100 ditėt
e qeverisjes Berisha
NGA ARJAN KONOMI
Gracka mediatike, qė askush nuk
mundi ti shpėtonte
Pas 100 ditėve tė para tė qeverisjes sė mazhorancės sė re, debati mbi ndryshimin u bė shumė i ashpėr, i mediatizuar nė ekstrem dhe pėrfshiu tėrė opinionin publik, me analiza, komente, lavdėrime dhe kundėrshtime, intervista, faqe tė tėra gazetash dhe orė pafund transmetimesh televizive.
Koha pėr ndryshim - slogani i opozitės sė dikurshme nė fushatėn e shkuar elektorale u ėshtė ngulitur aq shumė tė gjithėve sa shumėkush e ka humbur edhe konceptin e vėrtetė tė saj. Ndyshime tė mėdha qė kapnin ēdo sektor tė shtetit u premtuan dhe u besuan po tė kemi parasysh fitoren e ish opozitės. Shqiptarėt, pa u menduar shumė se do tė ishte njė premtim pėr tu realizuar, e besuan kėtė slogan dhe votuan pėr tė. Shkurt kėrkonin ndryshimin.
Pas 100 ditėve tė para tė qeverisjes sė mazhorancės sė re, debati mbi ndryshimin u bė shumė i ashpėr, i mediatizuar nė ekstrem dhe pėrfshiu tėrė opinionin publik, me analiza, komente, lavdėrime dhe kundėrshtime, intervista, faqe tė tėra gazetash dhe orė pafund transmetimesh televizive.
Dhe kjo e gjitha vetėm pėr 100 ditė qeverisje, thua se ditėn e 101-tė do tė zhvilloheshin zgjedhje tė reja parlamentare. Njė debat i denjė pėr njė fushatė elektorale.
Ėshtė e rėndėsishme qė para se tė analizohen pro-tė dhe kundra-t e kėtyre tre muajve tė pare, tė theksohet njė fakt i cili pėrbėn njė fenomen tė ri tė politikės shqiptare, i pa precendentė. Nė asnjė qeveri shqiptare, qė nga rėnia e komunizmit, nuk kemi hasur njė fenomen tė tillė mediatik, ku si mazhoranca, ashtu dhe opozita ti mėshojnė fort argumentave dhe kundėrargumentave tė tyre nė lidhje me suksesin apo dėshtimin e 100 ditėve. Pėr tė qėnė nė mėnyrė skrupuloze tė saktė, duhet tė pėrmendim faktin se kjo distancė kohore pune bėri qė Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, tė jepte pas 100 ditėve punė, konferencėn e parė pėr shtyp tė tijėn, por qė u mirėprit nga mediat, tė cilat i kushtuan hapėsira tė mėdha punės sė Presidentit dhe duke qenė se nuk pati kundėrshtime apo debate, mund edhe tė mos e marrim nė konsideratė atė propagandė mediatike tė institucionit tė Presidentit.
Ajo qė ēudit me risinė e saj ėshtė fakti se propaganda e Qeverisė Berisha, e cila u pėrpoq tė publicizojė arritjet e saj gjatė tre muajve tė parė tė punės, pati njė kundėrpublicitet tė opozitės sė majtė, shumė tė stėrholluar dhe mirė tė organizuar, por qė i kaloi kufijtė e njė logjike mediatike pėr arsye tė ekzagjerimit tė saj. Opozita e sotme pėrdori njė fushatė tė mirėfilltė, e cila kishte si qėllim bindjen e opinionit publik pėr dėshtimin e kėtyre tre muajve qeverisjeje dhe rrėnjosjen e mendimit, jo aq tė dėshtimit, sesa tė mashtrimit nėpėrmjet mosmbajtjes sė premtive elektorale, duke analizuar njė mė njė ēdo frazė tė premtimit elektoral tė koalicionit politik, qė sot ka pushtetin dhe sidomos ndaj partisė kryesore tė saj, PD-sė.
Dalja e kryetarit tė ri tė PS-sė, Edi Rama nė konferencė shtypi pėr tė diskredituar tre muaj qeverisje, ku nė sond tė binte nė sy njė faqe e tėrė posterash tė mirėpėrgatitur, ku shkruhej nė mėnyrė tė dukshme 100 NETĖT E QEVERISĖ, mund tė quhet e ekzagjeruar. Dhe si gjithmonė, kur gjėrat ekzagjerohen, ato mund tė sjellin edhe efektin e kundėrt dhe pse i konceptuar hollėsisht nė detaje pėr tu admiruar nga ekspertėt e Pi Arėve ( P.R.-Public Relations; shqip- Marrėdhėniet Publike) duke marrė konkretisht nė shqyrtim ēdo frazė tė premtimit elektoral. Por ajo qė nuk bindte ishte se, pavarėsisht faktit se ishin apo jo tė drejta kritikat, asnjė nuk mund tė mohonte se bėhej fjalė vetėm pėr 100 ditė, pra vetėm tre muaj dhe jo pėr 48 muaj, aq sa normalisht ėshtė mandati qeverisės gjatė tė cilit mund tė thuhet se qeveria i realizoi apo jo premtimet e saj tė paraqitura nė programin politik tė fushatės elektorale. Madje mund tė thuhet qė, nėse nė publicitetin antiqeverisės, sikur numri 100 i shkruar me tė mėdha e nė plan tė pare (qė mos ti humbiste vėmendjes sė askujt) tė mos ishte fare, mund tė thuhet bindshėm se kritika opozitare do tė kishte patur mė shumė efekt. E nė tė vėrtetė kjo kritikė nuk arriti tė bindtte as opinionbėrėsit nė Shqipėri, pavarėsisht kritikave, qė ata mund tė kishin dhe ti shprehnin pa rezerva.
Pro dhe kundėr
Qeveria, pėr tė argumentuar suksesin e saj, publikon njė listė tė gjatė arritjesh nė punėn e 100 ditėve, lidhur me administratėn, ekonominė, arsimin, drejtėsinė antikorrupsionin e rendin. Kėsaj liste i pėrgjigjet njė tjetėr e opozitės sė majtė, e cila rendit pikat e dėshtimit tė qeverisė sė djathtė dhe i quan ato 100 netė qeverisje.
Premtimin kryesor elektoral i PD-sė pėr krijimin e njė qeverie tė vogėl, vetėm me 14 ministri dhe reduktimin tepėr tė ndjeshėm tė shpenzimeve qeveritare, mund tė thuhet se e realizoi bindshėm. Nga njė qeveri e fryrė tejmase pėr njė vend tė vogėl si Shqipėria, me shumė ministri dhe me njė administratė gjigande nėnpunėsish, e cila mė tepėr sesa pėr efikasitet administrativ tė jepte pėrshtypjen se, ishte krijuar pėr kėnaqjen e miqve dhe bashkėpunėtorėve me poste politike (dhe kjo ėshtė afėrmendsh, po tė mendosh peripecitė e shumta qė qeverisja socialiste ka kaluar, tė shkaktuara kėto nga pėrplasje tė brendshme klanesh dhe interesash tė mėdha, pėr tė patur mbėshtetjen brenda partisė sė mazhorancės sė mėparshme), kemi njė qeveri shumė mė tė reduktuar.
Nuk ka mė njė Ministri tė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, por kjo ėshtė shkrirė mė ish Ministrinė e Kulturės Rinisė dhe Sporteve, nė njė ministri tė vetme: atė tė Turizmit dhe Kulturės. Po kėshtu ish Ministria e Industrisė dhe Energjitikės, pėr njė vend si ky yni, me njė industri tė papėrfillshme u konsiderua e panevojshme. Kjo u bashkua mė atė tė Ekonomisė duke krijuar Ministrinė e Ekonomisė, Tregėtisė dhe Energjitikės. Dhe kjo ėshtė mėse e kuptueshme, derisa ka njė administratė tė tėrė tė Kesh-it. Nuk ka mė njė Ministri Rendi dhe njė tė Pushtetit Lokal, por ato janė shkrirė nė njė tė vetme, e cila nė qeverinė e re quhet Ministria e Brendshme, duke ndjekur kėshtu eksperiencėn e vendeve perėndimore. Po ashtu, nuk ka mė edhe Ministra Shteti, tė cilėt pėrveē vetes dhe njė apo dy sekretareve, kishin vetėm emrin dhe statusin e ministrit.
Reforma nė administratė e cila synon tė shkurtojė njė numėr tepėr tė madh nėnpunėsish, rreth 2000 vetė, ėshtė njė nga premtimet elektorale, qė pritet tė realizohet nė muajt e parė tė 2006, nėpėrmjet njė ligji tė posaēėm tė qeverisė. Kjo, jo vetėm qė do tė shkurtojė nė mėnyrė dukshme shpenzimet pėr tė mbajtur njė administratė tė tejfryrė pėr njė vend tė vogėl si Shqipėria, por do tė ndikojė drejtpėrdrejt tek qytetarėt, duke ulur burokracinė anadollake qė ne kemi patur, pėr pasojė reduktimin e endjes sė qytetarėve nėpėr zyra e drejtori tė pafundme.
Reduktimi i shpezimeve qeveritare nuk do tė realizohet vetėm nėpėrmjet shkurtimit tė numrit tė lartė tė nėnpunėsve shtetėrore, por edhe nėpėrmjet zvogėlimit tė ndjeshėm tė fondeve, qė do tu akordohen institucioneve, tė cilat shkojnė nga 30% pėr institucionet e pavarura kushtetuese, deri nė 65% nė disa ministri, si dhe nė Kėshillin e Ministrave. Po ashtu, ėshtė ulur ndjeshėm edhe fondi i Presidentit tė Republikės, i cili gjatė viteve tė para qė pėrkonin me qeverisjen socialiste rritej konsiderueshėm nga viti nė vit.
Kėshtu, zyrtarėt shqiptarė nuk do tė kenė mė mundėsi pėr tė abuzuar me shpenzime marramendėse tė karbuarantit, tė telefonave tė zyrave, tė celularėve, tė dietave dhe tė udhėtime jashtė shtetit, tė shumta nė numėr. Kėto tė fundit mė shumė sesa shėrbime tė domosdoshme pune ishin udhėtime turistike, rendje pas ēdo ftese apo justifikimi pėr tė fluturuar si nė Europė, ashtu edhe nė vende nga mė tė ēuditshmet.
Dhe kėto nė mėnyrė tė padiskutueshme do tė ndikojnė edhe nė portofolet e shqiptarėve, tė cilėt janė jo pak tė ndjeshėm ndaj luksit, qė i lejojnė vetės pushtetarėt dhe qė i shikojnė taksat, qė ata paguajnė, jo mė si shpenzime tė kota, por si njė rritje tė investimeve publike.
Nė sektorin e ekonomisė, pėrveē miratimit tė buxhetit pėr vitin 2006, qeveria e re demokrate krenohet edhe pėr rritjen drastike tė tė ardhurave nga doganat dhe administrata tatimore pėrmes luftės ndaj evazionit nė dogana e tatime. Bllokimi i anijesPamissos me 2 mijė ton vaj luledielli pėr llogari tė kompanisė Olim, me arsyen e mospagesės nga ana e firmės private, tė njė borxhi prej 2.7 milionė dollarė, shumė i diskutueshėm nė vetvete si mjet pėr zgjidhjen e problemit, ishte mė tepėr njė show mediatik pėr tu treguar firmave tė mėdha tė biznesit se, mbaroi koha e borxheve dhe e evazioneve fiskale, gjė qė mund tė thuhet se ka patur rezultatin e duhur po tė shikojmė rritjen e ndjeshme tė tė ardhurave fiskale gjatė kėtyre tre muajve, fakt i pakundėrshtueshėm edhe nga socialistėt, tė cilėt kanė heshtur nė kundėrargumentat e tyre, nė lidhje me kėtė pikė.
Pėrgjysmimi i taksės sė biznesit tė vogėl ishte njė realizim tjetėr i njė premtimi elektoral tė bujshėm, edhe pse FMN dhe Banka Botėrore u treguan skeptike, pėr faktin se nuk ishin konsultuar mė parė pėr pasojat qė ulja e kėsaj takse do tė kishte mbi buxhetin. Por, sipas burime qeveritare ulja e kėsaj takse, ka shtuar numrin e bizneseve tė vegjėl qė janė regjistruar dhe nėse kjo rritje do tė jetė e konsiderueshme mund ta bėjė pothuaj tė papėrfillshėm ndikimin e taksės nė buxhet.
Po kėshtu u mirėprit nga opinioni publik edhe anullimi i kontratės abuzive tė shitjes sė Albtelekomit, kontratė kjo skandaloze pėr ēmimin e ulėt tė shitjes sė ndėrmarrjes mė tė madhe shtetėrore, nga tė vetmet qė i kishin shpėtuar privatizimit.
Opozita socialiste ka kritikuar edhe rritjen e ulėt tė pagave dhe tė pensioneve. Por ėshtė njė gjė tė reklamosh mosrealizimin e njė premtimi elektoral, si mund tė ishte ai i rritjes sė rrogave tė buxhetorėve dhe tjetėr gjė tė akuzosh pėr njė mosngritje tė mjaftueshme. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė thjesht me njė demagogji opozitare, e cila vėshtirė se bind kur qeveria do tė rrisė rrogat pėr arsimtarėt 20%, punonjėsve shėndetėsorė 20%, infermierėve 25%, punonjėsve nė varėsi tė ministrive 15% dhe tė tjerėve me rrogė mbi mesataren 5%. Po ashtu vlen tė pėrmendet edhe rritja e pensioneve, sidomos iniciativa pėr tė barazuar pensionin e papėrfillshėm tė fshatit me pensionin e qytetit, politika sociale kėto, qė ēdo qeveri e majtė do ti kishte zili.
Drejtėsia ka qenė njė pikė kyēe e programit tė qeverisė sė re. Reforma nė kėtė sektor nuk ėshtė parė me njė vėshtrim mė realist, duke nėnkuptuar me tė, jo lėvizje administrate sesa iniciativa ligjvėnėse pėr ta bėrė mė efikas sistemin e drejtėsisė. Kėshtu ka qenė aprovimi nga Parlamenti i ligjit pėr konfliktin e interesave nė pėrgjithėsi dhe rasti specifik i anėtarėve tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, sipas tė cilit njė anėtar i KLD-sė nuk mund tė ketė njėkohėsisht edhe funksion tjetėr, duke eleminuar situatat paradoksale tė krijuara nė sistemin gjyqėsor.
Po ashtu edhe angazhimi pėr ekzekutimin pothuajse total tė vendimeve gjyqėsore nga ana e zyrave tė Pėrmbarimit ėshtė njė iniciativė pėr tė shkundur kėtė institucion tė pėrgjumur deri mė sot, ku dhe shkeljet, korrupsioni dhe abuzimet kanė qenė mė evidente duke krijuar njė ngėrē tė sistemit tė drejtėsisė.
Nė kėtė kėndvėshtrim ėshtė parė edhe vėnia e Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, e cila funksiononte si njė drejtori e varur drejtpėrdrejt nga Kryeministri, nėn varėsinė e Ministrit tė Drejtėsisė.
Kritika tepėr e publicizuar e socialistėve jep argumenta qė nuk justifikojnė zellin e madh mediatik, pėr tė cilėsuar periudhėn tremujore tė qeverisjes sė djathtė, si njė dėshtim apo mė keq, njė ndryshim i cili po keqėson vendin, ndryshe nga sa ishte premtuar.
Por, po ti shohėsh apo ti dėgjosh edhe pa i kushtuar shumė vėmendje, deklaratat e opozitės qė i kalojnė caqet edhe tė kritikės, duke u shdėrruar nė akuza tė mirėfillta, konkretisht ato janė mė shumė akuza tė tipit moralist se fakte konkrete. Fjalė tė pėrgjithshme, pėr tė cilat njė gazetari i duhet tė endet nė rrjetėn e gjatė tė thurur pėr tė gjetur argumente bindėse.
Tė akuzosh pėr mosmbajtje tė premtimit electoral, qė rrogat dhe pensionet do rriten, por jo me njė rritje tė mjaftueshme nuk bind. Pėr rritje tė tilla nuk ka pėrqindje referimi. Tė akuzosh se ish bodyguard-ėt e Kryeministrit janė emėruar drejtorė tė rėndėsishėm, apo komandantė Garde, as kjo nuk bind se, nė fund tė fundit pėr tė qenė truproja e njė ish presidenti, duhet tė jesh njė oficier i pėrgatitur dhe i rėndėsishėm dhe qytetarin nuk e bind, qė nga momenti qė nė akuzė pėrmendet fjala bodyguard dhe jo mik apo shok personal. Po ashtu, nuk bind as akuza pėr Ministrin Basha, qė zotėron njė pasuri tė konsiderueshme, derisa pėr shqiptarin e thjeshtė ai ishte njė person anomim deri para disa muajsh, pra qė nuk ėshtė pasuruar mė postet shtetėrore, ndėrkohė qė ėshtė vėrejtur e kundėrta nga ish pushtetarėt socialistė.
Tė akuzosh pėr diskriminim nė shpėrndarjen me kritere politikė tė fondeve pėr pushtetin vendor ėshtė si tė thuash fjalė nė erė, derisa vetė socialistėt kanė krijuar precedentė tė pakontestueshėm tė kėtij lloji, ndaj bastioneve historikė tė PD-sė gjatė qeverisjes sė tyre, si me Shkodrėn, Kavajėn etj, ku investimet publike nuk kanė ekzistuar nė 8 vjet qeverisje socialiste, sidomos nė Kavajė, ku tė gjitha institucionet shtetėrore funksionojnė nėpėr banesa privatėsh, me pėrjashtim tė Gjykatės sė Rrethit, ndėrtesa e tė cilės pėrfundoi disa muaj mė parė nė sajė tė insistimit tė Presidentit dhe tė vullnetit tė donatorėve.
Por jo gjithshka ka shkuar fjollė edhe pėr demokratėt nė pushtet. Nė lėmshin e tjerrur nė tre muaj qeverisje gjen jo pak nyje tė vėshtira pėr tu gėlltitur, nė njėfarė mėnyre pėr rrjedhojė tė mungesės sė gjatė tė tė qenurit nė krye tė qeverisė, por edhe nga entuziazmi emotiv qė tė shkakton ardhja nė pushtet.
Dy janė pikat kryesore ku qeverisja qemokratike le pėr tė dėshiruar: politika e jashtme dhe politika ndaj insitucioneve tė pavarura.
Pėrsa i pėrket politikės sė jashtme nėse mund tė themi se lėvizja e Kryeministrit Berisha nė vizitėn e parė tė tij zyrtare nė Itali dhe takimi informal me kryeministrin grek dėshmon pėr njė prioritet tė marrėdhėnieve mė Italinė por edhe me fqinjin grek me tė cilin gjatė kohės kur Berisha ishte President i Shqipėrisė kishte jo pak probleme. Po ashtu edhe vizita pothuaj e menjėhershme nė Irak tregon pėr njė mbėshtetje tė plotė tė luftės kundėr terrorizmit dhe ndaj politikės sė SHBA-sė.
Nė aspekktin ė politikės sė jashtme lė shumė pėr tė dėshiruar qėndrimi ndaj Kosovės. Nėse Ministri i Jashtėm Besnik Mustafaj u shpreh pėr njė pavarėsi tė kushtėzuar, deklaratė qė shkaktoi jo pak reagime, qeveria u shpreh pėr njė pavarėsi. Edhe pse nė vetvete deklarata e Mustafajt ishte e sinqertė dhe realiste, pse tė gjitha gjasat janė qė Kosova tė arrijė njė pavarėsi tė kushtėzuar apo tė kufizuar, ndonjėherė kur janė ēėshtje kaq tė ndjeshme duhet bėrė edhe pak demagogji.
Ajo qė nuk qėndron nė kėtė rast mė shumė se deklarata e Ministrit tė Jashtėm ėshtė fakti se qeveria duhet tė shprehet mė njė qėndrim tė vetėm, si Kryemistri ashtu dhe Shefi i Diplomacisė apo edhe institucione tė tjera pėrfshirė edhe ai mė i larti, i Presidentit tė Republikės. Nuk mund tė ketė pėr tė njėjtėn ēėshtje dy qėndrime nga strukturat e tė njėjtės qeveri. Kjo qėshmon pėr mungesėn e njė strategjie tė qartė dhe tė vendosur njėherė e mirė tė politikės sė jashtme.
Debat tė nadh mediatik si dhe kundėrshtimin e opozitės e cila u konkludua edhe me kundėrshtimin e Presidentit Moisiu ishte edhe vullneti i palėkundur pėr tė emėruar Edit Harxhin ambasadore tė Shqipėrisė nė Washington. Njė emėrim qė do tė sillte kaq shumė debate si dhe kundėrshtime nga opinionbėrėsit nuk gjen arsye pėr tė shpjeguar zellin e madh si dhe pėrpjekjet deri nė fund, duke marrė parasysh edhe dėshtimin si koha e vėrtetoi, tė emerimit tė njė personi anomin nė diplomacinė shqiptare nė pėrfaqėsimin mė tė rėndėsishėm tė vendit tonė. Njihet botėrisht nė historinė e diplomacisė botėrore se nė vendet marrėdhėniet me tė cilat konsiderohen prioritare dėrgohen pėr pėrfaqėsim diplomatė me njė personalitet profesional tė padiskutueshėm, njėkohėsisht edhe me njė karrierė e pėrvojė tė gjatė dhe pozitive nė diplomaci, gjė qė Harxhi nuk plotėsonte.
Pika tjetėr qė lė shumė pėr tė diskutuar nė kėto tre muaj tė qeverisjes sė djathtė ėshtė edhe pėrpjekja qė reforma nė drejtėsi nuk duhej tė niste ndaj organeve tė gjyqėsorit dhe ndaj Institucionit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Ligji i pėr Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė ėshtė njė ligj tepėr i nevojshėm dhe i domosdoshėm por nuk ėshtė se pikėrisht aty ēalonte sistemi i drejtėsisė shqiptare, ndėrkohė qė ka shumė sektorė tė tjerė qė duhen riformuar dhe bėrė efiēentė. Refuzimi i kėtij ligji i aprovuar nė parlamenti nga ana e Presidentit tė Republikės pėr tė meta ligjore dhe kthimi i tij pėr rishikim nė Kuvend ėshtė njė goditje jo e lehtė pėr maxhorancėn e djathtė.
Po ashtu nuk justifikohet apo kuptohet fakti qė Kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi sulmon institucionin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, institucion qė kushtetuta e Shqipėrisė e pėrcakton qartė si tė pavarur nga politika. Insistimi me ngul nė mosfunksionimin e tij la tė nėnkuptohej qartė se kėrkohej dorėheqja e kryeprokurorit, aq mė tepėr qė ndaj kėtyre institucioneve vėmendja e ndėrkombėtarėve ėshtė shumė e ndjeshme.
Tė gjitha kėto u bėnė ndėrkohė qė vendi kishte shumė probleme tė tjera imediate si kriza energjitike qė pėrfshiu si asnjėherė tėrė vendin pėr tė cilėn mund tė themi se qytetarėt shqiptarė duke qenė tė prekur direkt janė shumė mė tė ndjeshėm sesa ndaj Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė apo Institucionit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm.
Krijoni Kontakt