-
Vajza prej qelqi
VAJZA PREJ QELQI
Vajzė e vogėl,
Me sy prej qelqi,
Sa herė hyj brenda tyre,
Unė eci zbathur,
Mos thyej ndonjė gjė,
Qė,dot,se ndreq!
Qelq,
I ke sytė,
Qelq!
Vajzė kryeneēe,
Me buzėt prej qelqi,
Sa herė ndeshem me to,
Ti mua mė kap rob,
Dhe robėrit i trajtoke keq!
Qelq,
I ke buzėt,
Qelq!
Vajzė e brishtė,
Me trup prej qelqi,
Duart i kam skelet,
Dridhem kur tė prek,
Kam frikė mos mė thyesh vėrtet!
Qelq,
Je e tėra,
Qelq!
TEPĖR VONĖ
Ti ke njė moshė me time bijė,
Me babin tėnd, unė, moshatar.
Kush tė dha urdhėr tė mė duash
Me hirin tim tė ndezėsh zjarr?!
Ata thėngjij qė ishin shuar
Ti si guxon me dorė i prek?!
Kush tė dha urdhėr tė mė ndezėsh
Pa patur frikė se unė tė djeg?!
Ke ardhur vonė. Tepėr vonė.
Kur dimri krejt mė ka pushtuar,
Kur vdekja firmėn mė kėrkon
Ndoshta ne ferr per te me ēuar.
Ti gjysma-hėnė je kur zhvishesh
Dhe gjysma tjetėr-perėndi!
Me ēdo tė puthur mi ul vitet,
Mė kthen nė moshėn qė ke ti!
Me kėto gjysma, unė poeti,
Mund tė ndėrtoj tjetėr planet.
Nė djall pastaj tė shkojnė vitet,
Dhe moshat le tė shkojnė nė dreq!
Po prapėseprapė njė frikė ndjej,
Po mora zjarr, si mund ta fik?
Prandaj dhe po vonoj tė zgjohem,
Them ndoshta ik.
Them ndoshta ik...
-
-
Administratore
Duke qene se tema e trajtuar ne poezite me larte "eshte akoma e pa pranuar nga shume mentalitete" , tema mbyllet ketu!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt