ne krahasim me vitet me pare . Si te thuash e kane porten e hapur per te ardhur prape ne greqi edhe po nuk ju eci .
    Isha ne tirane ne dhjetor dhe mund te them me siguri qe ka marre vrull puna dhe shume shpejt do te grumbulloje akoma me shume popull sa me shume perparojne punet .
    Mendoj se me pare duhet ta bejme me pare shqiperine te forte ekonomikisht e pastaj te zgjidhim probleme te tjera te kesaj natyre , apo jo .

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Cyclon pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #57
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Pėrballja e politikės shqiptare - Nga Teodor Pangallos

    Ėshtė fakt i mirėnjohur dhe pėr kėtė dėshmojnė arkivat e Ministrisė sė Jashtme, se marrėdhėniet me fqinjin tjetėr ballkanik (me Shqipėrinė, Ll.R.), arritėn deri nė pothuaj federim tė plotė mė 1925 dhe 1926.


    Nga koha e Esat pashės dhe Ahmet Zogut, miku mė i pėrzemėrt i Shqipėrisė jam unė.

    Nga mosha e foshnjėrisė sime flas shqipen, sepse e ndjera gjyshja ime, qė mė rriti, nuk njihte greqishten. (Ishte bijė e Anton Virivilit, mė tė pasurit nga parėsia e Megaridės, nė shtėpinė e tė cilit nė Salaminė dha shpirt miku i tij i ngushtė dhe i paharruar kryegjenerali i Rumelisė, Karaiskaqi).

    Kam nė damarėt e mi pėrgjysėm gjak shqiptar dhe jam krenar pėr kėtė. Admirali Kunduriotis, tre Nikolaidėt (gjysh, baba dhe nip), admirali Sakelari, heroi i nėndetses "Ll. Kaēoni" V. Lasko dhe grekėr tė zgjedhur tė shumtė janė tė gjithė me origjinė shqiptare dhe janė tė njohur pėr shėrbimin e tyre ndaj atdheut. Paparigapulos shkruan se nga gjithė fiset qė erdhėn nė Greqi, pėrzierja me gjakun shqiptar rezultoi me AMALGAMĖN MĖ TĖ SHKĖLQYER. Hidrejtė, speciotėt, Miaulis, Sahturis dhe mijrat e luftėtarėve nga 1821 deri mė sot, dėshmojnė tė vėrtetėn e mendimit tė Paparigopulit.

    Mė 1914 kur filloi Lufta I Botėrore, i rikthyer nga Franca ku studioja, u paraqita te Venizelosi, ministėr i Ushtrisė dhe u vendosa si shef i shtabit i Divizionit VIII nė Prevezė.

    Venizelosi mė komunikoi nė mėnyrė rezervate se kishte vendosur tė pushtonte befasisht Epirin e Veriut. "Kam bindjen se do t'ia dalėsh mbanė mirė, sepse flet edhe gjuhėn e shqiptarėve," shtoi. Atėhere isha komandant batalioni, shkova nė Prevezė dhe nė pak ditė mora njė urdhėr tė gjatė sekret shkruar me dorėn e vetė Kryeministrit, ku urdhėrohej divizioni tė pushtonte Epirin e Veriut duke zbarkuar nė limanin e Sarandės. Politikani i paharruar theksoi nė mėnyrė tė veēantė nevojėn e mbajtjes absolutisht tė fshehtė pėr shkak tė italianėve.

    Operacioni u krye nė rregull tė plotė dhe u pushtua vija e vjetėr nė veri tė Gjirokastrės. Shtabi u vendos nė Gjirokastėr. Kur pas pak ditėsh erdha nė Athinė natyrisht qė pata njė bisedė tė gjatė me kryeministrin dhe mbeta i habitur sesi ky politikan gjenial, i gjendur vetėm prej tre vjetėsh nė Greqi, kishte kuptuar plotėsisht rėndėsinė madhore dhe jetėsore qė kishte pėr Greqinė ēėshtja e Shqipėrisė. Ato mendime dhe koncepte tė Venizellosit u bėnė dhe bazat kryesore mbi tė cilat mbėshteta politikėn qė zbatova mė 1925 dhe e cila ndėr tė tjera kishte si rezultat qė tė dėrgohen tė rinj shqiptarė nė Athinė pėr tė studiuar nė Shkollėn e Evelpidėve dhe nė Kursin e Marinės.

    Menjėherė sapo erdha nė krye nė qershor 1925 u gjenda para ēarjes sė vėrtetė tė marrėdhėnieve tona me Shqipėrinė pėr shkak tė ēėshtjes sė Ēamėrisė. Pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė, i ardhur nė zyrėn politike, mė komunikoi se autoritetet greke me dhunė dhe nė kundėrshtim tė traktatit, shpėrngulin banorėt shqiptarė tė periferisė, duke i dėrguar ata nėpėrmjet detit nė Azinė e Vogėl dhe se ndaj protestave tė tyre jepet pėrgjigja se kėta shqiptarė myslymanė (turkoshqiptarė nė origjinal!) janė tė shkėmbyeshėm.

    Kontrollova dokumentet pėrkatėse dhe u binda se interpretimi i Ministrisė nuk ishte i bazuar, sepse nė traktatin e Lozanės pėrcaktohet qartė se shqiptarėt muhamedanė tė Epirit konsiderohen minoritet dhe jo tė shkėmbyeshėm, si turqit e Thrakės etj. Pėr sqarimin plotėsisht tė ēėshtjes, i telegrafova ambasadorit tė shquar nė Londėr, tė ndjerit Kaklamanis, i cili pėrfaqėsonte Greqinė gjatė redaktimit tė traktatit dhe i cili u pėrgjegj se nuk bėhet fjalė pėr shkėmbim dhe rrjedhimisht ėshtė i pabazuar mendimi i atyre nė Ministri.

    Ftova menjėherė Drejtorin e Pėrgjithshėm kompetent, i cili mė tha kėto nė mėnyrė tė ēuditshme: "Formalisht kanė tė drejtė, por pėr shkaqe tė nevojės dhe qėllimit ėshtė ndėrmarrė shpėrngulja e shqiptarėve qė tė zbrazen fshatrat pėr vendosjen e refugjatėve bashkėkombas tanė. Nuk ia vlen tė angazhohemi pėr 5-6 mijė paloshqiptarė, z. Kryetar."

    Sapo u pėrmbajta dhe nuk e flaka pėrjashta me shqelma diplomatin me monokėl. Ndėrkaq, sipas raportimit tė autoriteteve policore, nė Epir po realizohej njė dramė e vėrtetė, se fshatarėt, duke qarė vajtueshėm, shkėputen nga vatrat e tyre ku lindėn dhe rrojnė prej shekujsh dhe hipnin nė anije pėr t'u dėrguar nė Azinė e Vogėl. Dhashė urdhėr tė zbrisnin dhe tė ktheheshin tė lirė nė fshatrat e tyre.

    Shqiptarėt, si tė gjithė fiset e paditura dhe pasardhės tė lashtė, kanė vese tė rėnda, por kanė dhe vityte tė tyre tė jashtėzakonshme. Ngjarja e mėsipėrme ishte shkaku kryesor i rivendosjes sė marrėdhėnieve tė pėrzemėrta mes dy vendeve, qė u zhvilluan gjer nė pothuaj federim, siē do ta shohim. Mbreti Ahmet Zogu, me njė mesazh tė zjarrtė, mė shprehu mirėnjohjen e tij, tė cilėn, siē thoshte nuk do ta harronte kurrė. Dhe vėrtetė gjer nė ditėn e ēfronėzimit tė tij, sa herė qė vinte pėrfaqėsues i ri shqiptar nė Greqi, vinte sipas porosisė sė tij nė shtėpinė time dhe sillte pėrshėndetjet e Mbretit, duke shqiptuar nė shqip "Vlla i madh." Dhe kėto kur tashmė isha privatisht thjeshtė njė gjeneral nė lirim. Ėshtė e quajtura besa shqiptare, do tė thotė besnikėria apo mirėnjohja pėr mirėsinė e bėrė.

    Po tė hedhėsh njė sy tė thjeshtė nė hartėn e Ballkanit, kupton drejpėrdrejt e menjėherė rėndėsinė e madhe tė Shqipėrisė nga pikėpamja ushtarake.

    Pėr shkak tė ngjarjeve tė fundit, qarqet politike dhe ushtarake, pėrveē Greqisė, tani sapo perceptuan rėndėsinė e Shqipėrisė si bazė sulmi apo mbrojtjeje. Ushtarakėt grekė prej njė kohe tė gjatė e njohin kėtė gjė, siē faktohet qartėsisht nga betejat e ashpra tė pėrgjakshme, qė gjetėn hapėsirė nė limanet dhe nė kalimet malore veēanėrisht nė shekujt e fundit tė Perandorisė Bizantine.

    Pėr Greqinė mike apo aleate Shqipėria pėrbėn njė kėshtjellė natyrore madhėshtore dhe kanosje ndaj rrezikut kundėr cilitdo agresor nga Veriu. Vetėm tre a katėr divizione nga krahu lindor i kėsaj kėshtjelle natyrore (vargmali i njohur i Alpeve Dinarike), do tė detyronte sulmuesin tė vėrė nė dispozicion forca mbi tė dyfishta pėr tė mbuluar krahun e djathtė dhe komunikacionet e tij.

    Pikėpamja e mprehtė e Venizelosit e kishte vlerėsuar kėtė, kur thoshte se nevojitet sakrifikim i plotė pėr t'u rregulluar miqėsisht ēėshtja e kufijve kontinentalė, qė tė synohet rivendosja e marrėdhėnieve tė pėrzemėrta me Shqipėrinė. Duke besuar pa u epur nė drejtėsinė e kėtij mendimi, synova njė sakrificė tė plotė pėr ta vėnė nė zbatim kur qeverisa vendin.

    Pasi u vendosėn marrėdhėniet miqėsore pas ngjarjeve, qė i vlerėsova mė lart, dėrgova si pėrfaqėsues tė Greqisė nė Tiranė gjeneralin e divizionit Aleksandėr Kundulin, bashkėqytetar i imi, qė njihte plotėsisht jo vetėm shqipen e folur tė Shqipėrisė sė Jugut (Toskė dhe Ēamėr), por edhe ato idiomat e Labėve tė Veriut, Gegėve etj. Gjeneral Kunduli, aktivist i suksesshėm qė nė betejėn e Maqedonisė dhe ushtar trim (u plagos dy herė) nė luftra, ishte njėkohėsisht diplomat i mėnēur dhe i zhdėrvjellėt. Brėnda pak kohe arriti tė fitonte miqėsinė e nxehtė dhe konsideratėn e Mbretit shqiptar Ahmet Zogu.

    Katėr marrėveshje u nėnėshkruan brėnda vitit ndėrmjet dy vendeve: instituim konsullor, pėr qytetarinė (natyralitetin), pėr bashkėpunimin tregėtar dhe detar (lundrimor), pėr dorėzimin e kriminelėve etj. Para nėnėshkrimit tė marrėveshjeve zyrtare, mirėkuptimi i fshehtė kishte bėrė pėrparim tė rėndėsishėm. Kufijtė e dy vėndeve nė thelb ishin suprimuar nga pikėpamja tregėtare dhe siē u pėrmėnd mė lart fėmijė shqiptarė u dėrguan pėr t'u arsimuar nė Shkollėn tonė Ushtarake tė Evelpidėve, ashtu si edhe tė tjerė nė Shkollėn e Kurseve Detare. Nė korrik 1926 gjenerali Konduli, pas negociatave tė gjata, mundi tė arrinte deri nė njė marrėveshje pėrfundimtare pėr ēėshtjen e Bankės Shqiptare, duke pranuar nga Mbreti Zog pjesėmarrjen e Bankės Kombėtare Greke me shumėn 52 pėrqind.

    Kuptohet gjithė rėndėsia tepėr e madhe e kėsaj ngjarjeje. Ėshtė e padiskutueshme se pėr shumė arsye, nėse zbatohet njė politikė e studiuar dhe e qėndmeshme ndaj ēėshtjes shqiptare, do tė ishte e mundur qė Shqipėria nė vend tė armikut tė jetė miku mė i mirė, mė i ēmuar dhe i vetmi nė Ballkan. Shqiptarėt nga fisi nuk janė as me prejardhje mongole, as sllavė, as turq. Ėshtė dėshmuar historikisht se janė ilirė, pasardhės tė pellasgėve dhe rrjedhimisht fis vėlla i fiseve tė vjetra, qė tė ardhur nga veriu plotėsuan banorėt e parė tė Greqisė.

    Asgjė tė pėrbashkėt nuk kanė me italianėt, serbėt dhe bullgarėt, ndėrsa nė tė kundėrt gjaku, traditat dhe zakonet i lidhin ngushtė me popullin grek.

    Miauli, Kundurioti, Sahturi, Odise Andruci dhe mijra grekėr tė tjerė me prejardhje shqiptare, luftuan heriokisht pėr pavarėsinė greke nė Revolucionin Kombėtar tė 1821.

    Profesori historian i Monakos, Hertzbert, nė historinė e tij mbi Revolucionin Grek shėnon se : "Pak ditė pas ngritjes sė Flamurit tė Revolucionit nė Shėn Laura dhe pikėrisht nė prill tė 1821, 1500 SHQIPTARĖ TĖ KRISHTERĖ BANORĖ TĖ FSHATRAVE TĖ DERVENĖVE (DERVENOHORIA) nėn komandėn e prijėsit Haxhi Meleti fushatuan nė Korinth kundėr Qamil Beut tė dėgjuar." Fushatuesit nuk ishin shqiptarė, siē pėrmend historiani bavarez, ishin gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit shqipfolės tė banorėve tė Dervenofshatrave, Vila - Kundura - Mandra - Eleusis. Ishin gjyshėrit e gjeneralėve Nikolaidi, Konduli, Roka dhe tė nėnshkruarit si dhe tė admiralit Al. Saqellari, heroit kombėtar, kapitenit tė marinės luftarake Lasko dhe tė aq grekėrve tė tjerė tė zgjedhur me prejardhje shqiptare.

    A nuk kisha tė drejtė kur dėgjova monokėlmbajtėsin, Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Jashtme tė thotė "paloshqiptarė" t'i thoshja se Ministria ishte Vendi i Budallenjve? Gjersa Drejtori i Pėrgjithshėm ishte kaq teveqel, marr me mend se ēfarė ishin shumica e vartėsve tė tij. Askush nuk e di se ēfarė tė papriturash ruan e ardhmja. E konsiderova si detyrėn time qė tė rrėfej shkurt ato qė thashė mė sipėr, qė populli grek tė njohė pamjen e pėrgjithėshme tė ēėshtjes. Nuk jam i njė mendjeje me pjesėn e shtypit, i cili devijon nė karakterizime sharėse dhe pėrqeshėse pėr popullin shqiptar. Mendoj pa droje se shumica e kėtij populli ėshtė krejt pa pėrgjegjėsi pėr intrigat ndaj Greqisė. Ėshtė problem nė se shumica e shqiptarėve njohin as dhe pėr emėr Marksin, Leninin, Stalinin etj.



    (Artikull i gazetės "Akropolis," korrik-gusht 1949). RIBOTIM NGA: ARKIVI 1 TEDODOR PANGALLOS, (vėll. i dytė 1925-1952), Athinė, Kedros, 1974.

  13. #58
    Krenar si Shqiptar Maska e Alvlora
    Anėtarėsuar
    17-12-2004
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    92

    E verteta e preardhjese te Grekeve

    E verteta vonon por nuk harron.

    http://www.youtube.com/watch?v=23kvAhdYgwY"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 14-01-2012 mė 13:06

  14. #59
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ja doli nje e vertete qe e thone vete greket, e cfare pastaj? Nese dikush kontribuon per tjetrin deri ne qelizat e tij duke u bere dhe vete pjese e tyre, tjetri vazhdon ekzistencen bashke me kete dikushin duke perfunduar kohe pas kohe konvertimin mes tyre, por ama me emrin e nderuar te lashtesise se dikurshme, del qe ky dikushi dhe ky tjetri tashme kane krijuar nje lloj identiteti dhe ekzistence qe duam s'duam ne ekziston dhe do ekzistoje vetvetiu. Ja qe kjo ishte udha qe ndoqen dikushet e tille dikur, ne nje kohe qe dikushet e tjere brenda kufijve shqiptare, si atehere, si sot, vazhdojne te na lene akoma prapa duke u bere gazi i botes.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mondishall pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    shkencerisht eshte vertetuar se te gjithe njerezit rrjedhin nga e njejta nene. keshtu qe shqiptaret jane me afrikanet, aziatiket, greket, serbet madje edhe me eskimezet pak kusherinj...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  17. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar uj me gaz pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prejardhja e fjales Krisht ?
    Nga dardajan nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 11-12-2024, 08:56
  2. Prejardhja e fjales Albania?
    Nga s0ni nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 26-10-2016, 06:37
  3. Prejardhja linguistike e emrit ATHINA
    Nga ash nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 10:55
  4. Prejardhja e Vitit tė Ri
    Nga Arpos nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 12:38
  5. Beteja e Kaeroneas midis Shqipeve dhe Grekeve
    Nga Labarnas nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 14:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •