Angeldust,
Si mendon kur thua se "a duhet e gjithe Shqiperia ta flase gjuhen e Kosoves?"
Une nuk po e ditkam se paska "gjuhe" te Kosoves!
E aq me shume me duket e cuditshme se si ti nuk pranon ta flasesh "gjuhen" e Kosoves, kur me ane te formulave patriotike mundohesh t'ia mveshish njeriut idene se ai duhet ta flas gjuhen letrare (Te miratuar ne Kongresin e Drejtshkrimit, 1972) ku te them, eshte perdhunuar gjuha shqipe sic mund te perdhunohen nje femer nga nje grup banditesh.
Kur ti nuk doje ta flisje "gjuhen" time (Jam Kosovar) pse une ta flas "Gjuhen" tende?
I kemi ikur tradicionalizmave tani, por ti le keto te kuptohen nga fjalet e tua.
Pastaj, socializmi i shume shteteve te BE-se dallon ne thelb nga ai qe eshte prezent ne Shqiperi. Sa per ilustrim, edhe Polonia ka qene shtet komunist deri me 1989, mirepo pastaj u clirua dhe sot eshte drejt rruges se intergrimit ne BE (eshte shpallur se do pranohet me 2004). E Shqiperia ku mbet?
Shqiperia, te dashur, ende mirret me eksport "marrifetlluqesh" te perfaqesuara me droge, prostitucion, klandestine, hajni, etj etj.
Dallimi megjithate eshte i madh, apo jo?
Nuk i them JO bashkimit te njerezve, duhet te takohemi, te flasim, te komunikojme ti zgjedhim problemet qe i kemi bashkarisht, por bashkimit te trojeve KURRE...
Sepse me duket qe sot bashkimi me Kosoven kerkohet skajshmerisht per shkaqe ekonomike me shume se sa per kombetare. Se ti e di qe 2,000,000 taksapagues me shume nuk jane keq per nje Qeveri Teknokratesh...
E mos te flasim per potencialin e zhvillimit ekonomik, duke e ditur se Kosova favorizohet nga bashkimi kombetar...
Pastaj, pse te mos e ngrisim madhesine e shtetit tone edhe per nja 10,887 Kilometra katrore?
Mirepo, keto nuk jane vetem shifra, keto jane edhe njerez...
E Zoti ne gjirin e cdo njeriu e ka mbjellur aftesine e gjykimit te situates dhe vleresimit te saj me ndienja...
Une per vete kete do e quaja tradheti e dyfytyresi, per ty s'do e dija...
StarCraft
Krijoni Kontakt