VALA E ASHPĖR E EKSPASIONIT OTTOMAN TURK NĖ DREJTIM TĖ PERĖNDIMIT,DHE RRUGĖT E SAJA TĖ NĖNDHESHME PĖR MARRJEN E VIENĖS!


Ata i vunė fshesėn,qė nga thellėsia e Turkestanit tė Azizė Qendrore,duke e quajtur kėshtu veten Ottomanėt Turq. Gjatė asaj vere tė ftohtė e me shi tė 1529-ės,ata i shkaktuan plagė tė tmerrshme Europės, gjė e cila s’i kishte pėrshkuar e hamendur me mjėra vjet.Biles ato qenė mė tė hidhura se sa pushtimet e Attila Hunsit nė shekullin e 5-tė .Por duhet theksuar se forcat e Atilės patėn qėnė ushtarė barbarė e primitivė qė nuk dinin asgjė fare nga arti i luftės moderne.Mirpo siē do shohim dhe vetė mė poshtė,invaduesit e rinj ishin shumė herė mė pėrpara. Avancimi dhe sofistikimi i tyre paraqiste njė rrezik shumė serios nė sferėn ushtarake,pa pėrmendur kėtu civilizimin e tyre. Niveli i rrezikshmėrisė qė ata posedonin nė atė kohė ishte shumė herė mė lart dhe mė i zgjeruar, se sa shtetet perendimore tė marra sė bashku.
Tė emėtuar prej Sulltanit tė tyre tė parė,Osmanit,turqit Ottomanė u vendosėn strategjikisht nė atė vend qė sot quhet Anatolia,nė Azinė e vogėl.
Nė njė farė vėshtrimi,te ata nuk dukej ndonjė ndryshim i theksuar,prej kalorsėve tė egėr qė shkilnin dhe pluhurosnin atė periferi. Mirpo ku ishte ndryshimi,dukej se kėta shkelsat e rinj posedonin dy atribute tė shkėlqyera,gjė e cila i bėri ata tė konkurojnė fare lehtė:-“E para qėndronte se;-ata ishin udhėheqės strategė tė mrekullushėm,dhe ekonomistė me famė. Dhe e dyta ata e adoptonin diturinė aq shpejt sa rrallė kush i ka ato cilėsi. Kėshtuqė vetia e parė si liderė dhe financierė u dha atyre lehtėsi miqėsimi me popullin vendas dhe fqinjė,dhe e dyta cilėsi atyre u vlejti ti bėjnė njė pėrmbledhje tė rrufeshme nė tė rejat shkencore si nė inxhinjeri, arkitekturė, medicinė e astronomi,si dhe gjetjen e re dhe futjen nė punė tė barutit,i cili deri atėhere nuk njihej fare.
Nė shekullin e 14-tė Turqit kaluan Gjirin e Dardaneleve drejt Evropės,dhe vijuan procedurėn e liderizimit tė Gadishullit tė Ballkanit.Grekėt,Serbėt,
Bullgarėt,Rumunėt dhe Shqiptarėt,tė gjithė pak nga pak iu nėnshtruan domininit tė tyre.Dhe kėshtu ata (d.m.th turqit) nė proces e sipėr, krijuan atė lloj armate tė shkėlqyer,ndoshta e pa parė nė historinė botėrore ushtarake.
Turqit kishin shumė cilėsi tė larta,por dhe tė habitshme. Ata ishin miqėsor dhe tė ngrohtė me gjithsecilin. Temperamenti i tyre si muslimanė ishte tepėr i mrekullushėm.
Ata i lejonin me kėnaqėsi Jahuditė dhe Kristjanėt tė festonin festat e tyre tė Shenjta,dhe ta praktikonin fenė e tyre ashtu sikurqė ata dėshironin. Kėshtuqė Fetė tjera nuk kishin limit pėr ta.
E kundėrta ndodhte me tė pafetė,Kafir. Ata ishin tė detyruar tė paguanin taksa tė larta,kokė pėr kokė.Ndokush nga kėta qė nuk pati se me ēfarė ta paguajė taksin,sidomos fshatari i rėndomtė i viseve tė thella tė Ballkanit e paguante mė hidhur se tjerėt,me “Haraē” nė vend tė saj.
Mirpo shohim se edhe marrja haraē,pati njė seleksionim,nė ata tė rinj qė ishin mė tė rinj dhe mė tė bėshėm fizikisht.Ata pasi mirreshin haraē, dėrgoheshin nė pallat te Sulltani,tė ishin sllevėrit e tij personalė. Ēfarė u pa mė tej ishte se kėta sllevėr u konvertuan nė trupa rinore ushtarake,dhe u quajtėn “Jeniēerė ”turq. Kėta djem qė qenė lindur dhe rritur nė njė jetė mizerabėl,me bukė e kripė,papritur jeta e tyre ndryshoi nė shtėpi moderne, tė shtruara me qilima deveje,e me banjo e dush oriental,dhe me ushqim tė cilėsisė sė lartė. Rrobat e tyre tė arnuara qė u vinte era blozė,u zėvendėsuan me mėndafshin e butė dhe erėmirė persian. Bile pėr kėtė njė eksplorues Venedikas, Markus Stinetti ka shkruar:- “Ata tė rinj qė pata rastin ti takoj,besoj se me rastin e pranimit tė sllavėrisė,ata mendonin se kishin hyrė nė Parajsė.” Mirpo aty ndodhi dhe njė prapakthim me pranimin e sllavėrimit tė qėnit “haraē”. Gjithė kėta tė rinj u dėrguan nė shkolla ushtarake,nėn njė disiplinė tė rreptė,dhe ndėrkohė stėrvitja e tyre ishte shumė e lodhshme dhe e rrezikshme,deri nė luftėn trup me trup midis tyre,si nė betejė tė vėrtetė.
Nė ēdo paradė ushtarake shihje trupa tė vdekur prej dyluftimesh gladiatore, dhe nga ana tjetėr ēdo hesitim i ēfaqur nga rekrutėt e rinj, ndėshkohej rreptė dhe pa mėshirė. Brenda pak muajsh,rekrutėt jeniēerė ishin bėrė si robotė,qė po tu ipej urdhėri hidhuni nga shkėmbi, ata me kėnaqėsi do ta zbatonin. Ndėrkohė gjatė gjithė kėsaj fushate,kėtyre tė rinjve nuk u qe bėrė ndonjė tentim pėr t’ua ndėrruar fenė e tyre,mirpo ata shpejt hetuam qė konvertimi nė fenė Islame, u hap atyre tjetėr dritare jete nė sferėn ushtarake,duke marrė grada tė larta deri nė Gjeneral Ushtarak,apo “Vezir” dmth –(Kryeministėr)
Por duhet tė cilėsojmė qė kjo lloj sllevėrie nuk qe aspak raciste apo prexhudiste. Shumė vende e karrike shtetėrore qenė mbushur me persona tė ardhur nga kjo kategori apo shtresė qytetare,dhe shumė shpesh shohin qė mjaft nga kėta sllevėr dolėn shumė pasanikė tė lartė,e shtresa pasanikėsh tė ardhshėm. Shumė prej tyre qė pėrqafuan Islamin,u kėnaqėn me fenė Islame dhe e respektonin atė me fanatizėm, mė shumė se sa Turqit vetė.
Jeniēerėt ishin shumė tė kėnaqur me kategorinė e lartė tė tė ushqyerit.Ata kishin enė tė posaēme argjendi,dhe lugė tė shėnuara me gradėn qė posedonin,jo siē ndodhte me standartin e ushtrisė sė rregullt. Gjithashtu pėr ta u shkrua dhe u ekzekutua njė muzikė ceremoniale martesore veēanėrisht pėr jeniēerė. Rėnia e lodrės e shoqėruar me curle,dhe mbėshtetje me melodi fyelli,ishte muzika tipike pėr martesėn jeniēere. Kjo ka qėnė origjina e njėrės nga tė pestat e bandės me lodėr,e cila siē shohim mė vonė,kopjohet me kėnaqėsi nga ushtritė e Perėndimit nė raste parade dhe ceremonish tė ndryshme.
Aty nga shekulli 15-tė,gjithė ajo gjakderdhje dhe terror qė u dėgjua deri atje ku perėndon dielli,ishte pėr arsye tė kėtyre jeniēerėve turq,gjė e cila i shkatuan shoqėrisė civile vrasje dhe prerje si nė gjėnė e gjallė. Ata qenė kthyer nė egėrsira njerzore,duke i mbajtur tė veēuar prej gjinisė femėror nė kohė paqeje,dhe qenė detyruar tė jetojnė si dervishė nė armatė ushtarake.
Ēdo fushatė qė ata e ndėrmorėn,qėllimi ishte ‘liria’ sidomos pėr tė pafetė.
Parja e xhybes blu,dhe qeleshes sė bardhė prej leshi ndėr Jeniēerė fuste tmerr dhe panik ndėr popull,kudo qė ata shiheshin. Me kėta ushtarė tė rinj, Turqia posedonte njė armatė tė pėrkohėshme,e cila shėrbente nė rastet mė tipike dhe urgjente,pra suportonte urdhėrin qė vinte nga lart,pėr njė ndėrhyrje sa mė tė shpejtė. Nga ana tjetėr shohin qė shtetet Perėdimore akoma aplikojnė ushtrinė mercenare,e cila qe stėrvitur,paguar dhe ushqyer pėr ēdo fushatė eventuale qė tė paraqitet,por ndėrkohė dhe si roje personale te ata qė e ndienin veten jo tė sigurtė prej popullit.
Jeniēerėt ishin tė mobilizuar vetėm si rregjiment kėmbėsorie tė asaj kohė, por pėr tė mbrojtur dhe mbėshtetur kėtė nė ēdo rrethanė dhe situatė,Turqit ngritėn ushtrinė e Artilerisė,gjė tė tillė bota se kishte parė me sytė e vet deri atėhere.
Nė 1453-in Turqit invaduan nė Kostandinopojė,Kryeqyteti i Perandorisė Bizantine, froni i Kishės Orthodokse tė Lindjes, “Roma e Dytė” Qytetarėt e saj luftuan me dėshpėrim,ndėrsa qė Ushtria Turke gjuante me top e barut muret e Kostantinopojės,duke i kthyer nė gėrmadha e rrėnoja. Kristjanėt e saj dėrguan mesazh pas mesazhi botės kristjane,por siē shihet lutja ra nė vesh tė shurdhėt,se asnjė nuk bėri ndonjė pėrēapje. Arsyea ishte se ata ishin nė luftė e debat midis njėri tjetrit,tė shkojmė apo jo.
Kostandinopoja ra. Sulltani i hipur mbi kalin e tij si baloz,duke shkelur mbi kufomat e vdekura dhe gjakun akoma tė ngrohtė, hipi mbi katedralen e Shėnjtit Sofia,dhe deklaroi kryeqytetin e tij tė ri me emrim Stamboll.
Ky ishta fillimi. Perandoria Ottomane u pėrhap si zjarri nė pyllin e thatė. Ajo arrinte prej Egjypti nė Sudan nga ana jugore,nė Krime dhe Ukrahinė nė anėn veriore,prej Sirie, Mesopotamie dhe Palestinė nė lindje,deri nė Shqipėri dhe Bosnje nga perėndimi.Ajo kishte nė plan tė parė tė tėrė njerzimin,pėrfshirė kėtu,Rus e Tartarė, Arab e Persianė, Armenas e Jahudi,tė zinjtė e Afrikės dhe bjondėt e Dalmacisė. Vetė Turqit kanė qėnė njė pakicė populli. Me ēdo provincė tė re qe ata invaduan,nėn influencėn e floririt ata i zgjeruan kufijtė deri nė pa limit,dhe i shtuan ushtarėt deri nė pafundėsi numri.
Tė gjithė ishin nėn komandėn e njė Sulltani nė Stamboll. Ēuditėrisht, kjo Perandori erdhi duke u rritur dhe u fuqizuar,si ai orteku i borės qė sa mė shumė rrėshqet,aq mė i madh bėhet nė peshė dhe formė,dhe aq mė i rrezikshėm e katastrofik bėhet nė atė ēfarė gjen pėrpara.
Sulltani i 10-tė, Sulejmani -II- shihet tė jetė nė fronin Perandorak nė 1520-ėn
Turqit e thirrnin atė “Zbatuesi i Sheriatit” por tė huajt e thirrėn; “Sulejmani i Madh”. Pallati i tij mbretėror, ‘Seraxhaja” pėrmbushte njė qytet tė tėrė nėn njė ēati brenda kryeqytetit Stamboll, dhe mbante brenda rreth nėntė mijė veta. Ujrat e rrjedhshėm,muzika qė luhej qoshe mė qoshe,reservuarėt e vegjėl me peshq si margaritarė,dyqanet e arit dhe rrugėt e kalldrėmta ishin tė veēantat e pallatit tė tij. Haremet e tij kishin rreth 130 sllevėr,tė ardhur prej vendeve dhe rracave tė ndryshme.
Sulltan Sulejmani ka qėnė djali i njė sllavi haremi, qė vinte nga fisi i Tartarėve.Ai pati zotėsinė qė tė fiste rrjeshshėm tetė gjuhė tė huaja. Shkroi poezi dashurie Persiane,dhe kompozoi muzikė tė ndryshme nė hobin e tij.
Asnjė prej tyre nuk e pengoi apo e shmangu nga tė qėnėt luftėdashės dhe sulmues mė i tėrbuar i kohės tij qė shkruan historia.
Ai i priste me qef e dėshirė tė madhe betejat e luftės,sa qė vetė i hipur nė kalė i paraprinte ushtrisė si dragu stuhie,por kur i hynte debatit filozofik nuk kishte burrė nane tia hidhte fjalėn poshtė,se aq me vend e fliste fjalėn. Prandaj jo mė kot Turqit e asaj kohė i thirrnin ‘Sheriati” dhe bota “I Madhi ” Veziri i Parė,dmth. Kryeministri i tij ka qėnė njė skllav Grek me emrin Ibrahim,njė violinist i pėrkryer,dhe kudo qė shkonte Sulltani,atė e merrte me vete,nė ēdo darkė e koktej,sa qė fjalėt dolėn sikur dhe shtratin ata e kanė tė pėrbashkėt. Sulltan Sulejmani,me njė fjalė qe klasiku i Rilindjes Princėrore i mėnyrės Orientale dhe oposita e Perandorisė Romake me Borgiasin e Romės,por definitisht shumė herė mė pėrpara dhe i fuqishėm.
Diplomacia Veneciane me nė krye Ottoviano Bon, e kanė pėrshkruar Sulltan Sulejmanin tė gjatė dhe tė hollė,me njė lėkurė tė grunjtė,e me hundė pak tė lakuar qė i binte shumė hijshėm mbi mustaqet. Fėtyra e tij nė pėrgjithėsi kishte njė finesė tepėr interesante,dhe njė bukuri tė pėrzier me shkėlqim,qė rrallė gjinden fjalė pėr ta pėrshkruar. Shumė herė pėrdorej se, ai kur shkonte nėpėr luftra bėhej si me fėtyrė dragoi,dhe kur ishte nė kabinet dukej sikur s’ishte ai qė qe. Duart i ishte tė hajthshme, e tė gjata,por padyshim shumė tė forta.Pėrdorej proverba:- “Si duart e Sulltan Sulejmanit qė shkul lisin me rrėnjė”.Mbante tė veshur mbi krye njė peshqir tė madh nė trajtė ēallme,me njė pupėl fazani nė anėn e djathtė e cila mbėrthehej me kapse diamanti.
Zėrin e kishte tė ėmbėl dhe tė qetė,por pėr ēudi asnjėherė nuk qeshi ndėrsa ishte nė bisedė apo komunikim mbretėror.
Sulltan Sulejmani ishte shumė mirė i njoftuar rreth idhtive dhe zėnkave tė fiseve feudale tė Fuqive Perėndimore,qė nė disa raste sekrete ai me florinj pagoi qė pėrēarja tė vlonte.Gjithashtu ai dinte fort mirė se ngritja e Protestantėve nė kėmbė ishte rrėnimi i Kristjanizmit. Kėshtu qė koha kishte ardhur dhe kushtet ishin pjekur pėr njė invadim total tė forcave Islame nė drejtim perėndimit.
Pa e zgjatur dhe pėrtuar, forcat ushtarake turke i zuri mėngjezi nė kalanė e Beogradit,pa e bėrė dhe njė herė ‘bam’ Mė tutje ushtria e Sulltan Sulejmanit,e pėrbėrė nga 100 000 ushtarė trima dhe tė fuqishėm avancuan drejt Hungarisė,dhe portės sė Europės Qėndrore. Mbreti Lajo –II- tė i Hungarisė ishte trim,i pashėm, por totalisht njė copė budalla njėzetvjeēar.
Ai sapo e pa qė ishte rrethuar papritur nga njė ushtri moderne,dhe ishte i detyruar tė kapitullojė pa kushte, urdhėroi varjen e ambasadorit turk tė cilėt i vajtėn pėr ti kumtuar mesazhin e Sulltanit.
Thirrja e tij pėr ndihmė nga Monarkitė Kristjane, Mbreti Lajo mezi qė grumbullojė rreth njėzet e pesė mijė fshatarė dhe blegtorė qė nuk kishin haber fare nga lufta,dhe nga shokėt e tij Mbretėr ai u fuqizua deri nė fyt vetėm me premtime boshe, pa e parė as dhe njė kėmbė ushtari.
Nė muajin Gusht tė 1526-tės ai u takua nė fushė-betejė me ushtinė e Otomanit Mohak,i cili nuk ishte dhe aq i derrmuar nga luftrat,dhe aty Mbreti Lajo la tė vdekur njėzet e katėr mijė vetė,duke perfshirė dhe vetveten.
Me kėtė fitore tė turqėve Hungaria ra duke u bėrė kėshtu njė provincė tjetėr e Perandorisė Ottomane.
Sulltan Sulejmani caktoi njė Governator prej Transylvanisė (provincė kjo nė qendėr tė Rumanisė,qė dikur ishte nėn posedimin Hungarez) qė quhej Janus Zapolija,si mbret i ardhshėm i Hungarisė,dhe marrėveshtja thoshte dhe citonte rreth shtetit dhe vendit qė Zapolija dhe mijėra Hungarezė tė tjerė dedikuan jetėn e tyre,duke u nisur nga fakti se ata kishin qėnė shumė tė shtypur dhe tė shfrytėzuar prej udhėheqsit tė tyre,kėshtu qė ata u ndjenė shumė herė mė tė gėzuar tė jenė nėn drejtimin e Sulltanit.
I mori vetėm tri vjet Sulltan Sulejmanit,ta pėrmbledhė Hungarinė ashtu sikur kishte planin.Atėhere shihet se po pregatitet ku do ta hajė drekėn tjetėr. Padyshim ishte Austria. Mbreti Ferdinandi –I- rė Von Hapsburg i Austrisė pati ngritur zėrin dhe qe ankuar rreth kurorės mbretėrore tė Governatorit Zapolja. Sulltan Sulejmani i dėrgoi atij njė korier dhe nė letėrmesazh ku i thonte:- “ Bėji selam mbretit se shpejt do tė takohemi nė fushė betejėn e Mohaksit”. Nė qoftė se nuk ėshtė atje,unė vetė do tė vij nė Vjenė ta takoj si burrat”
Nė verėn e 1529-ės njė organizin i ri i ushtrisė turke filloi tė shpėrthejė nė Bullgari. Duke qėnė e bashkuar me forcat e tjera aleate,kjo ushtri mori njė pamje tė pėrbindshme nė numin mė tė madh ushtarėsh nė Europė,qė deri atėhere s’ishte parė dhe dėgjuar. 330 mijė vetėm ushtarė, 500 topa dhe 90 mijė deve. Aty ishin tė pėrfshirė dhe 20 mijė jeniēerėt,dhe 6 mijė kristjanė Hungarezė. Vetė Sulltan Sulejmani e udhėhoqi kėtė ushtri madhėshtore,duke lėnė si shef shtabi nė operacionin ushtarak, kryeministrin e tij Ibrahimin,gjė e cila kurrė ndonjėherė nuk ishte bėrė mė parė,por kjo donte tė thonte se vetėm njė shkallė e vogėl e ndante Sulltanin nga Veziri,dhe tjetra ishte njė sinjal nderi qėkurse dihej se Veziri i Madh ishte politikani i shtetit, ku zakonisht rrinte nė shtėpi nė raste tė tilla.
Atė pranverė ranė aq shumė shira sa kurrė nuk mbahej mend ndonjėherė. Ditė pėr ditė,javė pėr javė tufani e qameti bėhej sa nuk la gjė nė kėmbė,duke e kthyer gjithė vendin nė njė shkretėtirė tė vėrtetė. Rrugėt qė lidhnin Ballkanin u mbushėn me gurė e zhur,shumė ura tė rėndėsishme u kėputėn nga gazepet e mėdha tė cilat pėrlanė ēfarė gjetėn pėrpara.
Devetė,tė cilat Zoti i ka krijuar pėr nė shkretėtirat e Saharės,nuk mund tė bėnin asnjė ēap pėrpara nė baltė dhe llucin e tufaneve.Shumė prej tyre rrėshqitėn nėpėr gremina,tjerat thyen kėmbėt,dhe me mijra ngordhėn nga uria dhe koha e ligė.
S’kishte asnjė mundėsi tjetėr pėr Sulltanin tė transportonte artilerinė e rėndė mė kėto kondita klimaterike. Kjo e bėri atė qė tė ndėrrojė mendje,tė lėrė armatimin e rėndė aty,rreth 200 topa, dhe tė avancojė vetėm me armėt e lehta tė zjarrit. Veziri i tij Ibrahimi,duke e parė gjithė situatėn e kėshillojė atė rreth kėtij vendimi,dhe i propozoj ta shtyej fushatėn deri nė vitin e ardhshėm.
Sulltani as do qė ta dėgjojė atė vendim. “Plani ėshtė qė tė mirret Vjena kėtė verė”-shtoi ai. Ėshtė jashtė dinjitetit tim personal,ta lejoj kohėn tė ndėrhyjė nė planet e mija mbretėrore. Ndėrkohė Sulltani urdhėron ushtarėt xhenjerė,mė tė shumtėt specialistė Rumunė dhe Sėrbė,tė minojnė vendin, duke shpresuar kėshtu tė arrihet diēka. Pėr fat tė keq kjo ka qėnė gabimi i tij fatal nė luftė. Mirpo njė tjetėr veprim mė i rėndė pason. Sulltan Sulejmani vuante nga qibarlliku, kryelartėsia, dellusion ky qė i ka thyer kokėn shumė burrave mė tė mėdhej mė parė,dhe do ti thyej dhe shumė tė tjerėve tė tillė nė tė ardhmen. Kur ushtria e tij kapi Pestin,pėrballė Budės pėrgjatė Danubit, Sulltani i ofroi njė ofertė garnizonit tė tij gjerman nė qoftė se ushtarėt e kėtij garnizoni mundet tė pastrojnė ēdo qėndėr zjarri tė palės kundėrshtare.
Gjermanėt e pranuan kėtė propozim dhe marshuan ndėrmjet dy rreshtave tė pėrbėrė nga Jeniēerė. Por prej njė dyluftimi tė ashpėr nga tė dy anėt,tė dy palėt u dėrmuan shumė keq,dhe ngritėn flamurin e bardhė. Atėhere turqit brenda gjysėm ore vranė e prenė ēdo ushtarė tė mbetur tė kėtij garnizoni, pastaj u kthyen nėpėr qytet duke vrarė e prerė pothuaj tė gjithė,duke mos lėnė kėmbė tė gjallė mbi dhe. Fjala e masakrės mori dhenė,dhe u dha sinjalin e tmerrshėm tė alarmit tė gjithė Austriakėve,qė tė mos gabojnė ti besojnė Sulltanit pėr asnjė premtim.Mirpo siē shohim pėr Sulltanin ky episod dramatik u transmetua nė tjetėr variant,-gjoja nė paralajmėrim serioz drejtuar Jeniēerėve tė tij-qė nuk e dėgjuan dhe dolėn jashtė kontrollit gjatė betejės.
Njė frikė e akullt pėrshkoi Vienėn,ndėrkohė qė Turqit kishin avancuar shumė afėr tyre. Ferdinandi,- (faktikisht ky nė kėtė kohė mbante postin si ‘Dukė’ i Austrisė,por ndėrkohė dhe mbret i Hungarisė dhe Bohemisė,) apelojė pėr ndihmė te aleatėt e tij mbretėrorė, si Ēarli V, Perandor i Gjermanisė dhe Mbret i Spanjės tė asaj kohe. Mirpo shohim se Ēarli ishte i stėrngarkuar me luftimet qė bėheshim kundra Francezėve nė Itali,dhe nuk pati qysh se si tė mbeshteste dy luftra nė tė njejtėn kohė. Ndoshta Ferdinantit iu kujtua fati qė pėsoi Mbreti Lajo,kėshtu qė zgjodhi rrugėn qė ta fshehė bishtin dhe tė struket nė njė qoshe pa u ndier e bėrė zė,dhe ta lėrė Vienėn dhe Vienasit tė luftojnė e tė mbrojnė vetveten ashtu si tua marrė mendja.
Fatmirėsisht,pėr kryeqytetin Austriak erdhėn disa ndihma tė konsiderushme.
Ēfarė qe mė e rėndėsishme ishte ardhja e vetė Nikolas Graf von Salm,njė njeri i qetė,por me njė eksperiencė tė gjerė dhe profesonale si luftėtar,70 vjeēar por i qėndrushėn si trung lisi gjigant,dhe i paepur si shkėmb graniti.
Salm,ishte shumė ulėt nga grada,qė tė marrė nė dorė dhe ti besohet gjithė ky operacion luftarak.Mirpo ēfarė ndodhi,nė moment qė Dukė Frederik mėsoi pėr kėtė ngjarje tė Salm-it,ai menjėherė ia uroi ati fitoren kėshtu duke e vėnė Salmin nė krye tė shtabit udheheqės tė betejės. Nga ana tjetėr shohim se sėbashku me Salmin kanė ardhur rreth njėmijė ushtarė gjermanė,tė stėrvitur pėr ēdo lloj ofensive, dmth mercenarė tė zgjedhur,po ashtu dhe 700 spanjollė tė cilėt ishin tė armatosur me armė moderne tė asaj kohe deri nė dhėmbė,dhe njė lloj topi luftarak qė deri atėhere nuk ishte parė nė fushė betejė,bile i bėri surprizė turqit kur e panė se ku janė ata me topat e tyre qė ndizeshin me litar e shkrepėse.
Salm,kėshtu ishte nė komandėn naviguese,garnizon me tė cilin kishte rreth 23 mijė kėmbėsorė,dy mijė ushtarė me mburoja dhe gjoksore ēeliku,njė sasi prej 75 topash,dmth njė grusht njerėz,nė krahasim me mizėrinė e turqve mysafirė. Fillimisht ai i bėri njė inspektim tė shpejtė dhe tė hollėsishėm qendrave dhe pozicioneve mbrojtėse,tė cilat pėr fat tė keq i gjeti nė gjendje tė mjerushme. Viena nuk ishte shumė e madhe,duke pėrfshirė kėtu dhe ato dy hyrjet kryesore tė qytetit tė cilat sot janė bllokuar me tė ashtu quajturėn “Unaza” e qytetit. Nė afėrsi tė qendrės sė qytetit ndodhej katedralja e lashtė e Shenjtit Steffan,edhe ēdo gjė qė vinte rreth e rrotull saj nuk kishte veēse disa rrugica tė ngushta e tė errėta,ca sokaqe pa krye qė u binte era myk dhe blozė,dhe qė shpesh pėrfundonin nėpėr dyert e tavernave,dhe tė pazareve mizerabėl. Muret e qytetit ishin shumė tė vjetra rreth 300 vjet,dhe nė konidta shumė tė mjerushme. Daljet e qytetit merrnin katėr drejtime,dhe ēuditėrisht shumė pa krye dhe tė rrezikshme.
Salmi metodikisht filloi pregatitjet pėr rrethimin e qytetit,tė mos hyjė ushtria turke. Ai kishte barut kundra lagėshtisė,gjithashtu filloi nga ndėrtimi i barrikadave,qė nė tė njėjtėn kohė do tė shėrbenin dhe si pozicione luftimi, dhe kėto pengesa gjigande dukeshin si mur i dytė i qytetit.
Gjėja tjetėr qė teknikisht ai bėri,qe shkatėrrimi i radhės sė parė tė shtėpive,qė vinin pas barrikadave,qė nė njė pėrshtypje tė parė tė ipnin tė kuptoje se mė tutje nuk ishte gjė tjetėr veēse gėrmadha. Qendrėn e shtabit tė tij komandues ai zgjodhi katedralen e Shėn Stefanit nė mes qytetit,njė vend qė paraqiste rrezik tė pallogaritur,mirpo ai vend ishte mė i pėrshtatshmi pėr tė qė tė shikonte sa mė qartė zhvillimin e betejave.
Tjetėr,nė mėnyrė qė tė kursente sa mė shumė ushqim dhe veshmbathje,Salmi urdhėroi qė rreth katėr mijė gra,fėmijė dhe pleq ta lėnė qytetin njė sahat e mė parė,duke formuar kėshtu njė kolonė tė gjatė me popullsi qė iknin nga sytė kėmbėt,prej tmerrit tē luftės. Fatkeqėsisht kjo qe njė tragjedi gabimi prej komandės superiore,se mėnyra se si ndodhi,qe shumė dramatike.
Nė atė kohė kavaleria turke,me kuaj tė stėrvitur dhe tė armatosur deri nė dhėmbė,qė kishin mbushur si mizė lisi fundin e Austrisė,dhe pikėrisht nė fshatin Transmaur,ata ranė ballė pėr ballė me kolonėn e gjatė tė tė pėrndjekurve. Ata i ndanė vajzat e reja,qė ndoshta dhe i pėrdhunuan,pastaj i shitėn ato si skllave ndėr dyert e pasura.Tė gjithė tė tjerėt i therėn,biles dhe foshnjat e njoma, dhe ē’ngeli i ngilėn nėpėr hunj tė mprehtė tė gjallė.
Ndėrmjet atyre qė pėsuan kėtė fat tragjik ishte edhe vejushat e Hungarezit Zapolija. Shumė qartė prej mureve tė larta tė qytetit,mund tė shihje tymin e zi tė fshatrave tė djegura qė ngrihej si shtėllunga drejt qiellit te kaltėr.
Ēdo gjė qė gjenin pėrpara,Turqit po e rrafshonin me tokėn,pa marrė parasysh asgjė. Por slikur qė shohim,nga fundi i atij shtatori,dy muaj me vonesė sipas planifikimit,trupa kryesore e ushtrisė Ottomane iu fut nė zemėr Vienės.
Pėr gjithė natėn,Viena u gjet e rrethuar rreth e rrotull,sa sheh syri i njeriut nė horizon, me njė mori ēadrash tė bardha qė nuk kishte ku tė hidhje kokrrėn e mollės,deri nė afėrsi tė maleve tė Semmeringut.
Mirpo nga ana tjetėr diktohej qartė se ushtrisė Turke i mungonte elementi kryesor,qė sipas filozofisė sė tyre ushtarake,pėr tė marrė njė qytet si Viena duhej armatimi i rėndė.Kjo gjė nuk vėrehej aty pėr aty.
Pėr afėrsisht njė e treta e tyre ishin “spahi”kalorėsi me njė armatim tė lehtė,qė ekzekutohet nė luftime jo tė ashpra. Tjetėr prej 90.000 deveshė tė ngarkuara pėr luftim,vetėm 20.000 ishin nė forcė,dhe biles dhe ato jo nė gjendje tė mirė veterinare. Njė dukuri tjetėr vihej re nė forcat e luftimit,qė dhe ata jo mė pak ishin nė gjendje tė mirė shėndetsore dhe luftimi. Kishin marrė njė tė ftohur saqė e kollitura e tyre dėgjohej nga larg ēadrave tė tyre,qė nė disa raste dukej si e lehura e dheplrės kur ndien kohė tė ligė.
Sulltan Sulejmani shpėrndau korrierėt e vet nėpėr qytet,duke demantuar dhe lajmėruar pėr dorėzim,gjė qė u bėnte tė ditur se nga fundi i Shtatorit,ēdo gjė do tė mirrte fund. Ndėrmjet tė tjerave ai shėnonte se ;nė qoftė se Vjena do tė kapitullojė sipas premtimit tim vetėm njė pjesė e vogėl e ushtrisė time do tė hyjė brenda,dhe nuk do tė shkaktojė asgjė nė njerėz e material,por po qe se reziston atėhere nuk di se ēfarė do tė ndodhi,dhe kam frikė se ēdo gjė do tė rrafshohet me tokėn. Kėshtu Sulejmani i dėrgoi disa herė korierėt e vet,por si ēdo herė ata u kthyen pa donjė lajm tė mirė. Njė ditė mė pas,ai nė tė ngrysur,e rrethoi qytetin me reth 300 topa me gryka tė drejtuara nė drejtim tė godinave kryesore,gjė e cila vazhdoi deri ditėn tjetėr nė mėngjez.
Topēinjtė Turq kishin njė pregatitje tė lartė tekniko-ushtarake,dhe shquheshin pėr njė disiplinė tė hatashme. Me gjithė atė shi tė madh,tė paparė nė historinė e luftrave,ata e kishin mbajtur barutin tė thatė,pa marrė asnjė lagėshti e zbutje,dhe manovrimi i tyre taktik si topēinj,mbushės,shėnues dhe gjuajtės ishte i njė niveli qė deri nė atė kohė artileria Perėndimore as qė mund ti afrohej afėr. Filloi bombardimi. Krisma shurdhuese,dhe coprat e gjyleve fluturonin nė hava.Muret e qytetit ndaheshin si thela bostani. Njė skenė e tillė pati ndodhur dhe nė Bullgari,ku i shihje sa ēel dhe mbyll sytė katedralet tė fluturonin nė erė,si gjethet e dushkut nė vjeshtė.
Katedralja e Shėn Stefanit ishte nė shėnjestėr,dhe ajo priste gjyle e topit Osmanllinj,si tė ishin kokrra breshėri. Dhe sot e kėsaj dite,vizitori sheh gjurmėt e topave tė Sulltan Sulejmanit,nė faqet e kėsaj katedralje. Nė kohėn qė kėshtjella gjuhej pa mėshirė,Salmi ndodhej brenda natyrisht,por ai vazhdonte tė ruante qetėsinė,dhe pėrcillte mesazhet duke thėnė sė kėto tė shtėna qė drejtohet nga unė,i kam si kokrra sulfate qė i kapėrdij me lehtėsi.
Pas topave,njė breshėri shigjetash si laraska vjeshte pėrplaseshin mbi mure tė qytetit. Shigjetat sipas tipit tė Tartarve,qenė shumė efikase dhe rezistuese.Ato mundnin qė ti pėrshkonin me lehtėsi muret,dhe helmetat e hekurta, dhe mburojat si kishin gjė fare. Por,pėrsėri,kėto ishin armatim tipik fushor dhe trup me trup,kėshtu qė efikasiteti i tyre nė kėto rrethana ishte gjysmak.
Pėrgjigja e mbrojtėsve Austriakė qe njė gjė e pabesueshme,e pėrbėrė nga njėqind kalorės qė i befasoi Turqit deri nė vėshtirėsi.Kavaleria e komanduar prej guximtarit tė ēmendur Eck von Reichach,i cili hyri nė zjarrin e luftės, mu midis dy topave qė derdhnin barut pa pushim,au preu dy krahėt skuadrės qė ishte nė ballė dhe qė tentonte tė hynte nė qytet,dhe mbrriu atje e para.
Kjo gjė i la Turqit pa tekst,se marrja e qytetit sipas planit tė tyre dėshtoi.
Kėshtu qė Vienės po dukej se po i vinte i zoti,ose tė paktėn nuk po epej me frymėn e parė. Borbardimet vazhduan me ditė,pa ndonjė shenjė katastrofike.
Por me 1 tetor tė atij viti,njė inxhinjer Serb qė vinte nga familje kristjane, vjedhurazi u fut nė qytet duke shpėrndarė disa lajme shumė shqetėsuese. Ai tha qė ēfarė shikoni qė shtien me topa ėshtė vetėm njė lojė hutimi,por se ēfarė ėshtė plani i vėrtetė ju nuk e dini. Ata po gėrmojnė tunele tė nėn -dheshme qė ta marrin qytetin nga brenda. Nė fakt Turqit kishin filluar nė dy anėt e Portės sė Karinthianit,tunele tė nėndheshme me qėllim qė trupat e tyre ti futnin vjedhurazi drej e nė zemėr tė qytetit.
Salmi kishte dijeni tė mirė rreth luftės me galeri e tunele,dhe aty pėr aty mori masa tė menjėhershme. Njohuritė e tij inxhinjerike dhe tė pėrpikta nė projektim bėnė qė ai sapo e dėgjoi lajmin bėri njė skicė gjeometrike dhe futi njė skuadėr minatorėsh qė tė bėjnė tė njejtėn gjė nė drejtim tė tyre. I gjetėn Turqit nė gėrmim e sipėr,nė gjashtė drejtime tunelesh, qė dukeshin si ato moletė qė brejnė drurin e kalbur pak e nga pak. Dhe kjo vazhdoi deri atėhere sa qė u gjendėn ballė pėr ballė.
Mirpo gjatė avancimit, turqtė kishin marrė me vete dhe barut explodues pėr tė evituar ēdo rast eventual qė mund tu paraqitej,dhe kjo solli njė rast makabėr nė trupat e dy palėve tė nėndheshme tė cilat tė kapura nė befasi,nga njėra anė vazhdonte gėrmimi dhe puna,dhe nė tjetrėn luftimi dhe ēfarosja masive e popullatės.
Gjėja mė e keqe ishte se asnjėra palė nuk e shihte kundėrshtarin e vėrtetė,por vetėm vazhdo zjarrin,dhe ndoshta kjo solli dhe vrasjen e njėri tjetrit me padashje. Kurse tjetėr sipas provave,ata kanė luftuar aty brenda me ēfarė tu vinte pėr mbarė,lopata,qysqi,ēekiēė e deri me grushta,ndoshta dhe me dhėmbė. Tė plagosurit ishin pėr vdekje,dhe ata qė mundėn tė dalin me kėmbėt e tyre jashtė, apo me zvarritje,dolėn gjys tė ēmendur nga paniku,dhe tė mbuluar nga koka te kėmbėt me gjak e baltė pėrzier,dhe kur shikonin njėri tjetrin dukeshin si dreqi tė ardhur nga thellėsia e xhehenemit.
Mbrojtėsit austriakė pothuaj i ēarmatuan gjithė tė nėntokės,por kjo s’do tė thoshte qė ēdo gjė mbaroi me aq,sepse tunele tė rinj pregatiteshin nga ana tjetėr,dhe pa u diktuar fare. Me 5 Tetor,dy tunele eksploduan me njė zhurmė shurdhuese afėr Salt Gate,tė cilat shohim se hapėn disa hendeqe tė mėdhej,dhe mjaft tė konsiderueshėm pėr njė kompani tė tėrė tė ecte dhe tė ndėrlidhej me njėri tjetrin pa vėshtirėsi.Mirpo nuk ndodhi ashtu. Jeniēerėt turq ia vėrshuan hendek lidhjes pa rėnė drita,mirpo nė tė dalė matanė,ata hasėn nė pritė. Aty ndodhej njė kompani austriake e armatosur me shigjeta dhe cfurqe tė mprehtė,tė gatshėm pėr ēdo evadim. Ndėrsa turqit kishim me vete vetėm disa shpata tė vogla,qė nė shumė raste ato nuk janė efikase,dhe kėshtu ata ranė kundėr njė ataku tė papritur breshėrie shigjetash dhe flakėhedhėse primitive.
Pėrfundimi qe fatal,dhe shėnoi njė humbje tė madhe.Sapo turqit u tėrhoqėn, ushtria austriake e bllokoi daljen e kėtij hendeku me gurė e drurė,duke e bėrė kėshtu njė pengesė tė pakapėrcyeshme. Nė tė njėjtėn natė,njė tjetėr goditje e re gjatė natės shpėrtheu nė kampin e ottomanėve turq. Kėsaj here,ushtarė austriakė tė zbulimit, me zvarritje dhe gjunjas gjetėn rastin tė hyjnė nė kamp,me njė zhdėrvjellėsi tė pa ndjeshme dhe tė kamofluar me rroba tė zeza,bėrė posaēėrisht pėr raste tė tilla.
Ēdo njėri prej tyre,kishte dy bomba tė pregatitura vetė.Ato pėrmbanin barut tė njė cilėsie tė lartė,dhe coprra hekuri tė mprehta dhe maja gozhdėsh brenda dhe sapo ata ia gjetėn momentin i hodhėn mbi ēadrat e ushtarėve. Sapo siguresat e granatave u hoqėn,nuk vajtėn as disa sekonda dhe ato shpėrthyen furishėm mbi ta duke lėnė rreth dy mijė tė vdekur nė vend.
Galeritė dhe shpėrthimet e tyre ishin bėrė tashmė gjėra tė zakonshme. Zhurma me topat dhe kundėr pėrgjigja ndaj tyre i ngjante njė loje tė vėrtetė.
Njė galeri e madhe shpėrtheu nė fakt,dhe prej saj u shpartallua Pota e Karinthit,dhe mė tej dy katadralet qė qėndronin anash saj ranė pėrdhe. Pėrsėri Turqit gjetėn shpresė dhe forcė pas efektit tė kėsaj qė ndodhi. Por kundėr pėrgjigja pėrsėri nuk vonoi.Nė atė kohė austriakėt patė prodhuar shpatėn e tipit Bohemias,qė me njė tė rame e bėnte njė trup sado tė madh qoftė nė dy pjesė. Kėshtu qė Jeniēerēėt patėn rastin ta provojė kėtė gjė,duke lėnė pas njė pirg tė madh me trupa tė vdekur ushtarėsh.
Luftimi me galeri tani mori pėrmasa nga mė tė ndryshmet.Kundėrshtarėt pėrdornin vegla tė tilla qė shėrbenin edhe si gėrmmuese ,edhe si armė luftimi nė raste tė tilla. Me njė goditje me to,ja hiqje qafėn njeriut.
Duke parė betejėn,Sulltan Sulejmani nuk ishte aspak i kėnaqur me rezultatin e saj,dhe sidomos me stilin e hendeqeve. Efektiviteti i tyre nė tė shumtėn e rasteve ishte dėshpėrues,pėr arsye se nė vend tė fitores qė tentohej,po me anė tė tyre gjenin vdekjen shumė forca luftarake.
Dhe mbrojtja qė bėnin forcat austriake ishte njė luftim i paepur dhe shumė i vendosur.Duke qėnė shumė mirė nė dijeni tė ēėshtjes ata ishin barrikada Kristjane qė u bėnin muslimanėve qė tė mos vėrshonin drejt Perėndimit tė Europės. Ata e shtėrngonin armėn e tyre fort,duke ditur qė ajo ishte e vemja rrugė qė do tu sillte ja fitore ja vdekje. Mbi ēdo pozicjon luftimi ata patėn ngritur topat e luftimit,dhe gjuanin pa pushim nė drejtim tė kampit tė turqve.
Kundėrshtari i tyre linte dita-ditės kufaoma tė panumėrta,dhe kaloria ngordhnin pa masė. Shumė topa tė llojit Vienes,u ashtu quajtėm trima dhe besnikė,se i pėrballuan shumė gjėrave tė pallogaritura.
Mė 11 tė Tetorit,qielli u shpėrbė pėrsėri,dhe shiu filloi pėrsėri tė binte me
gjyma. Mijėra deve tjera shiheshin tė sėmura dhe ngordhnin. Kolla e zezė ra ndėr ushtarėt turq dhe po shihej se njė katastrofė tjetėr,po i rrezikonte.
Shumė prej tyre,tė qėnė nė baltė e shi me ditė tė tėra,u hyri njė flamė e zezė,edhe pse rrezikimi i mbarimit tė ushqimit shihej njė kanosje tjetėr.
Kėshtu qė turqit,dhanė e morėn,dhe panė shumė qartė se nuk ka rrugė tjetėr pėr tė shpėtuar jetėn e qindrave dhe mijrave ushtarėsh tė uritur.
Sulejmani mbajti njė mbledhje tė shpejtė luftarake,aty ndėr ēadra,dhe vendosi qė dhe njė herė tė tentojė ashtu finalisht,ndoshta e merr qytetin
Ai vendosi tė dimėroi atje,dhe nga fillimi pranverės,aty nga marsi,kur rruget thahen dhe koha fillon tė ndryshojė,ndoshta i jep rastin ta konkludojė me sukses planin luftarak tė marrė.
Shohim qė kėsaj here,tjetėr taktikė luftarake ai pėrdor. Bashi bozukėt,njė ushtri para militare,vendosi tė bėjnė njė ndėrhyrje tė rrufeshme,dhe tė shfarosin ēfarė tė gjejnė pėrpara. Pas tyre Jeniēerėt do ti mbėshtesin,dhe kėta tė dytė do tė mėsyejnė qytetin. Goditja u muar shumė serioze,dhe e trefishuar me forca,edhe pse dihej qė shumė dėm do tė sillte. Kėsaj here Sulltani mori dhe njė hap pėrpara,dhe vendosi qė ēdo jeniēer do tė shpėrbleheshim me njė mijė aspra tė argjenta.Kjo ishte njė gjė e pa dėgjuar mė parė,pėr njė ushtri tė kėsaj kategorie,pėrveē atyre trupave speciale,qė mbaheshin vetėm pėr ndėrhyrje tė shpejta,dhe plus parave qė merrnin atyre u qe thėnė se vdekja nė beteja tė tilla,u siguron atyre nė mėnyrė tė padiskutushme hyrje nė xhennetine Lartė.
Kėshtu u tha dhe kėshtu u bė. Nė mėngjezin e 14 tetorit,Serasqeri Ibrahim u parapriu jeniēerėve.Vėrshimi i tyre kishte dy drejtime;njėra drejt gėrmadhave tė Portės sė Karinthit, dhe tjetra nga njė hyrje tėrthore qė thirrej Bėrg. Njėra nga galeritė nuk shpėrtheu pėr gjėra qė akoma nuk dihen,ndėrsa tjetra shpėrtheu parakohe duke hedhur nė erė copa njerzish.Turqit akoma invadonin me tėrbim si tė ēmendur,vetėm e vetėm se si tė shkatėrroni ēfarė u shihte syri. Salmi duke parė se si qėndronte puna,e la kullėn e vėshtrimit, dhe ja dha fushės sė betejės duke marrė komandėn frontale.
Papritur u gjuajt nga njė gur me majė,edhe pse u plagos nė kėmbė kjo atij i solli vdekjen.
Bashibozukėt tėrhiqeshin,pastaj kundėr sulmonin me njė egėrsi tjetėr prej luani.Onbashėt u qėndronin me kamxhik ne krye. Kjo ndodhi disa herė,por asnjėra prej tyre nuk u solli atė qė dėshironin,pėrkundrazi trupat e vdekur tė tyre mbuluan dhenė.
Shohim pastaj qė jeniēerėt e mbėshtesin luftėn sipas planit tė Sulejmanit. Ata bėnė po thuaj tė njėjtėn gjė si tė parėt,por shohim qė kanė dhe pėrdorin dhe revolet e brezit me barut,por shpejt i ndaluan ti pėrdorin se nga denduria e parregullt filluan tė vrasin shokėt e tyre. Ata i dhanė sa i dhanė,derisa u lodhėn,edhe pse Ibrahimi pėrdori kamxhikun nė disa raste nė ushtarėt e tij ngaqė filluan ta kundėrshtojnė,gjė kjo qė nuk kishtė bėrė vaki nė 200 vjet luftim,prap tentativat ishin tė pa shpresa.
Shumica e tyre ikėn nga fronti i luftės,fillimisht njė nga njė pastaj nė tufa e grupe,dhe ēuditėrisht nga tėrbimi filluan tė gjuanin nga ēadrat e tyre pa kurrfarė urdhėri. Ndaj atyre nuk u muar ndonjė masė. Gjatė asaj nata ishohim Turqit qė fillojnė ti ngarkojnė plaēkat.Populli i Vienės ishin tė alarmuar dhe tė habitur prej asaj qė po shihnin me sytė e tyre. Turqit u vunė flakėn atyre plaēkave qė nuk mundnin ti mbanin,po mė e tmerrshmja ishte se ata dogjėn tė gjallė me qindra tė burgosur.Ata qė mundėn tė shpėtonin ikėn nga sytė kėmbėt nė drejtim tė mureve tė qytetit.Aty i ngritėn me litarė lart,se Vienasit akoma nuk besonin se rreziku ishte larguar,prandaj s’ua hapnin dyert.Nė ditėt qė pasuan,gjithė ai det me ēadra u zhduk nga faqja e dheut sikur tė mos kishte qėnė. Filloi dėbora e parė,shumė mė herėt se sa nga stinat tjera.Koha e vėshtirė e atij viti,po thuaj se u bė shkak qė tė mos dėmtohej Viena. Turqit marshuan pėrpara nė front tė Sulltan Sulejmanit i cili tha:- Allahu i mėshirė plotė akoma nuk ka bėrė emėr pėr neve qė tė pushtojmė Vienėn. Humbjet e Turqėve qenė tragjike,numri i tė cilėve arrinte prej 18 deri nė 25 mijė ushtarė,bile disa herė mė shumė se ai i atyre nė garnizone.
Por viktimat nė civilė arritėn njė shifėr katastrofike. Austria e poshtme po thuaj qė qe ē’popullizuar fare.Nė disa fshatra shihje piramida me koka tė prera njerzish,qė tregonin kataklizmėn e shkaktuar nė popullsi. Me mijra vajza tė njoma u rrėmbyen apo u ēnderuan dhe kurrė su dėgjua mė njė haber pėr to nėse janė gjallė apo jo.
Nė Vienė,fillimisht komandantėt ushtarakė nuk u zinin besė syve tė tyre me ato ēka shihnin,tė kishin korrur njė fitore tė pa parė. Ata kujtuan njėherė se ajo ishte njė taktikė e Turqve,gjoja sikur u thyen,pastaj tė vėrshonin pėrsėri mbi ta. Gjithashtu ata mendonin se Turqit patėn avantazhin tė kthenin mjaft austriakė pėr vete,duke qėnė tė burgosur prej tyre ata mundėn qė ti kthenin spiuna pėr hesap tė vet. Njė marshall Austriak,njė kafshė me fėtyrė njeriu i quajtur Wilhelm von Roggendorf,i mori njė pėr njė kėta ish tė burgosurit,dhe me sytė e vet donte ti shikonte kush ishte i bėrė synet, qė do tė thoshte pėr tė se ata ishin muslimanė. Ata qė e kishin lafshėn tė prerė i vari menjėherė pa gjyq.Kurse tė tjerėt qė s’ishin bėrė synet por qė kishin punuar pėr Turqit,i futi ndėr tortura ē‘njerėzore duke u thyer krahė e kėmbė,hequr thonjtė e duarve dhe tė kėmbėve dhe pastaj i vari nėpėr hunj lagje mė lagje duke ia publikuar popullit veprėn e tyre,dhe kjo e bėri publikun tė duar trokasė kur ata hiqnin shpirt.
Kur Austriakėt me kujdes hynė nėpėr ish kampet Turke,ata gjetėn disa trasta tė mbushura me disa kokrra tė zeza tė ngjashme me fasulen,qė askush mė parė si kish ditur. Njė i burgosur Turk tregoi qė kjo ėshtė kafe. Importohet nga Arabia dhe pėrdoret prej muslimanėve si stimuluese nervore dhe tė bėn aktiv pėr gjithēka,meqė vena u ndalua kategorikisht prej Kuranit. Vienasit e zien dhe filluan tia pinė lėngun ,por shija e saj qe shumė e idhėt pėr ta.
Vetėm pak kohė shkuan kur njėrit i lindi idea qė ta pėrziejė me mjaltė,dhe aty u pa qė tė gjithė e pėlqyen,dhe qė prej asaj dite e sot,kafeneja e parė hapur nė Perėndim qe nė Vienė, e prej aty mori njė pėrhapje te gjėrė.
Nė retrospektivė,mos rėnia e Vienės shėnoi kapitullin e Perandorisė Osmane. Kėshtu qė Jeniēerėt e pathyeshėm u detyruan tė tėrhiqen,dhe morali i tyre vajti pėr tokė. Mirpo si elitė ushtarake e stėrvitur vetėm pėr luftė, ata u bėnė shumė agresivė dhe ndaj eprorėve tė tyre,dhe dita ditės revolta e tyre sa vinte dhe shtohej,dhe si pėrgjigje e kėsaj ata filluan tė vrisnin komandantėt e tyre ndoshta tė pafajshėm.
Nė vend qė Jeniēerėt tė ishin sllevėrit e Sulltanit,Sulltani u kthye nė sllav dhe i burgosuri tyre. Pėr Sulltan Sulejmanin,dėshtimi ndaj Vienės shėnoi njė tatėpjetė tė madhe pėr tė. Ai qėndroi si i “Pathyeshmi”por shihet se ra viktimė e njė bukuroshje tė njė Haremi,qė thirrej me emrin ‘Trėndafilja”.
Ose ‘Bukuroshja” Disa e quanin ‘Buzagazja” Sidoqoftė ajo e kreu rolin e saj me kėto cilėsi qė i kishte,dhe pagėzimet e publikut,por kjo ‘trėndafile’pati gjemba helmonjės pėr Sulltanit,bukuria e saj pati diēka tjetėr nė prapavijė,dhe buzėqeshja e saj ishte me shumė pasoja vdekje prurėse qė Turqit e asaj kohe s’qenė tė zotėt ta hetonin.
Ēfardo qoftė,mėnyra se si e ajo e pėrdorte taktikėn e saj,bėri qė ta bindte me njė teknikė mjaft tė hollė,mjeshtrin e saj,Sulltanin qė ta mbyste Grand Vezirin,Ibrahimin dhe trashėgimninė ta marrė Mustafai njė i ri me perspektivė tė shkėlqyer qė Sulltani e kishte djalė tė tijin me njė grua tjetėr.
Trėndafilja kishte pėr qėllim tė zbulonte se si mund tė qėndronte trashėgimėria e djalit tė saj Selimi i Dytė,dhe jo qė i interesonte me tė vėrtetė ēėshtja e Mustafait si trashėgimtar. Selimi Dytė ishte njė krijesė e deformuar dhe njė pijanec i fėlliqur,qė bota e thėrriste ‘droga’edhe pse alkoholi ishte i ndaluar rreptėsisht nga feja muslimane. Megjithatė Selimi Dytė i mori frenat e Perandorisė pas vdekjes sė Sulltan Sulejmanit mė 1566,perandori e cila pak nga pak fillojė tė rrėshqasė tatėpjetė kodrės.Qė prej asaj kohe Turqit s’arritėn kurrė tė nxjerrin njė Sulltan tė zotin,megjithse shihej qė kishte mjaft syresh,por mėnyra se si vajtėn ngjarjet Turqia filloi tė rrėnohej. Ushtria e saj,dikur e pamposhtur nė botė,filloi tė degradohej dhe tė mos kishte aftėsi ti kundėrvihej dikujt tjetėr,pėr arsye se shtetet e Perėndimit u bashkuan njėherit,edhe njė organizim i tillė sa dita qė vinte jepte rezultate konkrete.
Megjithatė,akoma Turqit numėroheshin si njė fuqi e madhe,dhe e vėrteta ashtu ishte nė raport me ato tė perėndimit. Ata morėn edhe njė ivadim tjetėr kundra Vienės mė 1683,qė qe shumė kėrcėnues,por falė fuqive tė Perėndimit qė kėsaj radhe ishin tė bashkuar dhe i detyruan Turqit ti ngarkojnė ēadrat dhe tė tėrhiqen gjatė natės pa e parė diellin e Ballkanit.



Shkroi dhe pėrktheu Ruzhdi Gurra.