Sic eshte permendur dhe me pare Historia e Kreditit luan nje nga rolet kryesore ne arritjen e nje niveli te pelqyshem jetese. Krediti, nese je rritur ne Amerike, ndertohet pa shume mund, pasi shumica e studentave marin oferta te vazhdushme per karta krediti te cilat ndikojne pozitivisht ne formimin e kreditit.
Megjithate shumica nga ne ka ardhur ne nje moshe madhore dhe nuk ka patur mundesi ta formoje kete histori. Per te mare kredi duhet histori e mire krediti dhe per te patur histori te mire krediti duhet te kesh mare kredi, pra eshte formuar keshtu nje "rreth vicioz" me pak mundesi manovrimi.
Cfare eshte Historia e Kreditit
Deri nje vitet 70 ishte e pamundur te behej dallim midis nje kredimaresi te mire (qe e paguante borxhin ne kohe) dhe atij te keq. Ne fund te viteve '60 ne fillim te '70 lindi Equifax, kompania e pare qe mblidhte te dhenat per njerzit qe mernin kredi, aftesite e tyre paguese dhe nese borxhi paguhej ne kohe apo jo. Keshtu Equifax filloi te ndertoje nje Histori Krediti per keta kredimarres. Me pas kete histori Equifax ja shiti bankave ose institucioneve finaciare te interesuara kundrejt nje cmimi.
Sot Historia e kreditit shifet jo me vetem nga Institucionet qe japin kredi, por dhe nga Qerradhenesit, institucionet qeveritare si dhe punedhenesit.
Si te formojme Historine e Kreditit
a) Hap 2 llogari bankare nje kursimesh (savings)dhe nje te rrjedhshme (checking). Ne te dya keto llogari duhet te kete levizje te vazhdueshme. Ne baze te ligjit ne fuqi, qe llogaria e kursimeve te mare interes nuk duhet te kete me teper se 6 transferta ne muaj, mundohuni ti permbaheni kesaj shifre. Ceqet e kthyera (bouncing checks) ndikojne negativisht ne kreditin tuaj prandaj eshte me rendesi qe llogaria te kontrollohet para cdo ceku qe shkruhet. Gjithashtu kalimi i llogarise ne shifra negative (overdraw) ndikon po negativisht.
b) Mer nje kredi te siguruar (secured loan). Me kredi te siguruar, kuptojme nje kredi qe pranohet, duke lene peng nje shume tjeter (Zakonisht kjo i meret bankes ku ke llogarine e kursimeve) p.sh ne llogarine bankare te kursimeve ke $6000, dhe keto i vendos peng kundrejt nje kredie bankare per $1000. $6000 mbetet gjithmone ne emrin tend, por ti nuk ke te drejte ti levizesh per sa kohe nuk lan $1000. Gjate gjithe kesaj kohe $6000 fiton interes. Kur kjo kredi lahet plotesisht, banka informon Equifax-in (ose cdo organizate tjeter qe mbledh historikun) dhe ai nderton historine tende respektivisht. Cdo raportim nga ana e bankes do te pakten 60 dite qe te duket ne Historine e kreditit, keshtu qe keshillohet qe kjo kredi mos lahet perpara 60 ditesh.
c) Kredit Kartat e Parapaguara. Kredit karta, te jep mundesine te perdoresh fonde qe nuk i ke, te cilat jane dhene si kredi nga institucioni bankar. Kredit Karta e Parapaguar funksionon njesoj si nje karte telefoni, ku ti harxhon aq impulse sa ti ke paguar. Me kete lloj karte Banka nuk te akordon fonde, ti i blen ato. Keshtu p.sh nese deshiron te keshe nje limit krediti prej $300, parapaguan karten me $300. Pavarsisht se kjo nuk eshte kredi, i raportohet Equifax-it si borxh dhe Historia ndryshohet pozitivisht nese pagesat behen ne kohe. Keshillohet gjithmone qe blanca juaj ne karte krediti mos te jete me teper se 75% e limitit. keshtu nese banka u akordon $100 kredi, balanca juaj ne ate karte nuk duhet te jete me teper e $75.
Per karte krediti te parapaguar mund te aplikohet fare lehete ne shume faqe te ndryshme interneti. Nje nga keto http://www.the-secured-credit-cards.com . Pothuajse te gjithe aplikantet aprovohen
Ne menyre qe te formohet Historia e Kreditit duhet te kesh mare te pakten 2 Kredi Bankare.
Krijoni Kontakt