Pershendetje te gjitheve.
Sydylimri me behet qefi qe vendose te shkruash dhe shpresoj te na shkruash prape.
Mua per veten time do te me pelqente shume qe te jetoja ne Greqine e Seferit,Kazanzakit ose me mire akoma te Riga Fereut.
E verteta qendron qe po jetojme ne nje Greqi tjeter qe as demokratike nuk mund ta quaj, per refugjatet te pakten.Gjithmone flas nga ana zyrtare. Po ti shohesh me kujdes shkrimet e te gjitheve pikerisht ato qe thua ti liria,e drejta per te punuar jane shqetesimet kryesore dhe jo folklori,sepse besoj se kam lene nje folklor akoma me te cmuar ne vendin tim.
Do thuash ti kush ta ka marre lirine?Ose, nuk po punon?
Kam kaluar 10vjet ketu dhe jam akoma me dy copa letre ne xhep,ku njera ka skaduar qe prej nje viti dhe tjetra po thuaj se po i afron skadenca.Besoj qe je ne dijeni qe kjo nuk eshte per fajin tim.te ka qelluar te shkosh per verifikim dokumentash ne ndonje rajon policie?
Nuk e di se cmund te shkruante Eliti per per ne nga 90-ta e kendej.
Shpresoj te jesh mire dhe te dalesh sadopak nga jeta e librave dhe te jetosh te verteten.
Gjithe te mirat
Krijoni Kontakt