Close
Faqja 3 prej 49 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 488
  1. #21
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Po mire po kete ide si e vleresoni.

    Te krijohet partia e djathte shqiptare

    me anetare nga te gjitha trojet e Kombit?

    Cfare dua te them.

    Ne nuk kemi akoma asnje organizate te perbashket e jo me te flasim per bashkim.

    Shifni forumet.

    Shume pak kosovare vijne ketu e aq me pak nga RSH shkojne tek forumi i tyre.

    Bashkimi duhet e vije nga projekte te vogla gjithkombetare.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Bravo vella Kosovari

    Dhe kjo do bere aty ku duhet ne UN.

    Njekohesisht duhet spjeguar se bashkimi kerkohet si faktor qe do akseleroje integrimin e Shqiperise ne Evrope dhe strukturat Atlantike

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e xhelil
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    82

    bashkimi i shqiperise

    Per mendimin tim Shqiperia eshte me e forte se kurre ,qysh me rrezimin e komunizmit shqiptaret e vertete filluan te hedhin thirrjen per shqiperi etnike.
    Nuk jam ne gjendje ta percaktoj por dote te duhe nje kohe qe shqiperia te jete e kuruar plotesishte nga semundja kumuniste e per me teper kur ka kaluar nje semundje per nje kohe te gjate.
    Cdo kush don ne menyre te padiskutueshme te dije origjinen e vete sado e keqe apo e lavdishme te jete ,dhe per neve qe origjina eshte SHQIPERIA ajo eshte ne zemra tona.
    Situata qe kalojme eshte shume kritike por jo pa shprese ,dhe per nje gje jam optimist se bashkimi kombetare dhe shqiperia etnike jane nje ceshtje per te ardhmen tone .
    Toleranca,mirekuptimi,respektimi i vlerave ,zakoneve,traditave,tona qe brezat ja trasheguan brezave do te bejne bashkimin komtare mbareshpetare
    JAM KRENAR QE JAM SHQIPTARE DHE NUK DO TE BEHEM KURRE ANONIM.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Perderisa te kete jete do kete shprese

    Moment me te pershtatshem historik nuk ka patur shqiptari keto shekujt e fundit

    Rugova ka ne dore shume gjera

    Une kam besim se ai dhe njerezit qe ka mbledhur dhe do mbledhe rreth vetes do arrijne qe te ndertojne nje kosove te forte ekonomikisht dhe lidhjet e gjithaneshme me shqipetaret ne trojet etnike do rivendosen

    Do marre pak kohe por ka shume drite perpara

    Do kete pisa dhe sahanlepires qe do mundohen te fusin shkopinj nen rrota po mos u shpejtoni se cdo gje merr kohe

    Edhe Europa e Amerika stabilitet duan dhe perparim.

    Persa te jete Europa demokratike dhe fjala e lire ska per ta gjetur gje shqiptarin.

    Po dhe nje gje te jete e qarte. Askush ste ndihmon po nuk deshe vete.

    Lexova ne nje gazete se cfare u kishte thene administratori i UN deputeteve kosovare.

    U gezova shume

    Ska rast me te mire per te ushtruar pushtetin qe te eshte dhene

    Ndertoje tashme politiken qe krijon fuqine e nje populli qe e ka shtetin e vet.

    Vendosi urat me vellezerit e tjere ne trojet etnike

    Lidhu dhe krijo aleanca me te fuqishmit.

    Po fillove te justifikohesh Jo Amerika na shiti tek Rusi, Jo skishim kete e skishim aea apo Serbi i tha keshtu Grekut dhe Bullgaria keshtu e Turqia ashtu NJE VERE NE UJE KA PER TE DALE

    Ata qe skane besim e mundohen ta dredhin sherbimi me i madh qe mund ti bejne shqiperise eshte te hapin krahun dhe ta marri ai qe eshte me i zoti

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    ALASK - USA
    Postime
    11
    PERSHNDETJE
    kjo ceshtje esht sa e thjesht aq edhe e komplikuak.
    une mendoj se shqiptart duhet te punojn te hyn ne bashkimin evropian, po qe shqipria,kosova,maqedonia,mali i zi,hyn ne bashkimin evropian ateher trojet shqiptare jan te bashkuar per mendimin tim kjo esht e vetmja variant thjesht.
    1.por shqiptaret nuk jan te bashkuar shpirterisht dhe mentalisht per kete duhet punuar p.sh nje shqiptari ne shqipri i tregoj se jam shqiptar nga maqedonia aj me thot maqedon i ***** qfar shqiptari je ti nga maqedonia. na nuk e ndihmojm njeri tjetrin per kundrazi nese e shohim se dikush esht ma mir mundohemi si ta pengojm me nje fjal e kemi zili njeri tjetrin jo te tjeret vetem njeri tjetrin shqiptari shqiptarin shum e komplikuar.
    2.nje shembull tjeter AKSH ka vra 3 ushtar te UCK pse ziliz inati po a ka kuptim kjo vret vllau vllaun qka i thuni ju kesaj. kjo esht bash ajo pse ne nuk mund te jemi te bashkuar shum e komplikuar.
    BBASHA

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e xhelil
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    82

    Shqiperia eshte ne rrugen e bashkimit

    Ekam thene edhe me pare se shqiperia eshte me e forte se kurre por natyrishte qe nuk eshte ne kushte qe te beje nje thirrje puplike per bashkim mbarekombetare.Nuk duhet te harrojme se shqiperia nuk ka shume miq ne perndim dhe dua te sqaroje mire kete pune,serbet dh greket qe kane lidhje shume te forta midis ture jane aq te prezantuar edhe ne europe dhe amerike dhe haptas dihet se serbet jane miq me francezet dhe greket miqe me anglezet.Anglia qysh perj 200 vjetesh ka forcat e veta ne Qipro gjithasht lobi grek ne amerike eshte nj me potencial me te fuqishem pas atij izraelite kote faktore jan ne disavantazhin tone kan qene jane dhe do te jene derikur politika shqiptare te jete ne gjendje qe te ngjalli interesin e fuqive te medha boterore.
    Ketu eshte fjala per nj kaste politike qe te paraqesi interesat kombetare dhe jo personale,te gjitheve na kujtohet menura e fushatave past komuniste ne shqiperi kur pjesen me te madhe te fushates se Z. Berisha ishte otoni per ne se jemi miq me ameriken ,ne fakt interesat amerikane ndaj ceshtjes shqiptare jane te nje niveli shume te ulet per te mos thene fare,gjithmone duke u ju referuar dy fqijnjeve tane.Po e njejta situate kur ben fushate Fatosi edhe ai eshte ne gjendje qe ta binde ambasadoren amerikane qe te shoqeroje partine socialiste ne fushate elektorale,ashtu sic beri saliu me pare ,dhe lind pyetja kush eshte me te verteet amerika ne lidhje me marrdhenit me shqiperine,a amerika duhet te na mbushe mendjen se eshte me ne apo politika shqiptare duhet te ngjalli interesat politike ne qeverine amerikane .Une mendoj se duke u paraqitur me dinjitete dhe duke mos harruar lidhjet Greko-Amerikane mund te bluhet nje politike ne favor te shqiperise dhe bashkimit mbareshqiptare qe tani per tani le per te diskutuar .
    Por faktori me kryesor ne dobi te kombit tone do te ishte krijimi i marredhenieve sa me te forta me Gjermanine dhe Italine qe mund te jene shtete me te interesuar ndaj SHqiperise ne Europ

  7. #27
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    TunG

    Bashkimi shqiptar mund te arrihet vetem e vetem me deshiren e vete kosovareve. Me ane te nje referendumi popullor populli kosovar te vendosi nese deshiron te bashkohet me memen Shqiperi.

    Por kryesorja nuk eshte bashkimi, por zvillimet me te fundme ne kosove. Kosava duhet te gjej qetesine shpirtesore. Nuk eshte e lehte me ate qe vuajti nje popull i pafajshem dhe i pa mbrojtur.

    Turp per ata te huaj qe mendojne nje rikthim te mundshem te kosovareve nen Serbine.
    Mendoj qe ti kerkoshe Kosovarve te jeton nen opresionin Serb eshte sikur Hitleri te komandoje Hebrejt apo pasardherisit e tije.

    Rrofte Shqiperia, Rrofte Kosova.

    Ciao
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e xhelil
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    82

    Shqiperi dhe kosova

    Bashkimi kombetare si enderr e shqiptareve te vertete perfshine gjithe shqiptaert kudo qe jane ne bote ,eshte fjala per nje bashkim mbareshqipetare,kosove e cameri shqiptaret ne maqedoni dhe ne mal te zi.Kuptohet se ku bashkim do te arrihet vetem me perpjekjet e te gjitheve dhe me deshiren e te gjitheve.Ne kete kohe nuk duhet te mos harrojme dhe ndikimet dhe politikat percarese qe perpiqen te luajne disa pseudoshqiptare qe hiqen si patriote ,qe cdo gje e bejne per ceshtjen shqiptare por ne fakte jane agjente te serbeve dhe grekeve.
    SHQIPERIA ME SHQIPTARE TE BASHKUAR.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Do ishte mire qe te medhenjte (ShBA, Gjermani) te kishin interesa dhe te ofronin lidhje ekonomike per shqiperine. Problemi eshte se keto vende kane gjithe boten per te mbajtur dhe skane nge te merren me shqiptaret aq sa duan shqiptaret vete

    Nuk i ben dot keta te medhenjte qe te merren me ty se je shume i vogel

    Keshtu qe si aleatet e vet potenciale ngelen fqinjet si Italia, Greqia, Serbia, Maqedonia, Turqia apo ndonje shtet tjeter fqinj

    Nga te gjithe keta me i fuqishmi eshte Italia e pas saj vjen Greqia
    Edhe Turqia eshte shtet i fuqishem por ajo eshte per vete jashte loje dhe nuk i ndihmon dot shqiptaret qe te hyjne ne Europe

    Serbi dhe Maqedoni nuk po lidhin dot breket e tyre dhe madje e kane prishur fare punen kohet e fundit

    Keshtu qe dy shtetet me te mundeshme dhe qe kane mundesine me te madhe qe te investojne ne shqiperi edhe qe te kene interes tek shqiperia per t'a pranuar ne Europe jane Italia dhe Greqia

    Po edhe Italia shtet i madh eshte dhe eshte e vertete se kapitalet italiane ne shqiperi jane ne fakt te vogla dhe jo strategjike
    Po te kishte Italia me shume interes nuk e linte grekun te hynte dhe ti merrte pjesen

    Keshtu qe do marresh c'te mundesh

    Do s'do me Italine dhe Greqine do bitisesh

    Akuzoi sa te duash pushtetaret, jo keta nuk duan Ameriken dhe duan Greqine apo
    Pse nuk ia hapin dyert Gjermanise dhe Jo Italise

    Po te kishte Amerika interes te ngrinte zgupthi e nuk te linte te bije ne toke

    Kapitalet amerikane nuk e kane pare me ndonje interes tregun shqiptar prandaj i kane rene vetem tamburase se demokracise dhe jo ekonomise.

    Eshte larg Amerika, i bie shtrenjt pazari me shqiperine

    Edhe Gjermanise nuk i hyjne ne sy therrimet e shqiperise

    Prandaj regullohuni me Italine dhe Greqine aty e lerini filmat

    Mos i beni te gjithe armiq se per te zezen tuaj do e keni

    Po do ti qe ka ca pushta aty ne shqiperi qe edhe me keta fqinj nuk duan dhe hidhen tek Libia apo Irani e ku e di une

    Jam cuditur kur kam lexuar nje artikull tek Koha Jone qe mundohej te zbukuronte Libine si nje vend ku pushtetin e kishte populli dhe se demokracia popullore Libiane kishte bere qe ky vend ishte per tu marre shembull

    Nuk mjaftojne varferia e madhe qe i kane shkaktuar shqiptareve te mjere por duan ti radhisin edhe me terroristet tani

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    7

    Kur do t'i leme marrezeriat

    Kur do te mbledhim mend ne Shqipatet dhe te diskutojme dicka konkrete, pa fjale te medha, fjale boshe qe nga perdorimi i stermadh iu ka dalur boja.

    Problemi eshte se ne shqiptaret vetem fjale kemi: Bashkimi, lufta, trimeria, burreria, besa, perkushtimi, vendosshmeria e keso te ngjajshme. Dhe, per fat te keq ne mjaftohemi qe vetem t'i perdorim keto fjale dhe mendojme se me kaq krejt morri fund dhe u rregullua cdo gje.

    Si historia e re poashtu edhe ajo e vjeter deshmojne se nga, fjalet e permendura pak me lart, te gjitha jane vetem fjale per ne shqiptaret e asgje me shume. Asnje shqiptare keto fjale nuk e obligojne e as qe ua di domethenien, por e dine se nganjehere eshte mire t'i perdoresh ashtu qe te ndezet muhabeti.

    Ne vend qe te flasim per keto marrezira ne me se miri do te ishte te fillojme te flasim per domethenien e fjales PERGJEGJESI ne te gjitha aspektet e saj. Kur do ta kuptonim se cka eshte PERGJEGJESIA (per cka nuk jam optimist se do te ndodh ndonjehere), atehere te gjitha temat e ceshtjet tjera do te fitonin ne kuptim dhe nuk do te ishin fjale boshe e ide vetem sa per te biseduar kot.

    Eshte nje thenie me cilen dua ta perfundoj kete postim:

    PER NDERIN E MORALIN ME SE SHUMTI FLET LAVIRJA.

Faqja 3 prej 49 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  3. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •