I nderuari Anton,
Ide shumė e mirė.
Prej meje ke ēdo pėrkrahje dhe mund tė llogarisėsh nė mua ēdoherė.
Leka nga Prishtina
I nderuari Anton,
Ide shumė e mirė.
Prej meje ke ēdo pėrkrahje dhe mund tė llogarisėsh nė mua ēdoherė.
Leka nga Prishtina
Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.
Po postoj sa per kujtese nje shkrim me propozime konkrete te z. Agim Doci:
Agim Doēi
Anetar i nderuar
Regjistruar: 23-05-2002
Vendndodhja: Lugano - Zvicėr
Poste: 290
Pamja: Portokalli/ E Verdhe
Vleresimi:
(12 Vota)
Letėr BASHKĖFORUMASVE Postimi #62
FRIKA apo PENGU, DĖSHIRA apo ANDRRA, MUNDĖSIA dhe SITUATAT nė favor dhe nė disfavor tė mėnyrave ma tė mėnēura dhe ma tė zhdėrvjellta pėr tė arritur qėllimin dhe zgjidhjen e ENIGMĖS sė BASHKIMIT KOMBĖTARĖ.
Tė gjithė BASHKĖFORUMASVE kudoqofshin ata!
Jemi nė hall tė madh dhe nė hall tė vėrtetė! Asht traditė njerzore qė kur njė BASHKĖSI ka njė hall, tė mblidhen tė Urtėt e tė Dijtunit e asaj bashkėsie, pėr me i dhanė zgjidhje hallit!
Nėse fjala peshon, nėse fjala del me vend duke rrahur mendimet dhe propozimet e sejcilit pjesmarrės, bahet kuvend dhe merret vendim! Vendimi qė del bahet Ligj. Ligja zbatohet kur ka njė organ qė e udhėheq, kur ka njė organ qė e ekzekuton, njė organ qė e kontrollon dhe njė organ qė mban pėrgjgjegjėsi pėr zbatimin e kėtij Ligji.
Le ta shtjerrim lamshin e hallit tonė tė pėrbashkėt, duke dhanė gjithsejcili mendimin e vet, pa ofendue askend, pa u nxehur gjakrat dhe pa luajtur rrolin e tė dijtunit, tė urtit dhe tė kryeplakut tė katundit!
Halli ynė pra asht: Si vjen Bashkimi Kombėtar?!
E thanė ma shqyp: - Si arrihet deri tek Bashkimi Kombėtar!?
Nėse do tė kini sadopak durim qė tė lexoni kėto mendime tė mija PA PARAGJYKIME dhe pa KLASIFIKIME (fatkeqėsi qė rrjedh nga psiqika e dėmtuar e jona si frut i presionit qė ka ushtruar ndėr né komunizmi dhe internacionalizmi, duke nxitur egėrsisht LUFTĖN E KLASAVE nė tė gjitha ishvendet e Lindjes, e ma randė dhe ma keq deri nė krime monstruoze qė ngjanė pėr 50 vite si askund nė Shqipėri) besoj se do tė diskutonim fisnikėrisht me njėri tjetrin!
Megjithatė po e provoj tė futem nė Odėn e Diskutimeve.
Tė Urtėt e tė Diturit padyshim janė Elita Intelektuale e Kombit, tė cilėt janė zgjedhur nė bazė tė meritave dhe dobisė qė ata i kanė sjellė Kombit, Njerėzimit dhe Paqes nė mėnyrė krijuese!
Kush asht sipas jush AI qė do ndėrmerrte njė hap tė tillė pėr tė mbledhur tė Urtėt dhe tė Diturit e kombit tonė pėr tė diskutuar mbi kėtė krye-hall!?
Akademitė dhe Akademikėt tanė, pėr vite me radhė kanė qenė TĖ FRIKSUAR dhe tė mbajtur PENG nga politika internacionaliste e regjimeve tė Beogradit Shkupit Titogradit Moskės Pekinit Prishtinės dhe Tiranės!
Klima ishte e helmuar nė Ballkan, kur i krijuan kėto 2 akademi, ajo e Tiranės dhe ajo e Prishtinės, - deklaron i madhi Ismail Kadarč, me rastin e pranimit tė tij si Anėtar i Akademisė sė Kosovės(maj 2002),- bile nė vend qė tė merreshin me probleme akademike, janė marrė me vėrtetimin se pse populli shqiptar sduhet tė shpėrngulet, sepse ėshtė kėtu mė herėt, dhe tė dėshmonte se pse populli ynė nuk duhet tė vdesė(!)
Nėse tė Urtėt dhe tė Diturit nuk mblidhen, pėrse humbasin kohė duke diskutuar nč tė tjerėt?
Po vazhdoj mė tutje!
Supozojmė se u gjet Thirrėsi! Pra u gjet AI qė kur tu ēojė fjalė tė Urtėve dhe tė Dijturve, ata do mblidhen!
Ku do tė mblidhen?!
Padyshim nė Prizren! Prizreni asht kryeqytet i Shqyptarėve! Nėse dikush asht kundra ju garantoj qė kėtu merr cak dėshira antishqiptare e atij dikujt pėr mosbashkim!
Kush do ta drejtoj mbledhjen e tė Urtėve dhe tė Dijturve!?
Kėshilli Mbarėkombėtar i BASHKIMIT qė sipas meje duhet tė pėrbahet nga 1 pėrfaqsues pėr ēdo krahinė dhe assesi nga partitė politike duhet tė zgjedhė njė KRYESI!
Kjo KRYESI duhet patjetėr tė pėrbahet nga Pėrfaqsuesit mė tė Nderuar tė Besimeve fetare Shqyptare!(patjetėr me personalitete shqyptare si rangu i Dom Lush Gjergjit, prof. Rexhep Boja, Babė Reshat Dedej, At Marku i Elbasanit, dhe jo Janullatosi apo te tjeret me origjinė nga vendet fqinj qė kanė varrosur AUTOQEFALINĖ MĖVETĖSINĖ e Kishės Ortodokse Shqyptare!)
Patjetėr duhet tė jetė njė Mbikqyrės qė nė rastin tonė duhet tė pėrbėhet nga USA, OKB-ja, dhe NATO! (le tė detyrohet dhe anėtari i ri Rusia tė ndikojė mbi vėllezėrit e vegjėl sllavė, qė tė mos bėzajnė)!
Kush e detyron Rusinė!?
Padyshim STATUSI i saj si anėtare e NATO-s!
Mbledhja hapet nėn pėrkujdesjen e Mbikqyrėsit qė nė kėtė rast thamė se do tė jenė 3 personalitete: amerikani, ay i OKB-sė dhe i NATO-s.
Do tė rilexohen 10 pikat e Lidhjes sė Prizrenit tė vitit 1878, duke zėvendsuar Turqinė me Mbikqyrėsin!
Do miratohet piksėpari pėrkufizimi: - kush quhet shqyptar?!
Do jepen statistika tė sakta sesa janė tė tillė nė Shqipėri, nė Kosovė, Mal tė Zi, Maqedoni, Greqi(ēamėt), Diasporė.(mbi bazėn e njė regjistrimi ekzakt tė tė gjithė atyre qė e pranojnė vehten pėr shqyptarė, aksion qė e udhėheq Organizata e Kombeve tė Bashkuara dhe ODHIR-i apo OSBE-ja).
Do tė merren 5 VENDIME UNIFIKIMI dhe INTEGRIMI me fuqi ekzekutive tė menjėherėshme:
1. Unifikimi i Gjuhės mbi bazat reale tė Gjuhės Letrare dhe jo asaj Standart!
2. Unifikimi arsimor tė tė gjithė niveleve tė shkollave shqype nė tė gjitha trevat ku banojnė ata qė e plotėsojnė kushtin qė janė shqyptar!
3. Unifikimi monetar qė ka tė bėjė me pranimin e Euros si monedhė e vetme!
4. Unifikimi i Flamurit Kombėtar qė ėshtė vetėm ay i Gjergj Kastriotit!
5. Unifikimi i Hymnit Kombėtar jo aktuali i thurur nga Ciprian Porumbescu (nga Rumania me pėrshtatje nga Aleksandėr Stavre Drenova arumun), por ai Hymn qė do fitojė KONKURSIN MBARĖKOMBĖTAR.
Pastaj do tė miratohet KONSTITUCIONI SHQYPTAR ku do jenė tė shprehura qartė juridikisht, administrativisht dhe teknikisht tė gjitha Paketat Ligjore Mbarėkombüetare dhe sidomos problemet e mė poshtėme qė kanė tė bėjnė direkt me frymėn e BASHKIMIT dhe tė INTEGRIMIT midis shqyptarve kudo qofshin ata:
Forma e sistemit, regjimit apo e qeverisjes (Republikė Parlamentare, Presidenciale, Monarki, apo Federative me Qeveri Krahinore)
Uniforma e Gardės Kombėtare, Ushtrisė, Policisė, Forcave Detare, Toksore, Ujore, Shėrbimeve Publike (Zjarrfikės, Doganė, Tatimore, Ekologjike, Komunale, etj.)
Uniforma e Kolegjeve Ushtarake, Shkollave Profesionale, Shkollave tė tė gjitha Niveleve Arsimore, Kolegjeve para Universitare dhe Universitare, Akademive tė Larta tė Shtatmadhorisė Shqyptare.
Mbasi mbyllen me sukses tė gjitha kėto vrima unė besoj se arrihet realizimi I endrrės shumėshekullore BASHKIMI KOMBĖTAR!
Situatat janė nė favor tonin nėse bėhemi vėrtetė FAKTOR STABILITETI nė gadishullin Ballkanik, (i cili deri nė vitin 1821 quhej gadishulli ilirik, dhe mė pas morri emrin ball kan male inatesh NGA TURQISHTJA!) shihni studimet historike dhe shkencore tė Weithem Peackoc (akademik englez) dhe tė Alfred Zeune (akademik gjerman) si dhe Fletoret e kėtyre dy akademive tė Europės. Njė herė tjetėr do ia prezantoj atij qė nuk beson!
Kjo ėshtė vetėm sa pėr fillim! Do punoj me mish e me tė gjitha energjitė e mija pėr tė realizuar dhe zgjidhur ENIGMĖN SHQYPTARE Bashkimin Kombėtar!
Nder dhe Lavdi kush pėrpiqet pėr kėtė qėllim!
Sa janė kombe pėrmbi dhč
Me BASHKIMIN nė dritė kanė dalė!
Ka qit dreqi pushkė ndėr nč.
Mos me u bą dy vetė nnji fjalė!
..(At Gjergj Fishta)
Me respekt Agim Doēi
__________________
Agim Doēi - Poeti
A jeni dakort me propozimet e tij?
A ti bejme thirrje personaliteteve qe permend ai ?
Si mund te realizohen mendimet e tij?
Me Fatos Nanon kryemnister?
Te mos harrojme vendimet i merr politika, PRESIDENTI, KRYEMINISTRI.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Ju lutem lexoni kete Projektepropozim. Eshte ky hapi i pare rrethe bashkimit te kombit tone.
Me nderime,
bashk01@aol.com
nshillova@msn.com
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pelasgian : 22-07-2002 mė 20:30
Te nderuar,
a nuk do te ishte me mire keshtu:
Ata qe kerkojne te shkojne te marrin kazmen nga Amerika apo nga Tetova e te shkojne ne aksion te veprojne keshtu:
Te punojne nje here ne jave aty ku jane, diku, ku te munden e parate e fituara ti nisin ne fondin e Rruges?
Keshtu :
1 kursehen te gjitha energjite dhe financat e organizmit te aksioneve ( mendoni sa kushton udhetimi i 1000 veteve nga Amerika per ne Klos)
2 duke paguar firmat ndertuese e punetoret e atyre aneve
2.a luftohet papunesia,
2.b ndertohet rruga 10 here me shpjet ,sepse te jemi te sinqerte i ka ikur koha kazmave e lopatave, por punohet me makineri.
Anton
Shpresoj qe te kuptohem drejte e mos te filloj te quhem armik i popullit se po jap mendimin tim.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Ju falenderoj per nje teme kaq te qelluar.
une mendoj se per derisa te jen komunistet ne shqiperi nuk do te kete bashkim kombetar .E them kete per arsye se as une e as ju nuk jemi nga dje dhe eshte par e gjith puna e tyre .
por edhe kosova nuk eshte ende e gatshme perderisa unmiku nuk e deshiron nje gje te till.
pra mendimi im eshte qe se pari te nderrohen pushtetaret ne shqiperi dhe se dyti te pavarsohet Kosova,vetem ateher do te jemi te lir te veprojm si te duam
ju faleminderit
M'I JAP BUZET
TA JAP LUMTURIN
Anton,
Shume faleminderit per mendimin tend.
Kjo form e shkruar e ketij projekt-propozimi ende eshte duke u zhvilluar. Te gjitha informatat jane te renditura si sardinat ne pakon e tyre.. Keshtu shume lehte mund te kalohet nje informat e rendesishme.
Ne piken 8 te projekt-propozimit shkruhet per numrin dhe metoden e pranimit. Pra nuk eshte ketu fjala per 1000 persona te udhetojne nga perendimi, por eshte fjala per 1000 te rinje nga te gjitha viset Shqipetare, gjate pushimeve te tyre verore.
Ne propozim gjithashtu shkruan se nje perqindje e vogel e te rinjeve nga bota mund te marrin pjese.
Pasi qe te vizellohet, shkelqehet ky projekt-propozim ne do ta dergojme te organet kompetente ne Kosove.
Ju lutem a keni ndonje ide si mund ta bejme kete edhe ne viset tjera Shqipetare. Kujte ti dergohet ne Shqiperi, Maqedoni, Cameri, Shkup, Male te Zi, Presheve.
Me nderime,
bashk01@aol.com
nshillova@msn.com
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pelasgian : 23-07-2002 mė 07:43
Pelasgian!
Po te drejtohem meqenese lexova ate qe keni permbledhur nen titullin: Aksioni punues ne rrugen Tirane-Durres-Prishtine.
Me duhet te tregohem realiste dhe te them se ajo per te cilen beni fjale ju eshte dicka qe i perket se shkuares pesedhjetevjecare te Shqiperise e te vendeve te Evropes Lindore, asaj kohe ne te cilen njerezit ishin te detyruar me hir a me pahir qe te merrnin pjese ne aksionet qe mbanin emrin aksione vullnetare.
Keto kohe jane te shkuara Pelasgian. Me kete nisme ju do te mund te gjenit disa njerez qe do te mund t'ju perkrahnin, por une jam e sigurte qe pjesa me e madhe e atyre qe do te degjonin e do te lexonin per te do te qeshnin.
Kush do ta sponsorizonte nje nisme te tille, kush do te investonte per keto kampe qe thoni ju?
Do te takoheshin te rinjte brenda tyre e do te njihnin doket e zakonet, do te shkembenin dijet e gjuhen me njeri-tjetrin?
Ate e po bejne Pelasgain, tash e dhjete vjet e qe prej luftes se Kosoves, ky kontakt miqesor mes shqiptareve eshte rritur ne permasa te dukshme.
Menyra se si ju i keni rreshtuar fjalite ne planin tuaj perngjajne me ato plane te vullnetareve qe punonin per hekurudhat e Shqiperise, apo ato te kampeve te pioniereve.
Jetojme ne kapitalizem e prandaj ju duhet te jeni realiste. se ju e perhapni kete nise aksionare, eshte puna juaj, por nese per te nuk prisni pergjigje, apo merrnin pergjigjese tallese, mos u habisni.
Mendesite e te kaluares nuk bejne pune.
Nje rruge strategjike si ajo Durres-Tirane-Prishtine kerkon
-investime kolosale,
-kerkon nje angazhim te shtetit shqiptar dhe shtetit te Kosoves.
-kerkon financim venda, ne formen e njohur te bonove te thesarit,
-kerkon investim direkt nga firma te medha qe te marrin te drejten koncesionale per kete rruge per disa vjet,
-kerkon investime nga firma te huaja, nga shtete jo antishqiptare,
-kerkon investim nga institucione nderkombetare.
Ne kete menyre jane ndertuar rruget e hekurudhat ne gjithe vendet e botes se zhvilluar, keshtu jane ndertuar ne Angli qe eshte djepi i kapitalizmit dhe ne Amerike ku ne vitet tridhjete permes investimeve ne infrastrukturen kombetare u arrit te perballohej kriza e madhe e papunesise.
Ajo qe ju propozoni nuk ndihmon ne zhdukjen e nje fenomeni si ai i papunesise, ai i heq te drejten edhe punetoreve te ndertimit te fitojne buken e gojes, sepse ju e propozoni kete me pune vullnetare.
Dhe mos mendoni se ata qe nuk e presin mire kete nisme jane te poshter, nuk jane shqiptare, e jane antikombetare.
Aspak, ata jane shqiptare qe e kuptojne jeten e tyre ne nje sistem te ri qe eshte ai kapitalist.
Nderime!
Mė falni se po dal nga tema.
Prej tė mėrkures do tė jem nė Tiranė.
Nėse doni ndonjėri me dėshirė do tė takohesha me cilindo prej jush.
Edhe njė herė ju kėrkoj falje qė dola nga tema.
Leka nga Prishtina - Tirana
Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.
Dita,
Shume mire po te kuptoj.
KJO ESHTE E SHKUAR 50 VJEQARE.
Ne Shqiperi ka qene DOMOSDOSHMERI, ne anen tjeter te kufirit KENAQESI.
Bashkekombasve nga Shqiperia kjo normal ju duket qesharake. Plotesishte pajtohem me ty. Por e kunderta ndodhe me bashkekombasit te viseve tjera.
Normal duhet te gjinden SPONSOR per kete nisme madheshtore. Me siguri nuk do te presim te bejme Bashkimin Kombetar pa asnje investim.
TE RINJTE TANE JANE DUKE U NJOHTUAR ME DOKET, ZAKONET, GJUHET ETJ. QE NGA KETO 10 VITET E FUNDIT.
Aksioni Punues eshte Simbol i Bashkimit dhe mirekuptimit. Efekti i ketij Aksioni shihet vetem kur te tregohet nga televizionet Shqipetare ne te gjitha viset.
REALIZIMI I KESAJ RRUGE KERKONE INVESTIME KOLOSALE.
Shume ke te drejte. Ky Aksion Punues eshte vetem nje simbol i nxitjes se vullnetit dhe deshires per nje Bashkim Kombetar.
ZHDUKJA E FENOMENIT TE PAPUNESISE.
Ky aksion aspak nuk do te demtoj papunesine. Te rinjte tane do te punojne ne kohezgjatje prej 4 javesh. Te tjeret do te punojne me muaj e vite te tera.
Sikur te gjithe te beheshim BASHK, Aksionistet, papunetoret, badihavgjite, te miret e te keqijte, kjo rruge do te perfundohej.
E kujte do ti plasej zemra? Dihet Grekeve, Serbeve dhe te gjithe dashakeqeve te Shqipetarise.
Me nderime,
bashk01@aol.com
nshillova@msn.com
A jemi dakort qe ne te gjithe te behemi anetar te shoqates "Cameria"?
Ju lutem, pergjigje te qarta.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Krijoni Kontakt