Pėrsėri zgjedhje. Lokale kėsaj radhe (apo si tė doni vendore, bashkiake). Me fushatė zgjedhore 1-mujore, me mitingje, me takime me zgjedhėsit, me spote televizive, me seanca autografesh si staret e Hollivudit, me premtime, me gėnjeshtra, me sharje, me fyerje, me faqe interneti, me debate televizive, tamam njė fushatė si "tė jashtmit".
Por pėrveē zhurmės 1-mujore dhe miliona lekėve tä harxhuara, ēfarė do t'ju sjellin kėto zgjedhje shqiptarėve? Le t'i marrim me radhė:
- Partive tė mėdha zgjedhjet lokale do t'ju tregojnė tendencėn politike pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Do ta mbajmė dot pushtetin apo jo? Do ta fitojmė dot apo jo? Pėr liderėt e kėtyre partive kjo ka shumė rėndėsi sepse tregon a do tė mund tė jenė ministra apo kryeministra me tė mirat dhe "vėshtirėsitė" qė kjo nėnkupton.
- Kandidatėt janė kėtu mė tė interesuarit. Nėse bėhen kryetarė bashkie apo komune hallet e tyre marrin fund njėherė e mirė ( me njė vilė tė vogėl, njė makinė edhe njė biznes nė emėr tė kushuririt nė horizont )
- Militantėt nuk kanė objektiva kaq tė mėdha. Oreksi i tyre shkon deri tek njė hall i veēantė, njė leje ndėrtimi, njė vizė, njė bursė apo edhe ndonjė post i vogėl apo ndonjė punė. Helbete militanti ka sakrifikuar pėr kandidatin dhe do tė ishte mosmirėnjohėse qė tė mos shpėrblehej.
- Votuesi i blerė ka pretendime akoma mė tė vogla: 50 mijė lekė apo edhe njė thes me miell, bereqaves. Pėr atė gjynah qė nuk ka zgjedhje mė shpesh, mundėsisht ēdo muaj.
- Votuesi kopjac. Ky voton pėr njė parti X sepse 1) ia ka lėnė amanet i ati, ose 2) vdes pėr liderin e partisė X, ose 3) shoku i tij i ngushtė voton pėr partinė X, ose 4) pėr gallatė.
- Kameramanėt dhe gazetarėt kanė pak punė nė kėto zgjedhje dhe mund tė fitojė edhe ndonjė bakshish.
- Artistėt gjithashtu mund tė fitojnė diēka nė mitingjet politikė-zbavitje.
Pra mund tė thuhet se nga zgjedhjet pėrfitojnė mė pak se gjysma e partiakėve, gjysma e kandidatėve, njė pjesė e militantėve dhe tė gjithė votuesit e blerė si dhe tė gjithė kameramanėt dhe artistėt pjesmarrės nė koncert-mitingje.
Ndoshta edhe votuesit kopjac kanė njė pėrfitim shpirtėror.
Kurse tė gjithė shqiptarėt e tjerė nuk pėrfitojnė asgjė. Dihet qė asgjė nuk do tė ndryshojė sapo tė kalojnė ethet e fushatės, vetėm ndoshta koka matanė tavolinės sė kryetarit. Por mesa thuhet nė mizerjen ku jeton shqiptari i thjeshtė, bukuria nuk ėshtė nė rend tė ditės.
Atėhere, pėrse tė votojnė shqiptarėt? Po t'i shtosh kėsaj edhe ndonjėēik dru qė mund tė hash rastėsisht nga SHISH apo policia? Mė mirė tė rrinė nė shtėpi dhe tė shikojnė zgjedhjet nė televizor me ngjyra.
Krijoni Kontakt