Njeriu qė donte tė reformonte BS
"SHEKULLI SOVJETIK" I MOSHE LEVINIT
Tek "Shekulli sovjetik", i sapobotuar nė Francė nga "Le Monde diplomatique" dhe "Fayard", duke paraqitur dokumente tė pabotuara, Moshe Levin paraqet njė vizion tė tėrėsisė sė historisė sė Bashkimit Sovjetik. Pjesa qė pason ka tė bėjė me tentativėn e parė tė madhe tė reformės radikale tė sistemit: atė tė kryer nga Juri Andropovi, pasues i Leonid Brezhnjevit, qė kish ndėrruar jetė nė nėndor 1982. Por vdekja e tij nė shkurt 1984 do ta ndėrpresė kėtė ndėrmarrje, e cila, pas intermexos sė trishtuar tė Konstantin Ēernjenkos, do tė vazhdohet nga Mikhail Gorbaēovi, pasi zgjidhet Sekretar i Pėrgjithshėm i Partisė Komuniste nė mars 1985. Por do tė jetė shumė vonė, jashtėzakonisht shumė vonė...
Juri Andropovi, i cili i njihte personalisht disa disidentė (mes tė cilėve Roi Medvedevin) kish studiuar personalitetin e tyre. Kish lexuar veprat e tyre dhe shpesh edhe i kish vletrėsuar, por misioni i tij si kreu i sigurisė politike shkonte mė shumė se kaq. Ai llogariste qė 8.5 milion njerėz qenė nė gjendje tė kalonin nė veprim me rastin e parė. Ky potencial u ofronte disidentėe tė shquar qė tė merrnin pėrsipėr njė rol katalizatori dhe tė grumbullonin turma tė mėdha. Nė sytė e Andropovit, ishte e pamendueshme t'ju drejtoheshe metodave policore pėrballė vatrave tė tilla, aq mė shumė qė njė numėr jo i parėndėsishėm disidentėsh deklaronte hapur se rreshtohej «nė kampin tjetėr». Megjithatė, nė analizė tė fundit, ishte i bindur se elementi vendimtar konsistonte nė aftėsinė e sistemit pėr t'u treguar efikas. Ose mė mirė. hendeku midis nevojave nė rritje dhe mjeteve nė rėnie tė vazhdueshme (pėrfshi kėtu edhe resurset intelektuale mjaft tė kufizuara tė drejtuesve) rritej pandėrprerė. Ky diskutim nuk vlente vetėm pėr ekonominė, por edhe pėr themelet politike tė sistemit. Nė periudhėn 1982 1983, pėr tė pasur njė shans suksesi, drejtuesit sovjetikė paradoksalisht duhej tė pranonin jo vetėm qė sistemi ishte i sėmurė gjė qė Juri Andropovi dhe Aleksej Kosigini (i vdekur mė 1980) e dinin prej kohėsh - por edhe qė shumė prej organeve tė tij jetike kishin vdekur dhe qenė tejkaluar. Ekonomisti Vasilij S.Nemēinov kishte parashikuar se gjėrat do tė merrnin njė tė prerė tė keqe qysh nga viti 1965, kur kish sulmuar «njė sistem mekanik tė bllokuar nė tė gjitha parametrat themelore fiksohen paraprakisht, kėshtu qė sistemi ėshtė i paralizuar nga lart poshtė». Atėhere u deklarua vdekja e njė individi, askush nuk besonte nė mundėsinė e njė ringjalljeje, por kur bėhet fjalė pėr njė formė qeverisjeje, mbetet mundėsia qė ta bėsh copa-copa dhe tė rindėrtosh. Ėshtė evidente qė Kosigini dhe Andropovi e njihnin situatėn mė mirė se cilido historian tjetėr perėndimor, sidomos falė leximit tė raporteve tė cilat do ti njihnim vetėm 25 vjet mė vonė. Midis tyre pėrmend njė vepėr tė pabotuar tė urdhėruar nga Kosigini, nė atė kohė Kryeministėr, pėr seksionin ekonomik tė Akademisė sė Shkencave. Tri vjet pas paralajmėrimeve tė Nemēinovit, akademikėt impenjohen nė njė konfrontim sistematik midis Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik nga pikėpamja e strukturave ekonomie, e nivelit tė jetesės, e progreseve teknologjike, e subvencionimeve materiale, e menaxhimit dhe orientimit tė investimeve. Vendimi ėshtė si mė poshtė: Bashkimi Sovjetik ėshtė i mundur nė tė gjitha sektorėt, me pėrjashtim tė prodhimit tė qymyrit e tė ēelikut. Kjo ėshtė mburrja e regjimit, por dėshmon dhe sa i prapambetur ėshtė vendi: pėrbėnte njė sektor referimi qysh nė shekullin e kaluar. Mesazhi ėshtė i qartė, ashtu si shkrimi i vjetėr nė gjuhėn aramaike nė muret e pallatit tė Baltazarit nė Babiloni, por shkrimi nuk lexon mė "mneh thet ufarsin" (fjalė pėr fjale: ai ka reflektuar, reflektuar. Ai ka vendosur, ai ka shkatėrruar), por "mneh rhnch... Usa" (ka reflektuar, reflektuar... dhe kanė dalė Shtetet e Bashkuara). Kėrcėnimi kėshtu nuk vjen mė nga Zoti, por nga fuqia e Shteteve tė Bashkuara. Nuk ka mė asnjė minutė pėr tu humbur pėr tė proceduar nė njė transformim radikal tė sistemit. Nė origjinėn e stanjacionit ekonomik por edhe simptoma kryesore ishte njė Byro Politike nė tė vėrtetė e dobėt, e mbledhur rreth njė Brezhnjevi me trurin tashmė tė fikur, njė impas poshtėrues pėrballė tė gjithė planetit. Nuk ishte e mundur tė largohej Brezhnjevi sepse, ndryshe nga sa kish ndodhur me Hrushovin, nuk krijohej asnjė shumicė nė zgjedhjen e njė lider tė ri. Njė aspekt tjetėr i kontekstit: oktapodi i korrupsionit. Disa anėtarė tė familjes Brezhnjev thuajse e tregonin pjesėmarrjen e tyre nė korrupsion. Lulėzimi i rrjeteve mafioze, me tė cilat qenė tė lidhur pėrgjegjės tė shumtė tė lartė tė partisė, ishte njė fenomen tjetėr me tė cilin vendi (por jo drejtuesit e tij) ishte ndėrgjegjėsuar dhe kish arritur njė gjerėsi tė paprecedent. Nė njė moment nė tė cilin vendi e kuptoi se KGB-ja pėrgatitej ta sulmonte energjikisht kėtė plagė dhe shtrėngoi morsėn rreth familjes Brezhnjev e krerėve tė tjerė tė lartė tė regjimit, papritmas nė qiellin politik shpėrthen njė bombė: mė 19 janar 1982 vret veten Semen Civigun, zėvendėskryeministri i Adropovit, njeriu hije i Brezhnjevit mb tė. Do tė pasojnė shpėrthime tė tjera tė kėtij lloji. Disa ditė mė pas Mikhail Susllov, numri dy i Byrosė Politike, njė konservator i flaktė, vdes me vdekje natyrale. Vdekja e tij ėshtė elementi kyē i ndryshimit tė forcave nė brendės tė Byrosė Politike, nė dėm tė «kėnetės».
Pas vdekjes sė kėtyre dy njerėzve, Andropovi vuri dorė nė raportet mbi korrupsionin dhe filloi qė tė gėrmojė mė thellė, gjė qė e tronditi pėrfundimisht aftėsinė e «kėnetės» qė tė ruante nė favorin e saj ekuilibrin e brendshėm tė Byrosė Politike dhe tė Komitetit Qėndror. Kėshtu kreu jotipik i KGB-sė Andropov mundi tė bėhej Sekretar i Pėrgjithshėm thuajse rastėsisht. Qėndroi nė pushtet pothuajse 15 muaj (edhe kjo e rastėsishme), por brenda kėsaj periudhe tė shkurtėr paraqiti disa probleme interesante. Kjo paralizė e sistemit, kur nuk ishte praktikisht askush nė timonin e vendit, nuk ka penguar qė nė njė moment tė dhėnė tė araqitej njė pilot i vėrtetė, nė gjendje qė tė impononte njė ndryshim kursi, duke filluar me shkundjen e situatės nė krye. Nė mėnyrė tė pakontestueshme, nė fillim rastėsia ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm, por ėshtė mirė tė nėnvizohet shpejtėsia me tė cilėn «kėneta» e kohės mund tė bonifikohej nga njė spastrim energjik i elementėve nė aparatin e partisė qė e mbėshtesnin. Qenė tė mundura inisiativa tė reja, falė ardhjes sė kuadrove tė rinj drejtues. Pikėrisht kjo ka ndodhur me Andropovin. Vjaēesllav Kevorkov, njė prej bashkėpunėtorėve tė tij mė tė ngushtė nė KGB, funksionar i lartė i kundėrspiunazhit, na zbulon disa karakteristika tė personazhit. Me tė thėnat e tij, Andropovi reflektonte lidhur me mundėsinė e pėrfundimit tė njė marrėveshjeje me inteligjencėn nė mėnyrė qė ta ndihmonte nė reformimin e sistemit. Modeli i tij ishte dukshėm Anatolij Lunaēarski, i cili nė kohėrat e Leninit kish ditur tė fillonte dhe bashkėpunonte me njė grup tė tillė shoqėror. Andropovi kish kuptuar pėrsosshmėrisht faktin se sėmundja kryesore e partisė buronte nga dobėsia intelektuale e kuadrove dhe e drejtuesve tė lartė tė saj. E gjitha kjo qė disa kanė mundur tė shkruajnė lidhur me aderimin e tij nė «brezhnjevizėm» lind nga keqkuptimi. Njė gjė ėshtė e qartė: posti i tij ishte nė mėshirėn e vendimit tė Brezhnjevit. Kevorkovi citon opinionin e shefit tė tij: «Pothuajse asnjė nga drejtuesit aktualė tė partisė apo tė shtetit nuk i pėrket kategorisė sė politikanėve tė talentuar, tė cilėt tė mund tė pėrballojnė vėshtirėsitė nė tė cilat ndodhet vendi». Nė ēdo mėnyrė, pėr tė Andropovi i pėrket asaj kategorie dhe e pėrfundon librin e tij me kėtė shprehje: «Andropovi ka qenė padyshim burri fundit i shtetit qė ka besuar nė vitalitetin e sistemit sovjetik, por jo tė sistemit ashtu siē e kish trashėguar kur ishte ngjitur nė atė post: besonte vetėm nė vitalitetin e sistemit qė synonte ta krijonte me reforma radikale». Kjo dėshmi dhe tė tjera akoma duken se demostrojnė qė njė politikan i inteligjencės sė Andropovit e kuptonte se sistemi duhej tė rindėrtohej, sepse themelet e tij ekonomike dhe politike ndodheshin ashmė nė gjendje tė mjeruar. Ta rindėrtoje nuk nėnkuptonte gjė tjetėr veēse ta zėvendėsoje me njė gjė tjetėr, duke proceduar me etapa. Arėsyetonte vėrtet nė kėto terma? Duke u nisur nga fakti se arkivat e tij personale janė deri mė tani akoma tė ndaluar, vendimet qė ka marrė apo qė kish ndėrmend tė merrte mundėsojnė tė japim njė pėrgjigje pohuese.
Kap pushtetin me shpejtėsi dhe pa tronditje. Fillon tė veprojė me maturi tė madhe, por shumė shpejt vendi kupton se nė Kremlin po pėrgatisin disa serioze. Hapat e para janė ato qė prisnin tė gjithė: Andropovi dėshiron tė rivendosė disiplinė nė vendet e punės. Pėrveē punėtorėve, bėhet fjalė edhe pėr tė riedukuar elitat, qė sigurisht nuk shkėlqejnė pėr etikėn e tyre nė punė. Ai dėnon dashurinė e tyre tė ēfrenuar pėr daēa luksoze dhe kėnaqėsi tė tjera tė jetės (pėr tė dihet se jeton nė mėnyrė shumė tė thjeshtė). Sapo pėrhapet lajmi, popullariteti i tij rritet. Vendi e ka njė padron dhe kjo shikohet. Njė reformė kėrkon pėrgatitje dhe kohė: ngrihen grupet e refleksionit dhe komitete. Disa masa janė provizore, tė tjera shtyhen pėrtej, tė tjera janė bile tė pakthyeshme. Pėr shembull, spastrimi me trumbetime i njė shtrese tė tėrė pėrgjegjėsish tė aparatit midis mė reaksionarėve, shtylla tė skuadrės sė mėparshme qeveritare. Njė kėnaqėsi tjetėr pėr inteligjencėn: largohet Sergei Trapeznikov, edhe ai i pėrkėdhelur i Brezhnjevit, qė hiqej si ideologu kryesor i partisė. Inkuizitor i madh i regjimit, stalinian i flaktė, ndiqte me dėshirėn tė pastėr tė hakmarrjes shkrimtarėt dhe universitarėt qė bėnin diskutime pak tė pėlqyeshme prej tij. Nėn Andropovin, roli i Gorbaēovit u rrit vazhdimisht. Njerėz tė rinj kanė tani akses nė poste kyēe nė aparatin e partisė. Andropovi i propozon Vadim Medvedevit drejtimin e Departamentit tė «Kėrkimit dhe tė Universitetit». Medvedevi ishte kritikuar ashpėr pėr «mosbindje» atėhere kur kish tentuar ta bėnte Akademinė e Shkencave Shoqėrore tė partisė, drejtor i sė cilės ishte, njė institut tė vėrtetė kėrkimor. Andropovi e informon qė ėshtė i domosdoshėm njė kėndvėshtrim i ri, pėr tė pėrshpejtuar pėrparimin tekniko shkencor dhe pėr tė pėrmirėsuar situatėn e shkencave shoqėrore, veēanėrisht tė keqtrajtuara nga Trapeznikovi: Akademia e Shkencave Shoqėrore duhet tu kushtohet studimeve serioze, nė vend qė tė prodhojė tekste ideologjike absolutisht tė paqėndrueshme. Nė vitin 1983 Vladimir I.Vorotnikov, Zėvendėskryeministėr i Republikės Federative Ruse, ėshtė emėruar Kryeministėr i kėsaj republike dhe anėtar i Byrosė Politike. Nė ditarin e tij, ai shkruan se ka mbetur thellėsisht i impresionuar nga inteligjenca e demostruar nga Andropovi gjatė bisedave tė tyre, shėnimet e tij, tė marra gjatė mbledhjeve tė Byrosė Politike, zbulojnė njė Andropov energjik e tė vendosur, qė pėrballon pa ndrojtje probleme gjithnjė e mė komplekse: disiplina nė vendin e punės, por edhe funksionimi i ekonomisė dhe kėrkimi i njė modeli tė ri ekonomik; mėnyra e tij pėr tė pėrballuar ndryshimin ėshtė shumė pragmatike; dėshiron qė tė zgjerojė gradualisht reformat e vendit. Hapi i parė i rėndėsishėm nė sektorin ekonomik konsiston nė lėnien e fabrikave qė tė punojnė «mb bazėn e njė vetėfinancimi tė plotė» (polnyj hozrascet), duke marrė nė konsideratė raportin kosto/fitim. Por Vorotnikovi, i sapoardhur, akoma pak i informuar pėr kuzhinėn e Byrosė Politike, nuk thotė asgjė pėr komitetet qė mblidhnin personazhet e rangut tė lartė pėr ti pėrgatitur kėto ndryshimė. As ai nuk ishte nė korrent tė reformės sė partisė qė kish nė mendje Andropovi. Andropovi pėrmbledh inisiativat e para, ndėrsa njėkohėsisht pėrgatit tė tjera, dhe flet: «Duhet tė ndryshojmė mekanzmat ekonomike dhe sistemin e planifikimit». Njė grup refleksioni ad hoc qė ndoshta ekzistonte, nėn njė formė tjetėr, akoma pėrpara ngjitjes sė tij nė pushtet vihet nė punė. Ndėrkohė, «rehabilitohet» bujqėsia e vogėl private, tė cilėn Nikita Hrushovi e kish reduktuar apo ndaluar, dhe administrata merr njė paralajmėrim tė fortė: shėrbimet ministrore nuk kanė ditur tė japin shembullin e njė organizate tė mirė dhe nuk kanė arritur tė krijojnė kushtet e njė «atmosfere pune mjaft produktive». Ndryshimet e ndėrmarra janė tė rėndėsishme dhe tė tjera, tė parashikueshme duken nė fazė fillestare. Disa pjesė tė verbaleve tė mbledhjeve tė Byrosė Politike (tashmė nė dispozicion) hedhin njė dritė akoma mė tė ēuditshme lidhur me strategjinė nė fazėn e pėrpunimit. Nė momentin nė tė cilin afrohet fushata pėr rizgjedhjen e organeve tė mėdha tė partisė, e shoqėruar nga raportet rituale, Andropovi, nė njė rezolutė zyrtare, deklaron papritmas nė gusht tė vitit 1983: «Asambletė elektorale tė partisė i nėnshtrohen njė skenari tė paracaktuar, pa njė debat tė ndershėm e tė thelluar. Kurrikulumet e kandidatėve janė tashmė tė gatshme pėr botim; mbytet cfarėdo inisiative, cfarėdo kritike. tash e prapa, nuk do tė tolerohet mė asgjė e kėsaj natyre». Ėshtė njė bombė e vėrtetė. Tė kritikosh padronėt e partisė tė errėsuar nga interesat e tyre dhe t'u bėsh tė kuptojnė se mund tė hiqen, nė momentin nė tė ciliėn hapet fushata pėr rizgjedhjet, krijon njė situatė absolutisht tė paprecedent pėr tė gjithė sektorin drejtues. Nė pjesėn mė tė madhe, deri mė tani qenė rizgjedhur po ata, nė tė gjitha nivelet e hierarkisė. Nėqoftėse «zgjedhje» nuk nėnkuptonte mė «emėrim», ekzistonte rreziku qė fushata tė kishte njė atmosferė krejtėsisht tė ndryshme. Kėshtu tregonte se ishte nė korrent se e ashtuquajtura "parti" ishte njė kufomė, se ishte e kotė ta ktheje nė jetė dhe se e vetmja gjė e mbetur pėr t'u bėrė ishte ta shkatėrroje krejtėsisht. Ėshtė pikėrisht kjo qė kanė kuptuar drejtuesit sovjetikė tė kohės. «Stabiliteti i kuadrove» i famshėm (siguria e ruajtjes sė postit, pavarėsisht cdo gjėje qė ndodhte) po zhdukej dhe, bashkė me tė, zhdukej pandėshkueshmėria e «kohės sė bukur tė kaluar». Pushteti komod dhe parazitar i klasės sė liderėve tė partisė-shtet po i afrohej fundit. Zgjedhje autentike nė brendėsi tė partisė nėnkuptonin shfaqjen e korenteve dhe daljen e liderėve tė rinj; nga kėtu mund tė lindėte njė parti, cilado qoftė emri i saj. Njė parti e ngjashme nė pushtet, me njė program reformash, mund ta kish pilotuar vendin nė tranzicionin e ri drejt njė modeli tė ri. Natyrisht, e gjitha ėshtė pjesė e historisė «sė nėqoftėseve dhe tė sikureve». Andropovi, i cili vuante nga njė sėmundje e pashėrueshme, shtė shuar me shpejtėsi nė vitin 1984. E ka pasuar Konstantin Ēernjenko, njė aparatēik pa personalitet, edhe ai i sėmurė rėndė, mbretėrimi i tė cilit zgjati afėrsisht trembėdhjetė muaj. Pas kėsaj "partia" ndodhet pėrballė njė situate tė pazakontė: nė vitin 1985 ja mė sė fundi njė Sekretar i Pėrgjithshėm i ri, Mikhail Gorbaēovi, trashėgimtar i Andropovit, njeri me ide shpesh tė drejta, i cili do tė njohė njė ngjitje spektakolare, por fatkeqėsisht edhe njė rėnie po aq tė zhurmshme.
Pėrgatiti: ARMIN TIRANA
COPYRIGHT RILINDJA DEMOKRATIKE
Krijoni Kontakt