I nderuar ANTON, Konservatore, Kosovar, Ilir01, etj.etj.
Lexova dhe rilexova mendimet e tė gjithėve tek TEMA E CEKUR nga tė gjithė: "Si vjen bashkimi kombėtar?!"
Urime tė gjithėve, sepse nuk ėshtė pak pėr MOSHĖN QĖ KENI tė ndėrmerrni diskutime dhe dialogje tė kėtij niveli! Ndėrkohė qė edhe vetė politikanėt, akademikėt, personalitetet e kombit dhe pse jo PSIQIKA E SHQYPTARĖVE nuk ėshtė endč e PĖRGATITUR tė diskutojė e tė japė rrugėzgjidhje! Problemi KRUCIAL i "bashkimit kombėtar" lidhet ngusht me KRONOLOGJINĖ e vėrtetė historike! Pa dashur tė marr "pozat e kompetentit", pranomėni, lexomėni, kuptomėni dhe pastaj vlersomėni pėr gjithshka qė do shkruaj mė poshtė!
Pyes pa pėrjashtim: - KUR KEMI QENĖ NDONJIHERĖ TĖ BASHKUAR SI KOMB? Mė vėrtetoni kėtė FAKT, mbasi t'a keni gjurmuar, lexuar dhe pėrvetsuar TĖ VĖRTETĖN HISTORIKE tė kombit tonė qė nė zanafillėn e rrėnjėve tona, kur dihet se kombi ynė eshtė unikal pėrsa i pėrket dokeve, traditave, gjuhės, organizimit, pėrēarjes, hendekut etnopsiqik ndėrkrahinor dhe deri tek Kollosėt e Kombit tonė qė kanė shkruar nė Veprat e tyre:"TA BĖJMĖ SHQIPĖRINĖ PĖR INAT TĖ SHQIPĖTARĖVE!"
A mos ishin shakaxhinj Prijėsat e Fiseve tė Njohura Ilire qė mbanin 18 Zotėrime pa gjetur kurrė gjuhėn e pėrbashkėt? Kujtohuni pak!! Pra Ardianėt, Dardanėt, Desaretėt, Taulantėt, Pirustėt, Enkelejdėt, etj.etj. a ishin FISE apo emrin FIS e meritojnė Gashi, Krasniqe, Bytyēi, Thaēi, Berisha, Hoti, Gruda etj.etj. NE JEMI pėrēarė vetė! KEMI SHEKUJ QĖ propoganda mjerane dhe servile shqiptare i bije daulles se :"JEMI POPULL QĖ KEMI MBIJETUAR!" Pra na qenkan zhdukur gjermanėt, francezėt, italianėt, sllovenėt, austriakėt, grekėrit, turqit, kurdėt etj.etj. GĖNJENI VEHTEN VĖLLEZĖR! Europa kėshtu na deshti, nčve kėshtu na ka pėlqyer, Gjergj Kastrioti nuk i la turqit tė bėjnė synet EUROPIANĖT, pastaj Titon, Hitlerin, Kushnerin, Musolinin, Stalinin, Bismarkun, Sllobon, Janullatosin, Fatosin, Klosin, MitroLosin, etj.etj ndaj I PAGUAJM NE FATURAT E KOHĖS! Kush e harron qė i dhamė popullit vėlla pushtues turk pėr 500 vjet as mė shumė dhe as mė pak sesa 37 KRYEMINISTRA!?? Dhamė edhe PAPĖ! Dhamė edhe PERANDORĖ! Dhamė edhe GUVERNATORĖ nė Liban - Bejrut (Vaso Pashė Shkodranin), kur Shkodra nuk kishte bukė pėr tė ngrėnė, por shqyenin e hanin mish kali(!!). Pėrse e harroni TOPONIMINĖ e Ballkanit e cila nė 40 vitet e Perandorisė sė "Velika Sėrbija" tė car Dushanit (1320 - 1351) u NDRYSHUA nė tė gjitha hapsirat e gadishullit, duke marrė emra sllavė si Novosellė, Sellenicė, Dobrolisht, Dohoshisht, Topojan, Podgradec, Podgozhan, Dobrovodė, Bellovodė etj,etj.!? Si mund tė kuptohet dhe tė asimilohet TEMA nė fjalė kur askush nuk e di dhe nuk e vlerson MONARKINĖ qė krijoi SHTET TĖ VĖRTETĖ! Zogollianėt ishin prej Kosove, nuk ishin matjanė as tepelenas as tropojanė, as mirditas! Xhafer Deva endč quhet kolaboracionist(?). Nacionalistat shqyptarė shikohen shtrembėr se gjoja na paskan keqtrajtuar vėllezėrit sllavė tė ballkanit(!). Shtėpia e Para dhe Oxhaqet e Mėdha qė kanė mbajtur gjallė Frymėn Atdhetare nė shekuj u rrafshuan pėr tū dhėnė lavdi Shtėpiave tė Partisė ku vritej natėn dhe qahej ditėn! Tito me zhganin e vet gjeti shesh e bėri pėrshesh! Internacionalizmi na doli mė i fortė se nacionalizmi! Dreq o punė! Po ai MASTRICHITI pėrse shkriu si kripa nė ujė!??? Harruat qė austriakėt flasin gjermanisht, ama e kanė republikėn e tyre dhe u vete "shtatė nė qese" nga Haideri! Po Franca qė u dhjč nė brekė nga zgjedhjet e fundit prej tė Djathtit Lč Pen? Po sa tė jenė gjallė tė Majtėt -Komunistat kujtoni, besoni dhe shpresoni se do tė ketė BASHKIM KOMBĖTAR??? Tė zeztė e tė mjerėt ju o idealistė! Po tė ishte kėshtu, kush i pengoj ata tė mos bėnin BASHKIMIN KOMBĖTAR, ADEM JASHARI, apo AZEM HAJDARI!? Pėrse nuk ia merrni "FORMULĖN" atyre qė ngritėn 3 gishta nė Vlorė, apo akademykėve qė e vlersuan si njė "revolucion tė vonuar demokratik" grushtshtetin e vitit 1997!??
Pra qė tė bashkohet njė komb duhet sėpari tė jetė i INTEGRUAR nė tė gjitha fushat jetsore!
Qė tė kuptohet kjo analiza fillon si mė poshtė:
1. PSIQIKISHT e duan tė gjithė shqyptarėt kėtė, apo njėri i bije gozhdės e tjetri patkojt!?
2. PRONA a ėshtė nė duart e PRONARIT, apo i hajt tė bashkojmė arat e tua me vjerrshat e mija!
3. E DJATHTA NACIONALISTE me TĖ DJATHTĖN PRONARE a janė tė bashkuara apo rrinė tė pėrēara njera djathtas e tjetra majtas(!)
4. A ka BAZĖ JURIDIKE THEMELORE pra KUSHTETUTĖ qė bėn fjalė pėr kėtė BASHKIM, apo i bijem legenit propogandistik duke ēuar ujė nė mullinjtė e Kurvave Europiane, sllavofilisė dhe grekofilisė?!
5. A ka dėshirė INTEGRUESE midis shqyptarėve qė janė tė shpėrndarė nėn 5 FLAMURĖ SHTETETSH (Albani, Gerqi, Maqedoni, Mal i Zi, Kosovo "Dardani") apo janė dėshira parciale tė atyre qė dashje pa dashje i hedhin uthullės sheqer, apo sheqerit uthull?!
6. A ka INFRASTRUKTURĖ pėr tė realizuar BASHKIMIN SHPIRTROR, BASHKIMIN ARSIMOR - KULTUROR, BASHKIMIN EKONOMIK, BASHKIMIN POLITIK dhe mė pas BASHKIMIN KOMBĖTAR!
Pėr mua hapi i parė do ishte AUTOSTRADA Durrės - Prishtinė!
Hapi i dytė hapja e TURIZMIT nė bregdetin tonė!
Hapi i tretė SHKĖMBIMI arsimor, kulturor, akademik i tė gjitha niveleve!
Hapi i katėrt integrimi MEDIATIK dhe KOMUNIKATIV!
Hapi i pestė INTEGRIMI BANKAR E FINANCIAR mbi bazėn e unifikimit tė monedhės (jo si planet Tito - Hoxha)!
Mė vonė pėrsėri do futem nė kėtė temė!
Agim Doēi - Poeti
Krijoni Kontakt