Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    SHPIRTI

    Kur tė dalė shpirti, prej trupit tė mjerė

    Ah unė po ndahem, do tė thotė njė herė

    Tre herė do thėrrasė, i vdekuri i mjerė

    Por ne se dėgjojmė, atė zė tė prerė

    Lutet dhe thotė, pėr Zotin e vėrtetė

    Ujin qė tė mė lani tė mos jetė i nxehtė

    Se unė e kam trupin tash tė dėrrmuar

    Nga meleku i vdekjes, sapo kam shpėtuar

    Kam dhimbje nė trup, lehtė tė mė fėrkoni

    Shumė ju lutem, tė mos mė dėrrmoni

    Sikur ta dėgjonte, zėrin njerėzia

    Shpirt nuk do tė mbetej, do vdiste gjithėsia

    Trupin e atij shpirti sikur ta vėshtrojė

    Njė melek i vjen, e do ta kuvendojė

    Trupin tėnd tė vdekur, a e sheh i thotė

    Vallė si jetove ti nė atė botė

    Obligimet qė duheshin vallė a i praktikove

    Apo me gjynahe, jetėn ti e cove

    Ia falim namazin pasi e ngrejmė

    Nė varr e mbulojmė, ikim dhe e lėmė vetėm

    Ah njeriun e shkretė, me dhe e mbulojmė

    Pa dyshim tė gjithė atje do tė shkojmė

    Vėllezėr tė dashur, tė gjithė u po shkoni

    Tė gjithė ju po ikni, por mua mos mė harroni

    Ku ėshtė dashuria, qė mė parė kishit

    Ku janė fjalėt e ėmbla qė ju flisnit

    Babai im ku ėshtė, sa fort qė mė donte

    Ku ėshtė dhe nėna qė pa mua s’duronte

    Njė fėmijė tė mos ishte, nė derė do tė dilte

    Njė natė tė mos ishte, gjumė gjithė natėn ajo s’kishte

    Sa isha i gjallė, nė jetėn e shkuar

    Me njerėz tė mirė, rrija i nderuar

    Nė varrin e errėt, ah ē’u futa unė

    Trupin e kam tė zhveshur, qefina kan unė

    Asnjėri nga shokėt si di hallet e mia

    Si qenka kjo vdekja, se di njerėzia

    Nga tė gjithė tė ligat na shpėto Ti Vetė

    Nė xhenetet e Tua na ndero pėrjetė.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Musliman i ndershem o njeri i mire
    Bukur ti ke shkruar qofsh ti i bekuar

  3. #13
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    o BRAR KE NJE PERSHENDETJE NGA THELLESIA E ZEMRES POR MOS HARRO SE ESHTE ZEMER E BARDHE DHE NGA KJO PERSHENDETJE NDOSHTA DO TE NDRICOJE TY ZEMREN PER NJE SHOQERI TE RE.

    ME RESPEKT KLEVI

    MEGJITHESE KISHA SHKRUAR MOS TE SHKRUAJ NJERI PER MYNYREN SE SI KE SHKRUAJTUR JE I VECANTE DHE E MERITON TE ME SHKRUAJE DUKE E THYER LIGJIN TIM.

    O BRAR DO TE SJELL DISA POEZI TE BUKURA PRAPE, KAM KENAQESINE TI LEXOSH POR SA TI HUDH NE DISKETE.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 10-10-2003 mė 17:13

  4. #14
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    PESĖ POROSI .



    Nga Hazreti Imam Aliu (r.a.)





    Mos shpresoni asgjė

    Nga askush nė kėtė jetė,

    Vetėm nga i Madhi Zot

    Qė ėshtė Njė dhe i Vėrtetė.



    Mos u frikėsoni kurrė

    Nga tė ligat e huaja,

    Por tė keni frikė gjithmonė

    Nga mėkatet tuaja.



    Mos u turpėroni kurrė

    Tė thoni: Nuk e di !

    Nėse ndokush ju pyet

    Pėr atė qė s’keni njohuri.



    Por, pėrpiquni tė mėsoni

    Dhe mos ngurroni

    Ta zini atė

    Qė t’ka kaluar…



    Nuk ka mirėsi

    Njė trup pa kry;

    As nuk ka besim

    Njė zemėr qė s’ka durim

  5. #15
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    "Letra e Nenes"

    Biri im, kjo ėshtė njė letėr,
    nga nėna jote, njė plakė e gjorė.
    Mbas kohės qė na largoi, si askėnd tjetėr,
    mė nė fund lapsin mora nė dorė!

    2.
    Sa herė loti rrugėn ma preu,
    mjegull e syve shikimin vodhi.
    Diell i zjarrtė acarin theu,
    zemėr e nėnės tutje s’tė hodhi!

    O biri im, shoh qė je rritur,
    je bėrė i madh, nė trup e mendje…
    Veē mos harro, gjykim i ndritur,
    t’keqen flak nga shpirti, pa fjalė, me endje!

    4.
    Si tė gjithė nėnat, ashtu dhe unė,
    shikimin tres tutje, larg, tek e ardhmja…
    Kurrė mos harro, tė dua shumė,
    e drejta e nėnės ėshtė mė e madhja!

    5.
    Tė paktėn kėtė letėr, ti bir, lexoje,
    aty, veē dhembjes, ka plot urime.
    Mė pas, nė do, grise, coptoje,
    siē ke coptuar dhe zemrėn time!

    6.
    Para 40 vitesh, kur njė doktoreshė,
    pėr shtatzėninė mė lajmėroi,
    mes shoqesh u ndjeva si luaneshė,
    krah’ i gėzimit botėn pushtoi!

    7.
    Tė gjitha nėnat e dinė se e mira,
    merr tjetėr vlerė kur pret njė fėmijė.
    Bashkė me agimet mė tė bukura, mė tė dlira
    dhe det i trazuar i shqetėsimeve do tė vijė!
    8
    Nė trup tė mbajta jo pak, nėntė muaj,
    flija e ngrihesha me vėshtirėsi.
    Si mund tė mendoja qė do t’bėhesha e huaj,
    kur vuajtjet mė shtonin veē dashuri!?

    9.
    Asgjė s’ma zvogėlonte dashurinė pėr ty,
    dita-ditės mezi prisja tė tė shihja.
    E ku kish mė tė lumtur se ne tė dy,
    pėr tė varrosur djallin rrėmihja, rrėmihja!…

    10.
    Gėzohesha tek ndjeja t’ėmblat lėvizje,
    pėr peshėn tėnde, qė shtohej ēdo ditė.
    Tė ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,
    mes momentesh tė mbushura plot shpresa e frikė!

    11.
    Mė nė fund erdh’ ēasti kur ankthi larg humbi,
    mes dhembjesh qė as lapsi, as gjuha s’mund t’i shprehė.
    Mbas shumė mundimesh jeta vdekjen mundi,
    dhuratėn qė ta jep Zoti askush s’mund ta bjerrė!…

    12.
    E qara jote u pėrzie me lotėt e mi,
    tė shihja e s’ngopesha nga gėzimi, mrekullia…
    Pėr vite tė tėra tė mbajta nė gji,
    tė lava, tė shplava me duart e mia!

    Prehrin e bėra shtrat pėr ty, o bir,
    qumėshtin tim ushqimin mė tė preferuar.
    Nė netėt e gjata t’i ndrisje si xhevahir,
    unė vigjėloja e qetė, e lumturuar!…

    14.
    Lodhesha aq shumė, qė ti tė gėzoje,
    mirėsitė e mėsimit prisja tė shijoja.
    Prisja me padurim diē tė mė kėrkoje
    e me gjithė shpirt, bir, tė ta dhuroja!

    15.
    Kaluan mjaft vite e unė me kėtė gjendje,
    mėndeshė e gėzuar, durimtare e mirė.
    Pėr ty s’ndjeja lodhje, mėdyshje e hamendje,
    shėrbėtore e papėrtuar, pa sqimė, pa smirė!…

    16.
    Dhe nuk tė vonuan shenjat e burrėrisė,
    kish ardhur koha pėr tė tė martuar.
    Mė nė fund po ndaheshe nga krahėt e djalėrisė,
    njė agim i ri tė ishte afruar!

    17.
    Martesa s’vonoi, ky ligj i bekuar,
    por, oh, qė n’ditėn e dasmės zemra m’u thėrmua.
    Lotė gėzimi me dhembje rridhnin ngatėrruar,
    njė re e ēuditshme pranė m’u afrua!…

    Dhe sot, sa keq qė s’je mė ai qė njoh,
    mė braktise dhe e harrove, ti bir, hakun tim.
    Kalojnė vite tė tėra e unė nuk tė shoh,
    zėrin s’ta dėgjoj e kridhem nė trishtim!…

    19.
    O bir i dashur, s’tė kėrkoj shumė, veē pak,
    kėtė sjellje nėnėmira kurrė nuk e priti.
    Tashmė jam e lodhur, e dobėsuar, plakė,
    si e mohove atė qė tė rriti!?

    20.
    Nėse njė e huaj diē do tė dhuronte,
    do t’i ishit mirėnjohės, si ti dhe fėmija.
    Vallė, si mundi djali kaq shpejt tė harronte,
    mirėsitė e nėnės, nga zemėrligėsia!?

    21.
    Sa herė qė zemra ime pėr ty mirė dėgjon,
    sa shumė qė gėzohet, aq shtang e hutuar.
    Ēfarė gjynahu kam bėrė qė nuk mė viziton,
    mos vallė hakun tėnd s’e kam plotėsuar?!…

    22.
    O biri im i shtrenjtė, dua tė tė shoh,
    nė mes besimtarėsh e jo me qafirėt.
    Mė jep shpėrblimin e mos mė moho,
    mėshira e All-llahut ėshtė pėr tė mirėt!
    23.
    A s’ka ardhur koha qė zemra tė tė zbutet,
    pėr njė plakė tė pėrvuajtur qė e coptoi malli?
    Zemra e njeriut si aspak nuk tutet,
    kur nėnėn e ka flakur porsi njė gur zalli!?…

    24.
    Jo bir, jo, s’do ankohem e lutem kundėr teje,
    s’do e shfaq zemėrimin, do e bluaj nė vetvete.
    Asgjė s’ka fuqi tė tė ndajė prej meje,
    paēka se pikėllimi po mė tret ndėr vete!

    25.
    Dyert e qiellit do tė hapeshin shpejt,
    s’do tė kish pengesė pėr lutjet e mia.
    All-llahu do t’i pėrgjigjej kėsaj nėne tė shkretė,
    mbi ty e familjen tėnde do zbriste fatkeqėsia!

    26.
    Oh, jo, nuk do ta bėj, se ti je im bir,
    ke qenė dhe do tė mbetesh pranverė e jetės sime.
    Ke ndritur e mė ndrit porsi xhevahir,
    paēka se mė ke lėnė mes detit plot gulēime!

    27.
    Kthe rrugė, biri im, thinjat po tė dalin,
    vitet kalojnė shpejt e do tė bėhesh plak.
    Me lot tė mėrzisė ke pėr ta lutur dhe ti djalin,
    e vėrteta ėshtė e vėrtetė dhe haku ėshtė hak!

    Ki frikė tė madhin Zot ndaj nėnės qė tė pret,
    besimi i vėrtetė di t’i mposhtė pengesat.
    Pendohu tek Krijuesi, si rob i sinqertė,
    e dije se tek All-llahu grumbullohen ankesat!

    29.
    Kushdo qė bėn mirė, qoftė sa njė thėrrmijė,
    do ta shohė atė, pa mė tė voglin dyshim.
    Por dhe dėnimi shpejt do ta arrijė,
    atė qė bėn keq e s’ngutet nė pendim!…

    Marre nga libri me titull "Letra e Nenes" te autorit "Behauddin Gashi"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 19-10-2003 mė 14:45

  6. #16
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Te vrasin naten dhe te qajne diten

    "Klithi nje ze nga fundi i detit
    dhe zgjoi nga gjumi ndjenjen e poetit
    per shpirtat e mjere qe vajtojne
    dhe per zemrat e pushtetareve qe gezojne

    Qani moj nena ju martire
    per te dashurit e juaj mbuluar me hire
    per jeten e vuajtur te shqiptarit
    per zemren e zeze te pushtetarit


    --------------- klevis2000 11.1.2004 --------------

  7. #17
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Per ty rini !

    --------------------------------------------------------------------------------

    Syri gjak po mė pikon
    Zemra ime ėshtė pikėlluar
    Rini, ndalu! - ku po shkon
    Zotin pse e ke harruar?!

    A s'u ngope me shfrenime
    Jetė tė quar pa kuptim
    Kohė e humbur janė kėto ēaste
    Fundin e ke veē dėshpėrim.

    Kthehu ti nga ardhmėria
    Zgjohu, zgjohu oj rini
    Lėri veset e kėqija
    Se kjo rrugė nuk ėshtė pėr ty.

    Ti je e ardhmja e kėtij ymmeti
    Ti je shpresa qė na mban
    Ti je drita e kėtij vendi
    Sytė nė ju, tė gjithė i kanė.

    Ardhmėria ėshtė Islami
    Zoti siē na ka mėsuar
    Rruga e dritės ėshtė Kur'ani
    Profeti na ka keshilluar.

  8. #18
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Xhehenemi thotė:

    "A ka dhe mė tė tjerė…"



    Profile tė nxira, tė vdekura pa shpresė

    Sy tė asfiksuar qė qajnė me dėnesė

    Trupat tė kėrrusur, para kohe tė plakur

    Mushkėri tė zeza fshehin dhe njė zemėr tė kalbur

    Harxhojnė shumė nga koha e rinisė

    Nė zgjedhjen e rrugėve tė “stolisė”

    U pėlqen qė me vetet e tyre tė lozin

    Harrojnė se vitet drejt finishit po sosin

    Shoqėria ku jetojnė, si piramidė e lartė

    Tregon falimentim, humbje tė qartė
    Jeta e zymtė qė bėjnė me emrin “luksoze”

    Degjenerim pėrhap dhe sėmundje kanceroze

    S’e besojnė Allahun as Ditėn e Gjykimit

    Nuk u bėn pėrshtypje ēėshtja e krijimit

    E quajnė veten kafshė, kavie tė fatit

    Ardhjen nė kėtė botė, fenomen tė rastit.

    Bėjnė pėr zot paranė, i shkojnė pas fustanit

    Allahu i udhėzoftė, sa i pėrulen shejtanit!
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  9. #19
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Altini55,

    Do tė tė them diē dhe shpresoj se nuk do tė mė keqkuptosh.

    Poezia e postuar (si dhe ato tė tjerat mė sipėr nga Klevisi) ka karakter fetar dhe nė kėtė nuk ka asgjė tė keqe. E ka mesazhin e vet pėr t'i udhėzuar njerėzit nė rrugė tė Zotit, qė ata t'iu shmangen mėkateve, veseve tė kėqijave, etj.

    MIRĖPO, poezia pėrveē MESAZHIT duhet tė pėrmbajė edhe njė element tė ēmuar qė ndryshe quhet ART. Kėtė nuk e gjeta nė poezinė tėnde, as nė poezitė tjera tė postuara nė kėtė temė nga autorė tė tjerė... Pra, mundohu t'u japėsh poezive njė finesė artistike, njė frymė, njė shpirt, njė mjegullimė, njė... s'di si ta quaj!!! Kėshtu siē ėshtė shkruar ėshtė veē njė vjershė, rreshta pėrshkrimesh e porosish, grumbull fjalėsh, por... POEZI nuk ėshtė.

    Me qėllimin mė tė mirė,
    Shiu
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  10. #20
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Shio thnx per keshillen dhe qellimin por mynyra se si njerzit i japin sot asaj qe quhet "art"
    per mua eshte fatkeqesi.
    Shume shkruajne dhe mire qe s'kane qellime te larta ne ate qe shkruajne ose te tjeret nuk perfitojne gje por shumica e njerzve si kupton cfare shkruajne ose vete poetet mbas dy viteve se dine se cfare kane deshiruar me thene ne ate poezi dmth jemi ne shekullin e abstraktes kur piktura eshte figura iluzionare te parregullta dhe te pakuptueshme kur dituria tek njerzit ska standarte ose kritere por shkojne nga te fryej era dhe jane shume te lekundur dine shume por genjshtra.Te vertetes iu jane bere shume konkurente ne mynyre qe ta zhdukin ate por ajo godet ne balle si gjithmone per ato qe duan tju godas ajo.
    Po keshtu arti sot eshte ankandi i milionereve per nje cope relike qe ajo nuk vlen asgje para njeriut dhe vuajtjeve te tij.Pra shiko sa paguajne per nje Bluze te Elvis Preslit dhe sa paguajne per ti ardhe ne ndihme nje te varferi.Sepse jemi ne procesin e lartesimit te materies dhe renies se shpirterores.Kjo shihet dhe ne "baladen tone reale shqiptare" .

    "Zana" i tha Mujit- Cfare deshire ke. Muji i tha - Dua te me japesh "fuqi" .Zana i tha- Po
    pse nuk deshiron te jap "zgjuarsi". Jo
    - tha Muji - Dua fuqi te ngrej kete gur te kote.


    Me respekto T me pelqen arti yt letrar sinqerisht shkruan bukur pergezime.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 07-06-2004 mė 17:48
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •