Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Albtelekom, vendos cmime te reja

    Albtelekom, neser fillojne cmimet e reja
    Ndermarrja e telefonise fikse do te filloje neser zbatimin e tarifave te reja per sherbimet. Rriten cmimet e bisedave lokale dhe ulen tarifat per telefonatat nderkombetare.

    Ekspertet ne Ministrine e Telekomunikacionit: "Ndryshimi i cmimeve eshte ne themel te strategjise se telekomunikacionit derisa tarifat t'i ofrohen cmimeve ne tregjet rajonale"

    Blerina Hoxha

    Duke filluar qe neser ndermarrja e telefonise fikse, Albtelekom do te ofroje

    cmime te reja per sherbimet, me tendece rritjen e tarifave per bisedat lokale dhe uljen e tyre per telefonatat nderkombetare. Lajmi behet i ditur nga burimet zyrtare te ndermarrjes se telefonise fikse, Albtelekom, sipas te cilave ndryshimet tarifore bazohen ne nje strategji per zhvillimin e telekomunikimit kabllor. Rritjen me te madhe te cmimit do ta pesojne telefonatat brenda qyteteve, tarifat e te cilave do te dyfishohen. Aktualisht Albtelekom e ofron nje minute kohe bisede brenda qytetit me 1,6 leke, ndersa duke filluar qe neser nje minute do te kushtoje 3 leke. Cmimi per kete sherbim eshte dyfishuar, ndersa verehet nje ulje modeste ne tarifat e bisedave kombetare, te cilat nga 18 leke per minute do te zbresin ne 10 leke per minute. Ndersa uljen me te madhe te cmimit do ta kene tarifat e bisedave me jashte, te cilat per zonen e pare ku perfshihen Italia dhe Grecia nga 40 leke per minute qe jane aktualisht do te zbresin ne 30 leke per minute. Ndersa per zonen e dyte ku perfhsihen SHBA, Kanadaja etj. niveli i cmimit nga 97 leke do te zbrese ne 42 leke. Ndersa nje rritje gati 300 % do te pesoje abonimi mujor, i cili eshte parashikuar te rritet ne 300 leke nga 92 qe eshte aktualisht. Ndryshimet ne tarifat e telefonise fikse pritet te krijojne nje rritje te konsiderueshme te shpenzimeve te konsumatoreve per sherbimin telefonik kabllor. Duke patur parasysh se, shumica e familjeve pagujane ne muaj megjithe kohen bisedore nje shume te barabarte me tarifen e abonimit mujor qe do te detyrohen te pagujne ne te ardhmen. Burimet nga Ministria e Transportit thane se, ndryshimi i cmimeve per sherbimet e telefonise fikse eshte i bazuar ne nje strategji per zhvillimin e telekomunikacioneve qe synon ballancimin e tarifave me vende te rajonit. Strategjia perfshin rritje graduale te tarifave per bisedat brenda vendit dhe ulje te kostos per bisedat me jashte deri sa tarifat t'i ofrohen rajonit. Qeveria po aplikon nje strategji qe ka te beje me rritjen e tarifave te sherbimeve ne ndermarrjet me pronesi publike. E njejti plan po ndiqet edhe per cmimet e energjise dhe te ujit, produkte keto mjaft sensitive per konsumatoret.

    Tarifat e reja te Albtelekom (emimet mesatare lek/minut)

    Bisedat lokale jane behen

    1,6 3

    Bisedat kombetare 18 10

    Bisedat nderkombetare

    (zona 1) Itali, Greqi, etj 40 30

    (zona 2) SHBA, Kanada etj. 97 42

    Bisedat me celulare 80 50

    Pajtimi mujor 92 300

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    SA KUSHTON PAJTIMI MUJOR NE SHQIPERI SE NUK E KUPTOVA ?
    92 300 ?

    CMIMET I NGRENE KURSE SHERBIMET SA VJEN E KEQESOHEN.
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  3. #3
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Speciale
    Fillon “hetimi” i tarifave tė KESH-it dhe tė “Albtelekomit”

    Pėr hetimin e tarifave tė kėtyre dy kompanive monopolistike ėshtė ngritur njė grup ekspertėsh i propozuar nga Avokati i Popullit dhe Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve





    Florian Papadhimitri / Data (19-12-2003)


    Pėrcaktohen dhe fillojnė punėn grupet e ekspertėve qė do tė bėjnė “hetime” pėr tarifat e reja tė “Albtelekomit” dhe Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare. Tė propozuara nga Avokati i Popullit dhe Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve, dy grupet e punės janė krijuar para pak ditėsh dhe paraditen e djeshme kėto grupe kanė filluar punėn me dokumentet qė u janė vėnė nė dispozicion. Krijimi i dy grupeve tė punės lindi si nevojė e frenimit dhe mbrojtjes sė konsumatorėve nga ēmimet e reja qė propozuan dy kopmanitė “monopoliste”. Para disa ditėsh, KESH ka bėrė publike ēmimet e kilovat-orėve qė do tė vendosen pėr vitin qė vjen. Propozimet e korporatės pėr ēmimet e reja janė dorėzuar nė zyrėn e Avokatit tė Popullit, i cili ka kundėrshtuar propozimet e bėra pasi ato rėndojnė nė xhepat e konsumatorėve.
    Nė njė takim tė zhvilluar para dy ditėsh nė ambientet e zyrės sė Avokatit tė Popullit, drejtori i pėrgjithshėm i KESH-it, Andis Harasani, dhe ai i “Albetelekomit”, Apostol Noti, sė bashku me Avokatin e Popullit kanė vendosur qė tė krijohen grupet me ekspertė pėr sigurimin e njė “opozite” teknike lidhur me vendimet e enteve tė administratės qė ofrojnė shėrbimet publike. Ekspertėve do t’u vihen nė dispozicion nga zyra e Avokatit tė Popullit dhe tė gjitha organet shtetėrore dhe entet pėrkatėse si KESH sh.a, Enti Rregullator i Energjetikės (ERRE) dhe tė tjera qė mund tė kenė dokumente tė nevojshme. Nga grupet e ekspertėve pritet qė tė bėhet pėrgjigja e pyetjeve qė kanė tė bėjnė me argumentet qė KESH e “Albtelekom” kanė paraqitur pėr tė justifikuar rritjen e tarifave. Takimi i djeshėm vjen pas takimeve qė Avokati i Popullit ka pasur me kryetarin e Akademisė sė Shkencave, Ylli Popa, si dhe me rektorėt e tri universiteteve me qendėr nė Tiranė. Ngritja e grupeve tė ekspertėve ishte njė ide e dalė nga zyra e Avokatit tė Popullit dhe nga Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve. Nė fillimin e javės qė lamė pas drejtoria e pėrgjithshme e KESH-it ka deklaruar se pėr vitin qė vjen ēmimet e reja tė energjisė pėr tė gjithė konsumatorėt do tė rriteshin nga 10 deri nė 22 pėr qind mbi ēmimet aktuale. Njė fakt i tillė u kundėrshtua nga dy zyrat e sipėrpėrmendura tė cilat e konsideruan si tė paligjshme dhe nė dėm tė konsumatorėve. Rritja e ēmimeve nga ana e KESH-it po bėhet nė kuadrin e Strategjisė Kombėtare tė Energjisė (SKE), e cila ka si qėllim tė bėjė tė pavarur ekonomikisht KESH-in. Sipas SKE-sė, “pavarėsia” e KESH-it do tė arrihet nė vitin 2005, vit nė tė cilin me anė tė rritjes sė ēmimeve korporata do tė mbulojė kostot e veta dhe do tė arrijė tė vetadministrohet. SKE-ja ėshtė nė funksion qė prej disa vitesh dhe ka sjellė ndryshimin e ēmimit pėr ēdo vit. Mesatarisht ēmimi i njė kwh ėshtė rritur ēdo vit me 5 pėr qind, pėrveē vitit qė po lėmė pas. Nė njė fakt tė tillė drejtuesit e KESH-it propozuan qė rritja e ēmimeve tė kilovat-orėve pėr 2004 tė variojnė nga 10 deri nė 22 pėr qind mė shumė, pasi pėr kėtė vit nuk ka pasur rritje tė tij. Puna e grupeve ka filluar tashmė dhe tė hėnėn qė vjen do tė zhvillohet njė takim i organizuar nga ZMQ dhe Avokati i Popullit, ku do tė bėhet dorėzimi i dokumenteve qė do tė kėrkohen nga ekspertėt e dy grupeve.
    PAUCA SED MATURA

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  3. Korupsion ne moshen e internetit
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 11:26
  4. Albtelekom ul 25% tarifat pėr telefonatat ndėrkombėtare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 00:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •