Close
Faqja 4 prej 49 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 488
  1. #31
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    kur pushojne te marret me marrezite e tyre?

    ...neper kohe, shqiptaret kane pase fjale, por kane pase edhe pune, bile deri me sakrificat e tyre edhe me jete (po s'i ditke ti)
    se sikur mos te kishin pase edhe pune, ti do te flisje sllavisht, si kroatet, boshnjaket, malazezet, e sikur edhe camet sot greqisht me dhune etj.

    Fjalet: bashkimi, trimeria, besa, lufta, burreria, perkushtimi, vendosmeria... jane fjale qe iu takojne tyre qe i futen ne veprime konkrete dhe nuk u takojne atyre qe as nuk ua dine domethenien e tyre, as i nderojne keto fjale te shenjta dhe edhe i injorojne...

    ...Mbase edhe nuk po ekzistuaka as PERGJEGJESIA atehere, cka duhet bere zotrote? A duhet te keshe bile nje pergjegjesi morale e atdhetare, per fjalen qe flet e shkruan? A duhet ta mbajsh vetveten bile ne pergjegjesi? E nese nuk e mbane vetveten nen pergjegjesi, nga kush pret? Ne cilin rang e rreshtoni vetveten ju zoteri?

    E cili eshte veprimi juaj konkret? Nese lavirja flet ma se shumeti per nderin e moralin - po atdhetarja e atdhetari qe ka veprime atdhedashurie, kurse 'atdhetari' po flitka vetem per marrezira?

    Cka duhet te mesoj rinia jone edhe ketu ne kete forum? Derikure te ju referojme marrezira brezave tane?

    post skript: nuk eshte aq i mjere ai qe nuk din t'i shkruaj dy germa e t'i lidhi ne nje fjali - por ma i mjere eshte ai qe i lidhe gabimisht dhe ai gabim i tij eshte i pafalshem! (mendim imi momental).
    cka konkretisht, cka???

  2. #32
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Sepse prape po kalojme ne diskutime te pergjithshme qe nuk sjellin gje vetem se pasurojne forumin.


    Tani nder shqiptare ka akoma qe nuk duan bashkimin ka akoma qe thone bashkimi vjen kur te hyme ne europe etj etj.

    Ketu le te diskutojne ata qe jo vetem e duan bashkimin , por dhe qe jane te gatshem te bejne dicka per bashkimin.

    Bashkimi per mendimin tim arrihet me hapa te vogla.

    Psh pervec kupes se Republikes ne futboll te kete nje kupe tjeter

    ta quajme "kupa shqiptare" psh

    kampioni i RSH te ndeshet me kampionin e Kosoves.

    Ky ishte nje shembull i nje ideje ndoshta "banale" por qe per mua duhet te ishte realizuar qe para dy vjetesh. Ka karakter simbolik dhe realizohet pa dhene jeten per Atdheun.


    Ju pershendes

    BASHKIMI SHQIPTAR NUK ARRIHET VETEM ME FJALE


    PS

    as qe e diskutoj qe jam i gezuar qe jemi qofte dhe dy per ate idene per shkollat, por sikur e harrume pak keto dite.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    7
    Zoteri Iliriani01

    Edhepse une nuk e kam fyer askend, une jam fyer nga ti. Po nuk ka problem. Une mbetem pas fjaleve qe kam thene. Se cka kam bere une dhe familja ime nuk eshte vendi te flas ketu, sepse do te ishte jokorrekte te flas ketu i fshehur pas monitorit te kompjutorit se cka kam bere dhe a kam bere dicka. Ne fund te fundit vepra ime ketu eshte e parendesishme.

    Une po mundohem te flas globalisht. E di une e di ti dhe e dine te gjithe shqiptaret se ne kemi shume fjale (sa qe mund te themi se kemi INFLACIO TE FJALEVE - dmth fjale pa kurrefare vlere), ndersa vlerat jane aq te pakta sa qe mund te permblidheshin me disa faqe shkrimi - natyrisht po t'i shikonim realisht.

    Ne fund te fundit shiko gjendjen ne te cilen eshte populli yne dhe do ta kuptosh fare leht se sa "te zote", se sa "trima", se sa "vigjilente", se sa "patriot", se sa "bujare", se sa "mikprites", se sa "te menqur", se sa "stratege", se sa "te bashkuar', se sa "e duam kombin tone', se sa "atdhetare", se sa "kombetare", se sa..., jemi.

    Une po them se ne kemi diskutuar me shekuj per keto gjera te cilat te ne mund t'i gjesh vetem ne libra romantike shqiptare, ndersa ne vepra shume pak, per se tepermi pak.

    E nese po diskutojme per keto gjera me shekuj te tere, ndersa zgjidhje nuk ka, atehere duhet bere dicka:

    1. Duhet te vihet te perfundimi se kemi diskutuar mjaft dhe duhet kaluar ne vepra konkrete, sepse historia na ka vertetuar se keto diskutime ishin te kota. Sa me shume diskutonim aq me shume trungu yne kombetar coptohej e cungohej dhe kombi yne sakatosej (JU LUTEM MOS ME THUANI SE PER KETE KISHIN FAJ TE HUAJTE-se edhe kesaj thenie i ka dalur boja).

    2. Ne vend qe te diskutohet ne te thate, te fillojme te mesojme se cka eshte PERGJEGJESIA. Nese nuk e dime atehere ne keto kohera te komunikimit global kemi ku te mesojme dhe nga kush te mesojme.

    3. Ne vend te diskutimit per bashkim kombetar, duhet pikespari te diskutohet se a deshirojne me te vertete (AMA ME TE VERTETE) shqiptaret bashkimin. Nese nuk e duan atehere e dhe ky diskutim eshte i kote - dhe i ngjane perpjekjeve per te martuar dike me dhune.

    Do te kisha keso pikash sa te doni, por per momentin ma merr mendja se mjaftojne.

    le ta ngrejme diskutimin ne nivel me te larte, e jo te mbesim ne nivelin e INFLACION DISKUTIMEVE.

    Pershendetje te perzemerta ILIRIANI dhe gjithe shqiptareve!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Bashkimi dhe diversiteti

    Desha te hedh nje mesazh per te gjithe ata qe jane te
    ndjeshem ndaj diversitetit.

    Perpiquni te kuptoni bashkimin si nje veprim qe e perfshin diversitetin.

    Diversiteti eshte pjese e jetes.

    Kam vene re ketu ne disa replika se dikush nuk i kundershton vetem mendimin tjetrit porse edhe mundohet qe ta denigroje dhe madje ta ofendoje ne ndjenjen e vet kombetare.

    Diskutimi ne menyre perfshirese mendoj se do i sherbente me mire temave te bashkimit

    Ju lutem perpiquni qe t'a kuptoni diversitetin

    Pranojeni bashkimin si nje e mire e pacmuar dhe e cila e ka
    diversitetin pjese te saj.

    Bashkimi Ben Fuqine

  5. #35
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    JU FALEMINDERIT PER SHERBIMIN!

    z.AhmetajS, mendoj se nese e ruan kete tempo te shprehjes
    do t'i bejshim nje sherbim te mire kombit.Beso,se asnje fjale nuk ta shpika, por vetem ato qe vet i fole (mbase kur shkruan edhe flet ashtu) dhe nese e ndjeni veten te ofenduar, kerkoni tek fjalet tuaja. Ju thoni se fjalet jane te kota, bisedat jane te kota dhe duhet veprime konkrete, ate qe e din gjithsecili, se duhet vepra!

    Po vepra, a fillon me fjale, me konsultime, mendime, pervoja, ide, e deri tek mbrojtja e idealit? Po! Separi na duhen fjale te mencura, ide e forma te reja veprimi, sepse vepra nuk pikon nga qielli, por ajo duhet te zhvillohet ne mes njerzve:
    1. Fjala
    2. Koncepti
    3. Projekti
    4. Projektplatforma
    5. Platforma
    6. Aprovimi i Platformes
    7. VEPRA

    Une mendoj se keshtu duhet te fillohet VEPRA, qe disa mund ta perceptojme veprimin, duke u nisur nga forca ideore-njohese--shprehese-aktive-vepruese. Keto pika momentale i shpreha, sa per skjarim, se ato fjale "INFLACIO" si inflacion, teprice, te teperta, e te panevojshme sipas Juve: "te zotet", "te mencur", "bujare", "mikpritesa", "te bashkuar", "patriote",
    "trima", "vigjilente", "strateg" etj., kuptoni edhe shprehjen e baobabi-t - diversitet, diversive, qe dikujt i duken si diversante - jane pjese e jetes. Se sa i zotesojne disa keto fjale dhe se sa i nencmojne disa keto fjale - e se sa i spjegojne keto fjale ne turma te popullit - shihen ne tubime, biseda shqiptare, si pjese jete! Por, qe kane ndikim te madh kur merren ne pozitiv dhe jo per sarkazme, ironi, perbuzje, nencmim, qe ato FJALE "INFLACIO"
    nuk preken (edhe sikur te ishin persona, e jo vetem fjale), sepse ATO e dijne ku te rrijne, ku te veprojne, ku te zhvillohen ne praktike! Pra, ato fjale nuk jane "inflacio", por emertime per ata qe i kane provuar me jete dhe tregojne veprime te gjalla, sepse mos te kishim pase edh ATA protagoniste te atyre fjaleve "inflacio"
    edhe shqiptaret do te ishin asimiluar ne Ballkan, e do te flisnin gjuhe sllave, do te ishin bere (tjetersuar ne sllav sikurse tjeret) dhe vetem shqiptaret i shpetuan zhdukjes psiko-fizike, mu nga veprimet e autoreve protagonist dramatik te atyre fjalev "inflacio".

    Shembujt nga tjeret jane si ta kuptosh, si te shprehesh, si te japesh prova veprimi, e mu per kete edhe e mora nje fjali nga fjalimi i Bobe Dole sot, ku e perfundoi me nje fjali - "thank you for your service", Jufaleminderit per sherbimin tuaj, fjali qe duhet t'i thohet secilit dhe ai qe ka dy fije mend, e kupton se eshte fjala, per veprimet pozitive. Edhe na shqiptaret, sot duhet t'i thome shqiptarit: jufaleminderit per sherbimin Tuaj, qe i ben kombit e atdheut! Njeriu lidhet per fjale e kau per brina - thote populli yne, pra fjalet qe meritojne te zhvillohen ne veprime konkrete ne turmat e popullit, duhet te fliten, te mbisundojne ndergjegjen tone, qe mos te keqperdoren (edhe mjalte po te hashe shume nuk te ben mire - e helmi (ilac, bar) perdoret per sherim)!
    Te mundohemi ta sherojme njeritjetrin, qe mos te bijme ne nihilizem, pesimizem, se kenga qe siell vaje - nuk vlen...

    Ketu kemi shqiptare, qe ne krejt jeten e tyre nuk e kane analizuar as edhe 5 vepra letrare e shkencore (jo lexim, qe as vetem herojt e vepres nuki din) dhe kcen ketu e gjithkund, se din gjithcka (tutti albanesi, tutti comandanti . Ngrehet hop e ne fjalen VEPRA, e vet nuk din as te shprehet me fjale - e ku eshte vepra?

    Kemi nevoje te bisedojme, se cdo bisede ka vlere, per ate qe din vlera e njeh vlera - perndryshe ate qe nuk e ke - nuk mund te ia japesh tjetrit! Ky eshte brumi - kjo eshte buka! Pjeke fjalen para se ta flasesh! Eshte interesant te merresh vesh me ate qe nuk njeh vlera, se me ate qe njeh vlera - merresh ves me dy fjale goje!

    shpresoj te mos jete ofenduar askush...

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    7
    Ilirian

    Jo une nuk jam ofenduar, ama ti ke pasur per qellim te me ofendosh, por nuk ka lidhje. Nuk ofendohem lehte, sepse jam i vetedijshem cka shkruaj, flas e veproj.

    Postimi yt i fundit me pelqeu, sidomos shpjegimi i procesit fjala - vepra (me duket se ishin 7 pika). E pyetja ime eshte kur shqiptaret do te kalojne nga pika 1 (fjala) te pakten ne piken 2. Kjo do te ishte sukses i madh per ne.

    Sa i perket INFlACIO, kam menduar ne INFLACION, por me humbi dikund nje N.

    Dhe ne fund postimi yt i fundit ishte shume me konstruktiv se ai para. Te vazhdojme ashtu.

    Edhe nje dua te them se ne si popull do te ngritemi kur te fillojme t'i kritikojme gjerat e "shenjta" tona. Duhet te dalim nga grackat e "shenjterive".

    Cka dua te them me kete, ja ne shembull:

    Ta zeme Skenderbeu, eshte nje figure gjithekombetare dhe ketu nuk ka asgje te keqe. E keqja eshte se te ne eshte i paraftyruar si mbinjeri, cka nuk eshte e vertete (do te vazhdoj)

    (Po vazhdoj pra, edhepse po e shoh se ne nderkohe jam keqkuptuar, ama nuk ka rendesi)

    Cka desha te them me paragrafin e fundit:

    Ne shqiptaret kemi prirje t'i shohim gjerat bardhe e zi, dhe nuk jemi te vetedijshem se ne mes ketyre ngjyrave eshte nje spekter i tere. Pra heronjet tane jane (sipas neve) mbinjerez, dicka e paarritshme, njerez qe as nuk kane ngrene as nuk kane pire, as nuk jane marrur me asgje, por cdo sekond i jetes se tyre eshte shpenzuar ne veprim e mendim per atdheun, shqiptarine, kombin, bashkimin...

    Kete cka e thash me larte mund ta kaperdijme vetem ne. Kur u deftojme te huajeve keso gjera ata mbesin te habitur me naivitetin tone.

    Historia jone, e cila per shkak te keture gjerava qe i permenda me larte i ngjane me shume ndonje vepre, apo permbledhje veprash, mitologjike se sa nje historie te kapshme, reale dhe ne fund te fundit te dobishme, prej nga mund te nxirreshin shembuj e mesime per te tashmen e te ardhmen.

    Ne vend te shenjetive ne duhet filluar t'i mesojme, pikesepari, gjeneratat e reja dhe sidomos femijet ne stilin: Skenderbeu eshte Heroi me i madh kombetare, ka bere kete, ka bere ate, meritat e tij jane keto e ato etj, etj... Mirepo duhet cekur se ai ishte nje njeri i madh e jo mbinjeri (sic mesojme ne nga "historia" jone). E sidomos duhet me shembullin e Skenderbeut eheronjeve tjere stimuluar te rinjet (e sidomos femijet), duke u thene se cdokush mund te behet Skenderbe, apo ndonje hero tjeter. Pra duhet futur fryma pozitive si ne SHBA, ku cdo femije te vogel i thuhet se mund te behet Kryetar i SHBA, pse jo.

    Pra ne vend qe Figurat etona te medha te nasherbejne si shtytje, si inspirim ne jeten dhe veprimet tona, ne i kemi kthyer ato ne Figura te cilat nuk stimulojne ne veprim, pasiqe sipas mesimeve tona ato jane te PAARRITSHME. (do te vazhdoj)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ahmetajs : 12-06-2002 mė 13:00

  7. #37
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    KRITIKA KONSTRUKTIVE DHE KRITIKA DESTRUKTIVE

    ahmetajS,

    po filloj nga fundi i letres sate "Skenderbeu nuk eshte mbinjeri"
    do te ishte mire ta leme te qete Skenderbeun, se edhe per Qetesi e Liri Kombetare ka luftuar dhe mendoj, se per dikend qe as veshin nuk e luan per ceshtjen kombetare sot - Skenderbeu jovetem qe eshte mbinjeri, por eshte nje Hyjni Kombetare! Kujto vetem Lidhjen e Lezhes (3 mars,1444) - "Rreziku i madh i pushtimit te Shqiperise nga hordhite osmane, shtroi detyren kryesore te kohes: O bashkim i te gjitha forcave ushtarake e politike - ose kapitullim e asgjesim! Pas pushtimeve te stergjatura
    romake, greko-bizantine e serbobullgare, rreziku i invazionit osman po pervijohej me gjithe makabritetin e vet. Dhe u desht mencuria, atdhedashuria, trimeria e burrave nga te gjitha anet e Tokes Arberore: e Kastrioteve, e Topijave, E Muzakeve, e Dukagjinve, e Zaharijve dhe e tjereve, qe te bashkoheshin me te gjitha forcat shqiptare ne nje Lidhje te Vetme dhe per me shume se nje cerek shekulli, nje Arberi e vogel habiti boten, duke u bere barrikade e qyteterimit europian ndaj furise se terbuar te fuqise me te madhe te kohes! (Turqise)" - keto fjale, i nderuar ahmetajS,
    me kane mbetur ne mendje nga nje rol imi theatral... jo per te shitur mend, por me te tregua ty dhe te gjitha atyre qe bejne kritika destruktive, gjoja per zhdukjen e disa "shenjterive" tona, qe ende nuk kemi mberrijte tebehemi komb njeqindmilionesh, te kemi mjafte figura dhe t'i zhdukum "shenjterite" tona, pikerisht ne ato fjale "shenjtnore"-Hyjnore: besa, trimeria, patrioti...etj.

    Keto mendime t'i dhashe, per te kontribuar edhe Ju ne temen e re, qe e nisem BESELIDHJA SHQIPTARE 2002 (po ne kete forum)

    Prej Fjales e deri te Koncepti, ka shume per te vepruar dhe mos e ndieni veten te ofenduar (kur po ofendoni ne mase dhe nuk po mpreket askush sepse ato "shenjteri" qe thoni Ju, nuk jane te metat tona shqiptare, sa jane keto "shenjterite" tjera, qe as vet nuk din as nuk ndegjon tjetrin dhe te shprehet fjala (marrezi-marrezira, per disa fjale qe e mbajten gjalle identitetin kombetar shqiptar edhe atehere kur ishte ne zhdukje te vertete - kjo nuk eshte nje zhdukje e te metave tona - por nje kritike destruktive,
    qe mbyte nervin kombetar ne ate qe ende nuk eshte personalitet i formuar...

    Prej Fjales tek Vepra eshte nje rruge aqe e gjate, sa duhet me shume veprim ne formimin e ketyre koncepteve, deri tek fjala vertet - vepra e kryer ( si zgjidhje e ceshtjes shqiptare), per te cilen u shkruan aq vepra e asnje me nje praktike kombtare, se si duhet te zgjidhet ceshtja jone... Per ate rruga prej Fjales tek Vepra eshte shume e gjate, por duhet me pak te thohet shume e te shkurtohet ajo udhe ne nje te ardhme te afert...

    Kush ka ndonje sygjerim mund te shkruajme ne temen e re
    Beselidhja Shqiptare 2002 dhe aty te tregojme vepra me fjale, a fjale me vepra... uji qe nuk levize nuk pihet - thone!

    post skript: fjalet inflacion e mazhorance, si te perditshme shqiptare, me duken si nje - inflacion i mazhorances shqiptare, qe tingllojne aq keq ne veshin tim (maxhorance, a tingllon sikur nje magjupance (qe vet fjala majorance, vie nga fjala shqipe maja, maje, majemali, majeshoqerie, kryesia - major-majori grade ushtarake etj. dhe sot thohet e deformuar si mazhorance-maxhorance dhe fjala inflacion - teprice, dicka e tepert, qe ose duhet gjuajtur (hudhur poshte) ate qe eshte ne tepert, ose ate qe e mbane te tepert kete teprice (teknologjike, politike, kombetare) - inflacion, si nje 'question inflative' -
    Tash Majorance duhet ta ben teprice teknologjikeate maxhorancen apo qe na duket si keshtu figurativisht :a djall i fshehur ( sa per kuriozitet tonin politik)!

    Flasim ne Temen e Re! Ejani ketu, ketu, ketu...

  8. #38
    man of honor Maska e trinity
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88

    Edhe restaurimi pranohet.

    Une jam plotesisht dakort qe mundesisht te rrezojme tezat e tjetrit por ne asnje menyre te denigrojme ate.E ē'kuptim do te kishte?!
    Une vete ne forumin e pare(me emrin "i thjeshti" kam pasur nje debat me nje person qe mend "me nxorri syte" dhe nuk e kuptoja dobine qe ai nxirrte nga kjo.
    ---------------------------------

    Eshte e kote qe ne te savatojme pa pushim duke menduar se keshtu rregullohet puna.
    Jo.Ka nje nevoje te patjetersueshme qe gjithēka edhe te meremetohet pra te restaurohet ne menyre qe te mbese sa me e shendetshme ne shekuj te shekujve.

    Ne ketu,shpresoj se jemi brenda shqiptaresh te ndershem sepse perndryshe s'do te diskutonim ketu.Pra s'ka asgje te keqe nqs marrim ne trajtim gjithēka ka te beje me kombin tone dhe me gjithēka ne mendojme se duhet permiresuar.

    Une mendoj se tek ne ka shume per t'u permiresuar.
    Psh duhet shendoshur problemi i gjuhes se njehsuar ne menyre qe ēdo shqiptar kudo te jete t'a mbertheje dhe te jete element bashkimi.
    Duhet (mendoj une) me kujdes te caktojme folkrorin tone te paster.Pra te caktojme ate puro shqiptar dhe me ngadale te eliminojme ate te huaj.
    Duhet te rizgjojme vlerat tona gjenuine dhe te pandotura dhe t'i perhapim kudo.
    Duhet te caktojme edhe elementet dytesore por mjaft te rendesishem si psh.Kuzhinen shqiptare.
    Te percaktohet njehere e pergjithmone se kjo eshte pjate shqiptare dhe s'e luan topi.
    Duhet te ē'pluhurosim stilin tone te jeteses qe na karakterizon.
    Duhet qe te purifikojme shpirtin qe kjo te pasqyrohet edhe ne fytyrat tona.Duhet te tregohemi te ashper por me shpirte te bute dhe mikprites.
    Dhe mbi te gjitha duhet te shtojme perqindjen e Besimit ne njerezit tone.Duhet qe gjithēka shqiptare te na e gezoje shpirtin.

    Duhet qe trojet shqiptare te jene si nje vorbull.Siē e dime forca centrifuge e vorbulles perjashto me kohen elementet qe s'kane forcen te mbahen ne te dhe refuzon ato qe kerkojne te hyjne abuzivisht.
    Vetem keshtu jemi te pathyeshem.
    Vetem keshtu i tregojme botes elementet per te cilet kemi deshire qe te na njohin.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Ashtu De

    Kjo gjuhe me pelqen.

    Mendimet diverse le te konkurrojne per nje qellim te perbashket

    Porse duhet respektuar e drejta e tjetrit per te pasur mendimin e vet sado i pa imagjinueshem te jete ai

    Mendimin e demshem duhet qe ta largojme nga vetja

    Ata qe nuk jane dakord le ta mbajne te tyrin

    Porse vete bashkimi eshte nje proces i nje pershtatjeje reciproke per te realizuar nje deshire dhe vendosmeri shekullore

    Pra dhe idete duhet qe te konkurrojne me tendence perfshirese pasi ato te gjitha bartin vlerat e te njejtes ane, jane shqiptare.

  10. #40
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    E ndoqa debatin tuaj me shume vemndje,flitet per bashkimin e Kosoves me Shqiperine shume,flitet per bashkimin e trojeve etnike shqiptare,por mendoj se kjo gje nuk mund te ndodhe edhe per shume vjet,them shume vjet per bashkimin e kosoves me shqiperine,se te bashkohen trojet shqiptare ne fyrom mal te zi e greqi kjo s'ka per te ndodhur kurre.Per mendimin tim Shqiperia dhe Kosova eshte me mire te rrine dy shtete te pavarura dy kombe nje gjuhe,te njejtat zakone.Keshtu shqiptaret do te kishin edhe nje vote me shume ne OKB,zeri i tyre do te degjohej dyfish,dy vendet do t'i jepnin mbeshtetje maximale dhe te padiskutuar secilit,do ti dilnin ne krah njeri-tjetrit sa here do te lindte nevoja,do te ishim me te forte ne ballkan kunder Greqise dhe Serbise dhe Maqedonia do ta ulte zerin e nuk do t'i binte me ne qafe shqiptareve.Ky ishte thjesht mendimi im.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 4 prej 49 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  3. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •