Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Numri 2 i dipllomacise angleze: Shqipëria dhe Europa - 2003 viti i mundësive

    Shqipëria dhe Europa - 2003 viti i mundësive

    "Shqipëria është në rrugën drejt Europës. Janë vetë shqiptarët që e kanë këmbën tek pedali i gazit: sa më të mbështetura reformat, aq më i shpejtë udhëtimi."


    Nga DENIS MacSHANE, Ministër për Europën ne Qeverine e Toni Blerit

    Gazeta Shekulli E Marte 09.2003

    Sfidat euro-atlantike të Shqipërisë nuk janë përcaktuar kurrë më qartë se në 2003. Hapja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim -Asociimit në shkurt shënoi një hap të ri në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Në maj, Shqipëria rinjohu angazhimin e saj bashkë me Maqedoninë dhe Kroacinë për të punuar për anëtarë në NATO në një akt domethënës të bashkëpunimit rajonal. Dhe në Samitin e Selanikut në qershor, BE konfirmoi në terma të qartë se “ne e shohim të ardhmen e Shqipërisë dhe fqinjëve të saj si anëtarë të plotë të familjes tonë”.

    Asnjë nga këto hapa nuk mund të imagjinohej disa vite më parë, që tregon se sa shumë ndryshime për mirë kanë ndodhur në Shqipëri dhe në rajon që nga momentet më të këqija të viteve ‘90. Udhëheqësit që sollën në fjalorin e botës "spastrimin etnik" tashmë nuk janë më në pushtet. Pas një përpjekjeje të fortë ndërkombëtare në të cilën Britania luajti një rol udhëheqës, shumë prej tyre tani po përballen me drejtësinë. Stabiliteti politik në Ballkan po bëhet rregull e jo më përjashtim.

    Pas vitesh trazirash, njerëzit e thjeshtë kanë filluar të gëzojnë të mirat e normalitetit që ata meritojnë. Roli i Shqipërisë në promovimin e marrëdhënieve të mira në rajon është vlerësuar me të drejtë.

    Por nuk mund të gënjejmë veten që puna mbaron këtu. Jemi ende larg. Ka akoma një rrugë të gjatë përpara deri në ndërtimin e demokracive moderne europiane, jo vetëm në Bosnjë dhe Kosovë por në të gjithë rajonin. Ka ende kriminelë lufte që duhen sjellë para drejtësisë.

    Kudo mentalitetet e vjetra duhet të përballen me realitetet e reja. Sepse deri atëherë njerëzit e rajonit nuk do të kenë mundësi të gëzojnë të mirat që ofron dhe që ka dëshirë t’i ofrojë familja europiane për ta. Vetëm atëherë ne do të kemi besim se mund t’i themi lamtumirë të kaluarës së Ballkanit dhe të shohim përpara me besim tek një e ardhme e vërtetë europiane.
    Ja përse Britania insiston që ky proces është një punë serioze - thelbësore e jo thjesht simbolike. Muajt e parë të negociatave midis Shqipërisë dhe BE-së për Marrëveshjen e Stabilizim -Asociimit kanë shënuar progres.

    Çdo njeri në Shqipëri duhet t’i marrë seriozisht mesazhet të cilat jam i sigurtë që grupi negociues shqiptar sjell pas takimeve me zyrtarët europianë: që Marrëveshja do të arrihet vetëm pasi autoritetet shqiptare të kenë treguar që kanë vullnetin dhe aftësitë për të kryer reformat e rëna dakord. Kur ata të kenë treguar një vullnet po aq të sinqertë - me veprime të vazhdueshme dhe rezultate - për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

    Si politikan, unë e di që kjo kërkon kurajo, vendosmëri dhe jo pak vendime të vështira politike. Por asnjë lloj tjetër drejtimi nuk mund të japë rezultatet që presin shqiptarët dhe miqtë e tyre europianë për këtë vend dhe për rajonin. Asnjë lloj tjetër rezultati nuk do t’i lejojë politikanët si unë dhe kolegët e mi në vendet e BE-së që të bindim Parlamentet tona se ata duhet të ratifikojnë Marrëveshjen e Stabilizim –Asociimit.

    Tony Blair mori në dorë drejtimin në vitin 1999 me vizionin e tij për të ardhmen e zgjerimit të BE-së dhe bindjen e tij se duhet hapur vend në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne duam që kjo të funksionojë, sa më shpejt aq më mirë. Por ashtu si Europa i ofron dorën rajonit, ashtu edhe rajoni duhet të bëjë një lëvizje vendimtare drejt Europës.

    Shqipëria është në rrugën drejt Europës. Janë vetë shqiptarët që e kanë këmbën tek pedali i gazit: sa më të mbështetura reformat, aq më i shpejtë udhëtimi. Deri në fund të vitit 2003 shqiptarët do të kenë shumë mundësi të tregojnë përparimin. Duke hapur ekonominë në baza transparente për investitorët. Duke forcuar zbatimin e ligjit, dhe duke marrë veprime vendimtare kundër krimit të organizuar. Duke siguruar që zgjedhjet lokale të vjeshtës të ecin në çdo drejtim sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

    Unë nuk mund të parashikoj sa kohë do të marrë çdo hap i Shqipërisë në rrugën drejt Europës. Por mund të premtoj se do të jetë një udhëtim i suksesshëm. Unë shpresoj që Shqipëria do të na ndihmojë ta ngrejmë çështjen e saj në Europë sa më fort që të jetë e mundur.

  2. #2
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Mesazhi i DeNis Macshane eshte i qarte.
    Rruga per ne europe per shqiptaret eshte e gjate, por vete shqiptaret e kane ne dore shpejtesine e cila do ti coje ata ne kete stacion shume te nevojshem.
    Por kur?
    Le te shpresojme jo shume larg.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e claudio20
    Anëtarësuar
    03-10-2002
    Vendndodhja
    frankfurt
    Postime
    8
    Rruga e Shqiperise vertet eshte e qarte.Eshte Evropa!
    Po cilet jane ata shqiptare qe e kane ne dore pershpejtimin e hapave drejt saj?Une e ti?
    Jo ne jemi bishti i kavallit,ne dhe rreth tre milion te tjere.Ne duhet te vuajme pasojat e paaftesive te shume politikaneve.Dhe nese ti parafoles je politikan,e kupton edhe me mire c´dua te them.E kupton se sa borxhe me ke...
    Keto hapa qe po behen eshte utopi te mendohet qe jane fryte te politikes shqiptare.Jane evropianet qe po e shohin se te dobet e te percare s´e kane te gjate dhe jane vetem kukulla.
    Madje as ata jo,eshte vete koha,qe i dikton ca gjera.Por koha rralle ka diktuar ne favorin tone.Prandaj ta shfrytezojme.Te mos vazhdojne korrupsionet,krimet,klanet,padrejtesite qe na vene kete nofke kaq te shemtuar,nofke te cilen nuk e fshehin dot pallavrat boshe te politikaneve tane sharlatane.Bile jane keta te fundit qe e mbajne autoresine e kesaj damke ´negative qe gezojme lart e poshte.
    Le te bejne pese gjera per te qena:
    Te nxjerrin dy ligje per te qene.
    Te forcojne rendin dhe te garantojne siguri.
    Ti mbarojne ato rruge.
    Te zhdukin korrupsionin se mjaft vodhen.
    Dhe ne fund te qerrohen per tu lene vendin me te ndershemve.

    Qe te mos hyjme ne Evrope nga dritarja dhe te na perdorin vetem per te fshire kepucet...
    jeto jeten si ne diten e fundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •