Eshte hapur edhe nje teme tjeter mbi Identitetin Kosovar.
Ka shkruar edhe Albo tek tema qe kam hapur une mbi Ceshtjen shqiptare ne Kosove.
E kam vrare mendjen keto dite nese dhe si do te mund te pergjigjesha nese me pyesnin nese ekziston identiteti kosovar.
Nese do te pyeteshin shqiptaret ne Kosove, besoj se do te shfaqeshin dy prirje:
1.qe jemi shqiptare dhe si rrjedhim duke u perkufizuar si te tille do te jemi dakord me idene e bashkimit me Shqiperine
2. qe jemi kosovare, pra duke nenkuptuar ne menyre te tille nje deshire per t'u paraqitur si te vecante nga shqiptaret.
Duhet te kemi parasysh se te dy keto prirje jane reale, dhe me besoni e dyta ka marre nje ngjitje duke u nisur qe prej vitit 1999.
Cilet jane faktoret qe kane shtyre ne kete drejtim?
Une mendoj si me poshte:
- Krimet qe kryen banditet shqiptare me urdher dhe me porosi nga SHIK-u i Shqiperise neper shtepite e kosovareve
- rrembimet qe iu bene vajzave shqiptare ne Kosove dhe dergimi i tyre per te plotesuar tregun prostitucionit ne perendim
- rrembimet e personave, futja e elementeve te mafies nga Shqiperia me qellim te percaktuar - pervec perfshirjes se tregut te Kosoves edhe perkeqesimit te figures se shqiptareve te Shqiperise ne Kosove. Per perkeqesimin e figures se shqiptareve te Kosoves ne Shqiperi ishin kujdesur per vite me radhe organet e Sigurimit te Shtetit qe e vazhdonte veprimtarine e vet ne bashkepunim dhe per llogari te UDB-se. Fatmiresisht kjo pershtypje ka ardhur duke u permiresuar qe prej 1999.
- Destabiliteti i jashtezakonshem politik ne Shqiperi, mungesa e theksuar e rendit dhe e forces se shtetit mbi popullsine.
Tmerret ne politiken shqiptare, metodat e eliminimit fizik qe fatkeqesisht jane perhapur gjeresisht dhe ne Kosove dhe qe kane cuar ne shuarjen e zerit te disa intelektualeve atdhetare e demokrate qe kane dhene shume per Kosoven.
Frika se Kosova mund te bjere ne duart e banditeve dhe greko- e serbofileve qe drejtojne Shqiperine.
Pra te jemi te ndergjegjshem se figura jone si shqiptare Shqiperie pavaresisht mirenjohjes se jashtezakonshme qe ushqejne shqiptaret e Kosoves per ne, eshte e rrezikuar.
Duhet te luftojme qe kjo te mos ndodhe me tej. Perndryshe eshte ne rrezik dhe qellimi yne i madh, ai i bashkimit real (qe vjen me pare se ai formal).
Ne analizen e mesiperme u mundova te marr vendin e nje shqiptare Kosove dhe te paraqes gjendjen aty.
Nese do te shikoja me nje sy te paanshem, sic do te bente nje evropian(e) (qe besoj se ka syte me te ftohte ne kete bote!) do te shikoja se keto levizje ne qendrimin e dy pjeseve te popullsise shqiptare ne te dy anet e kufirit jane dicka reale. Nese do te beja pjese ne ate pjese dashamirese qe ka ndihmuar ne clirimin e Kosoves, do ta thoja fjalen time: Kini kujdes o shqiptare! Beni me shume per njeri-tjetrin!
Per kete do te thoja se i duhet ditur shume per nder veprimtarise se Michael Steiner, shefit te ri te misionit te UNO-s ne Kosove. Puna e tij deri tani ka ndikur ne reduktimin e percarjes ne mes te faktorit shqiptar, ne permiresimin e rendit dhe venien nen kontroll te krimit.
Nese do te beja pjese ne palen dashakeqe qe ne te gjithe koherat ka punuar kundra ceshtjes shqiptare, do te rrija e heshtur, nuk do te thoja asgje, do ta lejoja madje veprimtarine dhe perhapjen e mafies shqiptare ne Kosove, sepse do ta shikoja si nje potencial te madh per te minuar perpjekjet madhore per Bashkimin Shqiptar.
Kosovar ka sjelle shembullin e ndarjes se Cekise e Sllovakise.
Une do te sillja shembullin e ndarjes se faktorit gjerman ne disa shtete ne Evrope.
Ne fund te Luftes se Pare Boterore u bene perpjekje ne Austri me grupe te ndryshme nacionaliste per te bere bashkimin me Gjermanine. Nderkohe qe kjo, permes traktave te paqes ne te cilet u vendos dhe krijimi i shtetit Austriak pas renies se perandorise dhe ndarjes nga Hungaria, ishte nje mase e ndaluar.
Dhe kjo deshire per bashkim vinte edhe pse Austria dhe Gjermania prej shekujsh kishin pasur nje rrjedhe krejt tjeter ne histori.
Shembull tjeter.
Ai i tirolezeve jugore (apo Südtiroler) qe sot ndodhen nen Italine. Edhe fati i tyre u percaktua me perfundimin e Luftes se Pare Boterore. Austria me pas deri ne shpalljen e Republikes se Dyte ne vitin 1955 nuk pati mundesine te kujdesohej sic duhej per fatin e austriakeve qe mbeten nen Itali. Nje mashtrim i metejshem erdhi gjate kohes se nazizmit dhe bashkepunimit te nje pjese te mire te ketij faktori tirolez me strukturat naziste. Mendohej se do te arrihej bashkimi i madh me Gjermanine dhe Austrine, nderkohe qe Hitleri i kishte rregulluar me pare punet me Duce-n dhe e kishte varrosur ceshtjen tiroleze njehere e pergjithmone. Tirolezet rane viktime e besimit te tyre tek vellezerit me te medhenj dhe luftuan me se koti ne frontet e shumta ne lindje te Evropes, perfshi edhe Rusine.
Austria me pas, pas Luftes se Dyte Boterore beri shume per te permirusuar statusin e tirolezeve ne Itali. Per njefare kohe ka pasur dhe nje si lloj ngrirje dhe nje acarim ne marredheniet me shtetin italian. Meqe nderrimi i kufijve ishte i pamundur, u arrit me e mundshmja, nje province autonome brenda territorit italian. Me kete tirolezet mbeten te kenaqur, per arsye se ata kerkesa madhore qe ishte mbuluar nga zhgenjimi i shpresave ne vite, nuk qendronte me ne plan te pare. Ata kishin arritur dhe kishin lejuar integrimin brenda Italise.
Nese sot pyet nje tirolez jugor se cfare e ndien veten se je: nje Austriak apo nje Italian, pergjigja do te ishte: Une jam Tirolez Jugor. Pra ata e kane krijuar identitetin e tyre dhe sot perfaqesohen ne parlamentin evropian me deputete te vet.
Bashkepunimin me Austrine e kane te madh - partite vendase si te majtat ashtu edhe te djathtat bashkepunojne me simotrat e tyre ne Austri- megjithate ata flasin se nuk jane austriake.
Pra duhet vrare mendja mire kur flasim per bashkim.
Se pari duhet te sheshojme ndasite dhe secili prej nesh te mundohet te krijoje dhe te zgjeroje rrethin e miqve dhe te njohurve me pjestare te popullit tone ne anen tjeter te kufirit.
Projekti me arsimin do te ishte shume i mire. Une ate ne postimin tim te meparshem e kam paraqitur ne planin universitar, por mendoj se duhet te zhvillohet ne te gjitha nivelet e arsimit, ne njehsimin e sistemit arsimor, ne zhvillimin e nje programi te perbashket qe te mundesoje pergatitjen me nivel ne te anet e kufirit qe nga klasa e pare fillore deri ne programe pasuniversitare.
Mendimet e tjera qe ka sjelle Kosovar jane me shume vlere dhe ndoshta sic propozon dhe Antoni do te na duhet t'i diskutojme vec e vec sesa qendrojne.
Por edhe nese bashkimit i dalin pengesa, kjo eshte dicka qe nuk duhet te na tute perpara dickaje akoma me te rendesishme, qe eshte PAVARESIMI i KOSOVES.
Ajo qe ka frike Evropa duket se eshte forcimi i faktorit shqiptar dhe fqinjet tane paraqesin si gogol mundesine e bashkimit ne nje shtet te vetem. Dhe me kete ne goje mundohen te pengojne pavaresimin e Kosoves.
Ka shume mundesi sipas mendimit tim qe nese vjen dita ne te cilen do te diskutohet vertet ne nje tryeze nderkombetare per Kosoven e Pavarur te vihet si kusht qe Kosova dhe Shqiperis te mos bashkohen dhe per kete te firmosin perfaqesues te shtetit shqiptar dhe perfaqesues te Kosoves.
Nese kjo ndodh, atehere perseri mos tutemi. Qellimi paresor eshte largimi perfundimtar i Kosoves nga juridiksioni serb, apo gjithcka tjeter qe ka mbetur nga lidhja me ish-Jugosllavine (qe tanime as si term nuk ekziston).
Qellimi paresor eshte dhe duhet te mbetet ky. Kosova si shtet i pavarur do t'i kete me pas mundesite e hapura dhe Shqiperia do ta kete deren e hapur per te.
Une e kam thene edhe ne postimin tim te meparshem, bashkimi formal eshte i veshtire, por per bashkimin real mund te punohet fare mire.
Per kete bashkim real Kosovar eshte shprehur shume qarte.
Krijoni Kontakt