Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7

Tema: Tek Rrija

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-05-2002
    Postime
    6

    Tek Rrija

    Meditim i hedhur ne leter ne leter ne forme vargjesh...



    Te mendoj! Edhe pse me duket e padrejte

    Gjykime te se kaluares me gerryejne

    Te deshiroj! Edhe pse eshte mekat

    Molla e ndaluar nuk i ndahet historise

    Te enderroj! Edhe pse nuk duhet

    Te kam larg per te te ndjere prane

    Te perceptoj! Edhe pse konture te keputura

    Thjesht bejne me abstrakte pikturen e jetes

    Te prek! Edhe pse gishtat varen ne ajer

    Duke ravijezuar imazhe te turbullta

    Te flas! Edhe pse vetem

    Ulur buze liqenit perplas ritmikisht buzet

    Te buzeqesh! Edhe pse e di

    Qe nuk e sheh dot ndricimi e syve te perlotur

    Te perkeledh! Edhe pse embelsine

    E ndjen vec fale sugjestionitmit

    Te dua! Edhe pse instiktet

    Nenshtrojne dhunshem llogjiken e lodhur

    Te ndjej! Nen vrullin e pandalshem te dritherimes

    Jemi dy pika mes te ciles kalon nje drejtez,

    Te ciles nuk I perkasim….





    Boston, 05/16/2002

    "nUK kaM frikE sE vdEs Por KaM fRikE sE nUK vDeS nGa dAShURIa"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    vogelushe

    shume e bukur dhe filozofike!

    that's the way i like poetry!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-05-2002
    Postime
    6

    Talking FALME!!!

    Flm mesues

    FALME!!!



    Falme! Qe friken te percolla mes dhimbjesh

    Guacken forcova per te mbytur shperthimin

    Falme! Qe te mpiva buzeqeshjen e embel

    Pas te ciles dashuruar isha me cdo qelize

    Ohhh Falme! Qe te gjakosa ndjenjen

    Isha dehur me gjakun tim. Doja tjeter!

    Falme! Qe theva brishtesine enderres

    Qe perkeledhur ish me prekjet tona

    Falme! Qe te mbusha me heshtje

    Paaftesia ime per komunikim ishte ngurtesuar

    Urreme! Qe te venitesh premtimet

    Per te cilat edhe sot digjem

    Harrome! I dashur harrome…

    Sic harroja une te kaluaren ne krahet e tua

    Shtiru! Falme shpirt

    Fundja nje maske me shume

    Kundrejt botes

    Kujto! Qe sa lindem vec maska pame

    E me to luajtem

    Mes vitesh skalitem tonat

    Falme! Qe I theva te tera

    E te tregova dhunshem se nga vinim...

    Me humbe! Nuk ishte ende koha

    I embli im- ishe I parritur



    Boston, 05/02/2002
    "nUK kaM frikE sE vdEs Por KaM fRikE sE nUK vDeS nGa dAShURIa"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    voglushe

    Keto poezi pse nuk i fut posht te letersia?


    te bukura i ke ..urime.

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    vogelueshe...

    perseris pyetjen e brarit.
    poezia me duket jo dhe aq vogelushe sa ke nikun, dmth po te mas nga shpirti...
    eja e sigurt se edhe mua do me nxere shpirti yt.
    prej motre macia blu meqe je quajtur "vogelueshe"
    je krejt e embel krejt poete dhe krejt e rritur.
    te pres.
    perqafime

  6. #6
    I HUAJ I PANJOHUR... Maska e BAD00355
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    BRENDA VETES!
    Postime
    68

    Wink ...

    AI EMRI YT.
    SA I BUKUR.
    UNE QE NE FEMIJRI E KAM RUAJTUR PER DIKE.
    AI EMRI YT.
    SA I BUKUR.
    BIRIARROGANTiDJALLIT

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-05-2002
    Postime
    6
    Kerkoj falje per vonesen ne pergjigje ( eshte e sigurt qe nuk ka qene indiference.)- por kam patur ca probleme me computerin.
    Falenderime te perzemerta per mendimet dhe vleresimet.
    I hodha ketu keto poezi meqe jane thjesht ca grimca meditimi te vargezuara. GJithsesi, te tjerat do jene aty ku duhet
    Macka me ke nje lexuese dhe admiruese te shkrimeve te tua;
    ne te njejten bote gėrmash dhe fjalesh lundrojme.
    me frymarrje te ngaldasuar verdallosemi
    mos trembim mendimet qe c'rregullt vijne e shkojne
    si kalimtare te rendomte ne rrugen e gabuar



    si gjithmone
    UNA
    "nUK kaM frikE sE vdEs Por KaM fRikE sE nUK vDeS nGa dAShURIa"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •