Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34

Tema: J

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    J

    Ti i the te gjitha dhe heshte
    Une harrakti i lodhur, i vetem der ne palce
    Me heshtjen tende mbulohem
    e dremis ne hapesirat e enderrave te tua.
    Ti e gris heshtjen tende
    trupin ma mbulon me gjinj e floke
    e enderrat mi vesh me epshe
    Me epshe deri ne agim
    Ne agim me duhet te shkoj
    lodhjen te shkund nga buzet e puthura
    te fle ne hapesirat e enderrave te mia.

    Sot

    Sot jam i sinqerte miq
    fus koken mes kofshesh
    e habitem me elasticitatin tim
    Miq sot jam i sinqerte
    Fus koken mes kofshesh
    dhe i them vetes mirmengjes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 27-05-2002 mė 11:59

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    nitROSh

    oooooooooooooooooooooooooo
    mirmengjes....
    pa pretenduar se jam vetja jote
    as se te njoh.....
    po kete miremengjes....
    e kam per ty....
    me beso.
    me te sinqertin.
    flm.....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Rrefim

    Meteori qe mi vodhi valet e oqeanit
    dhe frika nga perendimi i diellit
    Largesite me vjet drite, dhe thinjat e gjyshes
    Kopertinat e librit, dhe deshmite e Henes
    Dashuria a kacakut, dhe shiu i vjeshtes
    Era e jonxhes dhe alergjite e pranveres
    Enderrat e te verberit dhe ulerima e bishes
    Kundermimi i derrit, oshetima e dallges
    hapi i pare, lotet e zhabave
    Ndotja e ambjentit, i kuqi i buzeve
    Ricklimi i lendeve toksike, cizmja e Adilit
    Abordi i kesulkuqes, Virgjereshat plaka
    Dritat e shpirtit, korruptimi i opingave
    Lotet e hamletit, libri i kuzhines
    Termeti i brendshem, rezonimi tre dimensional
    Terbimi i demave, pluhuri i kometave
    Majat e maleve, rrufete e dentistit
    Predikimi i profetit, hallet e njerzimit
    per te gjitha keto, dhe per kusurin
    rrefehem sot para jush
    faji ishte i imi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301

    Arrow

    kam vetem nje pyetje ose me mire nje kerkese, na zbulo pak misterin.....pse "J" e jo "M" apo "D"?
    asaj i dedikohet? atehere si e ka emrin e plote? jam teper kurioze te di se kush paska qene kjo "J".
    bye
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

  5. #5
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Medea fisheku i fundit mbahet per vete lol

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    E c'rendesi ka po....

    ta thashe emrin???

    Ti nuk mund ta njohesh.
    Vetem ne qofte se me ke njohur mua, mund te besh ndonje hamendesim, po nuk ma merr mendja se njihemi.

    Te thote gje " Materdomini". Nese po, atehere hajde se bejme muhabet.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301

    Cool

    shanon... e di qe fisheku i fundit mbahet per vete, por mendova se ky ishte i parafundit per te...dhe mund te me shuante nje kureshtje. nejse.... pak rendesi ka

    sa per ty nitrosh... ajo fjale sme thote asgje...me fal qe te shqetesova! jam e bindur qe snjihemi (ndoshta keshtu eshte me mire) thjesht me intrigoi iniciali.

    byeeeeeeeeeeeeeeeeee
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

  8. #8
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Medea shaka ishte

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    NDOSHTA KESHTU ESHTE ME MIRE

    Ti mbeshtet koken mbi shtresen e ajrit qe te mban larg prej meje, hukat frymen tende te ngrohte mbi te e vizaton mbi avull reniet e mia. Pastaj me gishta me prek ne sup, pikerisht aty ku nje vit me pare rendnin te harbuar kuajt e buzeve te tua.
    Ulesh mbi karrigen e drunjte e ndersa shkund hirin e qerpikeve te djegur, me kerkon te te rrjedh mes kofshesh a gjinjsh, ose te pakten te te ndez enderrat. Me grushte terbimi godet shtresen e ajrit qe na ndan, qan e qesh si femije.
    I lodhur nga pritja doren ve ne brinje dhe e shoh se nuk je me aty. Ti sje femer, ti je oxhak femer, je brinje e ajrit qe me rrethon.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301

    Talking

    shanon gezuar ditelindjen kurdo qe ta kesh!

    nitrosh ti shkruan shume bukur, por te jesh subjektiv eshte gjeja me e lehte ne bote.....kurse me e rendesishmja te jesh altruist.
    vvvvvv ndoshta....

    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •