Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Shkolla dhe Kongresi i Manastirit

    Pas rrahjeve dhe shkatėrrimit tė ditėve tė fundit, sot priten protesta tė reja tė dhunshme nė qytet

    Manastir, kėrcėnime me djegie

    Ish-zėvendėsministri shqiptar: Duan tė djegin e godinėn e Kongresit tė shkronjave shqipe

    Ylber Lili

    MANASTIR - Ndėrsa nė rajonin e Likovės nė 22 fshatra shqiptare vazhdon situata e rėnduar, orė tė vėshtira dhune po kalojnė edhe shqiptarėt nė qytetin e Manastirit. Nė qytetin e njohur si qyteti i shkronjave shqipe, ditėt e fundit ėshtė rikthyer huliganizmi i vitit 2001.
    Nxėnėsit shqiptarė tė Manastirit, Prilepit dhe Prespės po tentojnė tė luftojnė analfabetizmin, rreziku prej tė cilit vjen si rezultat i mungesės sė objekteve pėr mėsim nė gjuhėn shqipe. Por bashkėmoshatarėt e tyre maqedonas kanė vėrshuar rrugėve nė tentativė pėr tė ndalur ēdo pėrpjekje tė tillė. Edhe Ministria e Arsimit ka hasur tė rezistencė tė fuqishme nga nacionalizmi verbal maqedonas, qė kundėrshton hapjen e njė paraleleje nė gjuhėn shqipe nė Manastir.
    Gjimnazistėt shqiptarė tė Manastirit, Prilepit dhe Prespės u pėrgatitėn qė kėtė vit shkollor ta nisin mbarė nė gjuhėn amė. Por disa ditė pas fillimit tė shkollės, rrugėt e Manastirit janė mbushur me parulla antishqiptare. Nxėnėsit maqedonas tė ndihmuar dhe nga ekstremistė tė kėtij nacionaliteti kanė pėrdorur tė gjitha mėnyrat pėr tė penguar uljen nė bankat e shkollės tė nxėnėsve shqiptarė nė gjimnazin e Manastirit.
    Protestat e dhunshme qė kanė shėnuar thellimin e antagonizmave mes dy etniteteve, pritet tė pėrshkallėzohen gjatė ditės sė sotme. “Sot maqedonasit kanė paralajmėruar njė tjetėr grevė, ne i frikėsohemi se mund tė ndodhė mė e keqja, shkatėrrimi nga ana e maqedonasve i godinės sė Kongresit, kemi tė dhėna se duan t’i venė zjarrin - u shpreh dje pasdite nė njė prononcim pėr “Shekullin” Muharrem Nexhipi, ish-zėvendėsministėr i Shėndetėsisė sė vendit nga ky qytet.

    Z.Nexhipi shtoi se situata ėshtė vėrtet alarmante pas dhunės sė ditėve tė fundit, ku u plagosėn dy nxėnės shqiptarė, disa prindėr, si dhe u thyen dyert dhe xhamat e godinės sė Kongresit tė Shkronjave Shqipe. Kėrcėnimet pėr shkatėrrim tė godinės kanė ardhur nga shoqata tė ndryshme me pėrkatėsi maqedone qė veprojnė nė qytet.
    Shqiptarėt e Manastirit pėrjetojnė nė mėnyrė tė pėrsėritur tė tilla trauma. Nxėnėsit shqiptarė janė privuar qė tė mėsojnė nė gjuhėn e tyre nė njė shkollė me maqedonasit. Nuk ka mjaftuar kjo. Nuk dėshirohet as hapja e njė paraleleje nė gjuhėn shqipe nė gjimnazin e Manastirit. Rrugėdalja e vetme pėr nxėnėsit qė kanė dashur tė studiojnė nė gjuhėn shqipe ishte sigurimi i njė ambienti mė vete me kushte elementare pėr tė zhvilluar mėsim. Godina e Kongresit ka qenė mė e pėrshtatshmja. Por dy ditė mė parė turma tė rinjsh dhe ekstremistėsh maqedonas kanė dalė nėpėr rrugėt e qytetit dhe kanė sulmuar godinėn duke nxjerrė jashtė nxėnėsit shqiptarė.


    Shqiptarėt tė privuar tė mėsojnė nė gjuhėn amė

    “Thjesht dėshiroj qė fėmija im tė arsimohet nė gjuhėn e tij, nė gjuhėn shqipe, - i tha dje “Shekullit” Arifi, veteriner nga Prilepi, prind i njė nxėnėsi nė shkollėn e Manastirit. Duke vazhduar, ai shprehet se “kjo qė po ndodh me fėmijėt tanė ėshtė njė dėshmi reale qė maqedonasit as qė duan t’ia dinė pėr bashkėjetėse”. “Kėta nuk duan nė asnjė mėnyrė qė ne tė ulemi nė bankat e shkollės pėr tė mėsuar nė gjuhėn shqipe”, - thotė njė tjetėr prind.
    Ka 15 vjet qė komuniteti shqiptar nė kėtė qytet kėrkon njė strehė pėr tė mėsuar fėmijėt e vet nė gjuhėn shqipe. Mohimi i fundit u ėshtė bėrė pikėrisht nė godinėn-simbol tė alfabetit shqip, nė ndėrtesėn historike tė Kongresit tė Manastirit.
    Fillimisht ekstremistėt maqedonas kanė demonstruar nėpėr rrugė duke mbajtur nė duar flamujt maqedonas dhe duke hedhur parulla antishqiptare. Ndjekja e mėsimit nė godinėn e Kongresit ėshtė konform ligjeve dhe rregullave tė kėtij shteti. Njė vendim i Ministrisė sė Arsimit i lejon nxėnėsit shqiptarė tė shkollave tė mesme tė ndjekin mėsimin nė gjuhėn shqipe nė ndėrtesėn historike.
    Drejtori i Arsimit tė Mesėm nė Ministrinė e Arsimit tė Maqedonisė, Agim Fazliu, rreth kėsaj ngjarje ėshtė shprehur para gazetarėve: “Ne si Ministri Arsimi kėrkojmė zbatimin e vendimit tė arsimit tė mesėm tė gjuhės shqipe jo vetėm nė Manastir, por edhe nė Shkup. Kėtė ne e shohim si njė nevojė immediate dhe kemi menduar pėr tė gjetur zgjidhje racionale…. Maqedonasit duhet tė heqin dorė nga emocionet e paragjykimet. Vendosja e nxėnėsve shqiptarė nė ndėrtesėn e Kongresit tė Manastirit ėshtė zyrtarizuar nga ana jonė.


    Nė prag tė pėrvjetorit tė Kongresit

    Manastirasit shqiptarė mendojnė se e gjithė kjo urrejtje nuk ėshtė e rastėsishme pikėrisht gjatė kėtyre ditėve. Mė 14 nėntor bėhen 95 vjet nga mbajtja e Kongresit tė Manastirit, i cili njihet edhe si Kongresi i alfabetit tė gjuhės shqipe. Nė pėrgatitjet e jubileut tė Kongresit, kryetar komisioni ėshtė caktuar numri dy i qeverisė sė Maqedonisė Musa Xhaferi. Edhe institucionet zyrtare maqedone nuk ngurojnė tė japin vlerėsime rreth pėrgatitjes sė manifestimeve, por shqiptarėt e Manastirit janė skeptikė lidhur me kėto deklarime. “Kėta janė mėsuar tė gėnjejnė, tjetėr thonė e tjetėr veprojnė”, - ėshtė mendimi i pėrgjithshėm ndėr shqiptarėt e kėsaj zone. Askush nga autoritetet maqedone nuk dha njė mesazh drejt popullatės sė tyre qė tė ndėrpresin sulmet e kėtyre ditėve nė Manastir. Politikanėt lokalė shqiptarė janė tė bindur se nxėnėsit e shkollave janė thjesht mburoja e skenarėve politikė antishqiptarė.


    Tri herė sulme kundėr pronave tė shqiptarėve

    Manastiri historikisht i populluar me shqiptarė ka provuar disa herė sakatosje, shpėrngulje e rrafshime shtėpish. Shqiptarėt nuk i harrojnė shpėrnguljet masive tė viteve ‘50, ku pas njė operacioni tė tmerrshėm tė maqedonasve ata u detyruan tė lėnė vatrat e tyre, duke mos e kthyer me kokėn prapa. Mbi 30 mijė shqiptarė nė atė periudhė u larguan nė drejtim tė Turqisė si pasojė e brutalitetit sllavo-maqedonas tė asaj kohe. Largimi me dhunė i shqiptarėve hapi portat e qytetit, si dhe tė zonave tė tjera pėr etnitete joshqiptare ku me shumicė ishin maqedonasit. Kjo mėnyrė represioni bėri qė shqiptarėt tė konsiderohen pakice nė vendin e tyre tė stėrgjyshėrve. Nė vitin 2001, mėsymja brutale ndaj shtėpive tė shqiptarėve dhe pasurisė sė tyre nė kėtė qytet u pėrsėrit. Prilli dhe qershori i vitit 2001 janė karakterizuar nga njė varg ngjarjesh rrėqethėse. Shtėpi dhe dyqane tė shqiptarėve u shkatėrruan pas protestave antishqiptare. Mė 4 qershor, huliganėt maqedonas tė ndihmuar dhe nga policia i vunė flakėn shtėpisė sė Muharrem Nexhipit kundėrkandidatit tė presidentit aktual Boris Trajkovski. Statistikat e asaj periudhe flasin se janė djegur e shkatėrruar mbi 110 shtėpi e dyqane tė pronarėve, si dhe iu ėshtė vėnė flaka dy xhamive.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Themelohet Kėshilli pėr shėnimin e 95-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit

    Shkup, 15 shtator - Qeveria e Maqedonisė ka themeluar njė kėshill pėr tė nderuar Kongresin e Manastirit si datė historike e kombit shqiptar. Mė 14 nėntor tė kėtij viti do tė tubojė nė kėtė vend historik personalitetet e shquara nga trojet shqiptare pėr tė pėrkujtuar 95-vjetorin e themelimit tė alfabetit shqip ose Kongresin e Manastirit.
    Kėtė kėshill e kryeson zėvendėskryeministri nė Qeverinė e Maqedonisė Musa Xhaferi, i cili merr pėrsipėr hartimin e programit pėr shėnimin e kėsaj ngjarjeje qė pėr herė tė parė do tė shėnohet nė Maqedoni. Anėtarė tė tjerė tė Kėshillit janė ministri i Kulturės Bllagoje Stefanovski, ministri i Arsimit, Aziz Pollozhani, akademik Luan Starova, shkrimtarėt Ali Aliu, Meto Jovanovski dhe historiani Reshat Nexhipi.
    Qeveria e Maqedonisė pėr herė tė parė jep lejen dhe fondet pėr manifestimin e njė date historike qė u pėrket tė gjithė shqiptarėve
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nuk duhet zbatuar standarde tė dyfishta nė Maqedoni nėse pėr problemin e Likovės u rrethuan dhe malltretuan 25 fshatra nga policia dhe ushtria ashtu duhet tė bėhet edhe tani nė Manastir pėr tė ndaluar terroristėst e fėmijėve, shkollave dhe kulturės nė Manastir.
    Pamvarėsisht kėtyre mė duket se jemi populli i vetėm nė Europė qė hala i gėzohemi hapjeve tė shkollave nė gjuhė tonė, prandaj edhe duhet gėzuar duke pasur parasysh sakrificat qė shqiptarėt e kėtyre anėve i kanė bėrė vetėm e vetėm pėr tė hapur shkolla nė gjuhė tė nėnės, deri tani shekulli i 21-tė, me gjithė ato shpėrngulje tė dhunshme dhe asimilime.
    Me sa e di unė nė kėtė rajon ka edhe shqiptar tė krishterė bukur si shumė.
    Edhe njė lajm i mirė pėrvjetori i Kongresit tė Manastirit dhe alfabetit shqip.
    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Prindėrit dhe nxėnėsit maqedonase protestuan kundėr arsimit shqip nė Shkup dhe nė Manastir

    Shkup, Manastir, 18 shtator - Prindėrit maqedonas kanė protestuar edhe dje nė Shkup kundėr njė vendimi tė Ministrisė sė Arsimit pėr tė hapur njė klasė mė mėsim nė gjuhėn shqipe nė shkollėn ekonomike tė Shkupit, ku mė parė kanė mėsuar vetėm nxėnės maqedonas. Ata e bllokuan rrugėn kryesore qė ēon drejt Qeverisė maqedonase. Protestuesit kėrkuan qė nė kėtė shkollė tė gjitha paralelet t'u takojnė nxėnėsve maqedonas! Gjatė protestave janė rrahur dy nxėnės shqiptarė Nexhat Murtezani dhe Abdyl Emėrllahu, tė cilėt janė dėrguar pėr shėrim nė Klinikėn universitare, por sipas mjekėve jeta e tyre nuk ėshtė nė rrezik.
    Protesta ka pasur edhe nė qytetin e Manastirit, ku disa mijėra nxėnės dhe prindėr tė nacionalitetit maqedonas kanė protestuar rrugėve tė Manastirit kundėr hapjes tė njė paralele mė mėsim nė gjuhėn shqipe. Gjatė protestave janė thyer pothuajse tė gjitha dritaret e ndėrtesės ku ėshtė mbajtur Kongresi i Alfabetit Shqip nė Manastir. Nė kėtė objekt ishin tė vendosur nxėnėsit shqiptarė, pasi ata nuk u lejuan tė mėsojnė nė gjimnazin e qytetit, apo nė ndonjė shkollė tjetėr nė Manastir.
    Nxėnėsit maqedonas kanė thėnė do ta bojkotojnė mėsimin dhe do tė protestojnė deri atėherė, kur ministri i Arsimit Aziz Pollozhani do ta tėrheq vendimin e tij pėr hapjen e paralelės shqipe nė Manastir.


    Janė nė vete kėta budallenj, ky ėshtė njė rast i paprecedencė nė botė. Turma njerėzish ngrihen e protestojnė kundėr shkollimit tė njė pjese tjetėr njerėzish, ēfarė llogjike ka kėtu. Kėta kanė rrėshqitur nga mendja fare, vetėm se mė bėn pėrshtypje shumė heshtja e ndėrkombėtarėve kur pėr njė problem sado tė vogėl shqiptar ata na mbysin me deklarata kurse nė rastet kur shkilen tė drejtat tona hapur tė gjithė fusin veshėt nė lesh e qorrohen, nuk shohin gjė, turp pėr ndėrkombėtarėt.
    Pa marrė parasysh kėto protesta shkollat do tė hapen dhe shqiptarėt do tė vazhdojnė edukimin e tyre, nuk ka kush tia ndaloj njė gjė tė tillė.
    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Disa qarqe politike nė Tiranė e Prishtinė qė u shprehėn e besa edhe punuan hapur kundėr AKSH-sė kėto ditėt e fundit, duhet qė tė shprehen dhe punojnė tani duke i shtyrė edhe sllavo-maqedonasit qė nė tė njėjtėn mėnyrė tė shprehen dhe punojnė kundėr atyre organizatave shoviniste antishqiptare tė tyre (si kjo LĒM,edhe pse AKSH nuk mund tė futet nė njė thes me to pėr shkak se ajo nuk ėshtė kundėr kombeve tjera pėrveē mbrojtjes sė tė drejtave kombėtare shqiptare), dhe tė zgjidhin edhe kėto probleme tė shkollės dhe tė tė drejtave shqiptare atje.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6

    Shtėpia ku u mbajt Kongresi i Manastirit ėshtė drejt rrėnimit

    Ndonėse njė nga ndėrtesat mė tė rėndėsishme historike, shtėpia ku u mbajt Kongresi i Manastirit, ėshtė drejt rrėnimit.

    Manastir, rrėnimi i ndėrtesės sė Kongresit

    Bardhyl Berberi

    Ende pa u tharė mirė boja e nėnshkrimit tė rezolutės sė Ministrave tė Kulturės sė rajonit pėr ruajtjen e vlerave tė trashėgimisė kulturore, ajo ēka tė bie nė sy, menjėherė sapo shkon nė vendin fqinj, Maqedoni, ėshtė indiferenca e theksuar karshi monumenteve kulturore shqiptare. Ka shumė syresh, qė dalėngadalė po e humbin shkėlqimin e dikurshėm, duke larguar vizitorin dhe duke rrezikuar tė harrohen, jo vetėm ato, por edhe historia qė bartin. Njė ndėr to edhe mė e rėndėsishmja ėshtė ndėrtesa historike e Kongresit tė Manastirit, aty ku u themelua alfabeti shqiptar nė nėntor tė vitit 1908, ku filloi koha e re e gjuhės shqipe. Gjthēka nė mėshirė tė fatit. Ndėrsa sheh kėtė ndėrtesė historike, tė kalojnė ndėr mend ato vite tė vėshtira, qė mblodhėn sė bashku personalitete si Fishta, Mjeda, Frashėri etj. Kjo ndėrtesė historike qė nga viti 1968, kur i ėshtė vendosur pllaka pėrkujtimore nuk ka parė asnjė investim. Ndonėse ndėrtesa ėshtė nė listėn e monumenteve tė kulturės qė mbrohen nga shteti, askush nuk ka menduar pėr tė. Pamja e ndėrtesės ėshtė e mjerueshme sidomos nė ambientet e brendshme. Kulmi i ndėrtesės ėshtė rrėnuar krejt, po kėshtu edhe ambientet e brendshme, mes tyre edhe salla ku ėshtė mbajtur Kongresi i Manastirit. Gjithēka ėshtė jashtė funksionit dhe hyrja brenda objektit paraqet rrezikshmėri. Shiu dhe dėbora qė bien jashtė, futen brenda ambienteve tė ndėrtesės. Historiani dhe gazetari i Manastirit, Qenan Hasani, thotė pėr gazetėn “Shekulli” se para disa muajve erdhėn disa specialistė tė entit tė muzeve dhe galerive tė Maqedonisė dhe pasi panė gjėndjen e mjerueshme tė kėsaj ndėrtese, mbajtėn shėnime dhe bėnė matje. Por prej asaj dite, rreth 8 muaj mė parė, nuk ėshtė parė mė asnjė njeri tė kalojė aty pari. Hasani thotė se pas shkatėrrimit tė kulmit tė ēatisė po rrėnohen edhe muret anėsore, gjė qė do tė sjellė shkatėrrimin e plotė tė ndėrtesės historike. Por nė Maqedoni ka dhe shumė monumente tė tjera tė kulturės shqiptare, tė cilat nuk mbrohen me ligj nga shteti maqedonas. Drejtori i Qendrės Nacionale pėr Monumentet e kulturės sė Maqedonisė, Bexhihudin Shehapi, thotė se tė mbrojtura me ligj janė 45 objekte si xhami, tyrbe, hane, hamame, bezistanet, kullat, urat, sahati kullė, lagjia e Ēairit etj. Historiani Skėnder Hasani thotė se nė kėto 15 vjetėt e pluralizmit nacionalistė sėrbė dhe maqedonas kanė shkatėrruar shumė objekte shqiptaro –ilire nėn preteksin se shqiptarėt e vendosur nė Maqedoni janė tė ardhur. Sipas tij duhet tė mbrohen nga shteti disa objekte qė janė bėrė emblematike nė historinė e popullit shqiptar si ndėrtesa e Kongresit tė Manastirit, shtėpia e patriotit tė madh shqiptar Dervish Hima nė Ohėr, shtėpia e Nėnė Terezės nė Shkup, shtėpia e djalit tė dytė tė Ismail Qemalit, Qazim bej Vlorės, qė ka jetuar nė Strugė, aty ku ndodhet edhe varri i tij, shtėpia e Derrallajve nė Tetovė apo shtėpia e Kumbarajve nė Shkup … Por nė Ministrinė e Kulturės sė Maqedonisė mungesėn e ruajtjes mė ligj tė kėtyre monumenteve tė kulturės dhe historisė shqiptare nė Maqedoni e arsyetojnė me faktin se ata nuk i ndajnė monumentet kulturore mbi baza nacionale. Tė gjitha do tė shikohen nė total…

    Gazeta Shekulli
    12/11/2006


    Krahas ketyre objekteve te cituara, mendoj se ka dhe nje sere objektesh te tjera, te cilat koha i ka harruar dhe do te ishte ne te mire te kombit shqiptar qe ato te dilnin ne drite.

    Sic del dhe nga ky shkrim, duket se qeveria shqiptare dhe ministria perkatese, duhet te bashkepunojne me qeverine e Kosoves dhe faktoret shqiptare ne Maqedoni dhe Mal te Zi, per te krijuar fondin kombetar te mbrojtjes dhe mirembajtjes se monumenteve te historise dhe kultures shqiptare ne te gjithe rajonin.

    Deri sa u gjenden fonde per te rindertuar nje kishe serbe ne Kosove, pse nuk qenka e mundur qe te gjenden fonde dhe per dhjetera a qindra objekte me vlera shume te larta kombetare ne Maqedoni?
    Dhe shqiptaret ne Maqedoni duhet te tregojne nje vleresim me te madh per pasurite kombetare qe i shohin tek rrenohen dhe nuk marrin mundimin te mbledhin fonde per rindertimin dhe mirembajtjen e tyre!
    Nese pranon perkatesine kombetare shqiptare atehere do te duhet te pranosh dhe detyrimet qe rrjedhin prej saj ne te gjitha drejtimet!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Ah more Qazim...! Ty ke plotesishte te drejte per keto qe thua por, koha sikur na ka harruar vetem ne shqiptareve. Kombi yne i lashte sikur eshte ne krize te gjithembarshme, sikur po jetojme e po veprojme pa koke. Aq shume do te duhej te behej per trashegimine tone kombetare. Te tjeret i bejne nga balta keto gjera identiteti , i ruajne e i ngrisin larte. Nuk kam shpjegim perse ndodhin keto gjera qe po na kushtojne shtrenjte.
    Na mbetet vetem te shpresojme se do te behet me mire.

Tema tė Ngjashme

  1. Kongresi I Manastirit
    Nga gerrard73 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 13:58
  2. Shkolla e parė shqipe nė Labovė, jo nė Korēė
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  4. Kongresi i Elbasanit dhe Shkolla e Kalase
    Nga Iliriani nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:26
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •