TREGU I KOMBIT 7 MILIONĖSH
Gjergj Buxhuku
Tashmė qė nė takimin e Vjenės u shėnua zyrtarisht edhe fillimi i procesit tė pavarėsimit tė Kosovės, kemi rastin tė shohim se ēfarė kemi bėrė pėr tė pėrfituar si komb nga ngjarja mė e rėndėsishme pėr shqiptarėt pas 1912-ės. Kur flasim pėr pėrfitime, duhet tė pranojmė se sot dhe gjithmonė nė llogari tė fundit, ato bėhen duke pasur parasysh pėrfitimet ekonomike. Nuk ka kuptim sot tė flitet pėr ndryshim kufijsh politikė, ndonėse edhe njė gjė e tillė nuk ėshtė tabu. Por fitorja do tė ishte e plotė nėse ne do tė mund tė krijonim tė gjithė bashkė si komb tregun 7 milionėsh, qė ėshtė rruga e vetme e zhvillimit dhe pasurimit tė shqiptarėve edhe nė kushtet e pseudoglobalizmit dhe integrimit. Nėse nuk kuptojmė rėndėsinė e jashtėzakonshme tė krijimit tė tregut mbarėkombėtar, shumė shpejt do tė pėrballemi vetėm me iluzionin e fitores sė Kosovės dhe zhgėnjimin e shpresave tė brezave. Deri mė sot nuk ėshtė bėrė asgjė pėr qėllimin e mėsipėrm. Tė mos harrojmė se lufta moderne bėhet pėr vetėm pėr tregje. Nėse njė treg pushtohet, nuk ka asnjė problem qė vendi formalisht tė jetė i pavarur, pėr zotėruesin e tregut. Fakt ėshtė qė Kosova ka kohė qė ėshtė vėnė nė fokusin e zaptimit ekonomik tė tė huajve. Qėllimi i tyre ėshtė qė shqiptarėt tė jenė tė pėrēarė ekonomikisht, duke e pasur shumė tė lehtė kėshtu zotėrimin e secilės pjesė tė ndarė. Goditja ka kohė qė jepet nė Shqipėri sipas kėtij skenari dhe ka filluar edhe nė Kosovė. Nėse do tė gjykohet se kush e ka fajin pėr mungesėn e njė strategjie tė ribashkimit tė tregut kombėtar, pa dyshim qė gishti nuk mund ti drejtohet Kosovės. Tė paktėn deri mė tash ajo nuk ka pasur shtet tė vetin. Shteti shqiptar e kishte dhe e ka kėtė detyrė strategjike. Fatkeqėsisht, pėr arsye objektive dhe subjektive, nuk kemi mundur tė bėjmė asgjė.
Koha e kaluar prej ēlirimit de facto tė Kosovės nė vitin 1999 prej bashkėsisė ndėrkombėtare nuk ėshtė shfrytėzuar aspak nga politika shqiptare. Faji kryesor natyrisht bie mbi vendimmarrjen politike tė Shqipėrisė. Vetėm fjalėt janė tė pamjaftueshme pėr tė realizuar shpresėn e vetme pėr tė qenė minimalisht dinjitozė nė mes tė kombeve tė Evropės, pėrfaqėsimin si njė komb 7 milionėsh! Themi shpresėn se edhe sikur ne shqiptaret tė kishim bėrė gjithēka, qė tė kishim nė dorė, zgjidhja pėrfundimtare e ēėshtjes sė Kosovės nuk varet plotėsisht nė dorėn tonė. Interesat dhe konjukturat strategjike ndėrkombėtare kanė peshėn e tyre tė rėndėsishme nė pėrgjigjen pėrfundimtare. Por ne duhet tė kishim bėrė dhe duhet tė bėjmė gjithēka qė ėshtė nė dorėn tonė, pėr tė pėrfituar nga mundėsitė e shkėlqyera tė fundshekullit tė 20-tė.
Duhet pranuar se faktori ndėrkombėtar gjatė periudhės tė administrimit tė tij i ka dhėnė shanse tė shkėlqyera shtetit shqiptar tė jetė aktiv nė integrimin ekonomik dhe shoqėror tė bashkėkombėsve tė tij pa marrė parasysh kufirin imagjinar tė ndarjes. Por shumė pak ėshtė bėrė. Kanė kaluar 6-7 vjet qė do tė ishin plotėsisht tė mjaftueshėm pėr tė lidhur fizikisht me akse rrugore pjesėt e trungut shqiptar nė tė dy anėt e kufirit. Mbetesh keq kur shikon se asnjė aks rrugor, qoftė edhe ekzistuese, nuk plotėson ende nga fillimi deri nė fund emėrtimin, qoftė edhe minimalisht rrugė normale. Nga e gjithė kalaja e rėrės sė patriotizmit tė fjalėve tė deritanishme tė politikės shqiptarė, kanė mbetur vetėm iniciativa e ndėrtimit tė rrugės Durrės- Prishtinė, e konkretizuar nė disa dhjetėra-milionė dollarė te grumbulluar dhe tė harxhuar nė mėnyrė tė paturpshme mė pas tė kushedi se nė ēfarė xhepash korrupsionistė qeveritarėsh. Kėshtu mund tė vazhdohet gjatė me shembuj, qė tė bėjnė tė ndjehesh keq.
Mungesa e politikave tė zhvillimit mbarėkombėtar tė shtetit shqiptar shpjegohet me shumatoren e paaftėsisė dhe mosdashjes. Duhet ta pranojmė me dhimbje se elementi i dytė ka qenė nė mėnyrė tė pėrhershme i pranishėm nė tė gjithė historikun e zhvillimeve tė fundit politike dhe ekonomike. Grupe tė fuqishme politike shqiptare, tė lidhura me interesa tė fuqishme ekonomike me vende aleate historike tė Serbisė, kanė paralizuar tė paktėn deri mė tash nė vazhdimėsi ēdo iniciativė pėr ndėrtimin e politikave mbarėkombėtare. Do tė urojmė qė mė nė fund tė veprohet ndryshe dhe tradhtia tė mos jetė mė vendimmarrėse pėr shqiptarėt. Tė kuptohet se vlera e Kosovės pėr shqiptarėt ėshtė mė e madhe se ēdo ēmim, qė kemi paguar dhe do tė duhet tė paguajmė pėr lirinė e saj tė pritshme.
Kjo ėshtė arsyeja se pėrse politika shqiptare nė Shqipėri, para sė gjithash, duhet tė mbajė me ēdo kusht stabilitetin e shtetit dhe tė pėrgatitet qė bashkė me politikėn e Kosovės sė pavarur nesėr tė krijojė kushtet qė tė gjitha kostot e paguara pėr ēlirim tė kalojnė nė zhvillimin e kombit. Komb, qė pavarėsisht kufijve tė vendosur, do tė duhet tė zhvillohet si njė i tėrė. Pėrfitimet duhet tė jenė tė pėrbashkėta, ashtu sikurse edhe kostot i kemi pėrballuar tė gjithė bashkė. Pavarėsia e Kosovės ėshtė kusht pėr demokracinė dhe zhvillimin e Shqipėrisė dhe tė gjithė shqiptarėve. Ashtu sikurse edhe e kundėrta ėshtė plotėsisht e vėrtetė. Tė mos harrojmė se nuk mund tė shpresojmė tė ndėrtojmė standarde demokratike, qoftė edhe nė vlera minimale nėse nuk do tė mund tė arrijmė njė shkallė tė caktuar tė pasurimit ekonomik tė kombit. Nuk mund tė ketė shtet demokratik nė kushtet e varfėrisė. Varfėri qė sot, fatkeqėsisht, na ka mbėrthyer prej fyti kudo qė jemi. Shkurt, duhet tė fillojmė tė pėrgatitemi, qė tė shfrytėzojmė tė gjitha mundėsitė e jashtėzakonshme qė na janė dhėnė dhe do tė krijohen edhe mė shumė nė tė ardhmen e afėrme me ligjėrimin e pavarėsisė sė Kosovės. Mundėsitė e pothuaj tė dyfishuara njerėzore dhe gjeografike, nė fakt, janė shumė herė mė tė mėdha nė sinergjinė e zhvillimit ekonomik tė kombit.
24/02/2006
Shekulli
Krijoni Kontakt