DOMI DHE TURKU "PUTHEN" PARA PODRIMJES

Elbasan - Pas 20 vjetesh poezite e Podrimjas per Camerine, vijne ne Shqiperi dhe si per koincidence, pas 20 ditesh fushate rivale, dy konkurentet me te forte ne Elbasan, Domi dhe Turku, perqafohen ne takimin promovues. Ne hollin e teatrit "Skampa" te qytetit te Elbasanit u mblodhen dje pasdite shume dashamires arti, pushtetare e politikane locale, shkrimtare e kritike, per te peruruar librin me te te ri te poetit kosovar, Ali Podrimja. Ky i fundit vjen ne kete qytet, qe sic e ka quajtur ai "eshte edhe qyteti im", pas dhjetra vellimeve poetike ne shqip dhe ne disa gjuhe te huaja , i ftuar nga shoqata "Cameria", dega Elbasan, ne perurimin e vellimit te fundit poetik "Te guri i Prevezes". Krejt tematika poetike ka si shtrat krijues krahinat came ne Greqi, prej nga ku autori ka marre ngacmimin dhe frymezimin gjate vizitave te herepashereshme ne keto troje shqiptare. Edhe pas vellimi permban nje numer te kufizuar vjershash, mesazhi i tyre mbetet i pakufi per ate toke te lashte stergjyshore qe mbeti jashte kufijve te vendit tone. Kritiku Bashkim Kucuku, i cili ka shkruar edhe parathenien e vellimit poetik, ngriti lart vlerat e autorit e te poezive qe percjell, duke zgjuar ndjenjen kombetare ne te gjitha trojet qe flitet shqip. Vete autori tha se poezite e tij kishin nje moshe 20 vjecare, te shkruara atehere kur tingellimat e tyre nuk lejoheshin te futeshin ne Shqiperi, dhe sot kishte ardhur koha fatlume qe poezite qe mbanin ere te dheut shqiptar , s’kishin me dogana e kufij. Shume prej diskutanteve, krahas pergezimeve per autorin, thane se ceshtja came nuk mbetej vetem nocion gjeopolitik, por nje cope toke amtare qe ushqente dita per dite shpirtin e krenarise shqiptare. Ra ne sy dhe u shoqerua me duartrokitje shume te fuqishme perqafimi i ngrohte mes kandidatit socialist, Hysen Domi dhe atij demokrat, Ardian Turku. Secili prej tyre eshte shprehur se nuk mund t’i ndaje kurresesi politike dhe

se ne kete fushate ishin thjeshte konkurente te forte, duke ruajtur respektin reciprok, pavaresisht nga vota e lire e popullit qe vetem njerin do te ulte ne karrigen bashkiake.

Besim Dybeli




Kjo është një nga çështjet që politikanët, intelektualët duhet punuar më shumë, prandaj duhet përgëzuar daljen e librave të tillë.