Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Ekonomia shqiptare ka nevoje per nje treg kapitalesh

    Si mendoni a ka nevoje ekonomia shqiptare per nje treg kapitalesh ?

    Une mendoj se qeveria duhet te aprovoje dhe te krijoje lehtesira per zhvillimin e tregut te kapitaleve, dhe zhvillimi i tregut te kapitaleve varet gjeresisht nga politika dhe taktikat e privatizimit.

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shqiperia ka shume nevoje per nje treg te tille Estella.
    Ai do te ndihmonte ne transparencen e privatizimit te ndermarrjeve dhe ne vleresimin e drejte te tyre me kalimin e kohes.

    Ne vitin 1996 u realizua hapja e burses ne Shqiperi, por ajo sot eshte po aq inekzistente sa c'ishte ne fillimet e saj.
    Privatizimi i ndermarrjeve te medha shteterore nuk arriti te realizohej ashtu sic ishte planifikuar dhe letrat me vlere qe ishin shperndare ne krye te qeverisjes se PD u mblodhen ne duart e pak personave me poste politike, te cilet tashme i kane ne dore keto ndermarrje, pavaresisht se jo ne emrat e tyre, por te mbuluar nen petkun e ca personave te panjohur.


    Pavaresisht ketyre me lart, Banka Kombetare Shqiptare e ka per detyre qe te gjalleroje veprimtarine e burses shqiptare dhe t'i paraqese parlamentit legjislacionin e nevojshem per t'i hapur rrugen zhvillimit te ketij tregu.



    Hapja dhe ngritja e tregut te kapitalit do te mundesonte paraqitjen brenda tij dhe te firmave shqiptare nga te gjtiha trojet shqiptare (perqendrohem ketu ne firmat e Kosoves, te cilat jane ato qe kane dhe fuqine me te madhe kapitali) qe do te ishte nje mase e metejshme per te realizuar unifikimin e dy tregjeve financiare.


    Transparenca e nje tregu kapitali te organizuar sipas normave nderkombetare do te bente te mundur shmangjen e dukurive si ajo e firmave piramidale. Do te rriste interesimin e njerezve per financat dhe do te bente te mundur nje qarkullim te parase brenda Shqiperise dhe nje kthim te kapitalit shqiptar qe sot endet ne vendet ku jetojne emigrantet ose qe depozitohet ne bankat greke dhe kthehet ne Greqi.

  3. #3
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144

    re

    Une kam kuptuar qe politika shqiptare nuk do nje treg kapitalesh.nuk do qe paraja e shqiptareve te levizet nga vete shqiptaret per te miren e ekonomise shqiptare por nga greku per perfitimet e tij.
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  4. #4
    HiGhEqUiPeD Maska e Akulli
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Prague, Czech Republic
    Postime
    178

    Shqiperia dhe tregu i kapitaleve

    Estella, pergezime, nji teme shume interesante.

    Capital markets ne shqiperi. Mund ta mbroje dhe ndonjeri si teme diplome, megjithse nuk ka ca te shkruaje shume. :-)
    Eshte pak e komplikuar kjo pune. Per faktin se ne shqiperi nuk ka nje ploitike drejtuese te qarte. Dhe kj padyshim ndikon shume dh ene tregjet financiare. Marrim nji shembull te thjeshte. Pjesa me e madhe e valutes, qarkullon jashte bankave. Gje kjo qe terheq dhe lekun jashte bankave. Por perderisa leku si kapital nuk mund te largohet nga vendi, pasi nuk njifet, valuta largohet. Ca ndodh tani:
    Qeveria nuk i heq kambistet nga sheshet e shqiperise, per arsye se eshte menyre punesimi dhe jetese per ta. DMth ben ate qe beri Berisha me firmat piramidale. Per sa kohe qe populli eshte i kenaqur, jam dhe une si shtet i kenaqur.
    VEtem se keshtu u ulet shuem vlera monetare lekut. Kjo per faktin se sa here qe bankat ose kompani te fuqishme duna te kthejne lekun ne valute, atehere kerkesa rritete, oferta nuk ndryshum por perkundrazi shkon drejt uljes. Ne kete rast ngrihet cmimi i valutes, si rrjedhim, businessmani e ble mallin me shtrenjte, dhe e shet me shtrenjete. Ne kete menyre vlera e lekut bie prape ;-(
    Por ne shqiperi edhe pse ne shikim te para Capital Markets duken si te panevojshme, jane te nevojshme, ose me sakte do behen te nevojshem shume shpejt. Komanite e telekomunikacionit dhe bankat e huaja qe kane hyre dhe do hyjne, do kene interes te bejen shit-blerje ne tregun lokal sesa ne tregun nderkombetar.
    Edhe kompanite e reja maklere do vije koha te jene shume te nevojshme. Do fillojne investimet ne fusha te ndryshme. Me privatizimin e sitemit bakar dhe telekomunikativ (te fundit qe i kane mbetur shqiperise) do dali kerkesa e zhvillimit te tregjeve financiare. Por gjeja e par eshte te hiqen kambistet dhe tregu i zi i valutes. Por qe te hiqen nuk eshte e lehte, sic e shpjegova me tej. Si filim neper banka duhet te ndryshoje menyra dhe edukata e punes, mos harrojme se ne shqiperi shkohet akoma 8 ore ne pune dhe jo 8 ore pune. Ne banken e shqiperise ashtu si kudo ka nevoje per nje trainim te punonjesve. Ne shqiperi po rritet penetrimi i internetit dhe se rrejdhim do rritet dhe menyrat e komumikimit dhe shkembimit te informacioneve. Do shtohen ISP dhe do fillojne firmat e para start-up gje do cojne ne krijimin e sa vjen e me shume IPO (Initial Public Offer). IPO do jene ato qe do i japin vrullin e duhur zhvillimit te capital markets ne Shqiperi. Kjo per faktin se pjesa e fundit e paexploruar e Evropes, do filloje te jete pjese atraktive per te gjithe te huajt. MArr si shembull Hungari, Ceki, Poloni. Ne ceki jam vete, kurse ne Hungar, Poloni kam qene shume here per pune. Menyra e zhvillimit nuk eshte shume ndryshe nga shqiperia. Vetem koha ndryshon, Per faktin se ketu nuk u prishen aspak ndermarrjet dhe menjehere u ofruan per shitje. Pozicionimi i tyre ne zemer te Evropes i beri shume terheqese. E njejta gje po ndodh tani me Kroacine. E njejta gje do ndodhi dhe me shqiperine. Per fat te keq tonin ne te gjitha keto vende situata poliike ishte gjithmone stabile, dhe kjo i dha nje shtytje investimeve te huaja. Nji sasi shume e madhe prodhimesh filluan te prodhohen prape ne vend, gje qe rriti shuem kerkesat per valute dhe qe solli nji sasi te larte valute ne vend. Kjo pastaj duke u administruar nga bankat, i dha hov zhvillimit te Capital markets.
    IPO te reja dhe ketu nuk jans shtuar aq shuem, por hovi i aksioneve bankare, pastaj te telekomunikacionit dhe tani se fundmi ne real estate i rriti shuemkerkesat per investime. Bursa ka arrritur nji nivel shume te larte.
    Kjo eshte plotesisht situata e shqiperise. Nuk mund te pretendojme akoam qe te kemi nji burse plotesisht funskionale, por ama na duhet nji qe te jemi te afte te kthejme per mire rrymen qe po vjen ngadale ngadale, Tani sesa do jemi ne gjendje ta bejme, e di z.Cani. Nuk i merr kot ato qindra mijera leke ne muaj, dhe avantazhet e tjera. ;-)
    Por ne na duhen capital markets. Une te them te drejten meqi pres futjen e IPO've ne shqiperi. PSe jo do blejme ndonje start-up dhe do ecim perpara.

    Jam i gatshem te pergjigjem cdo pyetje tuajes,
    Me respket
    Oni

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Cekia eshte zhvilluar vertet me ritme shume te larta gjate viteve t fundit dhe ka pranuar standarte nga ato te Evropes se Bashkuar.
    E nder to ben pjese edhe pranimi i burses dhe tregjeve te kapitalit si pjese e domosdoshme e sistemit kapitalist.


    Akulli do te deshiroja te dija sesa prezent eshte kapitali i huaj ne Ceki dhe nese ka nje perqendrim te tij ne duart e ndonje shteti te caktuar, si ne rastin e Shqiperise me Greqine, apo rastin qe kam degjuar nga nje kolege studimi, te Kroacise, ku kapitali gjerman dominon jeten financiare kroate.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Interesante keto, me beni te germoj, te shkallmoj komputerin te gjej sa me shume informacione.

    jeni te mire.
    Thanks Akulli

  7. #7
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Pershendetje teme interesante...
    Sigurisht qe Shqiperia si ēdo treg tjeter ka nevoje per treg kapitalesh.Shqiptaret duhet te fillojne te kuptojne akoma me mire se ēfare ka vlere ne ekonomi per periudha mesatare dhe afategjata. Ne shqiperi psh akoma nuk dine te vlersojne nje aktivitet! dhe si rrjedhim nuk ka shitblerje aktivitetesh! Psh kur shitet nje bar ose nje Pub ne Shqiperi, nuk shitet aktiviteti i tij dhme xhiro dhe fitimi sipas xhiros , por shitet vetem trualli muret dhe vendi ku gjendet ky objekt!! Akulli thiote me siper se dobesia e monedhes kombetare renon ekonomine! Me vjen keq po ata qe e njohin ndopak ekonomine do tu dukej pak qesharake kjo teze ( nuk dua te ofendoj me kupto drejt te lutem) Ka vende si japonia ose KE qe ferkojne duart qe monedhat e tyre nuk jane shume te fuqishme karshi dollarit amerikan pasi keto vende arrijne te eksportojne me me lehetesi prodhimet e tyre drejt tregut amerikan. Shqiperia aktualisht ka nje avantazh me monedhen e dobet qe ka pasi shume sipermares italiane prodhojne ne Shqiperi( me nje monedhe te dobet paguajne puntoret) dhe shesin mallin e tyre ne vendet perendimore ( ku paguhen me monedha solide). Po sikur nje sipermares i huaj te paguante nje puntor ne shqiperi me nje monedhe qe nuk do te ishte me 130 leke = 1€ po 50 lek 1 € psh ēdo te ndodhte?! Nuk do te kishte me asnje lloj interesi per kete sipermares te huaj te punonte ne shqiperi se kostoja e prodhimit do ti dilte 2.5 here me e larte. Kambistet jam dakort me ty Akulli duhen hequr nga rruget pasi bejne konkurence te pandershme ndaj bankave qe paguajne qirate taksat pensionet per puntoret e tyre dhe ne ēdo shtet normal nuk ka njerez rrugeve qe te thyejne parate! po per mendimin tim Ekonomia shqiptare do te zhvillohej kur Qeveria te krijonte stabilitet, kur sipermaresit te ndjenin garanci per pronen e tyre( ligji ne shqiperi eshte shume evaziv ndaj prones private), kur proēedurat dhe kostoja per te hapur nje ndermarje te thjeshtesoheshin ( ne USA per 30 min nepermjet internetit kushdo mund te hapi nje ndermarje dhe te vere si kapital 50$, ne Shqiperi eshte mision i pamundur!!) dhe kur politikat fiskale shqiptare te jete te favorshme per biznesin pasi taksat jane me te lartat ne vendet ballkanike dhe me mondializimin e ekonomise sipermaresit mund te hapin ndermarjen e te zhvillojne aktivitetin e tyre ne vende me te favorshme per ta.
    Eshte budallallik insistimi iqeverise per te mos lejuar me force shpernguljen e kapitaleve jashte vendit, kapitalet thithen me politika lehetesuase per biznesin e jo me ligje represive e me demagogji.
    Just God Can Judge Me

  8. #8
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64

    Bursat s'jane te domosdoshme per momentin

    Qe bursat (tregjet e kapitalit) jane te nevojshme per zhvillimin e nje vendi kjo s'do mend. Por personalisht nuk mendoj qe tani per tani kjo eshte dicka qe i duhet me doemos Shqiperise. Them keshtu pasi ekzistenca e nje tregu te vertete kapitalesh do te kerkonte reformen, dhe permirsimin e nje sere gjerash, qe nga menyra si raportohen te ardhurat (besoj s'ka njeri qe s'e di qe ne Shqiperi punojne te gjitha firmat me dy bilance), autoritetet qe kontrollojne tregjet (s'ka SEC ne Shqiperi, as eksperience per ta ngritur s'ka), e deri tek krijimi i nje shtrese te re drejtuesish te pershtatur per frymen kapitaliste te zhvillimit. Pika e trete per mendimin tim eshte nga me te rendesishmet sepse mendoj qe ne Shqiperi sot nuk ekziston profesioni i Finances, dhe aftesia per te vleresuar drejt te dhenat financiare. Ne pergjithsi financa pershkruhet si "procesi i levizjes se parave midis invidivideve, firmave dhe qeverise". Por levizja aktuale e parave ne rruge legale, dhe kapitaliste sot akoma s'ekziston ne Shqiperi.

    Per mendimin tim ekonomia Shqiptare per momentin mund te funksionoje mjaft mire duke u mbeshtetur tek bankat per financim. Gjermania eshte nje shembull i mire i kesaj ideje, tradicionalisht firmat gjermane jane mbeshtetur ne kredi ne vend te shitjes te aksioneve ne burse per te siguruar kapital. Persa i perket procesit te financimit te firmave te reaj (IPO), kjo mund te zgjidhej duke krijuar nje banke te posatshme per financimin e projekteve te reja. Qeveria, ose nje grup jo-qeveritar/privat/i huaj mund ta financoje, dhe te jape ne pergjithsi kredi te vogla ose te mesme. Me vone me zhvillimin e kapitalizmit ne Shqiperi mund te futet institucioni i burses, dhe te gjitha aktivitetet e lidhura me te.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Kursimi, investimi dhe sistemi financiar e Bankar nė ekonominė shqiptare

    Nga Prof. Dr. Sherif BUNDO



    Nė shkencėn ekonomike ėshtė shumė i njohur dhe i ēmuar roli dhe pesha e sistemit bankar dhe financiar nė zhvillimin ekonomik tė njė vėndi. Roli i institucioneve financiare dhe bankare dhe kontributi i tyre nė zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė ėshtė njė temė e madhe e njė spektri tė gjėrė debati. Ajo ėshtė e lidhur jo vetėm me vetė labirinthin dhe misterin qė i mbėshtjell ato dhe qė i bėn shpesh tė padepėrtushme pėr ēdo mėndje njerėzore, por edhe me organizimin, funksionimin, ekipet qė i drejtojnė institucionet e parasė dhe qė nė njė farė mėnyrė bėjnė tė lėvizė gjithė ekonomia.



    1. Sistemi financiar shqiptar dhe niveli i kursimit e investimit.



    Njė nga problemet mė tė rėndėsishme qė duhet tė tėrheqė vėmėndjen e mendimit ekonomik tek ne ėshtė padyshim raporti qė mban sistemi financiar ndaj kursimit. I njėjti shqetėsim mund tė formulohet edhe ndryshe: A ėshtė nė gjėndje sistemi financiar dhe bankar aktual qė tė thithė dhe vėrė nė qarkullimin e nevojshėm financiar kursimet monetare dhe valutore qė gjeneron ekonomia shqiptare? Nga ana tjetėr pyetja mund tė thellohet nė njė nėn pyetje tjetėr: Sa ndikon niveli i shėrbimit dhe infrastruktura financiare dhe bankare nė Shqipėri nė stimulimin e kursimit dhe tė investimit? Nė dukje, kjo tė jep pėrshtypjen e njė pyetje tė thjeshtė shpesh rutinė dhe qė nuk tėrheq vėmėndjen e duhur pėr mendimin ekonomik dhe aq mė tepėr pėr aktivitetin ekonomik. Nė realitet nuk ėshtė kėshtu.



    Nė literaturėn ekonomike, dhe veēanėrisht nė shkollėn Kejnsianiste, kursimi dhe investimi janė trajtuar si kategori qė janė patjetėr tė barabarta midis tyre, tė cilat pėr shoqėrinė janė thjesht aspekte tė ndryshme tė tė njėjtit problem. Investimi, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse rritje e kapitalit real, pamvarsisht nė se kjo pėrbėhet nga kapital themelor, nga kapital qarkullues apo nga kapital financiar. Nga ana tjetėr edhe rritja e kursimeve ėshtė gjithashtu njė lloj investimi. Rritja e kursimeve ėshtė investim vetėm dhe nė masėn qė vetė kursimi ėshtė pjesė e skemės sė qarkullimit ekonomik tė ekonomisė sė njė vėndi. E shpjeguar mė thjeshtė kursimi barazohet dhe identifikohet me investimin nė se fondet apo kapitalet e kursyera futen nė qarkullimin ekonomik tė vėndit. Ndryshe kursimi qė ngelet jashtė qarkullimit ekonomik, kursimi monetar dhe valutor i painvestuar dhe i papėrdorur, nuk pėrfaqėson gjė tjetėr veēse njė pjesė tė pasurisė kombėtare tė tėrhequr nga qarkullimi ekonomik dhe tė kthyer nė inaktive. Mosmbajtja parasysh e njė fakti tė tillė nė jetėn tonė tė pėrditshme dhe reale na rezulton tė jetė e gabuar dhe shkatėrruese.









    2. A ėshtė nė gjėndje sistemi bankar dhe financiar shqiptar pėr tė gjeneruar energjitė e ekonomisė sė vet?



    Njė pyetje me pėrmbajtje tė thellė ekonomike. Njė pyetje, pėrgjigja e sė cilės kėrkon njohje tė plotė dhe tė thelluar tė vetė sistemit financiar. Megjithatė ne do tė ndalemi nė tre aspekte qė gjithėsesi zbėrthejnė nė mos gjithė pėrgjigjen e pyetjes, pjesėn mė tė rėndėsishme tė saj.



    1. Cila ėshtė gjeografia aktuale e sistemit ekzistues bankar dhe financiar shqiptar? Pa asnjė hezitim do tė thoshim qė bankat ekzistuese nė Shqipėri dhe strukturat e tjera tė sistemit financiar si shoqėritė e sigurimeve, institutet financiare, etj, etj kanė selitė ose filialet e tyre nė qytetet kryesore tė vėndit. Nė qytetet e vogla dhe nė zonat rurale nuk ka asnjė qelizė tė kėtij sistemi. Nė zonat rurale, ndėrkohė Shqipėria ndryshe nga vėndet e tjera tė Europės, vazhdon tė ketė rreth 50 % tė popullsisė, vazhdon tė ketė rreth 50 % tė ekonomisė kombėtare. Zonat rurale posedojnė mbi 42 % tė potencialeve pėr kursime tė ekonomisė. Zonat rurale kanė mbi 53 % tė emigrantėve, kryesisht emigrantėt pa familje. Kjo do tė thotė se akoma tregu nuk ka gjetur nė kėto 10 vjet interes tė depėrtojė edhe nė kėto zona dhe tė ushtrojė efektet e veta pėr zhvillimin e tyre. Siē duket, kėto kanė parasysh ekonomistėt e shquar Rikardo, Kahn, Harrod, apo Kejns, qė konkludojnė se forcat e tregut shpesh janė tė verbėra dhe nuk marrin nė konsideratė vetėrregullimin, apo zhvillimin harmonik, efektin social, efekte qė normalizohen me rolin rregullues tė shtetit. Siē duket, nė qytetet e vogla, apo nė zonat rurale tė populluara me popullsi relativisht tė lartė duhet tė instalohen, sipas pėrvojės europiane dhe amerikane, ato struktura tė sistemit financiar, qė arrijnė tė vėnė nė lėvizje potencialet qė fsheh zona rurale. Jam i bindur se nje fakt i vetem mjafton per te veshur me mire idene e shprehur me larte. Ne zonen turistike te Rivieres shqiptare, ka mbi 1800 familje qe aplikojne te ashtuquajturin turizem familjar, te cilat jane jashte vemendjes dhe rrjetit te sherbimit bankar.

    Nė argumentat tona jemi nisur nga fakti qė ekonomia shqiptare, pėr shkak tė nivelit shumė tė lartė tė pėrdorimit tė parasė sė gatshme, tė likujditetit, ėshtė ekonomi qė ndodhet nė fazėn e parė tė ciklit tė jetės sė njė ekonomie tregu. Ajo ndodhet nė fazėn empirike. Kjo fazė ėshtė e dominuar nga xhirot me para nė dorė, nga thasėt dhe ēantat me kartmonedha, nga mungesa e theksuar e borxhit dhe veēanėrisht e kredisė institucionale. Mė saktė mund tė thuhet se ėshtė nė fund tė fazės empirike, pasi siē ndihet ka tendenca dhe indikacione (te pakten diskutohet) qė prezantojnė trokitjet e fazės sė dytė, tė fazės sė ekonomisė sė kredisė, e cila gjykohet se ėshtė ende larg. Ndėrsa pėr fazėn e tretė ku ndodhet shumica e vėndeve tė zhvilluara tė tregut, pra pėr ekonominė e tregjeve financiare, as qė mund tė bėhet fjalė.



    Duke besuar te fuqia dhe forca e pėrdorimit tė parasė nė zhvillimin ekonomik, ne jemi nė gjėndje tė krijojmė njė ide fillestare mbi fuqinė e lėvizjes sė flukseve tė parave drejt institucioneve bankare. Eshte kjo levizje, magjia qe krijon punen dhe rritjen ekonomike, qe ne fjalorin ekonomik quhet financim i rritjes ekonomike dhe i bizneseve. Nė se do tė thoshim se paraja ėshtė pija qė e bėn aktiv apo e vė nė lėvizje njeriun duke nxitur veprimtarinė e sistemit, atėherė duhet tė kemi mirė parasysh se pėr ta sjellė goten e pijes te buzėt duhet qė tė bėhen disa lėvizje. Madje edhe nje gote e mbushur plot por larg buzeve nuk ka asnje efekt, asnje vlere per levizjen. E pra, duhet tė bėjmė disa lėvizje qė paratė jashtė sporteleve tė institucioneve bankare, apo neper banka, tė shkojnė te buzėt e ekonomisė, te bizneset qė kanė aq shumė nevojė per to.



    2. A janė realisht tė lidhura dhe tė orientuara drejt subjekteve tė tjera ekonomike hallkat e ndryshme tė sistemit aktual financiar dhe bankar nė vėndin tonė? Kjo pyetje e dytė ėshtė vazhdim i tė parės. Shpesh herė konkluzionet tona kanė mė tepėr karakter administrativ se sa karakter shkencor. Por unė mendoj se politikat ekonomike tė njė vėndi, dhe aktet administrative qė ndėrmeren pėr realizimin e tyre, kur janė tė drejta kanė gjithmonė karakter shkencor. Shpesh herė harrojmė qė politikat ekonomike janė derivate tė ekonomive politike. Pėrgjigjen e pyetjes sė mėsipėrme do ta japin nėpėrmjet katėr shifrave: Pėr vitin 1998, programi i kredisė bankare nė mbėshtetje tė bizneseve private dhe publike u pėrdor rreth 24 %. Programi i kredisė bankare nė mbėshtetje tė tė njėjtit biznes pėr vitin 1999, ėshtė pėrdorur rreth 11 %. Po keshtu programi i kredise bankare per periudhen Janar-Maj 2000 ne sherbim te financimit te bizneseve private nuk shkon gjithesesi me teper se 12 %. Nė tre degėt tė cilėsuara si bazė dhe prioritare tė ekonomisė shqiptare, nė ndėrtim, bujqėsi dhe turizėm, mbėshtetja me kreditime dhe financime institucionale luhatet nga 0.5 deri 1.8 %. Nė tė gjitha rastet kemi tė bėjmė me njė ekonomi pa mbėshtetje financiare dhe me njė sistem bankar i cili as pėr interesat e tij komerciale dhe tė biznesit te tij nuk ėshtė orientuar drejt. Ai nuk ėshtė kapur pas degėve prioritare tė ekonomisė, mbas degėve qė normalisht kanė tė ardhme. Ky ėshtė njė konkluzion shumė i rėndėsishėm. Kėtė konkluzion duhet nė radhė tė parė ta ekzaminojnė me kujdes vetė bankat, tė cilat normalisht duhet tė jenė nė kėrkim tė tregut dhe tė segmenteve tė tij.





    Kam bindjen qe ne nivelin e ulet te mardhenieve banka-biznese, pra ne nivelin e ulet te kreditimit te bizneseve, dominojne ne menyre te bindshme edhe tre faktore te tjere.



    1. Bankat, te trembura nga e kaluara e tyre jo e kendshme ne proēesin e kredidhenies, ndihen te vetfrenuara, te vetecensuruara, te vetendrydhura. Kjo eshte deri diku normale. Bankat kane reflekset e tyre. Ketu me duhet te shtoj se ambjenti institucional i kredidhenies dhe i kredimarrjes nuk eshte i njellojte sot si para 8 vjetesh.



    2. Mekanizmi i bonove te thesarit eshte investim komod per bankat. Kam bindjen se perqendrimi i te gjitha kapitaleve te lira vetem ne kete lloj investimi eshte abuziv, qe ndikon ne dy frenime te medha. Nga njera ane frenohet proēesi i te qenit aktiv te bankave, proēesi i pergjegjshmerise per te justifikuar dhe perdorur kapitalet e grumbulluara. Me tipike kjo eshte me banken e Kursimeve. Nga ana tjeter frenohet proēesi i levizjes se kursimeve drejt sporteleve bankare, nga qe bankat nuk kane interes as te zgjerojne rrjetin dhe as te shtojne thithjen e depozitave.



    3. Bizneset dhe kredimarresit ne pergjithesi nuk jane familjarizuar akoma me nevojen e argumentimit me plane biznesi dhe studime te plota te ēdo kerkese per kredi. Megjitheqe edhe ne disa sektore si Turizmi, te cilin e njoh shume mire, kur per ēdo investim ka nje projekt te plote, te miratuar dhe shqyrtuar nga disa struktura te specializuara, ka munguar dhe mungon mbeshtetja kredituese. Nuk mund te kete zhvillim ekonomik pa banka dhe pa aktivitetin bankar. Ne disa zona te vendit, ndihet sensibiliteti i bizneseve shume te vogla ndaj kreditit, me rrijten shume te shpejte te numrit te kredimarresve ne fondacionin e zhvillimit rural apo ne fondacionin Besa, te cilet operojne me kredi per aderuesit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Toronto
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Toronto-Canada
    Postime
    12
    Estella
    Meqe ke gjetur nje artikull te vjedhur te sherifit bundos,po them qe si ti qe e lexon dhe ai qe e vodhi nje artikull,duke mos ditur as vete,se c'ka vjedhur ..po ju them qe veproni gabim,,me metodat E shokut Sherif te Ekonomise Politike te tij ne tregjet e reja te ekonomise politike te Shqiperis se sotme !
    Toronto-CANADA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •