Regjisori Mevlan Shanaj dhe skenaristja Natasha Lako sjellin Lule tė kuqe, lule
tė zeza
Njė film mbi trishtimin e ditėve tona
Elia Zaharia, kėngėtarja e Spirtit Voice dhe lideri i Djemve tė detit, Genti
Demaliaj, nga muzika nė kinematografi. Shėnohet pjesėmarrja e parė e dy
talenteve tė rinj, pėrkrah rikthimit nė ekranin e madh tė emrave tė njohur, si
Kastriot Ēaushi, Yllka Mujo, Petrit Malaj, Vasian Lami etj
Plasaritjet shpirtėrore qė kanė mbjellė trishtimin janė vendosur nė qendėr tė
filmit tė ri artistik, tė prodhuar nga regjisori dhe aktori i njohur shqiptar,
Mevlan Shanaj. I vendosur nė njė fshat tė Dropullit, nė Gjirokastėr, dhe
pikėrisht nė Delviēian-Goranxi, njė fshat piktoresk, filmi rrėfen historinė e
disa njerėzve tė ardhur nga qyteti, nė jetėn e tė cilėve gjendet nga pak
historia e tė gjithė shoqėrisė shqiptare gjatė kėtyre viteve tė fundit, e
pėrkatėsisht, nga viti 97 e deri nė ditėt tona. Nėn interpretimin e disa prej
figurave mė tė njohura tė artit shqiptar dhe nė ndėrthurrjen e artistėve tė
vjetėr dhe atyre tė rinj, filmi mban vulėn e skenaristes Natasha Lako, qė njihet
si autorja e 15 filmave artistikė, qė kanė mbetur nė arkivin e filmave mė tė
mirė shqiptarė, si Plumba perandorit, Mėsonjėtorja, Muri i gjallė, Njė
emėr midis njerėzve, etj. Genti Demaliaj, lideri i grupit tė rokut,Djemtė e
detit, Elia Zaharia, kėngėtarja e grupit Spirit Voice dhe Klejdi Kapexhi,
janė emrat e rinj tė cilėt do tė prezantohen pėr herė tė parė si aktorė nė
filmin e ri tė Shanajt, i cili ka dashur tė rikthejė nė ekranin e madh, edhe
figura qė prej kohėsh po i mungonin celuloidit, si Yllka Mujo, Kastriot Ēaushi,
Petrit Malaj...Elia, vajza e artistes sė njohur tė skenės dhe ekranit, Yllka
Mujo, do tė luajė njė nga rolet kryesore tė filmit, atė tė vajzės sė dashuruar
qė merr rrugėt e kurbetit nė shoqėrinė e tė dashurit tė saj, kolegut muzikant,
Demaliajt. Ashtu si dhe nė jetė, ajo do tė jetė vajza e aktores, por regjisori
Shanaj, qė nė film do tė ketė rolin e protagonistit, shprehet se Yllka do tė
ndihet xheloze pėr fillimet e vajzės sė vet, qė ka njė talent tė padiskutueshėm,
duke rikujtuar momentet e saj tė para, qė kanė qenė po aq tė mira. Premiera e
filmit artistik me metrazh tė gjatė, "Lule tė kuqe, lule tė zeza" do tė shfaqet
nė Tiranė gjatė muajit mars tė kėtij viti, ndėrsa filmi ėshtė i plotė dhe zgjat
thuajse 2 orė. Ky ėshtė njė realizim i Televizionit Publik Shqiptar, studios sė
filmit, Zig-zag dhe Qendrės Kombėtare Kinematografike. "Aktualisht, filmi
ndodhet nė fazėn e post produksionit, ndėrsa po punohet pėr pėrfundimin e
kolonės zanore, e cila ėshtė realizuar nga kompozitori Kujtim Laro".
Filmi trajton tronditjet shpirtėrore, sociale dhe demografike tė zonave tė
thella tė Shqipėrisė dhe braktisjen e tyre mbas viteve '90-tė. Ngjarjet e tij,
pėrqėndrohen brenda njė mikrokozmosi tė marrėdhėnieve shoqėrore dhe familjeve
shqiptare, ku zbėrthehen konfliktet mė tė thella tė njeriut nė marrėdhėnie me
veten dhe tė tjerėt.Unė nuk mendoj se ky ėshtė njė film qė flet pėr njė ngjarje
qė ka ndodhur nė njė vend tė caktuar, gjithsecili mund tė njohė tek ai pjesė nga
jeta apo problemet e veta, ėshtė shprehur Shanaj, ndėrsa shton se unė mendoj,
se kur tė shfaqet, filmi do tė duket me nuanca ballkanike, edhe pse ėshtė
realizuar nė bashkėpunim me kolegė tė tjerė nga Prishtina, Bullgaria e deri nga
Suedia e largėt. Shanaj, njėkohėsisht dhe protagonisti kryesor nė film, ku
interpreton rolin e njė mėsuesi fshati, qė edhe ky nuk shpėton nga braktisja e
bashkėshortes dhe vajzės, tha se, "pėr mua realizimi i kėtij filmi ėshtė njė
pėrgjegjėsi e dyfishtė. Unė duhet tė mbaja qėndrim sa krijues aq interpretativ,
por njėkohėsisht dhe kritik nė realizimin e tij". Njė tjetėr anėtar i familjes
Shanaj, ka vėnė firmėn nė film. Ai ėshtė Joni Shanaj, djali i dy artistėve, qė
ka punuar nė montazhin e filmit, ndėrsa ka studiuar dhe jeton nė Suedi, duke
ndjekur gjurmėt e tė dy prindėrve. Mevlan Shanaj ėshtė njė emėr i njohur i
kinematografisė shqiptare, si dhe njė ndėr 31 artistėt e parė qė kanė krijuar
stafin artistik tė televizionit shqiptar. Mbasi ka mbaruar studimet e larta pėr
aktor, regjia dhe aktrimi kanė qenė dy rrugėt paralele me tė cilat ai ka
shpalosur mendimin e tij artistik qė nga viti 1969 e deri nė ditėt e sotme.
Shanaj ėshtė dhe regjisori qė ka realizuar filmin e parė artistik tė TVSH-sė,
Korrierėt. Pas turneut tė shfaqjeve nėpėr kinematė shqiptare, filmi do tė
udhėtojė edhe drejt vendeve fqinje shqiptarėfolėse si Kosovė e mė gjerė, ndėrsa
vetėm mbas njė viti do tė transmetohet edhe nė ekranin e vogėl tė TVSH-sė.
Teuta Meēi
Krijoni Kontakt