ENRI JAM DAKORT ME TY. PER SHUME PADREJTESIRA QE NA BEHEN FAJIN E KA SISTEMI POLITIK DHE LIGJEROR GREK.
E LEXOVE PM ?
ENRI JAM DAKORT ME TY. PER SHUME PADREJTESIRA QE NA BEHEN FAJIN E KA SISTEMI POLITIK DHE LIGJEROR GREK.
E LEXOVE PM ?
feja e shqiptarit eshte shqiptaria
Mendoj se jane me teper vlere te hedh ketu dy botime te revistes se lartpermendur, megjithese i kam botuar dhe ne forumin : Kinematografia...
Postimi #1
Filmi qe theu tabute ne Greqi.
Pas Italise, artistet shqiptare pushtojne Athinen. Ne skenen e telenoveles "Dashuria erdhi nga larg", ku rrefehet historia e dashurise se nje emigranti. Por edhe nje realitet krejt tjeter i shqiptareve ne Greqi.
Nje nga skenat e filmit Dashuria erdhi nga larg
Banoret greke te Koropit nuk do ta kishin shpene kurre nder mend se nje dite te nxehte korriku mund te gdhiheshin ne Shqiperi. Mes shtepive te gurta te zhgaravitura me siglat e PD e PS-se apo nen kercitjen e hekurte te mercedeseve te vjeter qe capiten ne kalldremet e fshatit, tashme flitej vetem ne gjuhen shqipe. Ne njeren prej tyre ndodhej edhe dyqani ku mblidheshin pleqte e fshatit per te pire kafe turke nen tymin e duhanit te dredhur apo telefoni i vetem qe mund te te lidhte me pjesen tjeter te botes. Me pak fjale nje fshat i vertete shqiptar, qe arkitektet e tij kishin vendosur ta pagezonin me emrin Dukat. Por habia qe mbertheu banoret e fshatit me te ri ne bote, do te fashitej shume shpejt. Ndoshta qe ne momentet kur do te mesonin se "Dukati" i tyre ishte zgjedhur si sheshi i xhirimeve te telefilmit te fundit te stacionit prestigjioz "Antena TV".
Ne ato dite te nxehta korriku, para kamerave televizive nisi te rrefehej jeta e nje emigranti shqiptar, te dashuruar pas gruas se afendikoit te tij. Per here te pare, nje regjisori vendas kishte "guxuar" nje nderrmarrje qe disa vite me pare mund te quhej krejt e pamundur: nje film qe flet per jeten e emigranteve shqiptare ne Greqi. Per here te pare, vijne ne ekranin e televizionit kombetar grek emigrantet e vertete shqiptare. Me anet e mira dhe te keqia te tyre. Vijne intelektuale qe detyrohen te ropaten ne pune te rendomta, por qe nuk harrojne qe ne mbremje te shfletojne librat. Njerez qe dine te fitojne respektin e vendasve, por edhe te dashurojne. Sepse te fund te fundit, kjo eshte pamja e vertete e shqiptareve qe po provojne te njohin prej pak kohesh vendasit. Ndoshta per kete qellim, telefilmi "Dashuria erdhi nga larg", i transmetuar cdo te premte ne mbremje ne valet e "ANT1", eshte kthyer ne njerin prej programeve me te ndjekura ne Greqi.
Te premten e shkuar, seriali i jetes se emigrantit shqiptar kishte mberritur ne episodin e 10-te. Aty ku dashuria e tij me greken e bukur (gruan e afendikoit te tij) ka arritur kulmin. Ne qender te kesaj dashurie eshte Iliri,( i intepretuar nga Kosta Somer) studenti nga Dukati, i veshur me tere karakteristikat e mira te nje shqiptari. I sapo diplomuar per agronomi, ai le vendin e tij per te siguruar nje pune me te paguar ne Greqi. Ne ditet e para te emigrimit nisin perpjekjet per te siguruar leje qendrimin. E gjate kesaj kohe ben cdo lloj pune qe i del perpara. Por ne oret e vona ne nates, vazhdon te studioje, per t'i pasuruar me shume dijet mbi agronomine. Nga pas vetes, atje ne vendin e tij te lindjes ka lene te fejuaren e tij. Por ne Larisa, ai dashurohet me gruan e pronarit te tij, Vasiliqine, e cila gjen ngrohtesine e munguar tek ky djalosh i ri shqiptar, gjen ato qe i kane munguar ne lidhjen e saj martesore. Eshte kjo nje dashuri qe krijon probleme per te dy palet, ate greke e ate shqiptare. Kjo eshte pika ku ka arritur filmi, ndersa te tjera episode vazhdojne te xhirohen ne Larisa.
Nje prej protagonisteve te ketij filmi shqiptaro-grek, eshte edhe Nikolla Llambro, aktori gjirokastrit i njohur ne kinematografine shqiptare qe jeton prej vitit 1991 ne Greqi. "As qe mund ta besonim se do te vinte kjo dite, qe nje regjisor grek te realizonte nje serial te tere televiziv per jeten e emigranteve shqiptare ketu ne Greqi", shpehet i emocionuar aktori i dhjetra filmave te Kinostudios "Shqiperia e re". Ai vete interpreton rolin e Ramizit ne film, nje nder ata emigranteve qe ia prishen imazhin Shqiperise. Qe vijne ne Greqi per te fituar me poshtersite e tij, duke dredhur tere diten zinxhirin e duke spiunuar e futur ne sherre te tjeret. "Nuk kishte se si t'i mungonte filmit nje personazh i tille sepse e verteta eshte se ka shume njerez te tille qe cfare nuk kane bere ne Greqi e ne vende te tjera te botes aq sa per Shqiperine u krijua nje opinion i tmerrshem te cilin zor se mund ta ndryshojme", thote Llambro. Por krahas Ramizit, per here te pare ne televizionit grek vjen edhe nje pamje krejt e ndryshme e emigranteve shqiptare. Ata qe pertej skamjes nuk harrojne per asnje moment dinjitetin dhe krenarine per vendin qe kane lene pas.
Mbi te njejten filozofi eshte ndertuar edhe stafi i aktoreve shqiptare ne kete film. Jane mbi 15 personazhe qe interpretohen nga studente apo ish-aktore te njohur shqiptare qe ndodhen prej vitesh si emigrante ne vendin fqinj. Pjesa me e madhe e tyre po i rikthehen pasionit te vjeter pas shume vitesh braktisje per t'iu kushtuar puneve te rendomta dhe peruljeve. Ndersa ideja ishte krijuar prej vitesh ne mendjen e regjisorit grek Manushos Manushakis, aktoret ende nuk ishin gjetur. Vec grekeve do t'i duheshin patjeter dhe disa aktore shqiptare. Ndryshe filmi nuk do dilte realist. Ne kerkimet e gjata, regjisori mesoi se ne Greqi ka edhe aktore shqiptare. I gjeti ata qe kerkonte, ndersa mesoi se keta aktore kishin krijuar dhe nje shoqate te tyre te quajtur "Shoqata e aktoreve ne mergim", brenda te ciles jane perfshire pothuajse te gjithe aktoret qe mergojne ne Athine. "Ne kete shoqate do te sigurohej stafi i duhur per filmin", sakteson Llambro duke shtuar se aktoret e kesaj shoqate (anetar i se ciles eshte dhe vete ai) jane perpjekur te organizojne aktivitete, koncerte te fjales artistike. "Edhe tani ne festat e nentorit ne organizuam nje mbremje poetike me recitime. Arrijme te gjejme ndonje salle te vogel teatri per te bere te tilla aktivitete sa per te mbajtur gjalle pasionin tone te artistit". Asnjeri prej anetareve te kesaj shoqate nuk e kishte menduar kurre se nje dite do te ishte personazh i rendesishem i nje filmi grek, aq me pak i nje filmi qe do te trajtonte jeten e tyre. Regjisori grek, Manushaqis i futi krejt papritur ne kete rrjedhe edhe Nikolla Llambron, edhe Laert Vasilin, edhe Eglantina Kumen, edhe djalin e Kadri Roshit, Klitin, edhe Kristina Bermadhen, Armando Dautin e Aleksander Rrapin. Te gjithe se bashku jane bere tashme te njohur edhe ne audiencen greke. Te gjithe se bashku po zbulojne ne krah te kolegeve greke se kush jane ne te vertete. Historine qe nisi te rrefehet ne ditet e nxehta te korrikut, ata, te gjithe se bashku, greke e shqiptare e rrefejne rregullisht ne mbremjet e se premtes si nje "Dashuri qe erdhi nga larg", si nje dashuri qe lidh dy kombe fqinje.
Postimi #2
Rrefimi i drejtuesve te filmit
Si e zbuluam Shqiperine
Pak vite me pare, sigurisht qe askush nuk do te merret persiper te realizonte nje film per shqiptaret. Te pakten te fliste mire per ta. Edhe regjisori Manushos Manushakis dhe bashkeshortja e tij, e cila pranon te na rrefeje kete aventure, nuk e paten te lehte. "Fillimisht pati shume reagime negative, deri edhe nga aktoret dhe kineastet greke", nis te tregoje zonja Manushaqis. Por ata nuk u terhoqen nga kjo ide. Paragjykimet i detyruan vetem qe te shtynin per me vone realizimin e filmit. Dhe ne muajin korrik, kur televizoni "Antena" dha viston cdo pengese kishte kaluar. "Kete vit menduam se nuk do te ishte me aq shume e veshtire te perballje realitetin e vertete shqiptar ne syrin e popullit grek sepse edhe ne vete si grup pune u bindem me shume mbi realitetin shqiptar. Une nuk mund te them se sa ka shkuar numri i emigranteve shqiptare ketu ne Greqi, por di te them se jane bere shume vite qe ne bashkejetojme. Femijet po shkollohen ne shkollat tona, te rinjte po dashurohen me njeri -tjetrin e po formojne familje, pleqte po krijojne miqesira mes tyre e keshtu me radhe. E ne te gjitha keto marredhenie njerezore ne po kuptojme se kush jane shqiptaret e vertete. Po kuptojme se tani eshte koha qe te fillojme dialogun", sqaron Manushakis.
Ajo duket e bindur kur thote se nese do behej me pare, ky film nuk do te kishte kaq shume interes sa tani. Gjerat duhen bere gradualisht ne kohen e duhur, atehere kur cdo rrefim mund te pranohet me lehte nga te tjeret. "Ne vendosem ta tregojme te verteten e Shqiperise pasi lexuam pjese te historise se ketij vendi. Vendosem sepse jemi te bindur se cdo popull ka menyren e tij te te jetuarit, e brenda kesaj menyre ndodhet e mira dhe e keqja. Keshtu, nisem te kerkojme aktoret shqiptare me te cilet puna do behej me e lehte e me konkrete. Kur i zbuluam keta aktore kuptuam se ata jane shume origjinale e shume te talentuar. Kuptuam se Shqiperia ka te fshehura edhe vlerat e saj. Gjithmone e kemi ditur se kontakti me njerezit te ben te njohesh historine e nje kombi. Tani u bindem edhe me shume per kete gje".
Nje aktor ne mergim
Iku atehere kur shume e shume shqiptare synuan "parajsen" ne vendin e huaj. Iku duke marre me vete dhe pasionin e madh per filmin, dhe kujtimet e bukura nga filmat artistike ne te cilet kishte luajtur role karakteristike. Kujton mes tyre luftetarin tek "Liria a vdekje", shoferin tek "Koncert ne vitin '36", partizanin nevrik tek "Nata e pare e lirise", "Njeriun me top", "Guret e shtepise sime", "Ne fillim te veres".
Pastaj aktori i teatrit te Gjirokastres i la te tera keto,e kaperceu ne token greke per te punuar lloj -lloj punesh. Ndihej i rrenuar ne shpirt ndersa shikonte ne video filmat qe kishte marre nga Shqiperia, ndersa kujtonte gjithe c'kishte lene pas. Pastaj zgjohej te nesermen ne mengjes me xhaketen e punes, atje ku e priste afendikoi grek. Enderronte diten kur do mund t'i kthehej serish skenes. Por endrra vertitej gjithmone ne Shqiperi dhe asnjehere ne Greqi. Por ja qe ndodhi dhe keshtu. Regjisori grek shume i njohur per serialet televizive, i ofroi nje rol ne filmin e tij. Ajo dite ishte me e bukura per Nikolla Llambron. Ndieu se po rilindte perseri. Mbi te gjitha, sepse: "Do te isha serish brenda botes sime e se do te jepja ndihmen time per te zbuluar historine e shqiptareve. Ndaj do te doja shume qe grupi i punes te ftohej ne Shqiperi sepse pala greke gjithmone ka treguar interes per te pare me syte e vet Shqiperine. Do te doja shume qe nje pjese e ketij filmi te jepej edhe ne kinemate e Tiranes", thote Llambro ndersa mundohet te fshehe emocionin qe i shkakton rrefimi per te kaluaren e tij.
Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |
Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu... |
__________________
Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
__________________
Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
Kush t'ka qit me krye ne hi?
Ti ke pas ken nje zonj e rand...
Burrat e dheut te thirrshin NANE...
(Pashko Vasa)
te ma perktheni ket shkrim qe eshte ne greqisht?? eshte e rencishme qe ta di cfar eshte then aty se i njejti njeri me ka kercenuar qe te me vrasi dhe dua ta dij sa seriozisht eshte kjo situate me perkthimin cfar me kathen ne greqisht. ju lutem?
....................
Ekllhniko forum einai edw re arxidi, trava
sthn notia albania na sou eksigisoun.
__________________________________________________ __
Gia sou file, lipon sti ximara 90 % eine elines. Sto argirokastro 8a
elega 60% ala sta xoria eine peripu oly elines. Stous ag saranta den
nomizo na eiparxune tosy poly elines epidi me tin epoxi tou xotsa
katevase polus alvanus apo epano kai tous evase eki. Ala sta xoria (ag
saranta) eine elines oly) .
Ase tous albanus na lene oti 8elune. Gia mena eine tourki.
Otan pige oi apestalmeni ton USA stin ximara gia periodia kai pigane sto
palio to kastro (eiparxune akomi spitia eki) kai synandisane 1 gria o
alvanos metafrastis rotise kati sta alvanika tin gria, afti ton kitage
kai tou lei sta elikina oti kseri elinika kai merika italika. Oi
apestalmeni ta xasane epidi nomizane oti sti ximara eine alvani.
Ta leme
__________________________________________________ ___
ante kai gamhsou poustara
ju lutem,
shpata
mos u be mjalt se te vijne grenxat.
i dashur 'shpata'
nuk po taperkthej por po ta permbledh me dy fjale:
Jugu eshte grek megjithese vuri dore hoxha etj...
Ke dhe nje "pershendetje" personale ne fund!
PS"a je ka tutesh?"
Kurse une e shof nivelin e atij qe ka shkruar ate shkrimin ne greqisht,qe nga gabimet ortografike,qe ka bere ai ne gjuhen e tij.
Pra me ato gabime,qe ben ai ne te shkruar,nuk ka se si te mos shprehet ne ate menyre.
Menyra me e mire e komunikimit me injorantet eshte injorimi...
Pershendetje!
Gabimet qe ka bere miku, i di edhe nje shqiptar i sapoardhur. Nejse une po te sjell nje permbledhje...
* * *Forum Grek eshte re ***, ik (me miresjellje) ne Shqiperine e Jugut te te shpjegojne.
_________________________
Pershendetje mik, atehere ne Himare jane 90% grek. Ne Gjirokaster do te thoja 60%, por neper fshatra jane pothuajse te gjithe greke. Ne Sarande nuk mendoj se ka shume greke, pasi Hoxha zbriti shume shqiptare qe lart, dhe i vendosi atje. Kurse ne fshtrat e Sarandes jane greke te gjithe.
Leri shqiptaret te thone cte duan. Per mua jane turq. Kur shkoi i derguari i USA ne himare dhe shkoi ne keshtjellen e vjeter (Paliokastro) ka akoma shtepi atje. Takoi atje nje plake dhe perkthyesi shqiptar e pyeti dicka ne shqip plaken, ajo e pa, dhe i thote ne greqisht se dinte vetem greqisht dhe pak italisht. Te derguarit e humben, sepse menduan se Himara eshte shqiptare.
Shihemi
____________________________
hajde **** **** (me mire te mos ta dish)
Mik, po ty cte duhet qe futesh ne forume greke. Mos pret gje qe te thone dicka pro-shqiptare??? Po pate oreks hajde ketej nja 24 ore te shikosh me sy dashurine greke ndaj shqiptareve.
Keshilla ime, angazhohu me shume tek forumi yne. Mbase do te perfitosh dicka..
kret miqesisht,
huggos
P.S. E mos i ler te tjeret te te kercenojne kaq lehte re. U thuaj se do mbledh 800.000 shqiptaret e greqise ti bejme nje vizite ketij mikut.Ne jemi ne shtepine e tyre e mund te sillemi si te duam, jo ata..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga huggos : 09-02-2003 mė 09:03
detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller
Re shpata, nuk na e tregon edhe neve kete forumin ku futesh ti hedhim nje sy ????
huggos
detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller
Njehere pershendetje te gjithe Shqipetareve qe ndodhen ne greqi. Eshte hera e pare qe prononcohem ne kete teme. Lexova me vemendje disa shkrime dhe me bene pershtypje disa. Sa per Enrin qe thoshte qe shoqerine me te mire e kam njhur ketu ne greqi etj. Une dua ti them qe mire ben qe ke shoke grek por ama ma merr mendja se e ke degjuar shume here tek greket kur flasin me njeri tjetrin Alvanos eimai ego (shqipetare jam une). Po te thuash qe nuk e ke degjuar eshte e vertete qe genjen. Pra beji ndonjehere pyetje vetes pse ka ne greqi nje problem te tille "Shqipetaret". Ka edhe rus nga georgia ne greqi dhe sidomos ketu ne krete qe jane edhe hajdutet me te medhenj pse nuk hapet ndonjehere problem per ata?
Dhe edhe pse ja kalon mire sot kurre nuk do te te doje nje grek qe te jesh i dashuri i vajzes apo motres se tij sado te studjosh dhe tia kalosh mire. Dhe shiko nje cike shkrimin e Steles ne athine qe kishte zene edhe te qaje shume here edhe nga kush nga mesueset grek.
Si perfundim ne greqi ka shume racizem per Shqipetaret ne vecanti dhe kete e mbjellin mediat dhe kisha greke. Dhe kete e bejne per shkak te problemebe historike qe kemi dhe duan qe populli grek te jete gjithmone kunder Shqipetareve.
Dhe se fundi tju tregoj nje histori.
Punoja na nje shtepi greke dhe ja kalonim shume mire me pronarin. Kisha nja jave qe punoja atje. Nje dite po cante nje femije i vogel lart dhe per te pushuar se qari babai i tij i bertiti dhe i tha. (Fige mesa sou leo giati irthan i albani na se fane irthan) mund ta perktheni vete tani . Dhe merreni me mend se cfare urrejtje do te ndjeje ai femije per femijet Shqipetare kur te shkoje ne shkolle se nuk ka shkolle ne greqi qe ska shqipetare ose jane shume te rralla.
Ju pershendes te gjitheve qe ndodheni ne greqi.
Pershendetje te gjitheve. Sa per mendimin ideja per nje serial te tille ishte shume e mire edhe per vete greket.
Por ju dha edhe shqipetareve nje cike kurajo.
Pershendetje.
Pershendetje te gjitheve.
Me falni per mungesat pa arsye.
Neco u harruam por me duket e ka fajin koha qe s'po na le rehat.
Mire e kishit qe thonit te takohemi njehere si forumsa por une jam lodhur aq shume duke e kerkuar kete gje dhe s'pashe ndonje reagim.Ndoshta jemi shume te zene me pune(s'na le greku me marr fryme).
Sa per forumet greke me shtyhu kureshtja dhe hyra ne nje te tille qe te shikoja c'fare shkruanin per ne.
Hyra me idene qe do lexoja shume te shara por per cudi ndodhi e kunderta.Po thuajse te gjithe i kunderviheshin njerit qe na shante.Atij personit i benin pyetjen a ke qene ndonje here jashte qe ta kuptosh se c'do te thote emigrant.Me beri pershtypje te them te drejten.Pjesa me e madhe e tyre ishin ne Gjermani dhe gjenin vetveten tek shqiptaret kur vinin per pushime ne vere ne atdheun e tyre.
mos bej ate qe nuk don te bejne te tjeret tek ty.
Krijoni Kontakt