Arrestohet nė flagrancė nga policia, gjykata e le nė burg pa fat
skema e ngjarjes
Ēifti Shala pėrpara se tė dalė nė shėtitje beson foshnjen te fqinja Gjyle Hoti.
Gjyle Hoti, pas tė qarave tė bebes, e pėrplas atė duke e goditur nė kokė dhe pastaj e braktis.
Fqinja pakistaneze e Gjyles, e cila sheh skenėn, lajmėron menjėhjerė policinė.
Njė gjykatė e Londrės jep masėn burg pa afat pėr 65-vjeēaren shqiptare, megjithė lutjet e saj
Angli
Njė grua e moshuar shqiptare ėshtė akuzuar dje nga Policia e Londrės pėr vrasjen e njė foshnje tė sapo lindur. Gjyle Hoti, 65-vjeēe, ėshtė denoncuar pėr goditjen nė kokė tė fėmijės, pasi ėshtė parė nga njė fqinjė e saj me kombėsi pakistaneze.
Viktima ėshtė fėmijė i njė ēifti shqiptar, tė cilėt e kishin lėnė nėn kujdestarinė e sė moshuarės pėr njė orė. Ngjarja ėshtė zhvilluar nė pak minuta, nė njė banesė tė vogėl nė lagjen "New Southgate" tė kryeqytetit anglez, Londėr. Ēifti Shala, ka dashur tė dalė pėr njė xhiro shooping, kėshtu qė kanė kėrkuar kujdesin pėr foshjen e tyre te e moshuara e njohur qė banonte pranė tyre. Shqiptarėt kanė rėnė dakort qė e moshuara tė kujdesej pėr foshnjėn disa ditėshe, pėr njė kohė prej njė ore, pas sė cilės do tė ktheheshin pėr ta marrė. Por, dy prindėrit e rinj, nuk e dinin se pas kėsaj do tė ndodheshin pėrballė njė tragjedie tė vėrtetė. Ndėrkohė, qė ata bėnin xhiron e tyre nėpėr qytet, kujdestarja ėshtė paditur nga njė komshie e saj me kombėsi pakistaneze pėr vrasjen e bebit. Nė numrin e policisė lokale "Scotland Yard", gruaja ka sinjalizuar se 65-vjeēare Gjyle Hoti, kishte goditur nė kokė njė foshnjė, e cila ėshtė hedhur mė pas nė dyshemenė e shtėpisė. Lajmi ėshtė konfirmuar edhe nga zyrtarė tė policisė, publikuar nė tė pėrditėshmet angleze. Sipas dėshmisė sė fqinjes sė 65-vjeēares Hoti, bebja ėshtė goditur me njė mjet tė fortė nė kokė, nga kjo e fundit. Megjithė ndėrhyrjen e menjėherėshme tė policisė, bebja ėshtė dėrguar nė spital, por dėmtimet e shumta nė kokė e kanė bėrė tė pamundur mbijetesen e saj. Mjekėt kanė konfirmuar se fėmija kishte dėmtime shumė tė rėnda nė kokė dhe nuk kishte asnjė shpresė pėr tė jetuar, i cili mė pas ka vdekur nė spital. E gjithė kjo rrjedhė e ngjarjes ėshtė zhvilluar, ndėrkohė qė prindėrit e vogėlushit shėtisnin tė qetė nėpėr qytet, pa pasur fare idenė pėr tragjedinė qė u kishte ndodhur. Kur janė kthyer nė shtėpinė e plakės pėr tė marrė vogėlushin e tyre, kanė parė policinė. Ka qenė tepėr e vėshtirė pėr policėt qė tė qetėsojnė dy prindėrit e rinj, madje, pėr tė ėmėn ėshtė dashur edhe kujdesi mjeksor, pasi ka kaluar nė gjendje tė fikti. Policia ka mundur qė tė arrestojė menjėherė gruan, e cila, menjėherė ėshtė akuzuar pėr vrasjen e foshnjės dhe ėshtė shoqėruar nė qelitė e policisė lokale, ku ėshtė marrė nė pyetje nga agjentėt e "New Southgate". Gruaja, sipas policisė, dyshohet tė jetė me probleme psiqike, pasi edhe pėrgjigjet e saj kanė qenė tepėr konfuze. Gjatė pyetje- pėrgjigjeve nė zyrat e policisė, e moshuara nuk ka mundur tė thotė asgjė rreth asaj qė ka ndodhur. "Gjatė gjithė kohės, ajo dridhej dhe qante me ngashėrim",- deklaroi njė zyrtar i policisė. Ndėrkohė qė gruaja, e cila kishte bėrė denoncimin, kur ėshtė pyetur nga policia ka deklaruar se kishte parė nga dritarja e saj fėmijėn e gjakosur nė tokė, pasi ishte goditur, sipas saj, nga e moshuara 65-vjeēare Gjyle Hoti. Kjo ka bėrė qė plaka tė akuzohet zyrtarisht, pėr vrasjen e foshnjės 6- ditėshe.
Vendimi
Nė 6 tetor nis gjyqi
Pėr mė shumė se dy muaj, Gjyle Hoti do tė jetė e detyruar tė qėndrojė nė qelitė e burgut, sipas vendimit tė Gjykatės. Mė datė 6 tetor ajo do tė rikthehet sėrish me pranga nė duar nė tė njėjtėn Gjykatė qė ishte dhe dje, pėr tė asistuar nė fillimin e proēesit nė ngarkim tė saj. Akuza e ngritur nga prokuroria ėshtė ajo e vrasjes nė kushte tė rėnduara, pėr shkak tė moshės sė mitur tė viktimės.
Lutja e Gjyles: Mos mė futni nė burg
Gruaja 65-vjeēare Gjyle Hoti ka dalė krejtėsisht e shpėrfytyruar dje paradite para Gjykatės Kriminale "Woolėich Croėn Court", pėr tė marrė masėn e sigurisė. Gjatė gjithė kohės, ajo ėshtė parė tė qajė dhe tė kėrkojė familjarėt nė sallėn e gjyqit. Avokati i Hotit, ka pretenduar pėr njė masė tė butė ndaj klientes sė tij, pasi, siē ėshtė shprehur ai, mosha e tė pandehures e bėn tė pamundur largimin e saj nga Anglia. Mbrojtėsi i 65-vjeēares, kėrkoi masėn e sigurisė me arrest shtėpie, por kjo gjė nuk ėshtė marrė fare parasysh nga ana e gjykatės. Gjykatėsi i ēėshtjes, pasi ka dėgjuar avokatin mbrojtės, i cili tha se klientja e tij vuante nga disa sėmundje e nuk dėgjonte mire, ka vendosur masėn mė tė lartė tė sigurisė, duke e lėnė nė burg pa afat. Gjykata nuk ka marrė parasysh as moshėn e thyer tė gruas, si dhe as garancinė financiare tė ofruar nga familja e saj. Ndėrkohė qė pėrkthyesi shqiptar i Gjykatės, lexonte vendimin e firmosur nga gjykata, Gjyle Hoti ka filluar tė qajė dhe duke iu lutur gjykatėsit, qė tė gjykohej e lirė dhe tė kishte pranė tė birin qė kishte ardhur nė sallė pėr tė ndjekur vendimin. Policėt e shoqėrimit janė detyruar qė ta marrin me forcė tė akuzuarėn duke e kthyer nė qelitė e burgut tė grave, disa kilometra larg Gjykatės.
Krijoni Kontakt