Close
Faqja 4 prej 53 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 529
  1. #31
    Stela angel Maska e stela
    Anėtarėsuar
    24-08-2002
    Vendndodhja
    Greqi, tani per tani
    Postime
    81
    Tani, une skam perdorur ndonje simbol Grek. E para nuk me pelqen sporti aqmeteper qe te perdor simbolin o olimbiakosit. S'e besoj qe ky simbol te jete i olimbiakosit.
    E dyta: .Kam shume shoqe dhe shoke Greke qe ja vlen te besh shoqeri me ata.
    Thjesht ketu nuk do me jepen rastet e njesojta me Greket.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Stela une nuk e kisha fjalen per Ty kur thosha per simbolin e olimpiakosit por ate qe e hapi i pari kete teme...



    Ajo qe me ben pershtypje eshte qe shume ketu i shajne greket...Atehere pse qendrojne ne Greqi?
    Meqe Italia qenka me mire le te shkojne atje por mos te harrojme qe ishin italianet ata qe mbyten anijen me refugjate shqiptare midis te cileve kishte gra dhe femije..
    Rracizem i mirfillte ne Greqi nuk ekziston por ketu nuk perjashtohen raste te vecanta,pastaj dhe media ka bere punen e vet negative ne kete drejtim.
    Persa i perket rastit te vjetshem per ngritjen e flamurit pati reagime te ndryshme ne popull por qendrimi i presidentit te vendit Stefanopoulos,i ministrit te arsimit te arsimit dhe i deputetit Pangalos ishte nje qendrim i qarte kunder rracizmit....
    Persa i perket asaj qe Stella apo dikush tjeter thoshte se edhe pse kishte nje mesatare te shkelqyer dhe nuk mundi te futej ne nje universitet grek ky eshte nje rast qe me teper ka te bejme me burokracine se sa me rracizmin.. Mos te harrojme se jane me dhjetra-qindra studentet shqiptare qe studjojne ne Greqi (nje nder te cilet jam dhe une) dhe vlen te theksohet ketu qe shteti grek na trajton njelloj si sdudentet greke pa asnje pagese... Ndoshta greket nuk na simpatizojne apo na ka dale emri i keq si i thone por kjo nuk do te thote rracizem...
    Populli grek ne pergjithesi eshte nje popull i urte ,bujar dhe mikprites dhe nuk te ngacmon.Te jemi reale gjithe keto vite nuk kemi pas probleme nga ana e popullsise (mos ta ngaterrojme me shtetin).
    Nje i aferm i im qe u kthye ose me mire e kthyen mbrapsht nga Anglia tregon se edhe atje shqiptaret nuk i simpatizojne..bile atje ka shfaqje te hapura rracizmi nga grupe te rinjsh angleze qe shajne apo godasin te huajt..Sa per policine e atjeshme apo per shtetin anglez mund te themi se jane shume korrekte por ja qe nuk po legalizojne shqiptaret e atjeshem...

    Edhe nje here e riperseris qe le ta gjejme nje here fajin tek vetja pasi jane bashkepatriotet tane ata qe meren me pune te pista si droge prostituticion dhe vrasje..Nuk besoj qe shqiptaret te kene probleme me greket pra me popullin grek.Dhe dicka shumicen e shoqerise e kam greke dhe mund te them se ia kalojme shume mire dhe nuk kam patur kurre probleme....

  3. #33
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Stela
    te uroj me gjith zemer qe te realizosh endrat e tua persa i perket shkolles dhe zoti ta befte mbare.

    Tani shpesh varet dhe nga ambjenti ku jeton apo studion,sigurisht ata qe jane me kultur' kane nje qendrim te ekuilibruar por,duhet te dish se ka dhe shume karafila, qe nuk na duan dhe jo vetem....
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Sa per shkollen e larte, edhe une perfundova si nje nga parafolesit. Por me perjashtim se kur hodha dokumentat per universitet (nje miku im ne Ministrine e Arsimit te Greqise) me tha hapur se kete vit (d.m.th para dy vjetesh) nuk do te futet asnje shqiptar, per shkak te nje incidenti te ndodhur ne Himare me zgjedhjet... !!

    Por kjo nuk me pengon ti respektoj greket (apo kedo tjeter). Mund te them me mire qe sme doli shkolla se tani nuk do te kisha perfunduar ne nje kolegj anglez. Fundi i fundit me grevat e petagogeve edhe vete greket studente vuajne.

    Une mendoj se jam me mire ne Greqi, per shkak te ngjashmerise (duam apo sduam) qe egziston. Traditave te njejta. Klimes, afersise, gjuhes... Me beri pershtypje te madhe nje shoku im kur erdhi nga anglia pas disa vitesh... teper tipik, i ftohte, pa ate buzeqeshjen e meparshme... Menjehere ne fshehtesi lavderova Zotin qe "ngela" ketu.

    "Ta leme" miq..
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Pershendetje te gjthe shqiptareve.....

    Pershendetje te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen ne cdo pike te globit dhe Zoti qofte me ta dhe sa me pak vuajtje dhe mundime se kurbeti mbetet kurbet dhe eshte i veshtire...Urojme qe te zhvillohet vendi i jone Shqiperia dhe mbase kthehemi nje dite edhe pse kjo per momentin duket e veshtire...Kjo eshte me e mira te kthehemi ne token meme e jo duke shtegtuar nga shteti ne shtet sic thoshte Stella pak me siper...Ne te Greqise jemi akoma ketu se per momentin ketu eshte me mire e jo se kjo eshte deshira jone...

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    JU PERSHENDES TE GJITHEVE DHE VECANERISHT ATA QE BANOJNE KETU NE GREQI. ME BEN PERSHTYPJE NGA ATO QE LEXOVA ME SIPER QE DISA NGA JU KANE MENDIMIN SE POPULLI GRK NUK ESHTE RACIST. MENDIMI I SECILIT I RESPEKTUAR.
    UNE KAM KETU 9 VJET. KAM NDESHUR DHE NJEREZ TE MIRE DHE TE KEQINJ, DHE TE EDUKUAR DHE TE PA SHKOLLE. KAM FILLUAR TE PUNOJ QE 17 VJEC PARALEL ME SHKOLLEN DHE MUND TE THEM SE JAM NDESHUR ME NJE MASE TE KONSIDERUESHME NJEREZISH TE TE GJITHA FUSHAVE. MENDIMI IM I NXJERRE NGA PERVOJA PERSONALE DHE TE FAMILJES TIME (PREJ 6 VETASH) ESHTE SE GREKET PERGJITHESISHT JANE RACISTE DHE KSENOFOB, VECANERISHT ME SHQIPTARET (KAM HISTORI AQ TE SHUMTA NGA VITET QE PO JETOJ KETU SA PER TE SHKRUAR 1 ROMAN.)

    PER KETE FAKT KANE DOMINUAR SHKAQE TE NDRYSHME SI PSH
    1) PERZIERJA E MENJEHERSHME E POPULLSISE GREKE PAS 90'TES ME KOMBESI TE HUAJA.
    2) INCIDENTE TE NDRYSHME ME TE HUAJ DHE PASQYRIMI TEPER I PASAKTE QE MEDIAT DHE SHTYPI GREK I BEJNE KETYRE NGJARJEVE.
    3) HISTORITE E VJETRA QE SHQIPERIA KA ME GREQINE (NUK PO I PERMEND) ETJ ETJ.

    DIKUSH NGA JU THA QE ATEHERE PSE JU NE GREQI NUK LARGOHENI QE ATY?
    SECILI SIPAS MUNDESIVE TE TIJ DO DESHTE QE TE LARGOHEJ SEPSE UNE ME NDERGJEGJJE TE PASTER JU THEM QE NUK KAM HASUR ASNJE SHQIPTAR NE GJITHE KETO VJET, TE ME THOTE SE ESHTE I KENAQUR NGA QENDRIMI NE GREQI. (KETU PERJASHTOJ TE KONSIDERUARIT VORIOEPIRIOT ME KARTA 3VJECARE TE CILET KANE TE TJERA MUNDESI JETESE.)
    JEMI TE PA MBROJTUR E PARA E PUNES NGA LIGJI. (LIGJI PER TE DREJTAT E EMIGRANTIT NUK EKZISTON).
    NUK KEMI TE DREJTA. NGA DITA NE DITE MUND TE DALI NJE MINISTER DHE PER MUSTAQET E CELOS TE JAPI URDHER PER TE ASHTUQUAJTUREN "FSHESA".
    JEMI SHUME TE VRARE NE SHUME ASPEKTE. SHUME NGA NE NUK I FUTEN NE SHKOLLA DHE PSE E MERITONIN. NA KALUAN NEPER GJYQE DHE PSE SE MERITONIM. NA CILESUAN HAJDUTE DHE PSE SE MERITONIM. NA MBAJTEN RROGAT SE E DININ QE KISHIM FRIKE TE ANKOHESHIM. NA KANE SHTYRE ME SHQELMA NE PIKAT KUFITARE DHE NUK E KEMI NGRITUR KOKEN.
    DHE SA E SA HISTORI TE TJERA QE I KEMI PERTYPUR PA ZE. MEGJITHATE NE JEMI PERSERI FITUES SEPSE PO SHKOLLOHEMI, PERPIQEMI TE BEHEMI NJEREZ ME TE MIRE, DHE PO U TREGOJME SE VLEJME DHE JEMI SHUME ME TE ZGJUAR SE TA.

    NE GREQI MUNDESITE QE TE JEPEN JANE POTHUAJ ZERO NE KRAHASIM ME ATO NE SHTETE TE PERPARUARA EUROPIANE APO SHBA. NDAJ JEMI NGA MERGIMTARET E HUMBUR NE TE GREQISE.

    KAM SHUME MIQ DHE SHOKE GREK ASHTU SI KAM DHE SHOQE RUSE, BULLGARE, AMERICANE DHE SHQIPTARE. I RESPEKTOJ SE ME RESPEKTOJNE DHE MARDHENIET JANE RECIPROKE. NUK I VE TE GJITHE GREKET NE NJE KAZAN PRANDAJ MOS TE KEQKUPTOHEN GREKOFILET.

    QOFSHI MIRE

  7. #37
    Duke shperndare TRAKTE Maska e DEBATIKU
    Anėtarėsuar
    12-08-2002
    Vendndodhja
    po ju ku jetoni?
    Postime
    221

    Trakt

    Me qe ne se eshte nxehur muhabeti te them dhe une pak per jeten dhe kohen 5 vjecare ne greqi.Ka qene mars i vitit 1997 kur u largova nga shqiperia dhe kurre nuk desha te ikja.Kur fillova liceun isha ne nje shkolle ku nuk kishte shqipetare te tjere dhe kuptohet qe isha si nje qengj ne mes te ujqerve pa shoke pa shoqe.E ndjeja nje ndjenje urejtje qe kishin te tjeret rreth meje dhe mesova te flas shume mire greqisht per te vetmen arsye qe te di te pergjigjem kur te linde ndonje keqkuptim.Por kjo me ndihmoi te bej shoke dhe tu bej te kuptojne se kush jam une e se nga vij une ,gje qe ata qe kisha shoke e respektuan dhe kur dikur une jam zene me dike per sa i perket temes te racizmit te gjithe shoket e mij greke kane marre ana time nuk do harroj nje djale grek i cili ka mesuar shqip dhe gjithe diten rinte me shqiptare dhe shume herre disa qe nuk e dinin shanin greket dhe ai kthehej dhe thoshte une jam grek (a nuk eshte kjo pek ironike ) Dhe si perfundim dua te them Po greket jan raciste po dhe ne i kemi ndihmuar te behen per sa i perket me ne.

  8. #38
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    DEBATIKU foli realisht dhe une e theksoj perseri,ne Greqi ka emigrante nga shume vende,por racizmi,ose ndoshta nje fare mos-simpatije per ne,nuk e kane per te tjeret ne ate mase.
    Masat ordinere te shoqerise na shajne,por ata thjeshte nuk na njohin me rrenje,nuk njofin historine tone e ato qe kemi bere ne dikur per ta.
    Une kam folur shume edhe me intelektuale ketu dhe gjeja,qe me ka bere pershtypje,eshte,qe ata nuk kane kurrefare racizmi ndaj nesh dhe vleresojne mikpritjen e popullit tone,por njekohesisht ata denojne ashtu si te gjithe aktet barbare,qe kryejne nje pjese e "llumit" te ardhur ne Greqi.
    E megjithese neper lajme pothuajse perdite degjojme krime te kryera nga shqiptaret ketu po realizohet filmi i shumepritur me titull "Dashuria Erdhi Nga Larg" e qe ben fjale per nje vajze greke,qe dashurohet marrezisht me nje te ri shqiptar,etj.,etj.
    Ne ate film luajne 10 shqiptare qe studiojne per drame ne Greqi dhe ka teme edukative antiraciste.

  9. #39
    Stela angel Maska e stela
    Anėtarėsuar
    24-08-2002
    Vendndodhja
    Greqi, tani per tani
    Postime
    81
    Tani!
    Me behet qefi qe je i kenaqur ne Greqi. Gjithashtu gezohem qe keto vite nr Greqi nuk ke pare racizem ndaj teje dhe ndaj shqiptareve.
    Populli Grek ka qene bujar dhe mireprites atehere sa erdhem ne Greqi kur na quanin 'Albani turistes'. Tani ky respekt po shuhet dita dites.
    1)
    Nje shembull shume i thjeshte: Shumica e Grekeve nuk japin me qera shpiat e tyre tek te huajt. Ky tregon nje racizem per te gjithe te huajt

    2)Kur policia kap shqiptaret pa letra, i marrin direkt ne rajonin e policise , i mbajne ne biruca si kriminele, i dergojne ne shqiperi, rruges ne autobuz i rrafin , i shajne. Kete qe po them eshte e vertete. Komshiu jone na e tregoi. Megjithate keto raste jane shkruajtur ne gazetat shqiptare.

    3) Ku kapen nusen e dajes me femine 3 vjec, nuk kishte letra, i derguan ne polici direkt, nuk na lan per t'i pare. I mbajten ne biruce te dyja 48 ore( do mbushet autobuzi). Ato aq shume e urryen kete vend sa nuk u kthyen me ketu

    Dicka, si Debatiku, besoj dhe une se ne i kemi ndihmuar te behen racist ndaj nesh.

    Asnjehere nuk i kam share greket. Nuk me pelqen racizmi. Te them te drejten kam shume shoke dhe shoqe Grek dhe ja kaloj shume mire dhe sidomos me respektojne. Tani per tani ja kaloj skelqyeshem, por duhet te mendoj dicka per te ardhmen time.

    Nuk i di endrrat e tua, keshtu qe nuk mund te them nese i realizon dot ketu apo jo.

  10. #40
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Po neper lajme degjon ti,qe shqiptaret,pasi jane ngopur duke vrare greker,etj.,kane filluar te vrasin njeri tjetrin?!
    Tani,meqe me tregove historite e komshiut ti,po te tregoj une historite e kushuririt tim te pare,qe qendronte ne nje shtepi me tre shqiptare te tjere dhe njeri nga ata helmoi me petidine shokun tjeter e ne kohen,qe gjasme do ta conte ne spital e hodhi ne humnere vetem per 80 000 dhrahmi,qe i gjeti ne sirtar e u zhduk ne Shqiperi.Ka edhe shume te tjera,po ska nevoje te permenden.
    Tani te bej nje pyetje une ty Stela,po te kishte ardhur nje popull tjeter ne Shqiperi e te benin ato qe bejne ata ordineret ketu,cfare do kishim thene ne?!Apo do ti pergezonim edhe nese do ishin te paligjshem ti mbanim neper hotele me pese hyje dhe jo neper rajone policie?!
    Tani ti leme keto terma raciste dhe po te jeni te forte ju shqiptaret e greqise,qe merrni pjese ne forum,hajde mblidhemi ndonje dite edhe organizojme ndonje dreke e te bejme ate qe asnje nuk e ka bere deri tani
    Mendohuni edhe lini ndonje shenim ketu,se s'kemi per te kaluar keq.

Faqja 4 prej 53 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •