Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 86
  1. #61
    Pagan Warrior Maska e Hylltar
    Anėtarėsuar
    18-03-2011
    Vendndodhja
    Nė Fushat e Elyses
    Postime
    164
    shkencerisht eshte vertetuar se te gjithe njerezit rrjedhin nga e njejta nene. keshtu qe shqiptaret jane me afrikanet, aziatiket, greket, serbet madje edhe me eskimezet pak kusherinj...
    Ani, ēa ka lidhje kjo me temėn?
    PAGANĖT PO TRIUMFOJNĖ, IMAMĖT PO BIEN, BOTĖS SĖ SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Hylltar pėr postimin:

    lina12 (06-01-2014)

  3. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga Hylltar Lexo Postimin
    Ani, ēa ka lidhje kjo me temėn?
    eshte prova qe arvanitasit, greket, shqiptaret, serbet e gjithe qeniet homo sapiens jane te nje prejardhjeje.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  4. #63
    Pagan Warrior Maska e Hylltar
    Anėtarėsuar
    18-03-2011
    Vendndodhja
    Nė Fushat e Elyses
    Postime
    164
    eshte prova qe arvanitasit, greket, shqiptaret, serbet e gjithe qeniet homo sapiens jane te nje prejardhjeje.
    Unė tė pyeta ēfarė ka lidhje me temėn, dhe ti nė vend se tė pėrgjigjesh, e thua sėrish tė njėjtėn gjė.

    Unė sėrish tė pyes: Kush e pati fjalėn kėtu pėr sapiens, pėr Adam Evė, apo pėr Bibėl?

    Pse nuk iu vje turp tė flisni marrėzira? Ėshtė e vėrtetė qė jeni anonim, por kjo nuk do tė thotė tė hapesh b'ythėsh, e tė flasėsh marrėzira (me arsyetimin: "hajt se askush nuk e din se unė fola palidhje")

    Kėtu po bėhet fjalė pėr njerėz qė me mija vjet rresht i pėrkisnin tė njėjtit komunitet, pra ishin shqiptarė, vėllezėr, motra, fqinje, dajė e axha me gjithė shqiptarėt tjerė, dhe vetėm para njė shekulli e gjysmė u detyruan tė harrojnė ēdo gjė.

    Kurse pėr prejardhjen e Homo Sapiensve ti nuk mund t'ė flasėsh me kaq siguri. Ata historianėt e arkeologėt qė kanė shkrirė mend nė kėtė fushė, ende janė tė ndarė nė dy grupe, njė multi-regjional dhe tjetri Out-of-Africa, dhe vazhdimisht sjellin fakte kundėr njėri tjetrit. Janė gjėra tė pavendosura definitivisht.
    PAGANĖT PO TRIUMFOJNĖ, IMAMĖT PO BIEN, BOTĖS SĖ SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.

  5. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga Hylltar Lexo Postimin
    Unė tė pyeta ēfarė ka lidhje me temėn, dhe ti nė vend se tė pėrgjigjesh, e thua sėrish tė njėjtėn gjė.

    Unė sėrish tė pyes: Kush e pati fjalėn kėtu pėr sapiens, pėr Adam Evė, apo pėr Bibėl?

    Pse nuk iu vje turp tė flisni marrėzira? Ėshtė e vėrtetė qė jeni anonim, por kjo nuk do tė thotė tė hapesh b'ythėsh, e tė flasėsh marrėzira (me arsyetimin: "hajt se askush nuk e din se unė fola palidhje")

    Kėtu po bėhet fjalė pėr njerėz qė me mija vjet rresht i pėrkisnin tė njėjtit komunitet, pra ishin shqiptarė, vėllezėr, motra, fqinje, dajė e axha me gjithė shqiptarėt tjerė, dhe vetėm para njė shekulli e gjysmė u detyruan tė harrojnė ēdo gjė.

    Kurse pėr prejardhjen e Homo Sapiensve ti nuk mund t'ė flasėsh me kaq siguri. Ata historianėt e arkeologėt qė kanė shkrirė mend nė kėtė fushė, ende janė tė ndarė nė dy grupe, njė multi-regjional dhe tjetri Out-of-Africa, dhe vazhdimisht sjellin fakte kundėr njėri tjetrit. Janė gjėra tė pavendosura definitivisht.
    tema titullohet: Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve. une solla nje fakt shkencor biologjik qe verteton se te gjithe njerezit e sotem jane me te njejten ster-ster-ster-...-stergjyshe (aq ster- sa numri maksimal i gjeneratave te sotme homo sapiens ne bote minus kater [numri maksimal i gjeneratave nuk eshte gjetur akoma]). kjo ne lidhje me prejardhjen. mund te kerkoj edhe per artikullin shkencor apo intervista te shkencetareve (edhe shqiptare) ne fushen e gjenetikes qe e pohojne kete fakt, por per momentin nuk kam kohe.

    nga ka ardhur kjo ster...stergjyshe, si ka jetuar, a ka qene ndryshe nga bashkekohesit e saj, ku ka lindur gjenerata e pare e njerezve te sotem, cfare ndryshimesh kane ndodhur me tej, a egziston Zoti, etj. etj. etj. jane pastaj hipoteza te pavertetuara.

    si sillesh ti me te tjeret eshte ceshtje personale e jotja. une bej dashuri me te gjithe dhe shpresoj qe te njejten gje te bejne e te tjeret.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  6. #65
    Pagan Warrior Maska e Hylltar
    Anėtarėsuar
    18-03-2011
    Vendndodhja
    Nė Fushat e Elyses
    Postime
    164
    tema titullohet: Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve. une solla nje fakt shkencor biologjik qe verteton se te gjithe njerezit e sotem jane me te njejten ster-ster-ster-...-stergjyshe (aq ster- sa numri maksimal i gjeneratave te sotme homo sapiens ne bote minus kater [numri maksimal i gjeneratave nuk eshte gjetur akoma]). kjo ne lidhje me prejardhjen. mund te kerkoj edhe per artikullin shkencor apo intervista te shkencetareve (edhe shqiptare) ne fushen e gjenetikes qe e pohojne kete fakt, por per momentin nuk kam kohe.
    Edhe njėherė po t'a pėrsėris qė je plotėsisht jashtė temės. Tema bėn fjalė pėr asimilimin e arvanitėve, qė automatikisht do tė thotė se pėrfshin periudhėn nė shek. 19-20. Kurse prejardhja e Homo Sapiensit e pėrralla tjera kanė tė bėjnė me periudha para-historike. Thjesht tema s'ėka tė bėjė me prejardhjen e krejt njerėzve, por enkas me prejardhjen e grekėve, dhe s'ka tė bėjė me prejardhje tė periudhave parahistorike, por me njė asimilim nė shek. 19-20. Me kaq ky debat mbyllet, do tė ishte mirė tė largoheshe, sepse je duke e prishur temėn.

    nga ka ardhur kjo ster...stergjyshe, si ka jetuar, a ka qene ndryshe nga bashkekohesit e saj, ku ka lindur gjenerata e pare e njerezve te sotem, cfare ndryshimesh kane ndodhur me tej, a egziston Zoti, etj. etj. etj. jane pastaj hipoteza te pavertetuara.
    Edhe kjo s'ka tė bėjė asgjė me temėn, Tema nuk ėshtė pėr periudhėn e Paleolitit, por pėr njė periudhė shumė mė tė vonshme, shekulli 19 dhe shekulli 20, ky i fundit posa kaloi para nja 12 viteve. Bėji nder vetes, nėse ke diēka pėr tė thėnė gjeja vendin e duhur, ka mjaft tema pėr sapiensėt kėtu nė forum. Pėrndryshe nėse vazhdojmė me idenė tėnde do na duhet tė dalim te ameba, por kjo do t'a bėnte historinė tė panevojshme, dhe nėse historia pėr ju ėshtė e penvojshme atėherė mos u futni nė kėtė forum fare.

    si sillesh ti me te tjeret eshte ceshtje personale e jotja. une bej dashuri me te gjithe dhe shpresoj qe te njejten gje te bejne e te tjeret.
    Qė ti bie nė shtrat me secilin njeri qė tė del pėrpara, kjo shihet nė shkrimet e tua alla-bjondineze, s'ke nevojė t'a tregosh.

    Ky forum nuk ėshtė pėr mirėsjellje e edukim, thjesht ėshtė forum pėr shkėmbim njohurish pėr historinė. Kjo tashi kėrkon njė diferencė mes anėtarėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hylltar : 18-01-2012 mė 11:03
    PAGANĖT PO TRIUMFOJNĖ, IMAMĖT PO BIEN, BOTĖS SĖ SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.

  7. #66
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Nese deshironi librin "Arvanitasit dhe Prejardha e Grekeve" ne pdf me dergoni mp dhe jua dergoj. Libri eshte lexim teper i lehte dhe do te ju pelqej teje mase.

    Po ju sjell nje pjese te librit.

    Faqa 30.

    Pak kohė mė pas gjėrat do tė ndryshojnė dhe "pasardhėsit e heronjve tanė paraardhės" do tė bėhen papritmas "turkoshqiptarė", "arvanitas" , etj.

    Vitet kalojnė, Greqia ēlirohet, vritet Kapodhistria, vjen Othoni *. Nė Mesolongji bėhet bartja e trupit tė Marko Boēarit. Mbreti Othon, i prekur, nxjerr me duart e tij nga kafka e Markos plumbin fatal, por pas pak, ndėrsa dėgjon oratorin, qė citonte fjalimin e pėrmortshėm, tė pėrmendė Marko Boēarin dhe heronjtė e tjerė tė kryengritjes : "Prijės arvanitas tė Greqisė" fytyra i mbushet me habi. Mitropoliti i Artės, Porifirio qė e vuri re, godet me inat skeptrin e tij nė tokė dhe thotė: "Po madhėshti, Shqipėria i ka lindur prijėsit e kombit tend". Othoni qė mbeti i shtangur duke u kthyer pėr nga Kosta Boēari, i dha nė mėnyrė krejt mekanike, plumbin vdekjeprurės. Porfiri qė kujtoi se ai veprim tregonte antipati u kthye nga populli qė qe mbledhur aty e thirri i zhgėnjyer : " Vaj medet Kombit ! Mbreti i tij nuk ia pranon historinė". (Leondios Leondiu, "Ēėshtja shqiptarė", 1897 f.45-47)
    Qė njė i huaj, dhe mbret qoftė, tė mos njohė historinė e vendit tonė, e keqja ėshtė e vogėl. Por qė tė arrijmė 16 vjet pas kryengritjes dhe historia tė jetė shtrembėruar aq shumė saqė dhe grekėt tė mos ta njohin atė, si dhe tė pėrbuzet e tė shahet brezi dragua i heronjve tė '21, kjo ėshtė, tė paktėn, sakrilegj.
    90 nga tė lOO heronjtė e Kryengritjes janė arvanitas, por kjo jo vetėm qė nuk pėrmendet nga historianėt tanė, por nga njėra anė bėhet njė pėrpjekje qė tė fshihet ky fakt dhe nga ana tjetėr tė greqizohet i gjithė populli arvanitas. Po perse ? Mendoj se ia vlen t'i shohim qartė shkaqet e kėtij qėndrimi dhe nė vazhdim tė provojmė me fakte dhe dokumenta ose mashtrimin ose qėllimin e tyre.

    Autori: Aristidh Kola

  8. #67
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Dosja greke

    Ja sa na duan fqinjėt


    Nga Agim Doēi

    Nė vijim tė fakteve tė tjera qė do tė rreshtoj mė poshtė, tė cilat siē kam thėnė edhe nė shkrimin parardhės janė mbledhur e qėmtuar nė dosjet e shėnimeve tė mia tė kahershme, desha tė thoja qė nė krye tė herės se ato nuk i paraqes pėr tė bėrė “historianin”, sepse nuk jam i asaj ”familje”, por si njė njeri publik dhe dashnor i flaktė i shqiptarizmės dėshiroj tė ndihmoj sadopak qė faktet dhe ngjarjet tė mos harrohen lehtė dhe qė mandej historia shqiptare tė shkruhet vėrtetėsisht ashtu siē ka ecur e ėshtė zhvilluar!
    Nė vėmėndjen e lexuesve, ose mė saktė nė kujtesėn e tyre, dėshiroj qė tė mbeten tė gjitha faktet e poshtėshkruara, edhe pėr tė kuptuar vijimėsinė e antishqiptarizmės greke.
    Nė kapėrxyell tė viteve ’70-tė, E. Hoxha dhe kalemxhinjtė e KQPPSH-sė shkruan njė libėr deng me rrena, duke i vėnė titullin e turpshėm “Dy popuj miq”. Kėto ditė iu riktheva atij libri rrenacak dhe kjo ishte edhe njė nxitje plus, qė mė ngacmoi tė rreshtoj faktet e ngjarjet e mėposhtėme, tė mbledhura dhe nga shtypi periodik. Duke qenė i edukuar mirėfilli nga familja ime e njohur atdhetare, nuk e “gėlltisja” dot njė fakt tejet paradoksal! Kur gjithė populli hante me tallon dhe mbijetonte me sakrifica tė mėdha gjatė diktaturės, pėr festėn e Shėn Dhionisit – Perėndia greka e verėrave dhe vreshtave, Shqipėria i dėrgonte 800 mijė qengja, grekėrve “miq”. Normalisht lind pyetja: dhrahmitė qė fitoheshin ēdo vit nga shitja e 800 mijė qengjave, ku shkonin?! Apo pėr tė bėrė sponsorizimin e kengės “Kur dėgjon zėrin e Nėnės/ Qysh e lė qengji kopenė/ Blegėrin dy a tre herė/ Pastaj ikėn e merr dhenė!...”

    Nuk po zgjatem! Kronologjikisht pėr kėto 100 vite qė po kalojnė, qė nga Dita e Bekuar e ngritjes sė Flamurit nė 28 Nėntorin e largėt 1912-tė nė Vlorė nga Burrat e Mėdhenj tė Kombit I.Qemali, Dom N. Kaēorri, Luigj Gurakuqi, I. Boletini, pinjollėt e shquar Toptanas e plot tė tjerė dhe deri nė ditėt tona mund tė flasim e tė shkruajmė pafund se sa “miq” i kemi pasur grekėrit skizmatikė!...

    Po vijoj me ngjarje e fakte tė tjera:

    Episod i Shekullt tė 14-tė. Nė vitin 1940, mendjeholli dhe eruditi Faik Bej Konica shkruan pėr "bėmat" e dhespotit grek me emrin Thanas: "Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė, Janinėn e qeveriste njė princ bizantin (ose njė despot, siē e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Kėtij Thanasi i hipi nė kokė ideja e bukur pėr tė vrarė gjithė shqiptarėt. Siē thotė Dukasi, (njė historian grek) njė nga lojrat e tyre tė parapėlqyera ishte t'u priste hundėt ose pjesė tė tjera shqiptarėve dhe t'i linte tė vdisnin nė agoni".

    Shekulli i 21-tė. Mars 2007. Njė video linēohet nė media, ku ushtarėt grekė kėndojnė duke marrshuar njė kėngė me kėto fjalė: "I shikoni ata, janė shqiptarė. Me zorrėt e tyre do tė bėjmė lidhėse kėpucėsh". E shikoni? Pėr fat tė keq, edhe pse 7 shekuj mė pas, incidenti mė i fundit nė lidhje me Greqinė, duket si realizim virtual i masakrave tė atij biznatini grek me emrin Thanas. Edhe pas kaq kohe ndėrgjegjjet e kombeve vazhdojnė tė mbajnė peng marrėdhėniet mes dy popujve.
    Njė "peng" qė e ka zanafillėn qė kur pronarėt shqiptarė nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės, punėsonin argatė grekė pasi burrat shqiptarė shkonin e luftonin nė ēdo cep tė botės pėr Perandorinė Osmane. Vendosja e tyre nė Epir, qė nė fakt sipas tė madhit Konica, s'do tė thotė gjė tjetėr veēse "Kontinent" e qė nuk tregon kombėsinė e banorėve qė jetojnė nė tė, u bė flamuri i pretendimeve tė fqinjėve pėr greqizmin e jugut tė Shqipėrisė. Njė konflikt qė ka sjellė shumė e shumė incidente mes dy vendeve. Por kjo ėshtė vetėm njėra anė e medaljes sė marrėdhėnieve Shqipėri-Greqi. Ka edhe njė anė tjetėr. Dy popujt mė tė lashtė nė Ballkan, i kanė ardhur nė ndihmė njėri-tjetrit nė momente shumė tė vėshtira. Mes luftėtarėve tė viteve ’20 tė shekullit tė XIX qė i sollėn pavarėsinė Greqisė, renditen edhe shumė emra shqiptarėsh, madje kapedan tė shquar si Marko Boēari, Bubulina etj, gjatė luftės civile qė plasi nė Greqi nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore qindra e mijėra grekė kaluan kufirin shqiptar dhe gjetėn strehė te vėllezėrit e tyre shqitarė nė jug tė vendit, ashtu siē gjetėn nė vitet ’90-tė tė shekullit qė kaloi mijėra shqiptarė qė emigruan nė Greqi pėr tė siguruar mirėqėnie mė tė mirė ekonomike…dhe mė pas mirėkuptimi dhe bashkėveprimi midis nesh u vulos edhe me "Traktatin e Mirėkuptimit, Fqinjėsisė sė Mirė, Bashkėpunimit e Sigurisė" nė vitin 1996. (Nuk di nė se ėshtė apo jo ende nė fuqi famėkeqi “Ligji i Luftės” shpallur nga Greqia nė vjeshtėn e vitit 1940, kur ia mėsyu Italia fashiste dhe jo shqiptarėt, tė cilėt nuk kanė pėrse tė paguajnė faturat e pushtuesve!?).

    Marshimi pėr tė pushtuar Epirin, 5 tetor 1912
    Organizatat greke deklarojnė bashkimin e forcave ballkanike pėr tė mbrojtur territoret nga faktori shqiptar qė kėrkonte pavarėsinė. Veē ushtrisė u organizuan dhe banda tė armatosura qė qarkullonin fshatrave myslimanė tė Ēamėrisė. Ishte koha kur pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė shpallur pavarėsinė po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarėve u pa si kėrcėnim pėr Greqinė e cila nisi hapur ofensivėn pėr pushtimin e Vorio Epirit. Emėrimi i njė guvernatori me origjinė shqiptare nė Janinė u interpretua nga grekėt si zgjerim i njė rreziku shqiptar pėr marrjen e Janinės dhe krahinave pėrreth.

    Konferenca e Ambasadorėve, Londėr, 20 dhjetor 1912
    Kėrkesat pėr pavarėsi tė shqiptarėve u kundėrshtuan jo vetėm me armė, por dhe nė rrugė diplomatike nga ana e Greqisė. Madje pėrfaqėsuesit e shtetit grek nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr kėrkuan qė pėrveē Vorio Epirit, Greqia tė aneksonte edhe Vlorėn, nė portin e sė cilės ishte vendosur Flota Helene. “Ėshtė e pamundur tė lejohen shqiptarėt barbarė tė jetojnė tė pavarur nė djepin e qytetėrimit grek”, ky ishte qėndrimi i delegacionit grek nė Londėr.

    Masakra e udhėheqjes sė Ēamėrisė, 7 mars 1913
    Ushtria greke pas largimit tė trupave turke pushton Ēamėrinė. Gjenerali Deli Janaqis vendos tė thėrrasė nė njė takim krerėt qyteteve dhe fshatrave tė Ēamėrisė pėr tė vendosur njė marrėveshje. Pėr disa ditė me radhė, krerėt ēamė nuk pranojnė kushtet e komandantit grek. Atėherė ai vendos t’i mbledhė pėr herė tė fundit dhe urdhėron vrasjen e 62 kryetarėve ēamė. Dhe sikur tė mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dino, me urdhėr tė gjeneralit rripen tė gjallė.

    Komisioni i Kontrollit, Shqipėri, shtator 1913
    Ndėrkombėtarėt vendosin tė zgjidhin ēėshtjen e Epirit, duke dėrguar nė terren njė Komision Kontrolli, i cili do tė verifikonte pretendimet e grekėve pėr Korēėn, Gjirokastrėn, Pėrmetin dhe Sarandėn. Ushtria greke u pėrpoq qė tė pastronte rrugėn ku do kalonte komisioni nga shqiptarėt, madje dhe banesat nė disa fshatra u lyen me bojėn e flamurit grek. Grupe grekofilėsh dėrgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipėrisė nuk duhet tė jetė i shqiptarėve. Mes grekėve dhe komisionit u regjistruan dhe incidente.

    “Batalioni i Shenjtė”, Andartėt, 1913
    Konferenca e Ambasadorėve nuk i dha tė drejtė Greqisė pėr pretendimet nė Epirin e Veriut dhe urdhėroi tėrheqjen e shqiptarėve. Nė kėtė pikė nis plani i dytė i Greqisė pėr pushtimin e tij. Strukturat ushtarake organizojnė “Batalionin e Shenjtė”, i pėrbėrė nga kriminelė lufte, dezertorė dhe tė burgosur nga burgu i Kretės, tė cilėt mė vonė do tė njiheshin si “Andartėt”. Ky batalion kreu masakrat nė tė gjithė Jugun e Shqipėrisė, duke vrarė mijėra gra dhe fėmijė pėr tė spastruar zonėn nga shqiptarėt.

    “Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913
    Ėshtė dokumenti qė caktoi kufijtė e sotėm mes Greqisė dhe Shqipėrisė. Njė pjesė e Jugut tė Shqipėrisė ngeli nė territorin grek. Ndėrkohė qė Greqia nuk e njohu kėtė protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtė trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetėra mijėra minoritarė. Paradoksalisht nė Shqipėri ngelėn rreth 38 mijė minoritarė, ndėrsa nė Janinė dhe krahinat e tjera ngelėn me Greqinė rreth 500 mijė shqiptarė nė qytetet e Filatit, Paramithia, Margėllėē, Parga, Igumenica, Preveza e Janina…

    “Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913
    Ndėrsa Evropa pretendoi se e rregulloi pėrfundimisht ēėshtjen greko-shqiptare, nė Jug tė Shqipėrisė nisėn revoltat. “Batalioni i Shenjtė” ishte vėnė nė veprim. Ushtarakėt hoqėn uniformat dhe nisėn masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropės pėr lėnien jashtė Greqisė tė Korēės, Gjirokastrės. Sipas kronikave tė kohės, ishin rreth 40 mijė ushtarė qė kryen masakra tė pashembullta nė qytetet e Gjirokastrės, Korēės e Pėrmetit.

    Masakrat nė Pėrmet, 25 shkurt 1914
    Masakrat greke nuk u bėnė vetėm nė zonėn qė sipas tyre i pėrket Vorio Epirit, por edhe jashtė saj. Nė Kuqar tė Pėrmetit ushtria greke theri gjithė fėmijėt ndėrsa burrat i mbylli nė kishėn e Kosinės ku i vrau nė mėnyrė barbare. Po ashtu dhe nė fshatin Peshtan ku njė kronikė e kohės shkruan. “Foshnjat ulėrinin duke kėrkuar prindėrit. Ushtarėt i mblodhėn dhe i ēuan nė njė shtėpi ku ish njė pus e ku i merrnin me radhė e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndėrkohė gratė i mblodhėn nė Delvinė dhe pasi i pėrdhunuan i vranė me bajoneta”.

    Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914
    Mė 24 prill 1914, Fuqitė e Mėdha njoftuan Greqinė se ishin tė gatshme t’u bėnin lėshime ”Vorio-Epirotėve” dhe se mund tė pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar nė favor tė saj. Qeveria e ndodhur nėn njė presion tė gjithanshėm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizės. Protokolli parashikoi qė Korēa e Gjirokastra, edhe pse do ishin nė shtetin shqiptar tė kishin njė administratė tė vetėn. Pėr shkak tė ndihmės qė i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.

    “Qeveria” e Epirit tė Veriut, nėntor 1914
    Qarqet greke u pėrpoqėn qė revoltėn ta organizonin nė njė lėvizje pėr pavarėsi tė Epirit tė Veriut. Pėr kėtė qėllim ish-ministri i Jashtėm grek, Nikollaq Zografi, sė bashku me njė grup ish-ministrash tė tjerė, shpalli krijimin e qeverisė sė Vorio Epirit nė Gjirokastėr. Me ndihmėn e Andartėve, Zografi izoloi Gjirokastrėn, Pėrmetin dhe Korēėn. Zyrtarisht qeveria greke nuk e njohu kėtė qeveri tė re, por nuk hezitoi ta ndihmonte me ushqime dhe me armė.

    Incidentet fetare, 1919

    Qeveritė e brishta tė Shqipėrisė kishin arritur tė krijonin institucionet e para dhe tė ruanin disi integritetin e vendit. Qeveria e Iliaz Vrionit kish arritur tė zmbrapste disa sulme tė grekėve. Ndėrkohė shqetėsim ishte propaganda antishqiptare e kishės greke. Rasti mė tipik ka qenė ai i Peshkopit Jakov tė Korēės. Sipas raporteve ai e kish kthyer kishėn nė njė qendėr propagande pėr Vorio Epirin. Me urdhėr tė qeverisė Jakovi u largua nga vendi gjė qė solli dhe reagimin e Athinės.

    Konferenca e Paqes, Paris 1919
    Konferenca e Londrės dhe ndarja e territoreve shqiptare nuk e kėnaqėn oreksin grek. Nė Konferencėn e Paqes pas Luftės sė Parė Botėrore, kryeministri grek Eleftherios Venizelos kėrkon aneksimin e pjesės mė tė madhe tė Shqipėrisė. Sipas tij, shqiptarėt nuk kishin aftėsi shtet-formuese dhe nuk mund tė krijonin njė qeveri. “Shtetasit grekė nė Shqipėri duhet tė drejtohen nga qytetėrimi i lartė qė pėrfaqėson shteti helen dhe jo nga shqiptarėt tė cilėt nuk kanė asnjė qytetėrim”.

    Incidenti pėr tė drejtėn e minoriteteve, mars 1921
    Greqia me anė tė ndėrkombėtarėve fitoi tė drejtė qė minoritetet e saj tė kishin trajtimin e duhur nga shtete ku ata bėnin pjesė. Kjo nėnkuptonte tė drejtėn pėr tė folur gjuhėn dhe pėr tė pasur shkolla greke. Por kėto kushte Greqia nuk pranoi t’i plotėsonte pėr popullsinė ēame qė mbeti nėn ēatinė e Greqinė pas ndarjes sė kufijve nė territorin grek. Shteti shqiptar e ngriti disa herė kėtė ēėshtje nė lidhjen e kombeve, por greket raportonin se ēamėt kishin tė njėjta tė drejta me grekėt e tjerė.

    Pėrplasja e shifrave, 1921
    Ekziston njė incident i pėrhershėm mes Greqisė dhe Shqipėrisė pėr sa i pėrket ēėshtjes sė numrit tė minoritarėve qė ekzistojnė nė Shqipėri. Greqia pretendon dhe vazhdon tė kėmbėngulė se nė territorin shqiptar janė mbi 400 mijė grekė. Ndėrkohė nė Departamentin e Shtetit Amerikan kjo shifėr ėshtė rreth 200 mijė. Ndėrsa nė bazė tė regjistrimit tė bėrė nga shteti shqiptar, nė mars tė vitit 1921, ky numėr ka qenė 33.313. Sidoqoftė ky numėr, sipas statistikave, nuk ka arritur asnjėherė tė kalojė shifrėn 50 mijė.

    Duke qenė elegant me historianėt qė paguhen pėr kėtė punė, besoj dhe shpresoj se kjo dosje pėr tė cilėn po shkruaj do t’u shėrbej dhe t’u rris adrenalinėn qė tė hedhin sa mė shumė dritė kah e verteta e pamohueshme nė kėto marrėdhenie shekullore fqinjėsore mes dy “popujve miq”.

    Vijon

  9. #68
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve

    ARVANITASIT

    Prof. dr. Muhamet Mala

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  10. #69
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485

    Pėr: Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve

    Per fat te keq, situata e tashme ekonomike ne Greqi po perdoret nga partia neonaziste Agimi I Arte per te krijuar panik ne popullin grek, dhe vazhdojne te zgjerojne aktivitetin e tyre ne Cameri per krijimin e nje "Greqie te paster". Me poshte thuhet se po hapin zyre ne Korfuz dhe ne Preveze, dhe kjo e fundit besoj jo rastesisht ke rruga Marko Bocari, dhe madje nje nga VIPat qenka nje Mihalis Arvanitis http://www.xryshaygh.com/index.php/e...ekembriou-1800

  11. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Pėr: Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve

    Mua me ben nje gje pershtypje. Si ka mundesi qe disa Shqiptare mburren me Suljotet dhe Arvanitasit qe ndihmuan Greket, luftuan kunder Turqeve, cliruan Greqine, por ne te njejten kohe disa prej tyre masakruan mijera Shqiptare myslimane ?

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prejardhja e fjales Krisht ?
    Nga dardajan nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 11-12-2024, 08:56
  2. Prejardhja e fjales Albania?
    Nga s0ni nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 26-10-2016, 06:37
  3. Prejardhja linguistike e emrit ATHINA
    Nga ash nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 10:55
  4. Prejardhja e Vitit tė Ri
    Nga Arpos nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 12:38
  5. Beteja e Kaeroneas midis Shqipeve dhe Grekeve
    Nga Labarnas nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 14:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •