Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    HAJDUTI VADAFON dhe Vjedhes te tjere.

    Afersisht 10 euro ose 12 dollare kushton nje karte Vadafoni ne dyqanet e Shqiperise.

    Cdo familje Shqiptare ka nevoje per telefon sepse ne cdo familje prinderit kane nevoje te flasin me femijet jashte ose me njerzit e tyre brenda.

    As dy tre minuta bisede nuk mund te behet sepse impulset e Vadafonit mbarojne dhe Shqiptari mjere vrapon te bleje kartonin tjeter.

    Duke pyetur shume njerez kuptova se ne Shqiperi, ne vendin me te varfer ne Europe, kushton me shtrenjte se kudo ne bote biseda telefonike qofte me brenda qofte me jashte.

    Pra VADAFONI dhe kompanite e tjera telefonike ne Shqiperi jane MEGA HAJDUTE te atij Populli te mjere.

    Po jo Vetem TELEKOMI me ortaket e tije Vjedhin tmerresisht.



    Tragetet


    Nga nje Port italian te udhetosh deri ne portin me te larget Grek kushton jo me shume se 20 - 30 euro.

    Nga BARI NE DURRES qe eshte 10 here distance me e vogel se BARI-SELANIK ose PIRE kushton 73 euro.

    Pse i rrjepin keshtu Shqiptaret ??

  2. #2
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Mungesa e konkurrences Brari, qe stimulohet nga qeveria socialiste, ajo i ben shtrenjtesine. Pa tu japi leje trageteve norvegjeze e suedeze Nano, te shohesh si bie cmimi. Po natyrisht, do humbiste eksluzivitetin e ryshfetit qe merr nga italianet per te mos lejuar konkurrente.
    "Who is John Galt?"

  3. #3
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Brari,

    Po c'do te thoje per 30 milione euro ne vit qe Kosova i paguan Monakos vetem per shfrytezimin e prefiksit +377?

    Per cmimin mbi 150 Euro te nje kartele qe mund ta gjesh vetem ne tregun e zi?

    Per kartat e mbushjes qe dalin ne treg te zi me cmime me te larta dhe qe nuk regjistrohen fare ne PTK?

    Per TVSH (VAT) qe llogaritet ne cmimin e kartes, ndersa PTK nuk ia paguan shtetit TVSH-ne?

    Per SMS qe dergohen jashte shtetit e kurre nuk arrijne, ndersa kostoja e tyre zbritet nga llogaria?

    Per monopolin e garantuar nga UNMIK-u me marreveshje zyrtare me Alcatel?

    Ja, keshtu veprojne hajnat e Kosoves te quajtur Post Telekomi i Kosoves ne bashkepunim me kompanine franceze Alcatel.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Do te guxonin kto kompani Mega hajdute te vidhnin kaq paturpesisht kete popull si ne Kosove e Shqiperi ne se Qeverite tona do te beheshin pengese inteligjente e mbrojtjes se PARAVE te Popullit ???

    Jo sigurisht ..por ka mundesi qe Emrat e Kompanive Hajdute te Jashteme jane vec fasada e mundet Hajduti i vertete te jene Boset tone "ndermjetes" te cilet kane rolin e gjume- venesit per Popullin qe lehtesisht te thithin Shushunjat deri piken e fundit te Gjakut atij populli.


    Cdo popull meriton ate qeverisje qe ka...thote nje shprehje filozofike..

    Jemi Popull leshko pra pa dhe na rrjepin nga te kater anet.

  5. #5
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Une nuk mendoj se cdo popull meriton ate qeverisje qe ka dhe nuk do pranoja te quhemi popull leshko.
    Arsyeja e ketyre perfundimeve vjen ngaqe ne shqiptaret jemi njerez te arrnuar nga kater anet, nje shekull me pare dolem nga kolonizimi osman, nga mesi i shekullit te kaluar kemi qene terrorizuar pa fund nga diktatura komuniste dhe sot Shqiperia nuk ka intelektuale.
    Pra jane intelektualet ata qe vene dore mbi ceshtje te ndryshme me karakter politik, ekonomik, shoqeror etj.
    Une e respektoj shpesh mendimin tend Brari por nuk me pelqen kur ti kalon nganjehere ne fazen noliste te "bukes dhe gurit".
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #6
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    1. Mungesa e kodit për telekomunikacion ndërkombëtar për Kosovën

    Po e postoj nje pjese te tekstit te Agron Dides, ish drejtor i PTK-se, marre nga site i KACI (Kosova Action for Civic Initiatives), ku flitet mbi malverzimet ne lidhje me kodin nderkombetar telefonik te Kosoves

    Mungesa e kodit për telekomunikacion ndërkombëtar për Kosovën

    Është detyrë e administratës së UNMIK-ut që të kërkojë që Kosova të anëtarësohet në kuadër të ITU-së (Unioni Ndërkombëtar për Telekomunikacion). Bile këtë është dashur ta bëjë menjëherë si ka filluar mandatin e saj në Kosovë. Me këtë do të ishte siguruar kodi specifik për Kosovën dhe ishin hequr barierat teknike dhe administrative për të bërë kontrata me vendet fqinje dhe me gjithë botën për telekomunikime normale.
    Kështu, duke mos e pasur këtë status, kosovarëve ju imponohet një situatë aq e pafavorshme e komunikimeve me botën që sot nuk ka presedencë. Ne jemi të detyruar të komunikojmë përmes Sërbisë, duke i siguruar asaj të ardhura të mëdha. Këto të ardhura Sërbia i siguron në dy mënyra:
    a. Nga mosbaraspesha në mes të komunikimit prej jashtë kah Kosova që është më intensiv se në drejtim prej Kosovës kah jashtë, si pasaojë e çmimeve enorme që duhet të paguajnë kosovarët për biseda ndërkombëtare telefonike, dhe
    b. Nga telefonia mobile serbe “Mobtel”, që e zhvatë Kosovën edhe më shumë, pikërisht si të ishte një koloni e saj.
    Pa këtë kod Kosova, në botën e telekomunikimeve është si një ishull i Robinzon Krusosë në mes të Evropës! Në njërën anë, Kosova, përmes një kablloje optike, komunikon me botën përmes Sërbisë. Kjo zgjidhje, jo vetëm që i dëmton materialisht kosovarët, por i tërë komunikimi kosovar tokësor dhe mobil, që zhvillohet përmes Mobtelit, teorikisht mund të përgjohet 100%. Kjo punë me gjasë edhe bëhet praktikisht, sepse interesi i regjimit sërb për këtë është padyshim shumë i madh.
    Për më tepër, meqë regjimi serb Kosovën e konsideron ende si pjesë e Sërbisë, ky përgjim i telefonëve për ta është një veprim plotësisht legjitim, sepse në bazë të ligjit të punëve të mbrendëshme (neni13), telefonët e qytetarëve të saj mund të përgjohen kur për këtë janë arritur “kushte të posaçme” - pra, ka kësi gjëra edhe në shekullin XXI.
    Dhe ky i ashtuquajtur shtet i ka të gjitha të drejtat në kuadër të ITU-së, është anëtare e saj, e ka kodin e ish Jugosllavisë dhe e përdorë si të vetin, dhe kjo natyrisht është legjitime. Është vërtetë legjitime, sepse, sipas normave të ITU-së, çdo bashkësi njerëzish, biznesmenësh, kompanishë të mëdha që kanë interes për kod ndërkombtarë, mund ta ketë atë. Kush e ka kompjuterin në shtëpi, mund ta sheh vetë në follderin “My Computer, Diall-Up Nework, File, Properties se si p.sh. Taiwani (886), Gibraltari (350), Hong Kongu (852) apo Singapori (65) i kanë kodet e veta për komunikim ndërkombëtar, edhepse nuk janë shtete anëtare të OKB-së, ndërsa Monako e përdorë kodin e njejtë me atë të Francës (33), dhe për nevoja të biznesit e ka edhe një kod tjetër rezervë (377) që ia ka huazuar Kosovës që ta përdorë vetëm për telefoni mobile! Athua pse ne në Kosovë nuk mund ta përdorim këtë kod edhe për telefoni fikse? Nuk mundemi sepse kjo assesi nuk do ti konvenonte kompanisë Monako Telekom, me të cilën PTK u detyrua të nënshkruaj kontratë për transferin e komunikacionit ndërkombëtar. Kjo natyrisht ndodhi gjatë periudhës janar-mars të vitit 2000, kur z. Gerard Fisher, funksionar i lartë i UNMIK-ut, pasi z. Bernard Kouchner, kryeadministartor i UNMIK-ut, e suspendoi drejtorin e përgjithshëm të PTK-së më 8 dhjetor 1999, duke e lënë statusin e të njëjtit ende si i suspenduar deri në ditën e sotme.
    Derisa pra Monako Telekomi mund të ketë në dispozicion një kod ndërkombëtar për telekomunikacion vetëm për nevoja të biznesit, Kosova nuk e ka atë as për nevoja elementare!
    Për hir të së vërtetës duhet thënë se ka edhe kompani tjera të specializuara që e kanë kodin e vet për komunikim ndërkombëtar, si p.sh. Inmarsat, që i ka në disponim një varg pre 5 kodesh (870, ... 874), ose International Free Phone Service i njohur që e ka kodin e vet 800.
    Pra, të kesh kod ndërkombëtar për biznes është gjë normale, ndërsa për tërë popullatën e Kosovës nuk po bëka.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  7. #7
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    AMC dhe Vodafone hajdutet me te medhenj te popullit shqiptar

    Po e hap kete teme pasi duke patur rastin te diskutoj ne shume tryeza shqiptare me duket se eshte nje shqetesim kombetar.
    Mbi 900 mije perdorues te telefonise se levizeshme jane kliente sot te dy kompanive te huaja te filialeve greke. Te gjithe keta kliente jane shqiptare te afermit tane te cilet gjobiten per dite me tarifa marramendese nga dy kompani greke te cilat qe prej privatizimit gezojne monopol te plote te tregut te telefonise.
    Sot ne Shqiperi kushton 1 dollar minuti nga nje celular ne tjetrin apo kur telefonohet ne nje telefon fiks!!!! Shifer astronomike ne vendin me te varfer te Evropes ne Shqiperi. Ne USA kompani te ndryshme si ATT, T-Mobile...ofrojne per 40 dollare 600 minuta komunikim ne muaj, ne Evrope Vodafone, Orange apo T-mobile, Wind...pothuajse te gjitha kompanite aplikojne tarifa te peraferta me njera tjetren 35 euro 300 min komunikim ne muaj (ketu vertitet mesatarja) po te krahasojme me Shqiperine jemi 300 min = 300 euro. Shifer kjo qe perkthehet 10 here me shtrenjt se ne Evrope dhe 15 here me shtrent se ne Ameriken veriore!!!!
    Rrogat e shqiptareve qe punojne per kompanite greke Vodafone e AMC jane 5 deri 20 here me te ulta se ato te punonjesve te ketyre kompanive ne vendet e tjera evropiane ku aplikojne tarifa shume here me te ulta!!!
    Taksa nuk paguajne pasi çuditerisht ashtu si dhe Coca-Cola dalin poervit me humbje, ne infrastrukturen komerciale perveç publicitetit qe e paguajne 1000 here me lire se ne vendet evropiane nuk kane asnje shpenzim tjeter, nuk bejne asnje ulje per aparatet telefonike ndryshe nga politikat komerciale qe bejne neper Evrope ku telefonat celulare pothuajse ti falin......Lista eshte e gjate.
    Pyetja ime shte se sa para ka marre qeveria shqiptare me ne krye kryeministrin Meta e me Nanon me vone qe u lejon monopolin ketyre kompanive te cilat me keto kosto astronomike te telekomunikacionit jo vetem qe i rrisin koston e biznesit shqiptar po dhe gangrenizojne biznesin e vogel e te mesem per te mos folur per shtetasin e varfer shqiptar.
    Just God Can Judge Me

  8. #8
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ky problem mban kaq ere te felliqur sa qe po na reagoka dhe Presidenti Shqiptar...

    E Enjte, 02 Tetor 2003


    MOISIU KRITIKON QEVERINE PER TELEFONINE

    Eglantina Nasi

    Nese ne Shqiperi do te vazhdoje te ofrohen cmimet reale te telefonise fikse, kjo do te jete nje pengese serioze per procesin e integrimit te vendit tone ne Bashkimin Evropian. Nje pohim i tille eshte bere dje nga presidenti i Republikes Alfred Moisiu. Sipas tij, situata e tnishme e telefonise se levizshme ne Shqiperi nuk ofron vecse pasoja te padeshirueshme per qytetaret dhe mbi te gjitha per ekonomine shqiptare ne teresi. Per kete arsye, kreu i shtetit pohon se shtimi i konkurrences dhe liberalizimi sa me i shpejte i sektorit strategjik te telefonise se levizshme perben tashme nje domosdoshmeri. Ne kete kontekst, Moisiu fton qeverine dhe institucionet perkatese shteterore per te marre masa shtese shtese me vazhdimin e procesit te liberalizimit te tregut te telefonise se levishme. Lidhur me kete fakt, ai dje hodhi hapin e pare duke dekretuar ligjin "Per percaktimin e formes dhe te struktures se formules se privatizimit te shoqerise anonime "Albtelekom". Ne kete menyre, kreu i shtetit i hapi rrugen proesit te privatizimit te kompanise shteterore te telefonise fikse "Albtelekom" sh.a. Kjo e fundit eshte futur dy here me radhe ne listen e prioriteteve te projektbuxheteve 2002 dhe 2003, por gjate asnjerit nuk u arrit realizimi i privatizimit te tij. Nuk jane pak, por rreth 10 miliarde leke qe shteti parashikon per cdo vit te fuse ne arken e tij nga ky privatizim i suksesshem.
    Just God Can Judge Me

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Ke te drejte vivy, shqiperia ka nevoje urgjente per nje komision konkurence ashtu sic e ka anglia. Ketu, komisioni i gjeti komp e celulareve qe mbanin cmimet lart artificialisht dhe i gjobiti. E njejta gje duhet te beje edhe qeveria shqiptare.

  10. #10
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Komisionin nuk mund tq ngreje me qeverija pasi kreret e saj kane marre e vazhdojne te marrin valixhe me dollar nga keto kompani.
    Per privatizimin e AMC thuhet qe Ilir Meta ka marre nje valixhe me rreth 3 milione dollare ne dore per tja dhene kompanine me rentabel shteterore nje kompanie greke. Skandali me i madh fshihet ne tarifat qe Vodafone e AMC ka negocjuar e firmosur me kompanine shteterore te telefonise fikse Albtelekom.
    Kur nje klient telefonon nga nje telefon fiks drejt nje telefoni celular tarifa eshte me e shtrenjte se te telefonosh ne vendet fqinje dhe 75% e ketij çmimi e perfiton operatori i telefonise mobile ( Vodafone apo Amc ne rastin konkret).
    Ne çdo cep te Tiranes sheh tabela gjigande publicitare qe shemtojne qytetin e Tiranes e ne te cilat shkruhet me germa gjigande "Vodafone kompania numer 1 ne bote.." apo "AMC..." po ne asnje vend nuk komunikohen tarifat qe aplikohen nga keta operatore!! Jo vetem neper distributoret e kartave telefonike apo te telefonave po dhe vete ne qendrat e ketyre operatoreve nuk te jep njeri tarifat zyrtare qe aplikohen per konsumatorin! Llogarite duhen bere me kronometer dhe pasi keni blere nje karte 1000 lekeshe ( e cila sot nuk kushton me 1000 por 1050 leke, pra 5% me shtrenjt se disa muaj me pare. Kjo per pasoje te ngritjes se çmimit te shitjes se kartave me shumice nga kompanite AMC e Vodafone te cilat kaluan nga 9200 ne 9600 e tani ne 9800 leke per karte.. ne nje kohe qe bota ul dita dites tarifat e ofron sherbime te reja shtese) telefononi 5 deri ne 7 min e ne karten tuaj do tju flasi nje ze i dashur femre qe ju thote: "ju keni dhe 115 leke ne karte...".
    Rrofte qeveria Nano qe mbron lobin simpatik grek per te ndihmuar qe Shqiperine tone te dashur e vellezerit e motrat shqiptare te vidhen ne mes te dites dhe brenda ligjit shqiptar.
    Just God Can Judge Me

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë i tha hajduti mbretit?
    Nga morrison në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 30-09-2009, 13:46
  2. Nje plackites vjedhes ,Behet musliman duke vjedhur ne shitore !!!
    Nga dallendyshi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 08:26
  3. Hajduti qe vjedh dyqanin lodrave te sexit!!
    Nga con_uk në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-01-2009, 12:17
  4. Hajduti I Mengjesit
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2004, 10:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •