Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 37 prej 37
  1. #31
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    INFORMACION
    Pakete lidhje VODAFONE 2500 leke me 500 leke bisede
    Karte rimbushje VODAFONE 1000 leke
    Tregetari qe e shet i fundit e merr me 977 dhe e shet 1000 leke, super fitim.
    Numri 139 sherbimi per klientin qe duhet te ishte pa pagese paguhet si cdo telefonate tjeter.
    Nuk ke ku te ankohesh sepse te percjellin me buze ne gaz.
    Te dy kompanite celulare jane monopole dhe nuk i behet vone se popullit i boshatisen xhepat.
    Qeveritaret tane kane secili nje biznes dhe po vdesin per buken e gojes.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Albtelecom: Korrupsion me kartat telefonike

    Kartat prej 50, 100, 200 impulsesh, vazhdojnë të shiten nën dorë nga punonjës të postës tek tregtarët, të cilët i shesin tek dyert e tyre me një çmim më të shtrenjtë, duke ndarë bashkë fitimet. Ndërkohë, vetë punonjësit e postës shprehen se, nuk kanë karta telefonike!Vazhdojnë të rriten çmimet e kartave rimbushëse AMC dhe Vodafone nga 1000 lekë në 1050 lekë, kjo në një dyqan në qendër të Tiranës. Jo vetëm këto janë në rritje, por dhe çmimet e kartave 50, 100, 200 impulsesh. Kartat telefonike të "Albtelecomit", prej disa kohësh mund t'i blesh vetëm në treg të zi dhe me çmime të rritura. Pranë sporteleve të "Albtelecomit", tashmë prej disa kohësh, kërkesës për të blerë një kartë telefonike i kthehet një përgjigje "nuk ka", pa dhënë ndonjë arsye për këtë mungesë shërbimi. Aktualisht, një kartë telefonike me 50 impulse që duhet të kushtonte 350 lekë, të ofrohet kundrejt 600 lekëve, një kartë me 100 impulse që duhet të kushtojë 600 lekë blihet në treg të zi 800 lekë dhe një kartë 200 impulse që duhej të blihej kundrejt 1000 lekësh, po në tregun e zi mund ta blesh me 1600 lekë.

    Vetë filialet e postës nuk janë të furnizuara me karta telefonike me 50 ose 100 impulse, ndërkohë që në dyert e "Albtelecomit" dhe të postës, shiten karta të tilla me dyfishin e çmimit. Ku i marrin kartat këto tregtarë matrapazë që, sa gjejnë rastin dhe ngrenë çmimet në stratosferë? Kush i furnizon këta, ndërkohë që punonjësit e postës deklarojnë se nuk janë furnizuar akoma me këto karta telefonike. Mirëpo këta matrapazë që merren me shitjen e tyre, furnizohen diku, duke i marrë këto me një çmim të ulët dhe duke i shitur shumë më shtrenjtë. Mbase kjo punë mund të jetë dhe një bashkëpunim i punonjësve të postës, me tregtarë matrapazë, të cilët i marrin kartat tek posta dhe në vend që t'i shesin me çmimin që i shet posta, i shesin dyfish më shtrenjtë dhe këtë fitim mund ta ndajnë dhe midis tyre. Nuk jepen fonde për prodhimin e mjaftueshëm të kartave dhe detyrimisht, këto karta që prodhohen bien në duart e këtyre "sekserëve", të cilët i shesin sipas qejfit. Ka shumë hipoteza që mund të ngrihen për këtë problem, por është e mira që të vërtetohen nga ana e autoriteteve përgjegjëse. Vetëm fakti që punonjësit deklarojnë se "kemi 2 muaj që nuk furnizohemi me karta" dhe, ndërkohë tek dyert e "Albtelecomit", nuk kalohet nga tregtarët matrapazë, të cilët të shohin një herë në sy dhe pastaj ta vënë çmimin e kartave.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Meta: Monumentet e korrupsionit mbrohen nga shteti

    “Një nga këto monumente është Albtelekomi. Janë vjedhur 7 miliardë lekë në këtë kompani”,

    D.Tanushi

    TIRANE- Ish-kryeministri Ilir Meta deklaroi dje në emisionin “Kontrast” në TV “ALSAT” se Albtelekomi përfaqëson një nga shembujt me skandalozë të korrupsionit dhe abuzimit në vend. Meta shtoi gjithashtu se, ka pasur një menaxhim abuziv të Albtelekomit në kohën që është drejtuar nga Dhimitraq Rafti, i cili aktualisht është zv/drejtor i kësaj kompanie. “Ne e kemi bërë atë shkarkim (të Raftit) sepse kishte një mungesë vullneti për të përgatitur Albtelekomin për privatizim. Ne kishim realizuar privatizimin AMC, kishim fituar tenderin “Vodafone” dhe kishim si synim privatizimin e Albtelekomit duke i dhënë licencën e tretë celulare. Po të ishte bërë privatizimi i Albtelekomit që në atë kohë, do të kishte ndodhur një modernizim i jashtëzakonshëm në vend. Kjo do të kishte çuar në liberalizimin e tregut që do të kishte nxitur konkurrencën dhe do të kishte sjellë edhe operatorë të tjerë të telefonisë fikse. Por kjo u bllokua nga mungesa e bashkëpunimit të ish-drejtorit (Dhimitraq Rafti)”, -tha Meta. Duke ju referuar disa të dhënave që ishin bërë publike nga një media private televizive mbi shpërdorimet e Albtelekomit, ish-kryeministri Ilir Meta shtoi se kjo kompani përfaqëson një nga monumentet më korruptive. “Sot ka monumente korrupsioni që mbrohen nga shteti dhe një nga këto monumente është Albtelekomi. Nuk kuptoj se ç’kuptim kanë fjalimet për korrupsion dhe keqqeverisje, kur janë vjedhur 7 miliardë lekë në këtë kompani”, -shtoi ai. Ish-kryeministri Meta foli gjithashtu edhe për çështjen çame, të cilën ai e pa si zgjidhje përmes zbatimit të traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë. Meta iu përgjigj gjithashtu pyetjes lidhur me disa fakte të publikuara në një mediat e përditshme ku shkruhet për disa përpjekje të përfaqësuesit greko-amerikan Nikolas Geixh për greqizimin e qytetit jugor të Sarandës. “Nëse ato janë të vërteta, padyshim tregojnë për një vizion arkaik. Dëshiroj që të mos jenë gjëra të vërteta, sepse askush nuk mundet që të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në Ballkan, që është në drejtimin e duhur dhe që vazhdimi i saj kërkon trajtimin sipas të njëjtave standarde të parashikuara”, -tha ai. Lidhur me raportin e fundit të BE-së, Meta kërkoi reflektim dhe përgjegjësi nga ana e qeverisë. Ai shtoi se raporti i BE-së për vendin tonë nuk duhet justifikuar me deklaratat e disa përfaqësuesve të qeverisë sipas të cilëve “ky organizëm po penalizon Shqipërinë sepse vendi ynë ka dërguar trupa në Irak”.




    06/04/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Kreu i KLSH denoncon në prokurori krerët e Albtelekomit, për abuzime në marrëveshjet e interkoneksionit

    Denoncimi, 6 miliardë abuzime në Albtelekom


    Shekulli

    TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit denoncon në prokurori dëmin prej 6 miliardë lekësh, të shkaktuar nga Albtelekom. Sipas denoncimit që kreu i KLSH, Mustafa Kërçuku ka depozituar në prokurori, bëhet fjalë për disa marrëveshje interkoneksioni që janë kryer ndërmjet Albtelekomit dhe kompanive të telefonisë celulare, për ndarjen e fitimeve. Sipas kreut të KLSH, në këto marrëveshje janë shkaktuar dëme financiare në kurriz të shtetit, shuma totale e të cilave arrin vlerën e 6 miliardë lekëve të vjetra. Ndërkohë, ish- kreu i Albtelekomit në kohën kur janë lidhur këto marrëveshje, Dhimitraq Rafti i mohon këto akuza, duke e cilësuar punën e institucionit që ka drejtuar si shumë të ligjshme. Nga ana e saj, Prokuroria e rrethit Tiranë ka regjistruar kallëzimin e depozituar nga kreu i KLSH-së, Mustafa Kërçuku dhe është duke e shqyrtuar atë. Sipas burimeve zyrtare të prokurorisë së Tiranës mësohet se kallëzimi ndodhet në zyrën e prokurorit të rrethit Tiranë, Vexhi Muçmata dhe është ende duke u shqyrtuar prej tij.
    Kallëzimi
    Paraditen e djeshme, një përfaqësues i Kontrollit të Lartë të Shtetit është paraqitur në organin e akuzës së kryeqytetit, ku ka depozituar edhe kallëzimin penal në ngarkim të ish- krerëve të Albtelekomit. Sipas kontrollit të realizuar nga ana e KLSH-së ka rezultuar se për një periudhë dyvjeçare, Albtelekomi ka lidhur disa kontrata me shoqëritë e telefonisë celulare, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme shtetit. “Nga kontrolli i ushtruar nga janari i vitit 2001 deri në shtator të vitit 2003, rezulton se praktikat e marrëveshjeve të interkoneksionit midis shoqërisë “Albtelekom” sh.a dhe kompanive të telefonisë celulare e një agjencie rurale rezultojnë në favor të këtyre të fundit dhe në disfavor të kompanisë shtetërorë “Albtelekom” sh.a.”,- thuhet në kallëzimin e bërë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas kreut të këtij institucioni, Mustafa Kërçuku, dëmi i shkaktuar nga këto marrëveshje arrin shifrën e 6 miliardë lekëve të vjetra. Kërçuku ka deklaruar dje se në kallëzim ndodhen edhe emrat e personave që duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë shkelje. Ndërkohë, ai nuk ka pranuar që të tregojë emrat e personave që ka denoncuar pasi sipas tij, nuk duhet ndërhyrë në punën e prokurorisë. “Tashmë çështja është në dorën e prokurorisë dhe unë nuk mund të them emrat. Kjo do të prishte hetimin dhe personat përgjegjës mund të largohen nga Shqipëria”,- tha dje Kërçuku.
    Hetimi
    Pasi ka marrë në dorë denoncimin e KLSH-së, prokurori Vexhi Muçmata ka filluar shqyrtimin e dosjes. Gjatë ditës së djeshme nuk është bërë e ditur nëse prokuroria ka gjetur në këtë kallëzim elementë të veprës penale. Ndërkaq, zyrtarët e Prokurorisë së Tiranës bëjnë të ditur se pas shqyrtimit të dosjes do të vendoset nëse do të fillojë procedimi penal për ish-drejtuesit e Albtelekomit, të cilët akuzohen nga Kërçuku se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 6 miliardë lekësh të vjetra.




    10/04/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #35
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se hetimi i marrëveshjeve të paligjshme të ndërkomunikimit mes Albtelekomit dhe atyre dy kompanive tjera duhet të bëhet sa më parë dhe ata që kanë bërë një marrëveshje të tillë duhet të përgjigjen menjëherë për to dhe shtetit t'i kthehen paratë e vjedhura nga këto dy kompani.
    Këtu, unë shoh një korrupsion shumë të qartë dhe për këtë njerëzit që kanë bërë këtë marrëveshje duhet të dënohen menjëherë.
    Poashtu, edhe kompania tjetër celulare duhet të filloi menjëherë me shërbimet dhe tregu të liberalizohet sa më shumë që të jetë e mundur sepse liberalizimi sjell më shumë kompani e pastaj konkurrenca i shtyn që gjithmonë të shkojnë drejt uljes së çmimeve dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve për të fituar sa më shumë klient në dëm të kompanive konkurrente.
    E njëjta gjë vlen edhe për tregun e Kosovës ku poashtu duhet të punohet me ngulm për kod lidhjesh ndërkombëtare.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #36
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Keto direktivat e tua o dodon sdi se ne vesh te kujt do shkojn ose nuk do shkojn pasi aty ne ate vend te gjith degjojn e askush nuk vepron, te gjithe ankohen e ashkush nuk degjon.

    Aty po nuk u bene te pakten 3-4 operatore te mirfillte do kete gjithmone ngritje cmimesh. Por qe te kemi keto operator, na duhet te heqim qafe kryeoperatorin Fatos Nano, padrino-n Shqiptar, ai qe rrjep ate komb, bashke me gangsterat e tjere qe shtohen dhe pakesohen sipas rastit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #37
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Perveç faktit qe Vodafone eshte kthyer ne nje kompani telefonike 'hajdute' ajo eshte edhe nje kompani telefonike Greke. Per mua kjo e dyta eshte akoma edhe me shqetesuese, pasi ne Shqiperi ska kompani e shoqeri qe nuk vjedh. Kartat telefonike kush ka mundesi do i blej kush nuk ka mundesi nuk do t'i bleje. S'besoj se do heqe keq njeri pa folur me celular, me shqetesuese eshte kur vidhen dritat e uji, e ku rriten çmimet pa kurrfare limiti.
    Por fakti qe kompania me e madhe telefonike ne Shqiperi Vodafone eshte greke, tregon qe greket po kthehen ne imperialistet me te medhenj ne Shqiperi. Per me teper qe ata nepermjet Vodafone pergjojne te gjitha telefonatat Shqiptare. Ky eshte problemi kryesor per mendimin tim.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë i tha hajduti mbretit?
    Nga morrison në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 30-09-2009, 13:46
  2. Nje plackites vjedhes ,Behet musliman duke vjedhur ne shitore !!!
    Nga dallendyshi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 08:26
  3. Hajduti qe vjedh dyqanin lodrave te sexit!!
    Nga con_uk në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-01-2009, 12:17
  4. Hajduti I Mengjesit
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2004, 10:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •