Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Studim i ri: Shqiperia 11% popullate minoritare?

    C'mendoni per kete artikull me poshte?

    Intelektualët kundërshtojnë atlasin mbi popullsinë e Shqipërisë

    TIRANË - Atlasi i ri mbi popullsinë e Shqipërisë, i financuar nga Shërbimet e Shkëmbimit Akademik Gjerman, është një prodhim antikombëtar, prandaj, publikimi i tij duhet të ndalohet, ka deklaruar dekani i fakultetit të Histori Filologjisë në Tiranë, Gjovalin Gruda, i cituar të mërkurën nga e përditshmja "Shekulli".

    "Unë do t'i shkruaj një letër rektoratit të Universitetit të Tiranës për ta informuar në emër të fakultetit, se duhet t'i kërkojmë Ambasadës Gjermane të mos lejojë publikimin e tij, duke patur parasysh se atlasi përmban informacion të rremë mbi minoritetet etnike në Shqipëri", tha Gruda.

    Më tej, Gruda, kundërshtuesi kryesor i hartave demografike të përfshira në atlas, theksoi se, sipas tij, minoritetet etnike në Shqipëri arrijnë 10.8 për qind.

    "Kjo nuk është e vërtetë, pasi ndër minoritetet etnike shqiptare që jetojnë në Shqipëri, hartuesi i hartave demografike, Arqile Berxholli ka përfshirë popullsinë arumune dhe rome, në një kohë kur Ministria e Punëve të Jashtme i njeh ato si minoritete kulturore", shpjegoi dekani.

    Në fakt, shefi i departamentit të çështjeve minoritare në këtë ministri, Agron Tare, është cituar të hënën nga e përditshmja "Shekulli" të ketë thënë se duke iu referuar regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2001, minoritetet etnike në Shqipëri arrijnë shifrën 2 për qind.

    Rektorati i Universitetit të Tiranës pritet të mbështesë qëndrimin e dekanit Gruda.

    Zv/Rektori i këtij universiteti, Zyhdi Bajrami, tha të mërkurën se rektorati nuk njeh atlasin dhe të dhënat e përfshira në të.

    "Në hartimin e këtij atlasi duhet të përfshihen të gjithë profesorët shqiptarë. Duhet të ishte konsultuar gjithashtu edhe departamenti i gjeografisë së Kosovës, i cili është lënë mënjanë", tha ai.

    Ndërkohë, hartuesi i hartave demografike dhe drejtori i studimeve gjeografike, Berxholli, është cituar nga e njëjta e përditshme të ketë thënë se shifra prej 2 për qind e minoriteteve etnike është vetëm një mbetje e regjimit komunist.

    "Arumunët dhe romët i përmbushin të gjitha kriteret për t'u konsideruar minoritete etnike dhe jo kulturore. Të dhënat e përfshira në atlas janë rezultatet e një pune trevjeçare gjatë së cilës ne kemi vizituar çdo fshat të Shqipërisë", tha ai.

    Atlasi i popullsisë është prezantuar pak ditë më parë në një konferencë dyditore të zhvilluar në Tiranë nga Ambasada Gjermane.

    Sipas këtij atlasi, minoritetet etnike në Shqipëri arrijnë 10.8 për qind, ndërsa shifra zyrtare mbi këtë çështje është 2-3 për qind".

  2. #2
    qafo
    nje paqartesi nga ana ime ku eshte ndryshimi i minoriteve kulturore dhe etnike?
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  3. #3
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Postuar më parë nga liliella
    qafo
    nje paqartesi nga ana ime ku eshte ndryshimi i minoriteve kulturore dhe etnike?
    Pikerisht kete dua te di edhe une. Duhet te jete ndonje mbeturine e mendimit komunist rus. Ne fakt po ta mendosh mire kete pune, Vllahet, e romet nuk kane nje komb me te cilin mund te identifikohen, keshtu qe identiteti i tyre mbetet vetem nen kornizen kulturore. Te dy keta elemente jane thellesisht te asimiluar ne popullaten maxhoritare te shteteve ku jetojne. Psh shume patriote te Rilindjes ishin vllahe, nderkohe qe edhe shume patriote Greke ishin vllahe. Pra, mendoj se ka te drejte dekani kur thote qe ata jane minoritet thjesht kulturor. Kuptohet debati sapo ka nisur keshtu qe le te presim c'te na thone me te medhenjte (i.e. Gjermanet qe e kane per turp te kendojne himnin e tyre kombetar nga frika se mos duken si nacionaliste)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Une e pershendes dhe gezohem pa mase qe me ne fund nje studim i tille behet ne Shqiperi. Ky studim duhet te hapi nje debat te madh kombetar ne rradhet e shqiptareve ku duhet korrigjuar njehere e pergjithmone gabimi historik i rregjimit komunist te Enver Hoxhes qe u fali kombesi shqiptareve minoriteteve turke, rome, arumune, maqedonase ne Shqiperi. Qeveria komuniste i njohu te drejten e minoritetit vetem minoritetit grek qe krahas shtetesise shqiptare ne pashaportat e tyre kane edhe kombesine greke.

    Shqiptare nuk jane ata qe flasin shqip apo jetojne ne Shqiperi. Shqiptare jane ata qe kane gjak e prejardhje shqiptari. Duhet te ndahet njehere e pergjithmone sharpi nga sheqeri pasi po te shikoni me kujdes, ceshtja jone kombetare po merr goditje te njepasnje nga minoritetet e shqiptarizuara qe kane uzurpuar jo vetem institucionet shqiptare por edhe mediat si ne Shqiperi edhe ne Kosove.

    Studime te tilla duhet te vazhdojne te behen dhe duhen dokumentuar te gjitha minoritetet ne Shqiperi pa perjashtim dhe kombesia e tyre duhet te reflektohet ne leternjoftimet qe mbajne.

    Kushtetuta shqiptare duhet te kete nje amendament qe te drejten per tu zgjedhur ne postet kyce te institucioneve shqiptare ta kene vetem ata shtetas qe kane kombesi shqiptare.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2003
    Vendndodhja
    france
    Postime
    10
    tamam

  6. #6
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Une e pershendes hapjen e kesaj teme dhe ndoshta per here te pare ne faqet e internetit, ky diskutim per ceshtjen e minoriteteve do te behet objekt madhor i sqarimit se kush eshte shqipetar autokton dhe kush eshte "shqipetar" shqipfoles.
    Sikur e vini re te gjithe ju anetaret e ketij forumi, vizitore dhe kushdo qe eshte apasionuar te thote dicka pozitive per ceshtjen kombetare, eshte hera e pare ne historine e kombit shqipetar qe shqipetaret autoktone ne mergim por dhe ne Shqiperi, marrin persiper te trajtojne ceshtjen me te mprehte, ate se kush eshte me te vertete shqipetar dhe kush hiqet si i tille.

    Une do te merrem me trajtimin e ketij diskutimi ne disa pika dhe do mundohem ta trajtoj ashtu sikur di.
    Jane 2000 vjet histori perpjekjesh per te ruajtur etnogjezen e popullit shqipetar dhe deri me sot ne kemi deshtuar do te thoja si pasoje e pushtimeve te ndryshme, ekspansioneve te ndryshme, si pasoje e kultivimit te dobet te shqipetarise dhe sot mbas 93 vjetesh, shqipetareve ju dha mundesia per tu marre me veten e tyre.

    Pika nje e diskutimit

    Emrat e shqipetareve

    Po te vini re emrat e shqipetareve ne Shqiperi, do te habiteni edhe vete.
    Cfare emrash kemi ne?
    Se pari shqipetaret sikur e thashe me lart, kane emra te trasheguar nga kolonizatoret dhe ekspansionstet e ndryshem.
    Nder emrat me te vjeter qe i kane qendruar asimilimit te pushtuesve te huaj, jane emrat qe kane trasheguar shqipetaret katolike.
    Por te njejten gje nuk mund te them per orthodokset dhe myslimanet.
    Une do te ju jap disa emra si shembuj
    Emra katolike
    Gjergj
    Prenge
    Dode
    Gjin
    Mark
    Violeta
    Prena
    Mrika
    Marie

    Emra orthodokse
    Jorgo
    Kosta
    Kico
    Petro
    Thanas
    Dhori
    Eleni
    Katerina
    Maria

    Emra myslimane
    Abdurrahman
    Mehmet
    Abdullah
    Sali
    Abdi
    Mero
    Enver
    Abdurramane
    Makbule
    Hatixhe
    Nafije

    Vini re emrat e mesiperm dhe mendoni per nje cast cfare ndryshimi kane dhe perse kemi emra te tille.
    Pra sikur e vini re pushtuesi ka lene gjurme te thella te pariparueshme deri me sot.
    Emrat e mesiperm te japin pershtypjen se ne kemi te bejme me tre popuj te ndryshem.
    Gjithsecili perfaqeson nga nje kolonizator.

    Pika dy e diskutimit

    Kultura

    Kultura shqipetare eshte e perzier dhe ne brendesi te saj nuk gjen dot nje unfikim te saj ose ne substance te saj te kete bashkim.
    Jane kater kultura te ndryshme qe mbizoterojne ne Shqiperi.
    Kultura perendimore qe perfaqesojne shqipetaret katolike.
    Kultura lindore qe perfaqesojne shqipetaret orthodokse.
    Kultura orientale qe perfaqesohet nga myslimanet dhe bektashinjte.
    Ashtu sikur e vini re, vetem motoja "Feja e shqipetarit eshte shqipetaria" i ka mbajtur shqipetaret "te lidhur" por pa ardhmeri, pa qellime ne jete, pa alternativa ne jete ose drite shkurter.

    Pika tre

    Muzika shqipetare

    Akoma edhe sot e kesaj dite kultivimi i muzikes shqipetare nuk ka ndodhur.
    Sipas krahinave mund te gjeni muziken e preferuar
    Ne veri te Shqiperise shtet, sundon ciftelia, tupani, sharkia.
    Ne jug te Shqiperise sundon klarineta, daullja, dajra.
    Ne Shqiperine e mesme sundon muzika tiranase dhe ne kete moment nga mendimet e shumta nuk mund te zgjerohem me thelle.
    Por ajo qe te cudit me shume eshte kenga dhe vallja e jevgjiteve e cila konkuron muziken shqipetare tradicionale.
    Kenget dhe vallet e jevgjiteve ose magjypeve, mund ti degjoni neper dasmat tradicionale shqipetare te interpretuar jo nga vete trasheguesit e ketyre kengeve dhe valleve, por te trasheguar pa kuptuar nga shqipetaret autoktone.
    Haremi eshte i njohur dhe si per cudi kjo lloj muzike kenge a valleje, edhe sot pas shume kohesh. eshte numer njeshi ne toplisten e muzikes shqipetare.

    Vazhdoj me vone"
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #7
    nje nga pikat kryesore qe ke permendur eshte ajo e muzikes. dy te tjerat jan gjithashtu me vlere po muzika e jevgjve dhe ndikimi qe ka ne rrymen e pergjithshme ne shqiperi me ka ndjell interes dhe me pare . e vura re kete "tip fenomeni" pas artikullit qe doli ne NY times per ate nenen qe "shitit" djalin. ne muhabet me motren lindi pyetja
    "ishin jevgjit qe influencuan muziken shqiptare popullore apo ato perpunuan dicka qe ekzistonte dhe me pare ne muziken tradicionale dhe ne e pranuam /huazuam si muziken tone-alla moli me shoke?"

    kjo besoj do te bente per nje teze teper interesante ne anthropologjine e kultures shqiptare. dhe qe ketu mund te jepeshin disa indikime te minotiteve ne shqiperi si psh nese ne te vertete ekzistojn 300,000 jevgj ne shqiperi.
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  8. #8
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Emrat e qyteteve shqipetare

    Shqiperia ka pasur me rregjimin komunist neqoftese nuk gaboj 26 qytete.
    Me poshte po jap emrat e disa qyteteve me te lashta te Shqiperise.

    Shkodra
    Durresi
    Lezha
    Vlora
    Gjirokastra
    Fieri(ne kohet e lashta Apolonia)
    Gadishulli Ballkanik(me pare quhej Gadishulli Ilirik)

    Besoj duke mos harruar ndonje emer te ndonje qyteti te lashte, me siper pasqyrova emrat me te lashte te ketyre qyteteve.
    Por cfare mund te themi me teper per emrat e qyteteve te tjera si pershembull
    Tirana
    Berati
    Kukesi
    Hasi
    Skrapari
    Librazhdi etj.

    Duket se me pushtimet e ndryshme u krijuan qytete te reja ose dikur ato kane qene vendbanime te vogla ose vendfushime te pushtuesve.
    Edhe emrat korespondojne ne varesi te pushtuesit dhe ne varesi te vendfushimit te tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga lis : 08-12-2003 më 18:21
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  9. #9
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Sa lloje minoritetesh eksistojne ne Shqiperi?

    Sipas gjuhes se perditshme ose asaj vulgare jo zyrtare, ne Shqiperi ka disa lloje minoritetesh
    Pushtuesit e ndryshem ne Shqiperi kane lene mbas pushtimeve shume lloj minoritetesh, deri ne ata bullgare.
    Pershembull kemi
    Gorane
    Gollobordas
    Malazese
    Magjype
    Jevgj
    Maqedonas
    Bullgare
    Greke
    Mongole
    Turq e ndoshta kam harruar ndonje pakice ose minoritet.

    Per keta kam degjuar une dhe kaq informacion jap ne menyre personale.
    Me poshte do ti referohem zyrtarisht minoriteteve qe gjenden ne Shqiperi.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    lis, me duket se po i jep nje drejtim temes krej ndryshe nga ai qe eshte hapur dhe perfaqeson. Nese ke deshire te diskutosh Kulturen shqiptare dhe ndikimet e kulturave te huaja, mund te hapesh nje teme te tille tek forumi i ceshtjes kombetare dhe te gjithe mund te japim mendim.

    Do te ishte mire qe ne kete teme te jepen mendime vetem per anen statistikore te pranise se minoriteteve ne Shqiperi dhe cfare ndikimesh direkte dhe indirekte keto kane ne shoqerine shqiptare dhe ne ceshtjen tone kombetare.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •