perSHENDETje
Sot ne nje enciklopedi historike lexova per ngjarjen 31 Marsit 1997,dhe kujtime te hidhura me erdhen ndermend -dhe keshtu vendosa te krijoje nje poezi per ta- me anijen qe mbante 120 Shqiptare dhe u perplas nga anija kufiruajtese italjane si pasoje te vdesin dhjetera Shqiptar te cilet i ishin drejtuar Italise per shpetim por Zoti e kishte shkruajtur qe te vdisnin.
Mes nates te raskapitur
moren rrugen per te ikur
te trageti per te hipur
ne Itali per t'u nisur.
Por deti ate nate se c'kishte
vale vale se c'leviste
sikur donte ti thonte
"kthehuni mbrapsht, jo sonte"
Por ata e kishin vendosur
ne Itali per te sosur
nuk donin te ktheheshin ne Shqiperine
ne skamjen dhe varferine
Kishin bere plane te medha
te bejne prokopi dhe para
nuk e dinin ata te shkret
ne rruge c'kishte me i gjet
Keshtu, u nisen te gezuar
ne det duke lundruar
ne anen tjeter donin te arinin
Italine donin ta shihnin
Dhe vashdonin te gezuar
nje jete me te mire duke enderuar
e vetmja gje qe kerkonin
ne Itali te ndalonin
Por qielli u nxi, u be sketerre
binte shi e frynte ere
i thoshte "kthehuni ne atdhe"
por cfare te benin ata atje
Ne Vlore, krismat binin bresheri
duke trembur njerezi
si te ktheheshin ne Shqiperi
kishin frike, kishin femij
Dhe anija vashdonte
drejt Italise lundronte
toka italjane po dukej
toka e atdheut po shdukej
Por papritmas nje hije ra mbi ta
burra, pleq, femije e gra
nuk kuptonin se c'po ndodhte
anija italjane po i gjimonte
Policat ata si pyten
ne Itali pse u futen
por direkte i shtyten
qe ne det te mbyten
Ashtu sic ishin te uritur
nga mundimet te raskapitur
ne det u fundosen
enderat e tyre ne fund te detit u groposen
Bota ata i haroi leht
nuk pyti se c'i gjet
por deti eshte akoma atje
me enderat e tyre nen dhe
Per viktimat e Otrantos jane krijuar dhe kenge, me vargje me te bukura se keto me siper, por fajtoret e ngjarjes tragjike nuk u denuan kurre.
falemiNDERit
Krijoni Kontakt