Close
Faqja 12 prej 53 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 529
  1. #111
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Po mire o HUGGO , por nuk e di nese do ta realizoj me sukses. Nejse;
    Ky film realizohet ne nje fshat te qytetit Larisa. Aty jetojne disa shqiptare te cilet punojne ne tokat e disa fshatareve qe kane prona te medha. Midis tyre eshte dhe Argjiri te te cilet punesohen disa prej shqiptareve. Argjiri eshte i martuar me Vasiliqine, ka babane, dhe nje vlla. Nje dite tek po punonin disa shqiptare me traktor, traktori per nje moment prishet dhe shqiptari qe punonte me te theret Agronin per ta regulluar ngaqe i jepej, Agroni eshte i martuar dhe ka nje djale rreth 10-12 vjec qe e quajne Agim. Ne kete kohe Agimi te po e rregullonte motorin i priten gishtat e dores se djathte. Djali ishte aty afer dhe vjen me vrap duke theritur baba, baba. Ecojne ne spital te cilit i jepet ndihma e shpejte. Ilia i cili eshte personazhi kryesor ka nje kohe te shkurter qe ka ardhur ne kete fshat dhe nuk e njohin mire. Nusja e Argjirit, Vasiliqia, organizon nje feste me rastin e panairit. Per te sjelle karriget dhe per te rregulluar pisten ku do luaje orkestra, marrin Iline dhe shokun e tij. Per te gjetur punetore per Argjirin e ka marre persiper nje vorio-epiriot qe e quajne Ramiz, i cili nuk flet mire per shqiptaret dhe i perbuz ata . Ne pune e siper Ramizi e shikon Iline qe eshte njeri punetore dhe qe ja pret per te gjitha. Argjiri i thote qe ka nevoje ngaqe Agroni s'punon me. Ramizi i thote per Iline dhe Argjiri pranon. Ilia i thote Ramizit qe duhet te me paguaj 12 000 dhrahmi. Pse i thote Ramizi me i mire se te tjeret je ti? Grek je? Jo i thote- por punen e bej si grekrit dhe s'ka pse te paguhem me pak. Ramizi i thote Argjirit dhe pranon. Ne feste Vasiliqia kercen dhe shfaq gezimin e saj per harritjen e qellimit.Ilia me shokun e tij jane ulur ne nje ane dhe po shikojne dhe degjojne kenget . Ngjajne me tonat-thote shoku--jo -- thote Ilia-tonat jane me te mira. Shiko nusen e Argjirit, e dogji fare-thote shoku i Ilise, shiko si eshte, si shpirt. Pusho i thote Ilia, ndersa po e shikonte me admirim. Ne kete kohe vjen Ramizi dhe u thote qe boll ndenjet. Vasiliqia ka ftuar dhe nje shoqen e saj te cilen do qe te beje lidhje me kunatin e saj. Diten tjeter Ilia shkon e punon te shpia e Argjirit. Vasiliqia ka marre keshille nga doktori qe te mos leviz shume ngaqe s'ngel dot shtatzane. Te po rrinte ne ballkon dhe lexonte gazeten, ia merr era dhe e con afer Ilise. I thote Ilise qe tja sjelle . Ilia ia con dhe ngaqe i vinte uri pa nje cope keku mbi tryeze. Vasiliqia e verejti dhe i thote qe ka tjeter. S'ka gje thote Ilia, s'dua. Ajo shkon dhe i mbeshtjell nje kek te gjithe.Ajo e pyet- shqiptar je? Po - thoteIlia, s'te duket i thote ajo. Ne ate kohe ai le kekun ne tavoline dhe i thote- kam bere perpjekje te madhe dhe kam vite ketu.Jo kot nga menyra qe flet s'te duket i thote. Ai iken, ndersa kjo i flet dhe e pyet-; Si e ke emrin? Ai i thote ILIA.


    MBARIM I PJESES SE PARE, NESER PJESA E DYTE OK HUGGO?

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    wowwwwww

    paske humbur kot moj vjossa.


    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  3. #113
    Dielli eshte jeta Maska e Ada
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    ne jete
    Postime
    205
    Bravo Vjosa!

    E ke treguar sikur e kam pare vete mu duk

    Ky film qeka shume me spec dhe me duket se tregojne jeten time aty ne thessalia sepse edhe une e fisi im aty u vendosem si fillim para se te shkonim ne athine :
    Vellai im biles ka studjuar ne Larissa.

    EH.. sa kena hedh dikur ne greqi e na u desh me nderru ne emrin me u bo fallso grek .
    Vitet e para ishin nje enderr e keqe sepse na dergonin policine spiunat shqiptare ne shtepi po pastaj une punoja ne dhikastirio si perkthyese dhe i njofta policte e sna vinin me.

    Tani greqia ka ndryshuar ka ndryshuar dhe paga edhe pse une kam 5 vjet qe se kam vizituar por kur shkuam te jetonim ne athine ishte tjeter lloj jo si thessaliotet.

    Me kujtohet rroga ime e pare ishte 1000 dhrahmi

    Nejse se ju merzita na tregoni edhe pjesen e dyte ju lutem edhe flm vjosa je grup!
    Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!

  4. #114
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Vjosa.
    Vrasjen,qe i bene atij,qe nuk u kishte dhene rrogat nuk e zbuloi kush e beri.Vetem tregoi,qe shkoi ai shqiptari e i kerkoi leket dhe ky i mbylli deren e makines me perbuzje,pastaj ne darke dikush i shkoi ne shtepi dhe e qelloi ne koke,por personin e tregoi vetem nga kembet.
    Te shohim...

  5. #115
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Kacaku, une vetem pjesen e pare kam treguar, ndersa te dyten dhe te treten akoma s'e kam treguar, prandaj mos u nxito se u humb kyreshtjen te tjereve

  6. #116
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    hi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Vjosa : 21-10-2002 mė 20:36

  7. #117
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Te me falni qe s'shkrova dhe pjesen e dyte, por tre here u perpoqa duke shkruajtur shumicen e pjeses se dyte, dhe tre here eshte shuar. Tani s'kam me durim. Besoj se neser. OK? dhe nje here me falni!
    me respekt Vjosa

  8. #118
    mechanical Maska e Notari__1
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia U.S.A
    Postime
    6
    A moj Vjosa me ke lene me ankth te lexoj pjesen e trete se te paren dhe te dyten e kam pare nga "ANT1satelit".

    Une mund te jem jashte teme sepse kjo teme i perket Shqiptareve qe ndodhen ne Greqi po mendoj se jo vetem Shqiptaret e greqise e shofin kete film por te gjithe Shqiptareve qe u jepet mundesia (sigurisht per ata qe dine gjuhen) e shikojne kudo qe ndodhen.

    Eshte nje film shume fantastik dhe terheqes.
    Jo per gje por eshte nje film qe te ulin hundet antishqiptaret Grek.

    Pershendetje te ngrohta Shqiptareve ne Greqi.
    Qe te fitosh nje here ben nje hakmarrije, qe te fitosh gjithmone ben falje.
    Leri tingujt e zemres te tingullojne vetem per ata qe mund ti degjojne.

  9. #119
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Pershendetje te gjitheve dhe vecanerisht Notarit!

    Pjesa e dyte:

    -Ilia mer ne telefon te fejuaren e tij ne Dukat te Vlores e cila e priste me agoni gjithe diten . Ilise i kishte mbaruar bateria e celularit dhe s'shkeputej dot nga puna qe ta mirrte ne oren e duhur. Ajo priti deri vone derisa erdhi i vllai i saj Saimiri per ta marre. Ne castin qe do iknin merr Ilia dhe ajo gezohet shume.
    -U shqetesova, mendova se me harrove-i tha
    -Jo -i thote Ilia- mendja dhe zemra ime jane tek ty
    -Vajzat greke dine te vishen bukur dhe u friksova-tha ajo
    -Une ty dua - i tha Ilia dhe e pyeti dhe per mamane e tij .
    Vasiliqia me Argjirin kishin lene takim me gjinekologun qe te shinin nese kishte ngele shtatzane. Ajo u vonua pak dhe u grind pak me Argjirin.Doktori u dha pergjigje negative. Argjiri iu kthye Vasiliqise qe per kete gje fajin e kish ajo. Ajo iku gati ne te qare dhe shkoi ne makine. Kur u kthyen ne shtepi vazhdonin te ziheshin per mosmarveshjen midis tyre. Aty punonte Ilia me shokun e tij i cili i tha Ilise :
    -Ajo ka qene e varfer, u martua me Argjirin dhe ndihmon dhe familjen e saj.
    -Pusho -i thote Ilia- shiko punen
    -Argjiri i thote babait te tij qe e humben femijen
    -Ajo e humbi -ithote ai
    -jo - i thote Argjiri- me tha doktori qe s'ka faj ajo
    Ti mos e ler ate qe te te merzis - i thote babai
    -Argjiri ne mbremje shkon ne buzuk(qender nate ku kendohet kenge popullore greke) ku atje kendon dashnorja e tij.
    Me pas shkojne ne dhomen e saj deri ne mengjes.
    Te nesermen luhet nje ndeshje futbolli midis skuadres se fshatit te tyre me president Argjirin dhe njeres tjetre. Aty per te pare ndeshjen kishin shkuar plot shqiptare tifoza midis tyre Agroni me djalin e tij Agimin i cili ky fillonte te shante shqip ata te tjeret. Pas ndeshjes kumbari i Argjirit i kerkoi borxh Argjirit sepse kishte nevoje. Argjiri i tha se do ti jepte nese ai firmoste qe nese s'i kthen borxhin do i mirrte tokat e nenes se Kristos(kumbaros). Tek po futej ne makine Kristua, vjen shoku i Ilise dhe i kerkon parate per punen qe kish bere te ai rreth 2 muaj. Ai i thote qe te premten por shqiptari kembengul dhe ate cast Kristua i mbyll deren e makines me force duke e shtyre pak shqiptarin. Shqiptari e pa me nje mllef te madh.
    -Tek po luanin femijet grek e shqiptare ne nje fushe, Ilia dhe Agroni bisedonin,nderkohe Agimi zihet me njerin qe s'pranoi golin e bere nga Agimi. Agroni shkon e merr djalin e tij dhe i thote;
    -Sa here te kam thene qe te mos zihesh me grekerit e vegjel?
    -ata e kane fajin, jo une-thote Agimi. Nderkohe nderhyn Ilia dhe i thote qe mos ta edukoje me frymen e racizmit, te gjithe njesoj jane. Jo s'jemi njesoj-thote Agroni-jemi te huaj ketu dhe s'kemi mbeshtetje.
    -Ne mbremje Argjiri kthehet ne shtepi.Vasliqia i flet me te mire dhe i thote qe mos ti humbas shpresat se te rinj jane akoma.
    -Po te doje ti do kishe ngelur shtatzane-i tha asaj.
    -Ajo u cua dhe filloi te qante, ai shkoi afer saj dhe me nje epsh te madh filloi ta puthte dhe me pas shkuan ne krevat.Ne mesnate Babai i Argjirt nuhat qe koha do prishej dhe shkoi te zgjonte djali e vogel dhe Argjirin. Ai as pyeti fare qe Argjiri ishte me gruan ne krevat dhe s'dihej se si mund t'i gjente. Ata flinin dhe ne kohe qe foli ai Vasiliqia mblodhi carcafin me shpejtesi qe te mbulohej. Argjiri mori ne telefon Ramizin qe te lajmeronte shqiptaret qe te shkonin te mblidhnin kashten a jonxhen qe te mos lagej. Ramizi dhe pse e heq veten vorio epiriot i flet Argjirit pergjumesh shqip. Mblidhen te gjithe , shkojne ne mes shiut dhe e mbledhin. Nje moment Ilia dhe Vasiliqia shkuan te i njejti tog me jonxhe, aty ajo shkau dhe e coi Ilia duke pare njeri-tjetrin ne sy. E ngarkojne ne makina jonxhen por njera makine u prishet dhe shkon Ilia dhe e rregullon.Gjate rregullimit Vasiliqia qe ishte brenda ne makine e shikon me vemendje Iline. Makinat nisen ndersa Ilia me te tjeret ngelen atje. Ai e shikonte Vasiliqine nderkohe qe makina po ikte.
    -Vasiliqia shkon ne shtepine saj , te mamaja. Ajo i jep per te ngrene dhe e pyet se si eshte. Ajo i thote problemin qe ka me Argjirin. Mamaja i thote qe e ka te drejte ai qe merzitet, por ti mos e kundershto, eshte njeri i mire Argjiri.
    -Thuaji Argjirit qe ti dergoje lekt e shkolles vllait tend se s'ka tani-i tha mamaja
    -T'i thote vete ai, pse s'merr nje telefon -thote Vasiliqia- eshte mire prandaj s'ndihet
    -Ai ka shkuar per studime dhe jo per qejf- i foli mamaja, pse i ke ziline ti?
    -Kete ke kuptuar kaq kohe? -i thote Vasiliqia e plagosur nga keto fjale dhe e le ushqimin.
    -Iken nga mamaja duke marre porosite e saj per parate e vllait dhe te mos zihej me Argjirin se per te ishte fat i madh.
    -Ne shtepi tek po pastronte Stela, gruaja e Ramizit, digjet siguresa ngaqe kish difekt fshesa e korentit.
    -C'te bejme tani?-thote Stela
    -Ik folu atyre shqiptareve se ua kap dora atyre-i thote vasiliqia
    -Stela i flet dhe iken andej duke i thene qe s'para e ka qejf Iline.
    -Ilia shkon , kontrollon siguresen , e provon por asgje.
    -Kete e bera dhe une- i thote Vasiliqia- une thashe se dije ti.
    -Hiq pak fshesen-i thote Ilia
    -c'lidhje ka fshesa, s'eshte hera e pare qe e veme -thote ajo
    Ai iken i inatosur nga menyra se si i foli. Me pas ajo shkoi e hoqi fshesen, provoi siguresen ta conte dhe ajo qendroi. Shkoi te dritaria duke e vezhguar Iline dhe pyet Stelen;
    -C'tip eshte ai?
    -Burrit tim s'ipelqen, as mua, s'duket njeri i mire.Ben sikur i di ai te gjitha.
    -Ju vorio epiriotet per te gjithe flisni keq-i thote Vasilikia.

  10. #120
    mechanical Maska e Notari__1
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia U.S.A
    Postime
    6
    Vjosa faleminderit per pershendesjen dhe postimin e pjeses.

    Kisha deshire te te jipja te gjitha votat qe ekzistojne por nuk me lejon forumi, atehere po te jap voten e duhur.


    Me respekt Notari__1
    Qe te fitosh nje here ben nje hakmarrije, qe te fitosh gjithmone ben falje.
    Leri tingujt e zemres te tingullojne vetem per ata qe mund ti degjojne.

Faqja 12 prej 53 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •