Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Vaji i kanarines...

    Sa I shkelqyer, sa luksoz burgu im
    Moket floriri shtruar gjer tek pragu
    Por sa trishtim…mahniten gjer n’habi
    Te gjithe ata qe e veshtrojne se largu

    Nuk ka gardiane, ndeshkime, burgu im
    As ligje t’rrepta, lojra t’frikshme fjalesh
    Ka vetem buzeqeshje, ledhatime
    Rutine dhe llomotitje papagallesh

    Sikur ta dish…gjithe diten e bekuar
    Te njejten gje dhe une bej…llomotis
    Pastaj e ndiej se si me njomet shpirti
    Dhe ankthi qetesine e rreme gris

    Ēdo dite e njejta gje…Me kap nje frike,
    Kur mbremjet vijne dhe terri me mbulon
    Shkelqimi zbehet, mbetet e verteta
    Si djall I pameshirshem, si demon

    Per ju kokete mbetem, jam e sigurt…
    Nje bukuri e rralle me shpirt te ftohte
    Nuk qaj trishtimin, lotin qe me mbyt
    Por vetem se pakkush mundi t’me njohe…

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    Sa I shkelqyer, sa luksoz burgu im
    Moket floriri shtruar gjer tek pragu
    Por sa trishtim…mahniten gjer n’habi
    Te gjithe ata qe e veshtrojne se largu...

    Sa trishtim Dikea...sa dhimbje...valle deri kur? Mahnitese kjo gjendje, dhe vetem nje poete si ti, di te na sjelli kete gjendje...
    Une do te te quaj: Mbreteresha e Forumit! Je dakort?
    Shtepia e vjeter

  3. #3
    dikea je me te vertete nje nga te preferuarat e mia. me pelqen teper.
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    dikea... ! Urime... Dhimbem ne poezine tende... prehem ne vargun tend, pastaj burgosem...qe te kuptoj lirine e te trijave, tenden, kanarines dhe timen....(une te pakten te njoh tek ngjashmeria qe ke me mua, tek ngjashmeria qe kam me ty)edhe nje here ...URIME!

  5. #5
    SHiU Ne SyT E Tu Maska e Gertiii3
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Vendndodhja
    Neper Re te ZeZa.
    Postime
    18

    bravo

    Poezi shum e bukur dhe me kuptim. Mendoj se duhet te botosh ndonje liber me to (neqoftese nuk e ke bere dicka te tille deri tani)
    Do te arrinit ne sukses te dallueshem.
    -Mos u mundo me kot ta perfytyrosh. Ajo eshte e pakapshme per syrin, eshte si nje cope mjegull qe tretet e zhduket.
    -E si zhduket ashtu?
    -Si cdo gje qe nuk ka qene...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Mbretėreshes sė poezisė sė FORUM-it!

    I lidhur jam tek burgu i vjetėr
    sa pak Liri...sa shumė Gardianė!
    Shoh dy gisht qiell, s'kam dy gisht letėr...
    Lirinė e kam aq larg dhe pranė!

    I idhur jam tek Burgu i Vjetėr
    Me zemrėn plagė, me mall tė madh.
    Shoh dy gisht qiell, s'kam dy gisht letėr
    Mendimin tim e bėra zarf!.....

    Sa shumė gardianė, sa pak liri
    i vetėm jam, pa asnjė shok!
    Dhe muret qajnė nėn lagėshti!
    Prangat pėrplas nėn ritmin Rock!.....

    Kjo POEZI e imja nderuara DIKEAFAJTORE, u bė teksti i njė kėnge qė e kėndoi nė vitin 1996 Franēesk Radi! Desha tė "laj njė borxh" pėr tė gjithė ata qė vuajtėn burgjet politike gjatė diktaturės. E rishkrova sepse ti mė dėrgove nė ato kujtime tė trishta!...
    Agim Doēi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •