Megjithse marrja e Kartes se Gjelber mund te kerkoje pervoje (veēanerisht kur aktualisht ligjet mund te ndryshojne ne ēdo moment), ajo mund te perfitohet edhe me ane te nje numri te kufizuar menyrash:
1. MARRJA E KARTES SE GJELBER ME ANE TE KUSHERINJVE
Ju mund te kualifikoheni ne kete ketegori ne rast se jeni:
a.femije ku te pakten njeri prind te kete nenshtetesine Amerikane ose te kete Karten e Gjelber,
b.prind i nje qytetari Amerikan qe eshte mbi moshen 21 vjeē,
c.njerk ose femije i gjetur i nje qytetari amerikan ne rast se martesa ka ndodhur perpara se femija te mbushte moshen 16 vjeē. Gjithashtu, femija i adoptuar duhet te kete jetuar me prindin (prinderit) e adoptuar te pakten 2 vjet perpara hedhjes se peticionit per Karten e Gjelber,
d.bashkeshort (bashkeshortja) i nje qytetari Amerikan apo me Karten e Gjelber,
e.motra ose vellai i nje qytetari amerikan,
f.femija i adoptuar i nje qytetari Amerikan apo me Karten e Gjelber, apo prind qe ka adoptuar nje qytetar amerikan apo me Karten e Gjelbert, me kusht qe adoptimi te kete ndodhur perpara se femija te kete arritur moshen 16 vjeē.
Ne disa raste, kur nje person perfiton Karten e Gjelber mund te sjelle automatikisht bashkeshortin (bashkeshorten) ose femijet nen moshen 21 vjeē vetem duke provuar lidhjen familjare. Megjithate, kusheriri qe do te sponsorizoje do ti duhet te demonstroje aftesine per te mbeshtetur aplikantin, dhe se i porsardhuri nuk do te kerkoje ndihme publike per 3 deri ne 5 vjet.
2. MARRJA E KARTES SE GJELBER PERMES PUNESIMIT
Ju mund te kualifikoheni ne kete kategori ne rast se keni:
a.oferte te qendrueshme per punesim nga nje punedhenes qe mund te demonstroje se me pare u bene perpjekje per ta plotesuar vendin e punes me nje banor te perhershem apo qytetar amerikan, por asnje qe ishte i kualifikuar nuk ka aplikuar per ate vend pune. Kjo nuk eshte e lehte per tu bere. Sherbimi i Imigracionit dhe Naturalizacionit (INS) zakonisht do te kerkoje kopje te gazetave me reklamat per vendin e punes, listen e atyre qe kane aplikuar, dhe arsyet perse u refuzuan. Ne disa raste Karta e Gjelber mund te perfitohet per aftesi te veēanta, si aftesi gjuhe. Sidoqofte, duhet demonstruar qe ky individ nuk po i merr vendin e punes dikujt qe eshte ne kete vend apo i kualifikuar per ate vend pune.
3.CFARE DUHET BERE
Ne rast se besoni se kualifikoheni per Karten e Gjelber, i telefononi zyres lokale te INS ne zonen tuaj. Ndoshta nuk do te jeni dot ne gjendje te flitni me njeri, por megjithate, do te degjoni nje seri mesazhesh te incizuara. Kur zeri elektronik do t'ju pyese ne rast se keni nje telefon me butona, shtypni (1). Kur zeri t'ju pyese ne rast se deshironi te porositni formulare, shtypni (1) perseri. Do t'ju lidhin me INS Voice Mail (posta me ze). Shqiptojeni qarte emrin dhe adresen dhe thoni se deshironi te merrni aplikata per Karten e Gjelber. Deklaroni arsyen perse po aplikoni per Karten e Gjelber (femi i nje qytetari amerikan, bashkeshort i nje personi me Karten e Gjelber, etc.- shikoni 1. me lart.) Formularet do tu vijne brenda 2 javesh, dhe do te perfshijne udhezime te hollesishme. Ne rast se ju nevojitet ndihme per ti plotesuar ato, do tu duhet ti drejtoheni nje organizate te komunitetit qe ju njihni dhe i besoni. Sapo te keni marre Karten e Gjelbert, nuk duhet te jetoni jashte SHBA per me shume se nje vit, se perndryshe ajo do te behet e pavlefshme.
-----------------------
Fondacioni Frosina i eshte mirenjohes per informacionin e mesiperm Z. Claire McDonough prane Zyres se Refugjateve dhe Emigranteve per Shtetin e Massachusetts ne Boston.
Krijoni Kontakt