Close
Faqja 48 prej 49 FillimFillim ... 3846474849 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 471 deri 480 prej 488
  1. #471
    Katunari shqipėtar
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Postime
    42
    Si vjen bashkimi kombėtar?

    Bashkimi kombėtar arrihet kur shqiptarėt nuk do tė ken dallime idelogjike ,krahinore,fetare etj.Por si njė trup i vetėm do tė punojnė pėr bashkimin shpirtėror,kur tė fillojm ta duam e rrespektojm mė shumė njeri tjetrin,pa dallimet e lartėpėrmendura.
    Pėr bashkimin kombėtar duhet tė punojn tė gjith e jo tė pritet gjith nga tė tjerėt,por se cili tė jep diēka nga aftėsia e tij ,jo vetėm me fjalė por me vepėr.Unė pėr vetėn time e kam tė bashkuar kombin thell nė vetėveten time.Si kishi me pyet?unė pėr vetėn time nuk nkoh kufit ndarės me dhun tė shqiptarve,nuk bėj dallime partiake,ideologjike,krahinore,askurfar dallimesh tjera.Pėr mua shqiptarėr tė gjith jan njė.Unė kam vetėm njė dallim nė shqiptar tė mirė dhe tė keq.Nėse tė gjith shqiptarėt kan tė njejten ndjenjė dhe punojnė nė kėtė drejtim, bashkimi formal do tė jet qėshtje kohe.


    Mos shikoni kisha e xhamija
    feja e shqiptarit ashtė shqiptaria.

    Vaso Pasha

  2. #472
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    TEMAT TABU


    Arbėn XHAFERI


    Shpeshherė ndodh qė nė debate tė ndryshme tė bartet vėmendja e bashkėbiseduesit apo e opinionit nga tema boshte nė njė sajesė tjetėr, nė trajtė tė etiketės njollosėse. Kjo ėshtė forma mė efikase e diskreditimit tė kundėrshtarit. Bie fjala kur polemizohet lidhur me ēėshtjen shqiptare, shpiken nocione, shpifen epitete tė ndryshme, si irredentistė, separatistė, secensionistė, kundėrrevolucionarė, fondamentalistė islamikė, Shqipėri e Madhe etj. Kjo formė e demonizimit arrin efekt, meqė pėrmes etiketės anulohet boshti i temės dhe imponohet polemika rreth sajesės. Shpeshherė ky lloj i polemikės pranohet nga i akuzuari pa vetėdije, nga frika prej diskreditimit shitues qė rėndom pėrfundon me zbrapsje tė paarsyeshme apo heqje dorė nga projektet vitale. Kjo metodologji qė prodhon zbrapsjen ka pasur efekte rrėnuese nė historinė tonė tė re politike, meqė kundėrshtarėt tanė nė njė farė mėnyre kanė arritur tė na frikėsojnė nga projektet tona duke i shndėrruar nė tema tabu.
    Njė nga metodat mė efikase tė kundėrshtarėve tanė ka qenė dhe mbetet relativizimi i kauzave. Kemi dėgjuar edhe nga veprimtarė shqiptarė se ideja e shteteve tė mėdha nė Gadishullin Ilirik, si Serbi e Madhe, Shqipėri e Madhe, Greqi e Madhe, Bullgari e Madhe e kėshtu me radhė janė destruktive dhe i takojnė shekullit tė 19-tė. Sipas tyre nė kohėrat moderne nuk bisedohet pėr kufij, por pėr integrime tė mėdha nė kuadėr tė Evropės dhe tė strukturave Veriatlantike etj.
    Ky relativizim i kauzave shoqėrohet gjithmonė me njė ofertė tė rrejshme: do tė bashkohemi nė Evropėn e Madhe. Pikėrisht, ata qė relativizojnė kauzat, janė vetė ata qė merren me pėrkufizimin e saktė tė kufijve tė tyre shtetėrorė. Pikėrisht ata qė akuzojnė janė ngatėrrestarė tė proceseve integruese europiane apo veriatlantike. Thelbi i kėtyre diskurseve sajohet rreth idesė qė duhet t’i detyrojė shqiptarėt tė heqin dorė nga bashkimi i tyre dhe tė presin kohėn, momentin qė tė bashkohen nė Evropėn e Madhe. Kur shqiptarėt, tė paktėn nė planin retorik ofrojnė me xhentilesė kėtė mundėsi pėr serbėt qė ata tė bashkohen nė Evropė e tė heqin dorė nga projektet hegjemoniste, pason njė breshėri akuzash dhe epitetesh qė i pėrmendėm mė lart.
    A ėshtė dėgjuar ndonjėherė qė serbėt tė flasin pėr Serbinė etnike? Jo, meqė tė flasėsh pėr Serbi etnike do tė thotė tė flasėsh pėr tkurrjen apo zvogėlimin e saj nė pėrmasa reale dhe pėrkundrazi, tė flasėsh pėr Shqipėrinė etnike do tė thotė tė flasėsh pėr zmadhimin e saj gjithnjė duke u bazuar nė realitete qė i shpojnė sytė. Nėse ky konstatim ėshtė i saktė, atėherė del nė shesh hipokrizia, cinizmi i autorėve tė relativizimit tė kauzave qė pėrhapin kėto ide destruktive nė emėr tė moderacionit politik.
    Nuk mund tė ketė asnjė korelacion tė drejtpėrdrejtė nė mes tė idesė sė Serbisė etnike dhe Shqipėrisė etnike, ngaqė realiteti nuk e lejon njė luks tė tillė. Serbia e Madhe dhe jo etnike ėshtė produkt i mendjes hegjemoniste, kolonialiste dhe synon tė themelohet madje dhe aty ku nuk ka asnjė serb.
    Ndėrkaq Shqipėria etnike dhe kurrsesi e madhe synon tė themelohet aty ku faktikisht ekziston nė planin funksional Shqipėria etnike, pra aty ku nė pėrqindje absolute qytetarėt e pranojnė atė ide. Kjo kėrkesė e shqiptarėve nuk mund tė cilėsohet si luftėnxitėse, si ekspansionizėm apo si ide anakronike e shekullit 19-tė .
    Prandaj serbėt asnjėherė nuk flasin pėr Serbinė etnike, por flasin pėr nocione tė tjera neutrale qė kanė pėr qėllin tė fshehin tendencat e tyre kolonialiste dhe hegjemoniste. Ata flasin pėr Jugosllavi si njė nocion qė nė thelb fsheh projektin e Serbisė sė Madhe, pra asaj hegjemoniste, ekspansioniste e kurrsesi jo dhe etnike.
    Nga ky pozicion ata i djallėzojnė idetė e shteteve etnike ngase me kėtė projekt duhet tė tkurren. Kėshtu vepruan edhe rusėt nė kohėn ku themeluan BRSS apo kėtė sajesė tė sotme tė lidhjes sė shteteve vetėm e vetėm pėr tė fshehur ekspansionizmin e tyre. Po ashtu edhe njė segment i politikės sė jashtme turke kohėt e fundit ka zėnė tė afirmojė idetė dhe vlerat osmane pėr tė pasur ndikim nė ish- republikat sovjetike tė besimit mysliman.
    Prapa kėtyre ide/projekteve pėr themelim tė shteteve federative multietnike etj. fshihet projekti pėr dominim tė njė etnikumi mbi tė tjerėt. Tė gjithė sot janė nė konfuzion lidhur me interpretimin e shkaqeve tė luftėrave tė kohės sė sotme qė kanė pėr bazė interesat etnike. Nė rajonin e Kaukazit nuk dihet se ēfarė e shkakton luftėn, interesi i natyrshėm i popujve qė tė jetojnė tė pavarur, apo interesi i hegjemonėve qė t’i varėsojnė shtetet dhe popujt, t’i detyrojnė ata qė tė jenė satelitė tė njė interesi dominant, pra atij rus.
    Pra relativizimi nuk ėshtė njė konstatim i rastėsishėm, nė thelb i pandershėm, por njė projekt i paramenduar mirė, me qėllime tė qarta etnike nga ata qė dėshirojnė tė fitojnė tė drejtėn pėr ekspansionizėm. Ky relativizim dinak dhe cinik bėhet i neveritshėm kur vetė shqiptarėt bėhen zėdhėnės tė kėtyre ideve qė u imponohen dhe me pavetėdije i shėrbejnė ndėrrimit tė diskursit politik duke u shndėrruar nė altopolantė tė ideve relativizuese, nė fakt ekspansioniste.
    Duke u distancuar nga idetė normale, tė natyrshme qė burojnė nga realiteti dhe interesi i prekshėm i popujve, nė emėr tė njė moderacioni tė shpifur politik, nė emėr tė njė imazhi avangard qė e ndėrton vetveten duke u distancuar kinse nga idetė romantike tė shekullit 19-tė, kėto opsione janė mė destruktive sesa projektet hegjemoniste serbe, ngaqė funksionojnė si diversion qė pėrhap defetizmin, molisjen dhe bindjen se duhet hequr dorė nga ēlirimi prej zgjedhės qė krijoi aq shumė vuajtje dhe pėrpjekje tė planifikuara pėr gjenocid.
    Nė fund tė kėtij konstatimi duhet shtruar pyetja: cilat opsione janė mė humane, mė tė moderuara, ato qė ofrojnė projektin sesi njėherė e pėrgjithmonė duhet tė dilet nga zgjedha ose nga konteksti ku zbatohen projekte gjenocidale, apo ato qė sėrish popullin shqiptar e kthejnė nė fillim tė rrugės sė kalvarit tė pafund?
    Nga ky kėndvėshtirm duket e ēuditshme, nė mos absurde toleranca e opinionit shqiptar pėr kėto opsione qė kalvarin e prezanton si botėkuptim i moderuar, tolerant, human dhe avangard. Ndėrkaq popujt supermodernė, si amerikanėt kur janė tė rrezikuar reagojnė me tė gjitha mjetet. Presidenti amerikan kėto ditė deklaroi se SHBA-tė nuk kanė nevojė pėr leje qė tė mbrohen nga rreziku qė u kanoset.
    Modeli i dytė ai i relativizimit, qartazi mund tė shpjegohet me rastin e Maqedonisė. Nė njė takim te ish -presidenti i kėtij shteti, z. Kiro Gligorov u hodh ideja nga vetė ai pėr Maqedoninė e ndarė nė tri pjesė, por gjithnjė sipas tij, at a(maqedonasit) nuk e destabilizojnė Ballkanin pėr shkak tė kėsaj, por e pranojnė realitetin e “hidhur”duke i dhėnė mundėsi paqes dhe perspektivės sė demokracisė nė Ballkan dhe mė gjerė.
    Ky konstatim i tij pėr Maqedoninė e ndarė nė tri pjesė, nė atė tė Vardarit, tė Egjeut dhe tė Pirinit ishte argument i fuqishėm relativizues kundėr argumenteve shqiptare pėr ndarje tė hapėsirave tė tyre. Mirėpo kjo ide, si tė tjera tė ngjashme relativizuese ka njė tė metė tė vogėl qė zbulohet me shumė lehtėsi si gėnjeshtėr banale.
    Nė pyetjen se kur paska ekzistuar kjo Maqedoni etnike qė na qenka e ndarė nė tri pjesė doli nė shesh realiteti se ajo Maqedoni na paska ekzistuar vetėm nė kohėn antike qė objektivisht nuk ka tė bėjė fare me realitetin e sotėm maqedonas.
    Pra, shpikjet e kėsaj natyre nuk mund tė zhbėjnė kurrsesi realitetin shqiptar. Ēėshtja shqiptare buron nga realiteti i tyre nė kėto hapėsira, e ka peshėn e vet etnike, ekonomike, politike, autoktone dhe mbi tė gjitha historike. Nuk mund tė relativizohet realiteti i prekshėm shqiptar, historia e tyre me mitet serbe dhe maqedonase.
    Kėto relativizime nuk janė pa efekt te faktori ndėrkombėtar qė arbitron kėto procese ballkanike. Sot jemi tė ballafaquar mė njė varg paradoksesh qė nuk pėrputhen me realitetin, por me doktrinat e ndryshme politike. Shtrohet pyetja pėrse shqiptarėve tė ish- Jugosllavisė faktori ndėrkombėtar nuk ua njeh disa tė drejta nė mėnyrė imediate, ashtu si vepron me popujt e tjerė, por u ofron zgjidhje paliative, nė kuadėr tė njė procesi tė gjatė tė cilin nuk e kontrollojnė ata vetė dhe qė nuk dinė ēfarė epilogu do tė ketė?
    Komisioni i Badinterit nė mėnyrė tė prerė, tė menjėhershme ua njohu tė drejtėn pėr shtet popujve qė sot e gjithė ditėn, jo vetėm qė nuk janė dominantė nė ato shtete, por kanė kriza tė pakapėrcyeshme lidhur mė identitetin e tyre.
    Kosova nuk ka asnjė nga kėto telashe, por ajo sot e kėsaj dite nuk e ka tė qartė se cili do tė jetė statusi i saj pėrfundimtar. Ose tė marrim shembuj tė tjerė. Serbėt e Kosovės qė merrnin pjesė aktive nė politikėn shfarosėse antishqiptare, nė kuadėr tė projektit tė Millosheviqit fituan nė mėnyrė imediate, pa polemika, pa konferenca ndėrkombėtare tė drejtėn e plotė pėr pėrdorim tė gjuhės sė tyre nė ēdo kėnd dhe institucion tė Kosovės.
    Krahasoni kėtė tė drejtė me tė drejtėn e shqiptarėve tė Maqedonisė pėr pėrdorim tė gjuhės shqipe. Shqiptarėve iu deshėn 10 vite betejė brenda institucioneve, pasuar me njė kryengritje tė armatosur pėr tė hapur kėtė ēėshtje dhe nė fund faktori ndėrkombėtar ua njohu pėrdorimin gjysmak zyrtar tė gjuhės shqipe nė administratė. Po ashtu serbėt e Kosovės duke u enklavizuar, duke e cėnuar integritetin territorial dhe institucional tė Kosovės, nė tė ashtuquajturėn Mitrovicė e Veriut themeluan njė institucion ilegal, universitetin serb, pa marrė pėlqimin e institucioneve tė Kosovės. Edhe nė kėtė rast ndėrkombėtarėt e zyrtarizuan kėtė institucion nė tėrėsi pa debate, pa konferenca, ndėrkaq i njėjti rast nė Maqedoni, pas shumė debatesh tė ashpra, konfliktuale, pėrfundoi me njė projekt gjysmak qė do tė jetė prelud pėr konflikte dhe moskuptime tė mėtejshme.
    Vetėvetiu imponohet pyetja pse ofrohen kėto zgjidhje tė pabarabarta, madje moralisht tė dyshimta gjatė trajtimit tė ēėshtjes reale shqiptare dhe ēėshtjeve tė tjera qė s’kemi si tė mos i kategorizojmė si hegjemoniste? Natyrisht se fajet i ka edhe politika shqiptare qė “moderohet”, metamorfozohet nė varėsi nga presionet qė vijnė nga jashtė. Pėr t’i ikur etiketimeve tė natyrės Shqipėri Etnike, Shqipėri e Madhe jemi tė angazhuar pėr Kosovėn e pavarur, disa madje punojnė pėr tė prodhuar njė identitet tė ri kosovar, njė gjuhė tė re kosovare apo njė herarldikė tipizuese kosovare. Por me kėto ide nuk mund t’i ikim njė pyetje kokėforte: sa ėshtė rentabėl njė Kosovė e tillė prej 2 milionė banorėsh, me mbi 50 pėr qind tė papunėsh? A mundet njė Kosovė e tillė e pavarur tė financojė aparatin shtetėror, ushtrinė, gjyqėsinė, kulturėn, arsimin, shkencėn, diplomacinė, sportet dhe veprimtaritė e tjera joekonomike?
    Pėrgjigja natyrisht duhet tė jetė negative, kėtė e thonė edhe ndėrkombėtarėt. Nga ky jorentabilitet i Kosovės burojnė ide qė atė ta riintegrojnė nė kthetrat e Serbisė tė udhėhequr sėrish dhe paskajshmėrisht nga pinjollėt e Millosheviqit dhe Sheshelit.
    Sė kėndejmi nuk shoh asnjė ide tjetėr mė humane sesa propozimi qė synon ta eliminojė tė metėn strukturore tė jorentabilitetit tė Kosovės duke hapur temėn tabu gjer mė tani: bashkimin e saj me Shqipėrinė qė ėshtė njė ide reale, funksionale, e natyrshme e mbi tė gjitha e moralshme. Kjo ide buron natyrshėm nga konstatimi pėr jonrentabilitetin e pavarėsisė sė Kosovės, nga faktet kokėforta pėr politikėn gjenocidale serbe ndaj shqiptarėve dhe nga vullneti i padiskutueshėm i qytetarėve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė pėr tė jetuar bashkė duke krijuar njė shtet rentabėl, funksional, mbi parimet e demokracive perėndimore.
    Duke u liruar nga turpi i rrejshėm, nga frika irracionale prej formulimeve satanizuese, si Shqipėri e Madhe, Shqipėri Etnike etj, dhe duke shikuar me sy tė drejtė realitetin se Kosova e pavarur nuk ėshtė rentabėl, nuk mund t’i plotėsojė kushtet e njė shteti funksional dhe si e tillė do tė ishte objektivisht pre e lehtė pėr soldateskėn serbe, vijmė nė pėrfundim se ideja e Shqipėrisė etnike ėshtė kontribut racional, human dhe njė investim i shėndoshė pėr paqen dhe rendin nė Ballkan, qė njėkohėsisht do t’i korrigjojė gabimet e sė kaluarės …



    24/01/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #473
    ABC Maska e bicjani
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    poshte gjallices
    Postime
    130
    peshendetje...............
    Do ishte mire qe trojet shqiptare te bashkoheshin.
    Kur eshte pune per ne teori te gjithe e kane qejf nje gje te tille gjithashtu fillojne enderrojne dhe krijojne skenare te ndryshme ne kokat e tyre.Bashkmi kombetar nuk vjen nuk vjen me intervista me fjalime apo me mitingje.
    E vetmja gje qe te qon ne bashkimin e ketij kombi eshte lufta , dhe kete mos e hiqni prej mendjes.Kjo eshte dhurate e madhe per ne keshtu qe nuk do na e jape kush per dhurate.
    Ne e mbajme veten per popull trim por nuk jemi aq sa mburremi.Nuk ka popull qe nuk ka treguar trimni ne luftrat qe ka bo.Une trima quaj ata qe kane luftu kane mbrojte tokat e veta dhe gjithashtu atyre qe i kane zgjeru ata..Kurse te paret tane me duket se e kishin pase ngaterru ket fjale trimni apo nuk e kishin pase dite fare.moss te harrojme se ata toka ti kane marre me lufte ,dhe vetem me lufte do mund ti marresh...
    Luften shqiperia e ka frike .e ka frike se mos i iken ndonje cope tjeter....Keshtu qe sikur lufta per shqiperine eshte nje enderr e pa realizuar edhe bashkimi kombetar eshte nje enderr e tille.Me keqardhje po keshtu me duket mua.
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........

  4. #474
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240
    Tė nderuar miq, ju anėtarė tė Forumit,

    I nderuar Bicjani,

    ne tė gjithė e dimė se pa luftė s'ka asgjė dhe herėdokur (fjalė a la gjakovarqe) do tė ketė luftė "nėse" do tė ketė Bashkim.
    Pra, thjeshtė luftė do tė ketė.
    Por, pėrderisa jemi nė paqe duhet qė nė mėnyrė paqėsore t'ia rregullojmė vetes punėt paraprakisht.
    Problemi nuk qėndron tek trimėria, problem ėshtė organizimi i duhur. Kudo tė pyesėsh Shqiptarė pė Bashkimin Kombėtar tė thonė se natyrisht se e duam, por u duket aq i largėt sa shumė shpesh thonė edhe se nuk e donė fare. Por, s'ka Shqiptarė nė botė qė ka lexuar apo dėgjuar vetėm njė fjali tė Historisė Shqiptare qė nuk e do Bashkimin.

    Edhe kėto ndarjet politike pėr poste etj., edhe kėto tė gjitha i merrė lumi kupet ēėshtja e Bashkimit Kombėtar, por dallimet natyrisht se qėndrojnė se si do ta arrijmė atė.

    Unė mendoj se Pavarėsia e Kosovės na ndihmon shumė nė kėtė aspekt. Problemi mbetet tek ēėshtjet e pazgjidhura tė Shqiptarėve tė Kosovės Lindore, Iliridės, Malėsisė dhe Ēamėrisė.
    Dodoni shumė shpesh thekson se si do tė zgjidheshin kėto nė mėnyrė paqėsore. Dhe thelbi mbetet gjithmonė kur Shqiptarėt nė kėto vende marrin fuqinė kulturore pas saj vjen ajo politike, si njė rimorkio. Sepse (tani tė hyjmė thellė) shkollohen dhe ngriten edhe mė intelektualisht dhe marrin nė duar shumėēka do tė na kishte ndihmuar rreth Bashkimit Kombėtar.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  5. #475
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Teuta Zymberi; Reagim me rastin e arrestimit tė z. I.Beqiri
    A kėrkonin gjermanėt njė Grossdeutschland?!

    26.01.2004, 15:26
    Gjermania ėshtė e ndarė, sepse Evropa ėshtė e ndarė, pohonin gjermanėt-dhe Evropa ėshtė e ndarė sepse Gjermania ėshtė e ndarė. Kėshtu, e shpjegonte ēėshtjen e bashkimit tė Gjermanisė, gazeta analitike e njohur gjermane, Rheinische Merkur nė vitin 1985.

    Shpeshherė nė komentet e ndryshme tė analistėve tė huaj dhe shqiptar, ēėshtja e bashkimit tė Shqipėrisė ėshtė identifikuar me ēėshtjen e problemit tė bashkimit tė Gjermanisė. Shembja e murit tė Berlinit nė vitin 1989 hapi portat e Brandeburgut dhe u bashkuan dy Gjermanitė dhe rrėzimi i ? Murit tė Berlinit?, shėnoi epokėn e re tė ndryshimit tė kufinjve nė Evropė dhe mė gjėrė.

    Poqese do tė pyesnim sot, se a kėrkonte populli gjerman njė Gjermani tė Madhe, gjermanėt sigurisht se do ta kthenin pėrgjegjeno!. Gjermanėt nuk kėrkonin njė ?Grossedeutschland ? pėr tė dominuar si njė superfuqi nė rendin e ri europian, por kėrkonin identitetin kombėtare tė ribashkimit gjerman, sepse siē pėrfundon Otto Schily:? Identiteti i ri gjerman ėshtė identitet evropian human, sepse nuk mund tė ndėrtohej ndonjė Evropė mė e mirė, pa eliminimin e problemit gjerman qė ishte thelb i saj?.

    Nė kontest tė kėsaj ēėshtje tė lartėpėrmendur, shtrohet edhe njė pyetje tjetėr se ēka nėkuptojnė autoritetet gjermane me ? Grossealbanien?. Pyetja nuk ėshtė aq e vėshtirė pėr t?u zbėrthyer. Kjo ka tė bėj me njė intelektual shqiptar, qė ditė mė parė nė fund tė dhjetorit 2003, policia gjermane arrestoi pėr motive politike nė teritorin gjerman, politikanin shqiptar nga Tirana, z. Idajet Beqirin, i cili akoma mbahet nė arrest nė burgun e Konstanzės nė Gjermani. Dhe duket paksa paradoksale, se pėr ēfarė motivi ėshtė futur nė burg, sekretari i FBKSH dhe kryetari i Unitetit Kombėtar Shqiptar pikėrisht nė shtetin ku populli i saj, veē ka tejkaluar idenė e shprehjes politike, pėr ēka sot kėrkojnė veprimtarėt shqiptarė!

    A kėrkon z. Beqiri njė "Grossalbanien" prapė do ta shtroja kėtė pyetje pėr tė gjithė analistėt qofshin ata shqiptarė, gjermanė, amerikanė, zviceranė e tė tjerė? Sigurisht qė jo, themi edhe ne shqiptarėt. Pikpamjet e tij politike mbėshtesin idenė e bashkimit kombėtar pėr t?u bashkuar nė njė shtet kombėtar. Nė aktivitetin e tij politik .z. Beqiri ka qenė kėmbėngulės i pakyrsyer qysh nga viti 1990 dhe kėto koncepte, qė ai, ka shpalosur pėrmes programit politik tė FBKSH, nuk janė diēka e re pėr tė si njė intelektual, politikan dhe publicist. Njė shtet tė nbashkuar shqiptar e kėrkojnė shqiptarėt me decenie nė tė gjitha periudhat historike. Dhe asnjė luftė ēlirimtare nuk njeh historia e popullit shqiptar tė ketė bėrė pėr tė drejta e liri personale, por pėr bashkim kombėtare. Ēėshtja e bashkimit kombėtar ėshtė ngritur nga vetė Akademia e Shkencės nė Tiranė. Kjo ēėshtje ėshtė ngritur dhe po ngritet edhe sot nga pena tė njohura shqiptare nga tė gjitha hapėsirat shqiptare, qė tė huajt dhe auoritetet europiane mund tė shėrbehen me argumente dhe materiale faktike dokumentare, tė cilat edhe i posedojnė nė arhivet e tyre dhe nuk duan koment.

    Idajet Beqiri ėshtė mbyllur nė burg, por ideja e tij, ndeshet pa tabu temė nė penat analiste kudo sot nė analizat e shumta qė debatojnė lidhur me kėtė ēėshtje madhore. Akademikėt tanė, shkrimtarėt e njohur, analistėt, si psh, Ukshin Hoti, Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Shaban Sinani, Moikom Zeqo, Rexhep Meidani, Rexhep Qosja, e figura tė tjera intelektuale rrahin temėn e bashkimit kombėtare pa asnjė rezerve dhe idetė e tyre janė tė arhivuara nė veprat e tyre shkencore, tė cilat edhe na shėrbejnė tė avansojmė dhe ta mbėshtesim si njė zgjidhje e drejtė dhe natyrore ēėshtjen e bashkimit kombėtar. Idajet Beqiri u dėrgoi memorandumin e problemit nė thelb tė gjitha zyrave diplomatike nė Evropė dhe mė gjėrė nė mėnyrėn mė procedurale-demokratike. Andaj, besoj se autoritetet gjermane do ta lirojnė sė shpejti inelektualin shqiptar qė ėshtė izoluar brenda nė qeli vetėm nga njė influencė direktive nga shėrbime tė caktuara antishqiptare. Besoj, se vendimi gjysėsor i prokurorisė gjermane do tė jetė i arsyeshėm dhe i mbėshtetur nė fakte relevante juridike nė lirimin e publicistit dhe avokatit shqiptar. Dhe Idajet Beqiri ėshtė njė sinonim ishembjes sė Idhullit tė Murit mes Berlinit e murit tė Tiranės. Ėshtė njė sinonim dhe njė fat human njerėzor e politik, se Idajet Beqiri e diskutoi ēėshtjen e bashkimit kombėtar jo nė Tiranė as nė Prishtinė, jo nė Shkup, por diskutoi botėrisht ?Aty-ku edhe ėshtė bėrė padrejtėsia ndaj popullit shqiptar dhe coptimi i trojeve shqiptare, diskutoi nė nivelin mė tė ngritur intelektual ēėshtjen e Ribashkimit, pikėrisht aty ku edhe u bė Bashkimi...
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #476
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    Ne mergim
    Postime
    36
    Pershendetje te gjthve

    Bashkimi kombetar

    Shqiperia etnike ka disa shekuj qe po vuan nga nje coptim teritorial e nga nje asimilim te pa nderprer e shume e shume faktor te tjere qe pak a shume cdo njeri nga ne i di.
    Fatkeqsishte per ne Shqiptaret Kosova eshte ende e pamvarur kurse shteti shqiptar po qeverriset ne nje menyre te tille <<qe te hape zorret>>e ne anen tjeter mbi nje miljon Shqiptare jane ne mergime
    Per mendimin time,besoje se Shqiptaret ne mergime jane pjesa derrmuse e atyre qe do te sjellin ndryshime ane e kende Shqiperis.
    Per shume vjet me radhe ne u kemi sherbyer shteteve te ndryshem me mendimin se ndoshta nje dite keto shtete do te kthehen edhe nga ne e do te na shperblejne duke na ndihmuar ne endren tone shekullore.
    Duke veshtruar historine Shqiptare,pesimet dhe zhgenjimet me cojne ne nje konkluzjone <<Qe ne jemi te vetem ne kete bote e skemi aleat qe te na duan sinqerisht kur jemi keqe>>,pra jemi si jetimet.

    Per mendimin time jane vecse dy a tri gjera te cilat mund te sjellin ndryshime ekonomike ne vende e politike ne arenen kombetare e ate nderkombetare

    1) Krijimi i nje policie moderrne mundesishte te stervitur ne vendet e Evropes perendimore
    Arsyet jane te thjeshta
    Se pari, policet ne keto vende jane te paret qe respektojne ligjet e kjo gje ua imponon edhe njerzve ato.
    Se dyti , ne keto vende fenomeni (Korrupsion) eshte shume i vogel te mos themi qe nuke egzistone.

    2)Krijimi i nje banke Shqiptare te sponsorizuar nga te gjith Shqiptaret ne mergim.
    Kjo gje do te ndryshoje shume infrastrukture Shqipetare pasi bankat Greke, Italiane, Gjermane etj, de te kene si rivale nje banke Shqiptare, te sponsorizuar nga atdhetaret Shqiptare.

    3)Krijimi i nje organizate Mbanshqiptare per frenimin e faljen e gjaqeve.

    U kerkoj ndjes te gjith lexusve pasi sqarimet e mia sjane te plota e te bindshme por do te kisha shume deshire qe te me shkruani per mangesit ne to.

    Me respekt S.M
    Pune pune nat e dite te fitojme pakez drit.

  7. #477
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240
    Tė nderuar miq, ju anėtarė tė Forumit,

    I nderuar Arjanit,

    pajtohem me ty.

    Dhe, pse nuk kemi asnjė aleat tė fortė tė na gjendet nė ditė tė keqe ėshtė se asnjėherė nuk kemi pasur njė lėvizje zyrtare nė lidhje me kėtė, edhepse pretendimet gjithnjė kanė qenė dhe to tė jenė pėr aleatė.
    Por, ėshtė edhe ajo se, asnjė shtet apo komb nuk bėn aleancė pėr t'i ndihmuar njėri-tjetrit nga zemra, por vetėm nga interesi reciprok qė kanė ndaj njėra-tjetrės.

    Ne, pėr fat tė keq, jemi shumė larg ēdo gjėje drejt Bashkimit tonė.

    Lirisht mund tė them se jemi njė komb "jo-shtetformues".

    Si ėshtė e mundur qė, mė tepėr se 3000 vjet jemi nė kėto troje, dhe nuk kemi njė shtet tė bashkur e tė bashkuar e tė fuqishėm?

    Erdhėn sllavėt shum e shumė vite pas nesh dhe krijuan shtete, kolonizuan trojet tona, na copėtuan dhe mezi krijuam njė gjysmė-shtet vetėm para 92 vjetėve.

    Jemi njė komb, qė nė histori njihemi si komb qė nuk mund tė bėhemi bashkė, madje as nė ditėt mė tė vėshtira, prandaj tė mos presim nga jashtė ndihmė kur mund tė presim nga vėllezėrit tanė kėtu brenda.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  8. #478
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    Ne mergim
    Postime
    36
    Shekulli i ri per shqiptaret ka sjell,
    pak llafe me shume sheshekujt e tjere.
    Bertasim, ulerasim, cirremi e ngjiremi!
    Keshtu ka qene e keshtu do te jete,
    deri nga fundi i milenjimt te tret.
    Sa te kemi zerin zoti na ka dhene fuqine,
    te qjithe te betasim, se do e bejme shqiperine.
    500 shkrime u shkruan e 1500 lexuan,
    vec 2 muaj kaluan, kush jane se u harruan?
    Shume mos u habisni se seshte e para here,
    me sa duket ne shqiptaret jemi si frigorifer.
    Pune pune nat e dite te fitojme pakez drit.

  9. #479
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Xhaferi: Serbi etnike

    Lideri i Partise Demokratike te Shqiptareve ne Maqedoni, Arben Xhaferi, eshte i mendimit se nese ne Ballkan nuk eshte degjuar asnjehere te flitet per terma te tille si Serbia etnike, kjo ka ardhur ngaqe kjo do te thoshte nje zvogelim dhe nje tkurrje e territorit te serbeve, duke i lene rruge te lire, shtetit etnik te shqiptareve. Sipas Xhaferit, shqiptaret duhet te jene me te interesuarit per nje Serbi etnike, duke hedhur nderkohe edhe nje ide interesante per tu shpetuar etiketimeve te ceshtjeve shqiptare ne ballkan si hegjemoniste. Ide e cila megjithate mund te kete vlera retorike per tu perdorur ne tryeza bisedash.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #480
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    FRONTI PĖR BASHKIM KOMBĖTAR SHQIPTAR - FBKSH
    KRYESIA QĖNDRORE E FBKSH-sė
    Prot. Nr.51-31-01-04/AKTI

    Tiranė, Prishtinė, Shkup, Ulqin, Prevezė - 31 janar 2004



    E drejta e vetvendosjes sė popujve, e drejtė edhe pėr popullin shqiptar!




    A P E L



    Drejtuar:


    KĖSHILLIT TĖ SIGURIMIT TĖ OKB-sė
    STEJT DEPARTAMENTIT TĖ SHBA-ve
    PARLAMENTIT EUROPIAN
    KĖSHILLIT TĖ PĖRGJITHSHĖM TĖ NATO-s


    Pėr njohtim:


    KUVENDIT POPULLOR TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
    KUVENDIT TĖ KOSOVĖS
    TĖ GJITHA PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE DHE MASMEDIAVE ELEKTRONIKE DHE TĖ SHKRUARA


    Zonja dhe zotėrinj!



    Populli shqiptar, nė krye me Heroin Kombėtar, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, pėr mė tepėr se 25 vjet me rradhė, zhvilloi me sukses luftė ēlirimtare dhe mbrojtėse kunder ushtrive pushtuese tė Perandorisė Osmane, dhe me kėtė rast Ai mbrojti edhe Europėn e krishterė nga synimet pushtuese tė sulltanėve osmanė. Ai, me gjakun e tij, ishte shndėrruar nė barrierė tė pakapėrcyeshme tė ushtrive pushtuese osmane ndaj pjesėve tjera tė Europės.

    Gjithashtu, populli shqiptar, pėr plotė pesė shekuj, edhe pse nėn pushtimin osman, pėr asnjė ēast nuk e pushoi luftėn pėr liri e pavarėsi kombėtare dhe, nė kėtė mėnyrė, Ai dha kontributin e tij maksimal pėr kapitullimin e Perandorisė Osmane. Por, pikėrisht kur nė Vlorėn legjendare, mė 28 Nėntor 1912, delegatėt nga tė gjitha krahinat (vilajetet) e Shqiperisė, me nė krye IsmailQemalin, shpallėn Pavarėsinė Kombėtare, shtetet shoviniste fqinje sulmuan dhe pushtuan krahinat shqiptare tė Shqipėrisė Etnike, kryen njė pushtim dhe aneksim tė dhunshėm tė mė shumė se 50 % tė trojeve shqiptare, pushtim dhe aneksim qė e miratoi edhe Konferenca e Londrės e vitit 1913.

    Shqipėria londineze edhe mė vonė, pas vitit 1913, ishte nė shėnjestėr tė armiqve tė shumtė, siē ishte edhe pushtimi i saj mė 7 prill 1939 nga Italia fashiste. Por, tashmė edhe ju e kini tė qartė, qė populli shqiptar jo vetėm u ēlirua pa ndihmėn e asnjė force tė huaj, por ai nė tė gjitha trevat e tij u rreshtua nė anėn e koalicionit antifashist fitimtar.

    Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, nė saje tė sanksionimit tė sė drejtės dhe tė parimit tė vetėvendosjes nė Kartėn e OKB-sė, shumė popuj dhe vende koloniale tė Afrikės, Azisė dhe tė Amerikės Latine, sot kanė statusin e pavarur dhe pėrbėjnė shumicėn dėrrmuese tė shteteve antarė tė OKB-sė.

    Pikėrish, neni 1 (njė) dhe 55 (pesėdhjetepesė), tė Kartės sė OKB-sė, flasin qartė se, parimi i vetėvetndosjes ėshtė njėsoj i vlefshėm pėr tė gjithė popujt e shtypur dhe tė kolonizuar dhe ka karakter universal juridik ndėrkombėtar, si njė nga parimet thelbėsore tė materies tė sė drejtės ndėrkombėtare, qė patjetėr imponon aplikimin e tij nė praktikė edhe pėr popullin shqiptar.

    Por, kjo e drejtė nuk i ėshtė njohur vetėm popullit shqiptar, i cili edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore vazhdoi dhe akoma vazhdon tė jetė i pushtuar dhe i kolonizuar nga pushtuesit dhe kolonizatorėt sllavo - grekė, si dhe nuk u ndėrmor asnjė nismė ndėrkombėtare pėr tė penguar dhe parandaluar gjenoncidin grek mbi popullin shqiptar tė krahinės sė Ēamėrisė.

    Populli shqiptar nėn ish-RSFJ, pėr asnjė ēast nuk e ndėrpreu luftėn pėr liri, pavarėsi dhe ribashkim kombėtar shqiptar. Mjafton qė kėtu tė rikujtojmė kryengritjen e Drenicės (1945) dhe demostratat e viteve 1968, 1981, 1982, 1988 dhe 1989, si dhe referendumin e popullit tė Kosovės pėr pavarėsi mė 1992, referendumin e shqiptarėve tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit pėr autonomi politiko - teritoriale me tė drejtė bashkimi me Kosovėn mė 1992, si dhe referendumin e shqiptarėve nėn FYROM pėr autonomi politiko - territoriale (1992), referendumin e krahinės sė Sanxhakut pėr autonomi etj. Pėr jetėsimin e kėtyre referendumeve popullore, populli shqiptar u detyrua, pasi qė jetėsimi i vullnetit tė popullit pėrmes formės demokratike - referendumit popullor, dhe pėrmes rrugės politiko-diplomatike nuk u realizua, ishte i shtrėnguar qė tė luftonte me armė nė dorė, dhe tanimė dihet se, bartės tė kėtyre tri luftėrave ishin: UĒ e Kosovės, UĒPMB dhe UĒ Kombėtare. Por edhe pas kėtyre tri luftėrave, nuk u arrit dhe nuk u realizua vullneti i popullit, prandaj pėr kėtė ēėshtje madhore ėshtė formuar Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH)

    Zonja dhe zotėrinj!

    Na lejoni qė mė poshtė t'ju rikujtojmė disa nga shumė rezolutat e miratuara nga OKB-ja:

    1. Rezoluta Nr 637 (VII), e miratuar nga Asambleja e Pėrgjithėshme e OKB-sė, e miratuar mė 16/12/1952, ku ndėr tė tjera thuhet: "E drejta e vetėvendosjes sė popujve dhe e kombeve, ėshtė parakusht pėr respektimin e plotė tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut".

    2. Rezoluta Nr. 1514 (XV), e miratuar nga Asambleja e Pėrgjithėshme e OKB-sė, mė 14/12/1960, sipas sė cilės vihet nė dukje instrumenti ligjor - parimi juridik i vetėvendosjes pėr shkolonizimin dhe njohjen e pavarėsisė sė tė gjithė popujve dhe vendeve koloniale, duke iu bėrė tė mundur kėshtu atyre qė vet tė pėrcaktojnė kahjet e zhvillimit politik, ekonomik, shoqėror dhe kombėtar. Sipas pėrmbajtjes sė kėsaj Rezolute (Parimi IX/B), thuhet: "Integrimi i njė territori etnik duhet tė jetė rezultat i shprehjes sė vullnetit tė lirė tė popujve tė atij territori".

    3. Rezoluta Nr. 1815, e miratuar mė 18/12/1963, (Paragrafi 1, pika e ), ku ndėr tė tjera thuhet: "E drejta e vetėvendosjes ėshtė njė ndėr parimet bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare, mbi tė cilėn duhet tė mbėshtetet patjetėr edhe politika e koekzistencės aktive paqėsore".

    4. Rezoluta Nr. 2105 (XX), e miratuar mė 20/12/1965, rikonfirmon dhe riafirmon Rezolutėn e Shkolonizimit me Nr. 1514 (XV) tė vitit 1960. Pėrmes saj kėrkohet qė, Komiteti Special t'i rekomandojė hapat pėr "territoret e vogla" (Pjesa 8). Tė gjitha shtetet i thėrret qė tė sigurojnė ndihmėn morale dhe materiale pėr lėvizjet ēlirimtare kombėtare (Pjesa 10). Kėrkon qė fuqitė koloniale t'i zhvendosin bazat e tyre ushtarake tė instaluara nė territoret e kolonizuara si dhe t'ju shmangen krijimit tė bazave tė reja (Pjesa 12).

    5. Rezoluta 2625 (XXV), e miratuar mė 24/12/1970, ndėr 7 (shtatė) parimet kryesore, pėrmban edhe parimin e barazisė dhe tė vetėvendosjes sė popujve, ku nė pikėn 5 (pesė) thuhet: "Krijimi i shteteve tė pavarura dhe sovrane, bashkimi i lirė me ndonjė shtet tjetėr tė pavarur, varet nga vendimi i miratuar politik i atij populli, qė mbėshtetjen e ka nė realizimin e sė drejtės sė vetėvendosjes. Prandaj, ēfarėdo forme tjetėr shtetėrore, qė i imponohet me forcė ndonjė populli tė territorit tė caktuar, duke e sjellė kėsisoj atė nė pozitė tė pabarabartė dhe tė varur, pėrbėn shkelje flagrante tė vetėvendosjes dhe tė tė drejtave tė barabarta tė atij populli".

    Zonja dhe zotėrinj!

    Qė nga hyrja nė fuqi e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, mė 24 tetor 1945, si dhe e rezolutave tė sipėrtheksuara e deri mė sot, e drejta e vetėvendosjes ėshtė e sanksionuar, si njė nga parimet mė fundamentale tė sė drejtės ndėrkombėtare. Mbi kėtė bazė, OKB-ja, si organizatė universale ndėrkombėtare, ka arritur qė tė zgjidhė njė sėrė konfliktesh ndėrkombėtare, qė kanė pasur si shkak dhe pasojė fenomenin e kolonializimit tė metropoleve tė njohura tė shteteve tė Europės Perėndimore, nė Afrikė, nė Azi dhe nė Amerikėn Latine, por jo dhe nė Europė, pėrkatėsisht nė Ballkan. Kėtė mė sė miri e provon edhe problemi kolonial shekullor i shqiptarėve dhe i mbi 50 % tė krahinave tė Shqipėrisė Etnike, i cili ka mbetur i pazgjidhur, nėn "mėshirėn" e shteteve kolonialiste fqinje si: Serbia, Mali i Zi, FYROM dhe Greqia.

    Pėr realizimin e kėsaj tė drejte natyrore dhe historike nė favor tė mbi 50 % tė shqiptarėve dhe tė territoreve tė pushtuara e tė kolonizuara tė Shqipėrisė Etnike nga pushtuesit dhe kolonizatorėt sllavo - grekė, i gjithė spektri i politikės kombėtare shqiptare, tė bashkuar rreth Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH), si dhe protagonistėt kryesorė tė bashkėsisė ndėrkombėtare, e nė veēanti Organizata e Kombeve tė Bashkuara (OKB), ėshtė e domosdoshme dhe e pashmangshme qė urgjentisht tė organizojnė Konferencė Ndėrkombėtare pėr Ballkanin me kėtė rend pune:

    · Revidimin e Vendimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve tė mbajtur nė Londėr nė vitin 1913.

    · Njohjen e tė drejtės pėr vetėvendosje popullit shqiptar

    · Organizimin dhe mbajtjen e referendumit popullor nė tė gjitha hapėsirat shqiptare tė Shqipėrisė Etnike, ku populli shqiptar do tė deklarohej :

    a) PRO RIBASHKIMIT KOMBĖTAR SHQIPTAR

    b) KUNDĖR RIBASHKIMIT KOMBĖTAR SHQIPTAR

    Zonja dhe zotėrinj!

    Duke i ēmuar lart vlerat fundamentale tė bashkėsisė ndėrkombėtare, siē janė: liria, demokracia, paqja, siguria, rendi, drejtėsia, mirėqenia dhe bashkėpunimi reciprok, si dhe, duke e vlerėsuar lart interesin kombėtar e shtetėror tė Shqiptarėve nė Ballkan, konsiderojmė qė ėshtė mė se e domosdoshme dhe tepėr urgjente qė bashkėsia ndėrkombėtare, nė pėrputhje me standardet e sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė sistemit juridik pozitiv ndėrkombėtar, Shqiptarėve tė pushtuar e tė kolonizuar t'iu njohė tė drejtėn legjitime tė vetėvendosjes. Dhe, nėse kjo e drejtė universale, qė iu ėshtė njohur gjithė popujve tė Botės, nuk i njihet vetėm popullit shqiptar, atėherė iu lusim qė kėtė tė na e konfirmoni publikisht me njė vendim tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė.

    A do tė triumfojė nė Ballkan paqa mbi luftėn, liria mbi robėrinė, drejtėsia mbi padrjtėsinė dhe demokracia mbi antidemokracinė, kjo do tė varet nga vullneti dhe vendosmėria Juaj, qė njėherė e pėrgjithmonė Ballkanin nga "fuēi baroti", ta shndėrroni nė oazė tė paqes, tė lirisė, tė demokracisė dhe tė stabilitetit tė qėndrueshėm, nė njė oazė prosperiteti pėr Europėn e Bashkuar dhe mbarė botėn.



    Me rrespekt dhe konsiderata tė larta:

    KRYESIA QĖNDRORE E FRONTIT PĖR BASHKIM KOMBĖTAR SHQIPTAR (FBKSH)

    KRYETARI I FBKSH - SĖ,
    MR. G A F U R R A D I L I ( D. V. )
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 48 prej 49 FillimFillim ... 3846474849 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  3. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •