Ja edhe nje pjese me prane te vertetes:
E Diele, 23 Nentor 2003
TE REAGOJE QEVERIA!
Organizatat joqeveritare te qytetit te Vlores kane pergatitur se bashku nje ankese zyrtare lidhur me incidentet e ndodhura gjate dy proceseve zgjedhore ne Himare. Kete ankese ata do t'ia dergojne edhe institucionit te Presidences, Kryeministrise dhe Kuvendit nga te cilat presin menjehere reagim ne lidhje me faktet e renda dhe paprecedent. Drejtuesit e ketyre OJQ-ve bejne te ditur ne kete deklarate te tyre, se ndihen te fyer nga sfida e nacionalizmit fanatik ne qender te Laberise, te cilin e konsiderojne si qender te patriotizmit. Keta drejtues, nuk kane bere ndarje mes shkaktareve te incidenteve.
Sipas tyre, ato mbeten qarqet e caktuara vorio-epirote greke dhe shqiptareve te blere permes politikes se pensioneve. (Ne denojme gjithashtu edhe indiferencen e autoriteteve shteterore te cilat u treguan pasive dhe lejuan qe nje individ i nacionalizmit grek dhe nje deputet i Nea Demokracise te mberrinin ne Himare dhe te ushtronin presion- thuhet ne deklaraten e OJQ-ve te Vlores.
Per t'u dhene fund gjithe ketyre ngjarjeve, drejtuesit e OJQ-ve te Vlores paraqesin disa kushte nga ana e tyre. "Kerkojme qe te shihet edhe nje here ndarja administrative e Himares, pra te quhet nenprefekture, ku te perfshihen edhe fshatrat qe tradicionalisht kane qene te sajat" thuhet ne deklarate.
Por nder te tjera propozohet qe te zgjidhet edhe ceshtja e pronesise ne Himare, e cila ka ngjallur mjaft konflikte dhe po mban peng zhvillimin e turizmit ne kete zone.
Krijoni Kontakt